Kompania celulare kaloi në kolaps! Qytetarët s’bënin dot telefonata emergjente, shkaktohen 3 vdekje
Zyrtarët australianë kanë premtuar që kompania gjigante e telekomunikacionit Optus do të përballet me pasoja të konsiderueshme, pas një ndërprerjeje të rrjetit, që ka shkaktuar disa vdekje. Incidenti javën e kaluar la qindra njerëz në më shumë se gjysmën e vendit pa mundësi për të thirrur shërbimet emergjente për 13 orë. Optus – një nga […]
Armë drejt Anglisë, pranga dy trafikantëve, si ranë në gjurmët e policisë shkodranët, pistoletën e fshehën në televizor
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacioni të koduar “Metoda”, duke goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë. Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative për një rast trafikimi të armëve të zjarrit, nga disa shtetas nga Shkodra, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim […]
Fshihte armë zjarri në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Sarandë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë arrestuar shtetasin Hadriatik Lame, pasi kishte fshehur në banesë armë zjarri automatike. I pandehuri ishte banues në fshatin Dishat Konispol. Gjatë kontrollit në banesën e tij punonjësit e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike dhe një karikator me 15 fishekë. Materialet proceduriale iu […]
Haxhimali: Bashkitë kanë dështuar në furnizimin me ujë dhe menaxhimin e mbetjeve
Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Bashkive, ka shprehur kritika të forta ndaj performancës së bashkive në ofrimin e shërbimeve themelore. I ftuar në emisionin “Pro Business” në Tv Klan, ai tha se problemet kryesore të pushtetit vendor qëndrojnë në mënyrën e organizimit, pavarësisht rritjes së numrit të punonjësve, e cila nuk shndërrohet në shërbime më të mira për publiku. […]
Nga dhuna ndaj vajzës së mitur, te droga, disa të arrestuar në Korçë
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka kryer disa arrestime në 24 orët e fundit, për vepra të ndryshme penale, ndërsa ka dokumentuar disa ngjarje. NJOFTIMI I POLICISE Specialistët e Sektorit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik të bërë nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në […]
“Trekëndëshi”/ U kap duke transportuar pako me kokainë, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Trekëndëshi”, duke arrestuar një 22-vjeçar që transportonte lëndë narkotike me qëllim shpërndarjen në doza. 22-vjeçari u kap në flagrancë, në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar pako me Kokainë, për ta shitur në doza në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi” Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë […]
Vizita e Trump në Londër / Arrestohen tre persona, dyshohet se janë agjentë rus
Tre persona janë arrestuar nga policia britanike nën dyshimin se kanë ndihmuar shërbimet ruse të inteligjencës, dhe kjo, gjatë kohës që Donald Trump është duke zhvilluar vizitën e tij të dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar. Pas lajmit, Newsweek kontaktoi ambasadën e Rusisë në Londër, por nuk mori përgjigje. Tema e përfundimit të luftës së […]
Zbulohen dhe asgjësohen 4600 rrënjë kanabis të fshehura pas malit
Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar mbi 4600 rrënjë kanabis në 5 njësi administrative të zonës, raporton A2 CNN. 3 persona janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë kultivuar 780 bimë narkotike në fshatin Bajzë dhe kanë lidhur në mënyrë të kundërligjshme energjinë elektrike në një banesë në funksion të kësaj veprimtarie kriminale. […]
Programi i qeverisë – Diella merr në dorë pushtetin
Diella do të ketë një peshë të rëndësishme jo vetëm për administratën shtetërore, por dhe për qytetarët dhe bizneset Në programin katër vjeçar kryeministri Edi Rama thekson transformimin e e Albania 2.0 sipas modelit “life events”. Shërbimet që do të ofrojë inteligjenca artificiale do të jetë të personalizuara sipas rrethanave të jetës së çdo individi […]
VIDEO – Asgjësohen mbi 9 mijë rrënjë kanabis sativa, shpallet në kërkim një person, procedohet kryeplaku
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Në territorin e njësive administrative Shosh e Pult, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën […]