Tag: serinë

  • Nga Bundesliga në Serinë A, Armando Broja mund ta luajë ndeshjen e parë kundër Juventusit

    Nga Bundesliga në Serinë A, Armando Broja mund ta luajë ndeshjen e parë kundër Juventusit

    Këto ditë të merkatos do të jenë shumë vendimtare edhe për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar do të largohet nga Chelsea dhe gjithcka është bërë e ditur nga vetë londinezët, të cilët e lanë jashtë lojtarin tonë nga Botërori i klubeve.
    Mediat gjermane kanë raportuar për interesimet që vijnë nga Shtutgart dhe Lepzig për këtë futbollist, por ende nuk ka një marrëveshje të përfunduar. Nga krahu tjetër, në Itali tregojnë se Parma mund të marrë shërbimet e Brojës. Nëse kjo do të ndodhte Broja do ta luante ndeshjen e parë në Serinë A kundër Juventusit, pasi Juventus-Parma luhet në javën e parë të kampionatit. /Sport Ekspres/

  • Gjimshiti zbarkon i pari për testet tek Atalanta, Klevis Bozhanaj firmos me Karrarezen

    Gjimshiti zbarkon i pari për testet tek Atalanta, Klevis Bozhanaj firmos me Karrarezen

    Adriatik BALLA
    Futbollistët e përfaqësueses, pjesa dërrmuese, janë kthyer pranë skuadrave të tyre pas pushimeve verore dhe po nisin përgatitjet për sezonin e ri. Natyrisht ka ende shumë lojtarë që nuk e kanë marrë vendin se ku do të luajnë sezonin e ri, duke shqyrtuar ofertat dhe duke pritur për alternativën më të mirë. Por pjesa e titullarëve të rëndësishëm të përfaqësueses janë me kontrata dhe pjesë e grupeve titullare të klubeve të tyre, ndaj kanë nisur punë pa humbur kohë.
    I tillë është kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti, i cili është pjesë e Atalantës, kurse të rinj të tjerë shqiptarë po përpiqen të gjejnë destinacione më të mira për karrierën e tyre, duke dashur të ngjisin shkallë cilësore për karrierën duke u ngjitur në liga më elitare të futbollit italian. Së fundmi është Klevis Bozhanaj që firmos me klubin e Karrarezes. Por edhe të tjerë lojtarë janë në pritje për të mësuar destinacionin e preferuar për karrierën e tyre.
    Gjimshiti zbarkon te Atalanta
    Pushimet për Berat Gjimshitin kanë marrë fund dhe për të ka ardhur koha e vendimeve të rëndësishme për të ardhmen. Vendime që kanë çuar karrierën e tij në kryqëzimin tundues mes një tjetër eksperience në Ligën e Kampioneve dhe milionave që i ofrohen nga Katari. Dhe gjesti i fundit i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, duket se shtyn më shumë drejt eksperiencës europiane. Gjimshiti ka përpara prej javësh një ofertë tunduese nga një klub në Katar, që i ofron një rrogë shumë më të lartë se ajo që përfiton te Atalanta.
    Por në radhët e zikaltërve, ai është një titullar i padiskutueshëm edhe me largimin e trajnerit Gasperini, ndërsa klubi planifikon që në rast se nuk largohet, t’i ofrojë rinovimin e kontratës 32-vjeçarit. Fakti që Gjimshiti ka qenë një ndër tre të parët që është shfaqur në klinikën e Atalantës për të kryer testet e zakonshme mjekësore para fillimit të stërvitjeve për edicionin e ri, të shtyn të mendosh që vendimi i tij është për qëndrimin te kjo skuadër. Të paktën edhe për një tjetër sezon ku do të jetë i padiskutueshëm në Serinë A dhe në Ligën e Kampioneve në radhët e klubit të tij.
    Bozhanaj firmos me Karrarezen
    Sezoni i ri do të gjejë mesfushorin kryeqytetas Kleis Bozhanaj si pjesë të Karrarezes në Serinë B. Klubi në fjalë, ia ka dalë të huazojë futbollistin 24-vjeçar me të drejtë blerje nga radhët e Modenës ku ka luajtur në dy sezonet e fundit. Bozhanaj, i cili ka qenë pjesë e akademisë së Partizanit dhe Internacional Tirana para se të transferohej në Itali te Empoli, është që nga viti 2017 pjesë e akademive apo klubeve të ndryshme jashtë Shqipërisë. Me Karrarezen ai zhvilloi sezonin e tij të parë të mirëfilltë si protagonist në Serinë C në edicionin 2022-2023, para se të kalonte te Modena me të cilën spikati në Serinë B, duke luajtur 48 ndeshje në të cilat shënoi 5 gola e dha 3 asiste. “Karrareze është e lumtur të njoftojë se ka arritur një akord me klubin e Modenas për blerjen e përkohshme, me të drejtën e blerjes përfundimtare të paraqitjeve sportive të futbollistit Kleis Bozhanaj, i cili do të lidhet me klubin tonë deri më 30 qershor 2026”, shkruhej në njoftimin e Karrarezes për afrimin e futbollistit shqiptar me formulën e huazimit.

  • Rikthim në Serinë A, sulmuesi pritet ti bashkohet fituesve të Kupës së Italisë

    Rikthim në Serinë A, sulmuesi pritet ti bashkohet fituesve të Kupës së Italisë

    Çiro Imobile është pranë rikthimit në Serinë A, por jo te Lacio. Sulmuesi do ti bashkohet Bolonjas, i cili fitoi Kupën e Italisë duke marrë një trofe pas 51 vitesh mungesë.
    Lojtari tani ka arritur marrëveshjen me klubin për një sezon me opsion rinovimi. Por Bolonja duhet të bindë Beshiktashin që e ka kartonin e futbollistit.
    Palët po negociojnë dhe për momentin po flasin për disa milionë për të gjetur marrëveshjen përfundimtare dhe për të rihapur dyert e Serie A për Imobilen.

  • Lojtari shqiptar është gjithnjë e më pranë Milanit, ish-skauti i klubit të tij: Jashari preferon Serinë A

    Lojtari shqiptar është gjithnjë e më pranë Milanit, ish-skauti i klubit të tij: Jashari preferon Serinë A

    Ardon Jashari është një nga objektivat kryesorë të Igli Tares në këtë merkato vere. Drejtori sportiv shqiptar ka nisur prej ditësh negociatat për transferimin e lojtarit, teksa ka paraqitur edhe një ofertë zyrtare për Club Brugge-in. N garë për shërbimet e tij është edhe Manchester United-i, por duket se vetë lojtari është më i prirur të vazhdojë karrierën e tij në Serinë A, duke rritur kështu ndjeshëm shanset për një kalim te Milani. Ish-skauti i Club Brugge-it ka deklaruar për “Transfermarkt”-in se mesfushori shqiptar ka për qëllim të luajë në një klub që i garanton siguri sportive. Preferencat e tij janë Serie A dhe Bundesliga.
    “Jashari synon një klub të qëndrueshëm në nivelin më të lartë nëse ndodh një transferim këtë verë, me Serie A dhe Bundesligën si preferencat e tij. Ai tashmë e ka refuzuar interesin e Fulhamit, dhe Manchester United nuk do të jetë një opsion, pasi e konsideron klubin shumë të paqëndrueshëm për momentin. Shumica e tifozëve belgë të futbollit, miq dhe rivalë, bien dakord se ai është lojtari më i mirë në ligën belge. Kolegët e tij në të gjithë ligën e votuan atë si Lojtarin e Sezonit”, ka deklaruar Bart Tamsyn-i./Sport Ekspres/

  • FOTO – Vllaznia e nis me humbje serinë e miqësoreve në fazën përgatitore në Slloveni…

    FOTO – Vllaznia e nis me humbje serinë e miqësoreve në fazën përgatitore në Slloveni…

    Vllaznia e nis me humbje serinë e 4 ndeshjeve miqësore që ka parashikuar të zhvillojë gjatrë fazës përgatitoire që ka nisur në Slloveni. Kuqeblutë, janë mundur 5-3 nga FC Koper, në një ndeshje ku madje shënuan të parët.
    Për ekipin e Vllaznisë 3 golat janë shënuar nga Yago, Dodaj dhe Gruda. Para kthimit në Shkodër me 5 korrik, shkodranët kanë parashikuar të realizojnë edhe 3 miqësore të tjera në Slloveni.
    Kjo fazë përgatitore zhvillohet në kuadër të ndeshjes së Conference League me BFC Daugavpils të Lotenisë në “Elbasan Arena” me 10 korrik 2025, ora 20:00.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Ardian Ismajli mund të mbetet në Serinë A, e kërkon fituesi i Kupës së Italisë

    Ardian Ismajli mund të mbetet në Serinë A, e kërkon fituesi i Kupës së Italisë

    Ardian Ismajli do të ndërrojë ambient këtë verë. Mbrojtësit shqiptar i përfundon kontrata në 30 qershor me Empolin dhe tashmë ka filluar të shohë për një ekip të ri në merkato. Beshiktashi dhe Trabzonspori janë dy skuadra që kanë shfaqur interes për lojtarin e Kombëtares kuqezi, por nuk mungojnë ofertat nga Italia.
    Ismajli mund të qendrojë në Serinë A. “Sport Mediaset”-i bën me dije se Bolonja është e interesuar për shërbimet e 28-vjeçarit. Klubi italian përmbylli një sezon të suksesshëm, ku fitoi Kupën e Italisë dhe u rendit në vendin e 9 në Serinë A. Te Bolonja janë në kërkim të një mbrojtësi dhe Ismajli është një profil i pëlqyeshëm për drejtuesit, pasi e njeh mirë kampionatin dhe mund të transferohet me kosto 0 si lojtar i lirë./Sport Ekspres/

  • Sulmuesi shqiptar që injorohet nga Silvinjo mund të luajë në Serinë A

    Sulmuesi shqiptar që injorohet nga Silvinjo mund të luajë në Serinë A

    Kristian Shpendi nuk e ka të sigurt qëndrimin te Çezena edhe pse pak muaj më parë rinovoi me klubin në fjalë. Skuadra e tij gjendet në Serinë B dhe arriti deri në play-off për ngjitjen në Serinë A, por pa e kurorëzuar me sukses.
    Gjithsesi, sirenat e Serisë A janë ndezur për sulmuesin shqiptar i cili spikati me gola që në vitin e tij të parë në Serinë B. Në muajt e kaluar është folur rregullisht për interesimin e disa klubeve si Torino apo Fiorentina për djaloshin i cili vazhdon të mos grumbullohet nga trajneri Silvinjo me Kombëtaren A.
    Tani, ai ka përfunduar edhe në radarët e një klubi që i ka befasuar të gjithë në dy sezonet e fundit në Serinë A, Bolonjës. Kjo e fundit fillimisht siguri vendin e pestë dhe klasifikimin në Ligën e Kampioneve një sezon më parë, ndërsa në atë që përfundoi pak javë më parë, triumfoi në Kupën e Italisë.
    Skuadra do të marrë pjesë në Ligën e Europës dhe mediat italiane raportojnë se po kërkon alternativa cilësorë që të paraqitet denjësisht në të gjitha kompeticonet. Ndaj po sheh edhe Shpendin si alternativë për repartin e sulmit, teksa beson se nën drejtimin e Vinçenco Italianos, sulmuesi shqiptar do të arrijë të bëjë një tjetër hap para në rritjen e tij.

  • Oklahoma nuk gabon, mposht Indiana dhe barazon serinë e finaleve play off

    Oklahoma nuk gabon, mposht Indiana dhe barazon serinë e finaleve play off

    9 Qershor 2025

    8:14

    Telesport

    Oklahoma fitoi sot 123-107 ndaj Indiana në finalen e dytë play off në NBA, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Këtë herë, në fushën e saj, skuadra e Oklahomës nuk zhgënjeu, duke e merituar fitoren.
    Ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, por me një epërsi të lehtë të ekipit vendës, që nuk përsëriti gabimet e takimit të parë. Ai që shkëlqeu edhe një herë në fushë ishte Alexander Shai, autor i 34 pikëve.
    Vendimtar edhe stoli i ekipit vendës, nga ku erdhën 48 pikë. Për skuadrën e Indiana, 7 basketbollistë realizuan mbi 10 pikë, por mungoi lojtari-lider që të udhëhiqte ekipin drejt fitores.
    Tashmë seria e finaleve play off spostohet në Lindje, në shtëpinë e Indiana, ku do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës.

  • Oklahoma nuk zhgënjen, mposht sërish Minnesota dhe udhëheq 2-0 serinë e finaleve

    Oklahoma nuk zhgënjen, mposht sërish Minnesota dhe udhëheq 2-0 serinë e finaleve

    23 Maj 2025

    8:13

    Telesport

    Ekipi i Oklahoma fitoi sot 118-103 ndaj Minnesota në finalen e dytë play off të Konferencës së Perëndimit, duke udhëhequr 2-0 serinë. Thunder i shfrytëzoi në maksimum dy ndeshjet në fushën e tij, duke i fituar të dyja.
    Edhe pse Minnesota luajti disi më mirë krahasuar me takimin e parë, sërish vendasit patën epërsi dhe e merituan fitoren. Anthony Edwards realizoi 32 pikë për Minnesota, por që s’mjaftuan për të fituar.
    Në kahun tjetër, i zakonshmi Alexander Shai shkëlqeu në fushë, duke realizuar 38 pikë, mbështetur edhe nga Jalen Williams me 26 pikë e Chet Holmgren me 22 pikë. Dy ndeshjet e radhës do të luhen në fushën e Minnesota.
    Konferenca e Lindjes-Finale
    New York – Indiana, (0-1)
    Konferenca e Perëndimit-Finale
    Oklahoma – Minnesota, 118-103 (2-0)
     

  • “Interi është ekipi më i mirë në Serinë A, duam të arrijmë nivelin e tyre”, Fabregasi paralajmëron: Do të luajmë për t’i mundur

    “Interi është ekipi më i mirë në Serinë A, duam të arrijmë nivelin e tyre”, Fabregasi paralajmëron: Do të luajmë për t’i mundur

    Interi do të luajë mbrëmjen e nesërme ndeshjen e tij të fundit në Serinë A të këtij sezoni. Zikaltrit do të përballen me Komon në transfertë. Fitorja është detyrim për ekipin e Inzagit, megjithëse nuk mjafton për t’u shpallur kampion pa një hap fals të Napolit. Trajneri i Komos ka deklaruarnë konferencë për shtyp se ndaj Interit do të luajnë për të fituar. Ndërkaq, nuk kanë munguar fjalët e mira për Interin, të cilin e konsideron si ekipin më të mirë në Serinë A.
    “Është e qartë që do të luajmë për të fituar. Shpresoj që të vijë një ditë kur nuk duhet as të ma bëni këtë pyetje. Sipas meje, Interi është skuadra më e mirë e Serisë A dhe është edhe një herë tjetër mes 2 më të mirëve të Europës. Duam të arrijmë nivelin e tyre. Inzagi është një trajner shumë i madh”, ka thënë Françesk Fabregasi./Sport Ekspres/