Dosja “Partizani”/ Kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive, GJKKO rrëzon Malltezin dhe Argita Berishën
Gjyqtarja Elsa Ulliri ka lënë në fuqi vendimin për “ngrirjen” e një sërë pasurish që i përkasin dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”. Kështu, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha për heqjen e masës së sekuestros preventive.
Kërkoi heqjen e sekuestros ndaj pronës, Gjykata e Lartë vendos mospranimin e rekursit të Ajola Xoxës
Gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj, Valbona Xoxa. Raportohet se në rekurs kundërshtohej vendimi i apelit për sekuestron e një banese në Qerret të vendosur nën sekuestro nga SPAK. Rekursi është depozituar edhe nga dy shoqëri që kërkuan heqjen e sekuestros së vendosur në muajin mars. “Vendosëm mospranimin […]
Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën e Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit
Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit. Njoftimi: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 24.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 107, datë 18.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit […]