Tag: rurale

  • “Mblesëria për të hequr vajzën qafe dhe për ta çuar te burri”, sociologu tregon faktorët kryesorë

    “Mblesëria për të hequr vajzën qafe dhe për ta çuar te burri”, sociologu tregon faktorët kryesorë

    “Martesa ka filluar të mos jetë një institucion i qëndrueshëm”. Kështu u shpreh në Dita Jonë në A2 CNN, sociologu Gëzim Tushe, sipas të cilit, kjo ka bërë që krizat e vazhdueshme të martesës të vënë në diskutim universal vlerat e saj.

    “Një nga konceptet e gabuara të martesës që na vjen dhe nga tradita është që ne e kemi konsideruar martesën si institucionin e vetëm të seksualitetit dhe të riprodhimit. Këto kanë qenë dy funksionet determinante të traditës për martesën dhe kjo ka bërë që në kohën e sotme ky ekuacion i martesës në funksionet e riprodhimit të ndryshojë dhe në një farë mënyre ka filluar të dominojë kjo martesa e formës moderne, martesa që quhet martesa suedeze, martesa katolike, forma të tjera të martesës të cilat kanë një peshë shumë të madhe në shoqëri”.

    Megjithatë, në shumë zona rurale vijon të jetë e pranishme martesa me mblesëri, për të cilat  sociologu Tushe renditi mentalitetin dhe shkaqet ekonomike si faktorin kryesor.

    “Një gjë është e sigurt. Një pjesë e madhe e martesave me mblesëri kryen nga motive konservatore. E para për të hequr vajzën qafe, po përdor një term kështu pak pezhorativ sepse duhet çuar te burri sipas konceptit që s’duhet mbajtur gjatë në shtëpi dhe kjo është një nga format kryesore që determinon pastaj ndërmjetësimin për mblesëri dhe e dyta është faktori ekonomik. Në zonat rurale për shkak të statusit që ka femra përgjithësisht në këto zona dhe të problemeve ekonomike që ka familja në zonat rurale është përdorur si një zgjidhje ekonomike. Domethënë në një farë mënyre unë e kam shumë frikë këtë gjë sepse mund të marrë edhe forma të një lloj skllavërimi domethënë të një lloj shitje, të një lloj dhënieje”, theksoi Tushe në A2 CNN.

    Sociologu thekson se ndonëse disa martesa me mblesëri kanë funksionuar, niveli më i ulët i divorceve në këto bashkime nuk është tregues i suksesit të tyre. Arsyeja kryesore, sipas tij, është mungesa e lirisë dhe e fuqizimit të grave në zonat e thella rurale, ku shumë gra nuk kanë mundësinë apo guximin të largohen nga një martesë e dhunshme apo e pasuksesshme.

    Ndërkohë, martesa me dashuri edhe pse shprehje e emancipimit, përballet me kriza të shpeshta, të lidhura me pritshmëritë emocionale, ndryshimet sociale dhe ndikimin e revolucioneve kulturore.

    Sociologu thekson gjithashtu se martesa është mbi të gjitha një lidhje emocionale dhe nëse kjo bie, atëherë të gjitha mekanizmat e tjerë dështojnë dhe divorci bëhet i pashmangshëm.

  • Sondazhi i ACP/Ipsos: Pesimizmi, çështja që po bashkon amerikanët në kohë polarizimi

    Sondazhi i ACP/Ipsos: Pesimizmi, çështja që po bashkon amerikanët në kohë polarizimi

    Pesimizmi për të ardhmen e vendit është rritur në qytete krahasuar me një vit më parë, ndërsa Amerika rurale shfaq më shumë optimizëm për të ardhmen e SHBA-së, sipas një sondazhi të ri të Projektit të Komuniteteve Amerikane.

    Me gjithë këmbënguljen e Presidentit Donald Trump se krimi është jashtë kontrollit në qytetet e mëdha, banorët e zonave metropolitane kanë më pak gjasa ta rendisin krimin dhe dhunën me armë mes shqetësimeve kryesore, krahasuar me disa vite më parë.
    Këto janë disa nga gjetjet e sondazhit të ri ACP/Ipsos, i cili ofron një panoramë të detajuar të shqetësimeve lokale, duke i ndarë qarqet e SHBA-së sipas llojit të komunitetit, bazuar në të dhëna si raca, të ardhurat, mosha dhe përkatësia fetare. Sondazhi vlerësoi disponimin dhe prioritetet në 15 lloje të ndryshme komunitetesh, qytetet e mëdha dhe disa kategori të komuniteteve rurale.
    Emëruesi i përbashkët për të gjitha komunitetet? Rritja e kostove të jetesës.
    “Shqetësimet për inflacionin janë të gjithanshme,” tha Dante Chinni, themelues dhe drejtor i ACP. “Një gjë që vërtet e bashkon vendin është ankthi ekonomik”, shtoi ai.
    Banorët e zonave rurale ndihen më optimistë për trajektoren e vendit, edhe pse shumica nuk po e shohin ringjalljen ekonomike të premtuar nga Trump.
    Çmimi prej 15 dollarësh për një pako karamelesh për Halloëeen muajin e kaluar në një supermarket Kroger i bëri përshtypje Carl Gruberit. 42-vjeçari nga Neëark, Ohio, i cili jeton me aftësi të kufizuara dhe merr ndihmë ushqimore federale, zakonisht nuk ishte i vetëdijshëm për ngritjen e çmimeve.
    Por Gruber, gruaja e të cilit është gjithashtu e papunë për shkak të paaftësisë, mbetet optimist për të ardhmen e vendit, kryesisht sepse beson se çmimet do të stabilizohen, siç ka sugjeruar Trump.
    “Presidenti po përpiqet të bindë kompanitë që kanë zhvendosur bizneset jashtë vendit t’i sjellin përsëri. Ndoshta së shpejti do të shohim uljen e çmimeve”, tha Gruber, një votues i Trump-it, mbështetja e të cilit u lëkund pas mbylljes federale që vonoi pagesën e përfitimeve të ushqimit
    Rreth 6 në 10 banorë të komuniteteve rurale të Amerikës së Mesme, ku përfshihet edhe Neëark, thonë se janë optimistë për të ardhmen, një rritje nga 43% në sondazhin ACP 2024. Edhe komunitete të tjera rurale, si zonat shumë ungjillore apo ato të klasës punëtore, kanë shënuar rritje të optimizmit.
    “Kam ankth sa herë që shkoj në supermarket”, tha një nënë 33-vjeçare e papunësuar.
    Megjithatë ajo mbetet me shpresë.
    “Trump është në krye dhe unë i besoj atij, edhe pse ende nuk po i shohim përfitimet”, tha ajo.
    Në të kundërt, optimizmi mes banorëve të qyteteve të mëdha ka rënë nga 55% vitin e kaluar në 45% këtë vit.
    Robert Engel nga San Antonio, qyteti i dytë më i populluar i Teksasit, është i shqetësuar për të ardhmen e vendit, më pak për brezin e vet dhe më shumë për fëmijët e tij. Punonjësi federal 61-vjeçar, i paprekur nga mbyllja e qeverisë dhe nga përpjekjet e Trump për të reduktuar fuqinë punëtore federale, ndien një stabilitet financiar teksa i afrohet pensionit.
    Ai liston si prioritete një treg pune të shëndetshëm, akses të qëndrueshëm në kujdes shëndetësor dhe një ekonomi të drejtë për fëmijët e tij të rritur.
    Inflacioni është përkeqësuar kohët e fundit nën presidencën e Trump, çmimet e konsumit në shtator u rritën me 3% nga viti në vit, krahasuar me 2.3% në prill, kur filluan të zbatoheshin tarifat e reja që shtuan pasiguri ekonomike.
    “Nuk është vetëm ekonomia, por edhe gjendja e demokracisë dhe polarizimit,” tha Engel. “Përpiqem të jem optimist i kujdesshëm, por është shumë e vështirë.”
    Trump ka kërcënuar të dërgojë Gardën Kombëtare në disa qytete të mëdha për të frenuar atë që ai e ka quajtur krim në rritje.
    Por të dhënat tregojnë se krimet e dhunshme kanë rënë, gjë që përputhet me rezultatet e sondazhit: banorët e Qyteteve të Mëdha dhe të zonave metropolitane të Mesme të Amerikës kanë më pak gjasa t’i rendisin krimin ose dhunën me armë mes shqetësimeve kryesore.
    Banorët e qyteteve të mëdha shqetësohen më shumë për imigracionin dhe kujdesin shëndetësor.Rreth 65% e tyre raportojnë ndryshime të dukshme në imigracion në 12 muajt e fundit, krahasuar me rreth 40% në komunitetet ungjillore ose rurale.

    Top Channel

  • Zgjedhjet e pjesshme vendore, nis votimi në Bashkinë e Beratit

    Zgjedhjet e pjesshme vendore, nis votimi në Bashkinë e Beratit

    Në Bashkinë e Beratit ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.
    Deri më tani, procesi po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa probleme, ndërsa qytetarët beratas po i drejtohen qendrave të votimit në qytet dhe në zonat rurale për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.
    Sipas të dhënave zyrtare, në total janë 79,323 zgjedhës në listë, prej të cilëve 52,808 në qytet dhe 26,515 në zonat rurale. Për këtë proces janë hapur 116 qendra votimi, nga të cilat 72 në qytet dhe 44 në fshatra.

    Në Berat janë ngritur dy KZAZ:

    KZAZ nr. 66, e vendosur në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”, ku do të numërohen votat e qytetit (72 kuti);
    KZAZ nr. 67, e vendosur në Bibliotekën “Vexhi Buharaja”, ku do të numërohen votat e zonave rurale (44 kuti).

    Në garë për drejtimin e Bashkisë së Beratit janë dy kandidatë:

    Ervin Ceca, kandidat i Partisë Socialiste, aktualisht kryetar i komanduar i bashkisë, i diplomuar në Ekonomi Ndërkombëtare;
    Pavllo Shkarpa, kandidat i pavarur, i diplomuar në Inxhinieri.

    Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka konfirmuar se janë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, me forca policore të shpërndara në të gjitha qendrat e votimit dhe më pas në KZAZ-të ku do të zhvillohet numërimi i votave./vizionplus.tv

  • 47.3 miliardë lekë për bashkitë/ Më shumë para për pagat, mbetjet urbane, kanalizimet dhe mbrojtjen nga zjarret

    47.3 miliardë lekë për bashkitë/ Më shumë para për pagat, mbetjet urbane, kanalizimet dhe mbrojtjen nga zjarret

    Bashkitë do të kenë mundësinë që nga viti 2026 të shpenzojnë nga buxheti i shtetit rreth 47.3 miliardë lekë, ose 9.74% më shumë se në vitin 2025.

    Këto fonde do të shpërndahen për 61 njësitë e pushtetit vendor, ku 27.8 miliardë lekë do të jenë transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme — para që bashkive u jepen pa u përcaktuar destinacioni — dhe 13.8 miliardë lekë transfertë e pakushtëzuar sektoriale.
    Pjesa tjetër do të përdoret për grantin e performancës dhe rritjen e pagave.
    Agron Haxhimali, nga Instituti i Bashkive, u shpreh: “Përveç këtij pozitiviteti, është me rëndësi se sa ky buxhet është transformues i jetës së qytetarit — sa përmirëson rrugët, infrastrukturën, jetën rurale dhe mbajtjen e të rinjve e fermerëve në zonat e tyre. Ndarja aktuale e buxhetit tregon se për çdo 100 lekë, gati 75 shkojnë për paga, sigurime dhe shpenzime, ndërsa vetëm 20% për investime. Kërkohet kujdes që ky volum në rritje t’i detyrojë bashkitë të ulin kostot dhe të rrisin portofolin e investimeve, për një zhvillim më të qëndrueshëm.”
    Paratë do të përdoren kryesisht për arsimin parashkollor, rritjen e pagave, mbrojtjen nga zjarri, ujitjen e kullimin, si dhe menaxhimin e mbetjeve urbane.
    Sipas ndarjes, Tirana do të përfitojë mbi 6.5 miliardë lekë, Durrësi 2.5 miliardë, Elbasani 1.8 miliardë, Shkodra 1.7 miliardë, ndërsa Kamza 1.5 miliardë lekë. Pas tyre renditen Korça dhe Lushnja.
    Më pak fonde do të shkojnë drejt bashkive me numër më të vogël popullsie. Kryetarët e rinj që do të dalin nga zgjedhjet e pjesshme të së dielës do të administrojnë: Vlorën me 1.6 miliardë lekë, Beratin me 1 miliard lekë, Matin me 588 milionë lekë, Cërrikun me 435 milionë lekë dhe Tepelenën me 306 milionë lekë.
    Ekspertët e pushtetit vendor propozojnë ndryshimin e formulës së shpërndarjes së buxheteve për bashkitë.
    Agron Haxhimali theksoi: “Fakti që zonat rurale janë më të disfavorizuara, do të thotë që kanë nevojë për më shumë mjete financiare. Do ta propozojmë në Komisionin e Ligjeve që zonave rurale dhe malore, me koeficient më të ulët infrastrukture dhe që mbështeten në bujqësi, t’u jepet buxhet më i madh.”
    Kjo rritje e mbështetjes për pushtetin vendor vjen në prag të nisjes së diskutimeve për një reformë të re territoriale, e cila pritet të sjellë një ndarje të re të bashkive.

    Top Channel

  • “Reforma territoriale aktuale ka dështuar”/ Qeverisja, reagon Çupi: Bashkitë, totalisht të varura nga pushteti qendror

    “Reforma territoriale aktuale ka dështuar”/ Qeverisja, reagon Çupi: Bashkitë, totalisht të varura nga pushteti qendror

    Ish-deputetja e Partisë Demokratike,  Dhurata Çupi deklaroi se reforma territoriale aktuale thuajse ka dështuar. E ftuar në programin e drekës në një studio televizive Çupi pohoi se kjo reformë nuk mori vullnetin e mjaftueshëm. Sipas saj, sot bashkitë janë totalisht të varura nga pushteti qendror.
    “Taktika e PD për Reformën Territoriale nuk është për të përfituar politikisht, se sa një reagim në shërbim të qytetarëve. Nga 2013 janë miratuar disa reforma përfshirë edhe territorialen. Ishte pa dakordësinë e palëve dhe është pothuajse e dështuar kjo që është aktuale sepse nuk mori vullnetin e qytetarëve.
    Bashkitë sot janë totalisht të varura nga pushteti qendror. Reforma nuk ndau bashkitë në rurale dhe urbane, por i bashkoi dhe as unifikoi territorin midis zonave urbane dhe rurale. Sot fatkeqësisht, jo vetëm si eksperte e pushtetit vendor, por edhe si qytetare zonat rurale janë të pazhvilluara, nuk ka rrugë, nuk ka ndriçim, shërbimi publik bazë mungon, për të mos folur pastaj për zhvillimin e turizmit. Kam qenë deputete në Qarkun e Dibrës dhe zonat rurale janë të paprekura, tek tuk mund të gjendet ndonjë investim kryesisht me mbështetjen dhe synimin për të forcuar kapacitetet e partisë në pushtet dhe për t’i patur aty si pika elektorale.
    Reforma është e dështuar, uroj që reforma e re të sjellë ndonjë zhvillim në të mirë të publikut. Para 2 vitesh kam qenë bashkëkryetarë e komisionit të reformës territoriale së bashku me Anila Denajn e PS, raporti që lexova në Kuvend është i pavotuar, në seancë z.Balla tha se s’do ta votojmë kurrë raportin e opozitës sepse ka gjetje. Ne propozuam 94 bashki dhe ndarjen në 12, 6 ose 3 qarqe, dhe një ekuilibër të qarqeve të vogla dhe të mëdha, një ndarje të mirë dhe korrekte të numrit të banorëve, duke patur parasysh edhe traditat që i bashkon bashkitë, territorin, relievin. Këto kanë qenë propozimet tona.”, tha Çupi.

  • Pse fshatrat po mbeten pa pensionistë, ndërsa qytetet mbushen çdo vit e më shumë?

    Pse fshatrat po mbeten pa pensionistë, ndërsa qytetet mbushen çdo vit e më shumë?

    Qendrat urbane kanë një numër shumë më të lartë dhe në rritje të pensionistëve, ndërsa tërësisht e kundërta është duke ndodhur me fshatrat, ku numri i të moshuarve që përfitojnë pension rural po bie me ritme të larta, duke arritur nivelin më të ulët historik në vitin 2024.
    Në harkun kohor të 5 viteve, nga vitit 2020 deri në 2024, numri i pensioneve urbane të pleqërisë është rritur me 84.842 përfitues, ndërsa numri i pensioneve rurale ka rënë me 24.187 përfitues.
    Por cilat janë arsyet? Sipas ekspertëve, një ndër arsyet thelbësor është migrimi i brendshëm nga fshati në qytet. Dhe këtu bëhet fjalë që nga vitet ’90 e në vazhdim, ku një pjesë shumë e madhe e popullsisë shqiptare është shpërngulur nga zonat rurale drejt qyteteve (Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, etj.).
    Këta njerëz janë punësuar dhe siguruar në qytet dhe për këtë arsye, kur kanë dalë në pension, llogariten si pensionistë urbanë. Në të kundërt, popullsia rurale është tkurrur, sepse shumë banorë janë larguar ose nuk kanë qenë të siguruar fare.
    Në këtë pikë rezulton se ka më shumë pensionistë në qytet sepse u rrit numri i banorëve të siguruar aty dhe më pak pensionistë në fshat sepse u ul popullsia aktive dhe kontribuuese ruralë.
    Një tjetër faktor është ekonomia informale. Nëse në zonat urbane, punësimi formal, përmes të cilit deklarohen dhe paguhen sigurime shoqërore është shumë më i lartë, në zonat rurale, për dekada me radhë, punësimi në bujqësi ka qenë informal ose me kontribute minimale. Kjo do të thotë se shumë persona që kanë punuar në fshat nuk plotësojnë kushtet ligjore për pension, prandaj nuk hyjnë fare në statistikat e pensionistëve.
    Qeveria po tenton ta ndryshojë këtë fenomen përmes nxitjes së fermerëve për tu formalizuar si një kusht për të përfituar nga skemat e subvencioneve në bujqësi, çka në të ardhmen mund të sjellë rritje të numrit të pensionistëve në fshat.
    Braktisja e fshatrave nga të rinjtë është një tjetër faktor që ndikon drejtpërdrejt në skemë dhe në përfitimin e pensioneve në të ardhmen. Shumë të rinj nga fshatrat kanë emigruar jashtë vendit apo në zonat urbane, duke lënë pas një popullsi rurale gjithnjë e më të plakur. Si rezultat, nuk ka më mjaft kontribuues në zonat rurale që të krijojnë pensione të reja.
    Shumë të moshuar që jetonin në fshat kanë ndërruar jetë, ndërsa brezat e rinj nuk po hyjnë në skemën e pensioneve rurale. Kjo bën që numri i pensionistëve ruralë të bjerë çdo vit, sepse nuk po zëvendësohen nga brezi pasardhës.
    Harta e re administrativo- territoriale ka sjellë dhe një konfigurim të numrit të pensionistëve. Shumë zona që më parë quheshin rurale, pas reformës territoriale të vitit 2025 janë administrativisht në zona urbane. Kjo ndryshon përkufizimin statistikor: shumë pensionistë që më parë numëroheshin “ruralë” tani figurojnë si “urbanë”, edhe pse niveli i pensionit që marrin mund të jetë i ulët.
    Nga ana tjetër shërbimet më të mira në qendrat urbane dhe aksesi në shëndetësi, medikamente dhe kujdes social, bën që jetëgjatësia jetë më e lartë në qytete çka ndikon edhe në numrin më të lartë të pensionistëve përfitues.

  • Salla: Mbështetja e grave në Bujqësi, strategji ekonomike kombëtare

    Salla: Mbështetja e grave në Bujqësi, strategji ekonomike kombëtare

    Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim të posaçëm në ambientet e ministrisë me vajza dhe gra të cilat po mbështeten përmes projektit “Fuqizimi i Grave për Zhvillim Rural në Shqipërinë Veriore”. Ministri tha se, “sipërmarrjet e ngritura sot nga gratë dhe vajzat janë modele frymëzimi për komunitetet rurale, duke u bërë promovuese të ndryshimit përmes iniciativave në bujqësi, agroturizëm dhe përpunim ushqimor”. Sipas tij, të mbështetura me financim, trajnime dhe asistencë teknike, ato po ndërtojnë biznese familjare, ferma moderne dhe forma të reja bashkëpunimi rural që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin lokal.
    “Nga vetëm 430 përfituese në vitin 2016, sot numërohen rreth 7500 gra të mbështetura përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes, ndërsa qindra të tjera kanë përfituar nga mekanizmat e Kredisë së Butë dhe Garancisë Sovrane, duke lehtësuar aksesin në financa dhe investime të qëndrueshme në bujqësi”, u shpreh Salla. Ministri theksoi se rritja e pjesëmarrjes së grave në bujqësi nuk është vetëm një objektiv social, por edhe një strategji ekonomike kombëtare, që ndihmon në zhvillimin e zonave rurale dhe në garantimin e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor. Vizioni i qeverisë “Bujqësia 2030”, synon jo vetëm të rrisë përfshirjen e grave në zinxhirin e vlerës bujqësore, por edhe t’u japë atyre rolin që meritojnë si vendimmarrëse, lidere komuniteti dhe sipërmarrëse të suksesshme. Në këtë takim grate rurale sipërmarrëse paraqitën produktet e ndryshme bujqësore që prodhojnë. Laureta nga Zadrima tregoi se merret me prodhimin e sapunit me bimë mjekësore. Ndërsa gratë nga Peshkopia tregun për llojet e ndryshme të bimëve mjekësore që kultivojnë dhe tregtojnë. Ky takim shërbeu si mesazh i qartë: fuqizimi i grave rurale është çelësi i një Shqipërie më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të qëndrueshme.

  • Pensionet indeksohen me 2.5%, Ibrahimaj: Kompensim i rritjes së çmimeve, ndalemi edhe tek paraja cash, gati plani 3-vjeçar

    Pensionet indeksohen me 2.5%, Ibrahimaj: Kompensim i rritjes së çmimeve, ndalemi edhe tek paraja cash, gati plani 3-vjeçar

    Nga data 1 tetor pensionistët do të kenë pak më shumë para në xhepat e tyre.

    Sipas vendimit të ndërmarrë mbi 721 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi 2.5% si në zonat urbane dhe ato rurale.
    I bazuar në indeksin e çmimeve të konsumit për shportën e mallrave, pensionistët si çdo vit do të kompensohen për shtrenjtimin e çmimeve të një viti më parë. Mbi 630 mijë në zonat urbane dhe 91 mijë në zonat rurale
    Konkretisht një pensionistë që jeton në zonat rurale dhe ka një pension mesatar prej 19.609 lekësh pas një indeksimi 2.5% do të përfitojë shtesë në masën mujore duke filluar nga 1 tetori 490 lekë. Ndërsa një pensionistë në zonat rurale me një pension mesatar 11.878 lekësh pas një indeksimi 2.5% do të përfitojë shtesë 296 lekë.
    Pensionet e pleqërisë, invaliditetit, familjare do të jenë pjesë e indeksimit që do ti kushtojnë buxhetit të Sigurimeve Shoqërore 1 miliardë e 140 milionë lekë. Ndërsa kjo shtesë do të aplikohet edhe për qytetarë që dalin në pensionin duke filluar nga data 1 tetor.
    Në konferencën e parë si ministre e ekonomisë dhe inovacionit Ibrahimaj u ndal edhe tek paraja cash teksa bëri të ditur se një plan 3-vjeçar po përgatitet nga qeveria për reduktimin e këtij treguesi.
    Rritjen ekonomike prej 3.5% ministrja Ibrahimaj e vlerësoi pozitive të mbështetur kryesisht tek pagat në administratë dhe aktivitete I pasurive të paluajtshme.
     
     
     

    Top Channel

  • Pensionet do të indeksohen me 2.5% në tetor, ja sa do të rriten pensionet urbane dhe ato rurale

    Pensionet do të indeksohen me 2.5% në tetor, ja sa do të rriten pensionet urbane dhe ato rurale

    Pensionet do të indeksohen me vetëm 2.5% në muajin tetor. Kaq ka rezultuar Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët i përllogaritur nga Instituti i Statistikave.
    Me këtë indeksim që pritet të marrë vulën nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe më pas nga Këshilli i Ministrave, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 490 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2024-shit ishte 1,609 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 296 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,878 lekë.
    Shqipëria numëron në total 721,398 pensionistë nga këto 630 mijë janë pleqërie urbane dhe 91 mijë janë rurale. Indeksimi këtë vit është më i ulët se vjet që ishte 4.1%, dhe shkak për uljen është rënia e inflacionit në raport me periudhën 2023-2024.

  • Drejtoi për 2 vite ministrinë e Bujqësisë, Anila Denaj: Reformuam sektorin dhe forcuam ekonominë rurale, krenare për…

    Drejtoi për 2 vite ministrinë e Bujqësisë, Anila Denaj: Reformuam sektorin dhe forcuam ekonominë rurale, krenare për…

    Pas dy vitesh si ministre e Bujqësisë, Anila Denaj do të vazhdojë kontributin dhe angazhimin e saj politik vetëm si deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në një reagim në rrjetet sociale, Denaj përmend konkretisht progresin e bërë në përmirësimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen. Gjithashtu, Denaj uron ministrin e ri të Bujqësisë, Andis Sallën, me besimin se do të transformojë më tej një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit.
    “Mirënjohje Kryeministrit Edi Rama për besimin e dhënë në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural gjatë këtyre 2 viteve. Falenderim të gjithë bujqve dhe fermerëve, agropërpunuesve dhe përfaqësuesve të çdo njësie agroturistike që po lulëzojnë në çdo cep të Shqipërisë, dhe që sjellin çdo ditë vlerën e shtuar të frutit të tokës dhe traditës shqiptare me shumë përkushtim. Falë përkrahjes së qeverisë rritëm mbështetjen financiare për fermerët dhe bujqësinë vendase; nisëm reforma për modernizimin e sektorit, duke lehtësuar aksesin në mekanizim dhe teknologji; forcuam politikat për zhvillimin e agroturizmit, duke i dhënë një shtysë të re ekonomisë rurale dhe hapjes së vendeve të reja të punës; investuam në përmirësimin e infrastrukturës ujitëse dhe kulluese; zgjeruam bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar fonde e projekte zhvillimore që u shërbejnë drejtpërdrejt komuniteteve tona rurale. Në mandatin e ri qeverisës objektivat janë të qarta drejt integrimit të plotë të sektorit në familjen evropiane.
    Një falënderim për të gjithë ekipin e profesionistëve në ministri, pa bashkëpunimin dhe punën e të cilëve hapat e rëndësishëm që çuam para në përgatitjen e paketës së negociatave për grup kapitujt e bujqësisë nuk do të ishte e mundur të arrihej me sukses në kohë optimale. Çdo hap i hedhur në këto vite qeverisje të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Rama flet me shifra konkrete për transformimin rrënjësor të një bujqësie prodhuese dhe moderne si një motor i fortë zhvillimi për vendin tonë. Shumë suksese e mbështetje Ministrit Andis Salla, në këtë mision të rëndësishëm, me bindjen se përvojat e fituara dhe bazat e vendosura prej tij do të shërbejnë për të çuar përpara misionin për transformimin e bujqësisë shqiptare në familjen evropiane. Sot, ndërsa mbyll këtë detyrë, dua të them se ndjehem krenare për punën e bërë dhe me shumë motivim dhe përkushtim për të vijuar kontributin tim në Kuvend për Shqipërinë.
    Pas dy vitesh si ministre e Bujqësisë, Anila Denaj do të vazhdojë kontributin dhe angazhimin e saj politik vetëm si deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në një reagim në rrjetet sociale, Denaj thekson progresin e bërë në përmirësimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen. “Mirënjohje Kryeministrit Edi Rama për besimin e dhënë në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural gjatë këtyre 2 viteve. Falenderim të gjithë bujqve dhe fermerëve, agropërpunuesve dhe përfaqësuesve të çdo njësie agroturistike që po lulëzojnë në çdo cep të Shqipërisë, dhe që sjellin çdo ditë vlerën e shtuar të frutit të tokës dhe traditës shqiptare me shumë përkushtim.
    Falë përkrahjes së qeverisë rritëm mbështetjen financiare për fermerët dhe bujqësinë vendase; nisëm reforma për modernizimin e sektorit, duke lehtësuar aksesin në mekanizim dhe teknologji; forcuam politikat për zhvillimin e agroturizmit, duke i dhënë një shtysë të re ekonomisë rurale dhe hapjes së vendeve të reja të punës; investuam në përmirësimin e infrastrukturës ujitëse dhe kulluese; zgjeruam bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar fonde e projekte zhvillimore që u shërbejnë drejtpërdrejt komuniteteve tona rurale. Në mandatin e ri qeverisës objektivat janë të qarta drejt integrimit të plotë të sektorit në familjen evropiane.
    Një falënderim për të gjithë ekipin e profesionistëve në ministri, pa bashkëpunimin dhe punën e të cilëve hapat e rëndësishëm që çuam para në përgatitjen e paketës së negociatave për grup kapitujt e bujqësisë nuk do të ishte e mundur të arrihej me sukses në kohë optimale. Çdo hap i hedhur në këto vite qeverisje të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Rama flet me shifra konkrete për transformimin rrënjësor të një bujqësie prodhuese dhe moderne si një motor i fortë zhvillimi për vendin tonë. Shumë suksese e mbështetje Ministrit Andis Salla, në këtë mision të rëndësishëm, me bindjen se përvojat e fituara dhe bazat e vendosura prej tij do të shërbejnë për të çuar përpara misionin për transformimin e bujqësisë shqiptare në familjen evropiane. Sot, ndërsa mbyll këtë detyrë, dua të them se ndjehem krenare për punën e bërë dhe me shumë motivim dhe përkushtim për të vijuar kontributin tim në Kuvend për Shqipërinë”, shkruan Denaj.