Gjekmarkaj: Më shumë qytetarë nga Lezha, Mirdita dhe Kurbini po na bashkohen në misionin tonë për ndryshim
Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka ndarë foto nga takimet elektorale. Në një postim në Facebook, ai shkruan se çdo ditë e më shumë, votues nga qarku Lezhë, po afron me PD. ”Çdo ditë, më shumë qytetarë nga Lezha, Mirdita dhe Kurbini po na bashkohen në misionin tonë për ndryshim! Në […]
VIDEO/ Mijëra qytetarë në njësinë nr.4 në pritjen e kreut të PD, Sali Berisha
Një pritje e jashtëzakonshme dhe entuziaste ka shënuar takimin e radhës të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me banorët e njësisë nr. 4 në Tiranë. Takimi që mbahet si pjesë e fushatës për zgjedhjet e 11 majit, ka tërhequr mijëra qytetarë që kanë mbushur sheshet dhe rrugët e zonës për të dëgjuar liderin e […]
“Qëndresa Qytetare” kallëzon në KQZ kandidaten e PS në Roskovec, nën hetim edhe ministri i Brendshëm
Kandidatja e Partisë Socialiste në Roskovec, Zegjine Çaushi, është kallëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përdorim të aseteve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore nga “Qëndresa Qytetare”. “Qëndresa Qytetare” publikoi foto të Çaushit duke zhvilluar aktivitet elektoral brenda mjediseve të shkollës 9-vjeçare “Rramen Dashi” në fshatin Arapaj. Ndërkohë, KQZ ka njoftuar nisjen e procedurave administrative edhe […]
Berisha thirrje diasporës: Mos e fotografoni votën pavarësisht presioneve, qëndroni qytetarë të lirë
Nga Korça, kreu i demokratëve Sali Berisha përsëriti thirrjen për qytetarët dhe nëpunësit e administratës që të mos e fotografojnë votën më 11 maj pavarësisht kërcënimeve që marrin për vendin e punës. Berisha iu kërkoi qytetarëve të dalin në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre. “Ju nënpunësit e këtij shteti që zbatoni ligjin […]
Plazh dhe Pashkë në Palasë/ Fëmijë dhe të rritur shijuan detin e pastër dhe motin e ngrohtë
Edhe plazhi i Palases ka pritur vizitorët e parë.Në ditën e Pashkës shumë qytetarë zgjodhën që t’i drejtoheshin bregdetit duke shfrytëzuar të dielën me diell. Nuk pati qytetarë vetëm banorë të zonës por edhe të ardhur nga qytete të tjera. Ata që e shijuan më shumë detin ishin të vegjlit. Këta të fundit provuan edhe […]
“Rrit mirëqenien e familjeve të vetëpunësuara”/ Këlliçi dhe Çupi takime në Tiranë: Biznesi pa tatim fitim deri në…
Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi si dhe kandidatja për deputete Dhurata Çupi kanë vijuar takimet sot me pensionistë, qytetarë dhe biznese në Njësinë 9. Përfaqësuesit e PD kanë prezantuar pikat e programit të PD për zhvillimin e biznesit dhe të sipërmarrjes familjare. Këlliçi është shprehur se me taksën 10% dhe […]
Qindra qytetarë dalin e presin përgjatë rrugës për Dibër, Berisha i ‘surprizon’, zbret nga makina dhe…
Për gjatë gjithë rrugës së Arbrit qindra qytetarë kanë dalë me automjetet e tyre për të pritur liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha për takimin elektoral që do të mbahet në Dibër. Në një moment përgjatë rrugës lideri historik i të djathtës ka surprizuar mbështetësit, teksa kryedmeokrati Berisha ka zbritur nga automjeti i tij për […]
Qëndresa Qytetare: Blendi Klosi po kërcënon Diasporën, SPAK duhet të reagojë
“Qendresa Qytetare” ka reaguar me shqetësim ndaj një deklarate të Blendi Klosit gjatë një takimi elektoral në Dibër, duke e akuzuar për kërcënim ndaj diasporës. Në një postim në Facebook, organizata thekson se Klosi ka pohuar se vota e parë që ka mbërritur me zarf nga Gjermania është për Partinë Socialiste. Sipas tyre, kjo deklaratë […]
VIDEO/ Mijëra qytetarë mbushin sheshin ”Nënë Tereza”. Berisha mbërrin mes turmës me Chris LaCivita
Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore hap sot fushatën elektorale te Sheshi ”Nënë Tereza” në Tiranë. Me mijëra qytetarë janë mbledhur për të mbështetur opozitën, në nisjen e fushatës për garën elektorale. Berisha është parë teksa kalon mes turmës me Chris LaCivita, kryestrategu amerikan i Partisë Demokratike, i cili do të jetë edhe drejtuesi […]
Zelensky: Qytetarë kinezë janë në mesin e forcave ruse dhe po luftojnë kundër Ukrainës
Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ka informacione se ka shumë qytetarë kinezë në mesin e forcave ruse.Përfshirja e Kinës nga Rusia në këtë luftë në Evropë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, Zelensky tha se është një sinjal i qartë se Putini do të bëjë gjithçka […]