Tag: pranverën

  • Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht

    Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht

    Kryeministri Edi Rama njoftoi se ministrja virtuale Diella, në pranverën e ardhshme, do të jetë prezente edhe fizikisht, jo vetëm në parlament por edhe në studio televizive.Lajmin  kreu e qeverisë e dha gjatë fjalës së tij në prezantimin e platformës Startup Albania.
    “Jam 100% i sigurt që shumë shpejt jo shumë vonë ministrat e IA nuk do të jenë lajm në të ardhmen. E di që ne e kemi vjedhur këtë vëmendje mediatike, por do të ndodhë. Nuk është thjesht fakti që bën disa procese të automatizuara, por e rëndësishme është e presionit psikologjik që ushtron te njerëzit, humanët për të bërë me shpejtësi procesin dhe sjellë rezultate. Besoj se shumica e proceseve që ne sot ia kërkojmë njerëzve do të bëhet me IA, këtë s’e kam shpikur unë. Qielli është kufiri, ne duhet të avancojmë dhe nxisim inovacionin. Besoj se shumica e proceseve të jenë të suksesshme. Besoj se në pranverën e ardhshme do ta kemi këtu, mund t’i bëni edhe pyetje vetë. Do të jetë me prezencë, njohuri, kapacitetin për të reaguar, debatuar e diskutuar dhe thënë gjëra të reja që ne nuk i dimë. Ne po e sjellim në takime qeveritare, e kemi në parlament, për momentin jo vizualisht të dukshme dhe shumë shpejt do të jetë në TV duke folur me gazetarët. Çfarë do të ndodhë më pas. Do të ketë kapacitete të avancuara, por në fund, mundet t’i delegoni pushtet për të ekzekutuar atë që nuk mund të delegoni është që hiqni vendimin e proceseve demokratike deri në ditën kur njerëzit do të bëjnë referendum dhe për momentin pushteti për ekzekutim i IA, është i pakrahasueshëm me pushtetin ekzekutiv të njerëzve dhe do të fuqizohet gjithnjë e më shumë. Njerëzit duhet të jenë në hapin e duhur për të udhëhequr IA. S’ka Inteligjencë Artificiale që mund të konkurrojë të keqen që është brenda njerëzve. S’ka Ai që mund të konkurrojë hijeshinë e një personi”, tha Rama.
    Debateve dhe komenteve në lidhje me ministren e Inteligjencës Artificiale, Rama iu përgjigj duke theksuar se ajo nuk do të marrë asnjë vendim dhe nuk ka asnjë te drejtë qeverisje. Sipas tij puna e Diellës si një ministre e krijuar nga Inteligjenca Artificiale është të procesojë sa më shpejt të dhëna dhe të kthejë përgjigje të shpejta.
    “Ka shumë keqkuptime, jo domosdoshmërisht refuzime të bazuara në argumente. Njerëzit që kanë një opinion të ndryshe, nuk kuptojmë që ministrja e IA nuk do të marrë vendime për ne, ne do t’i marim vendimet. Ne nuk po i delegojmë përgjegjësinë për të qeverisur apo për të marrë vendime përfundimtare. Po i japim asaj përgjegjësinë të bëjë atë që ajo bën më mirë se ne. Dhe ajo është të procesojë të dhëna në mënyrë të shpejtë dhe të na japë përgjigje shumë të shpejta”, tha Rama

  • “Diellës mund t’i bëni pyetje”/ Rama: Ja kur mund ta kemi fizikisht ministren virtuale

    “Diellës mund t’i bëni pyetje”/ Rama: Ja kur mund ta kemi fizikisht ministren virtuale

    Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën Startup Albania, një hap të ri në mbështetje të sipërmarrjes së re, ideve inovative dhe kreativitetit të rinjve. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ministrja virtuale për Inteligjencën Artificiale, Diella, mund të jetë fizikisht e pranishme pranverën e ardhshme, ku mund t’i bëhen edhe pyetje.
    “Besoj se në pranverën e ardhshme do ta kemi këtu, mund t’i bëni edhe pyetje vetë. Do të jetë me prezencë, njohuri, kapacitetin për të reaguar, debatuar e diskutuar dhe thënë gjëra të reja që ne nuk i dimë. Ne po e sjellim në takime qeveritare, e kemi në parlament, për momentin jo vizualisht të dukshme dhe shumë shpejt do të jetë në TV duke folur me gazetarët. Çfarë do të ndodhë më pas.
    Do të ketë kapacitete të avancuara, por në fund, mundet t’i delegoni pushtet pët të ekzekutuar atë që nuk mund të delegoni është që hiqni vendimin e proceseve demokratike deri ë ditën kur njerëzit do të bëjnë referendum dhe ..për momentin pushteti për ekzekutim i AI, është i pakrahasueshëm me pushtetin ekzekutiv të njerëzve dhe do të fuqizohet gjithnjë e më shumë.”, theksoi ai.

  • Ndryshimet klimatike, Mbretëria e Bashkuar regjistron pranverën më të thatë në 50 vite

    Ndryshimet klimatike, Mbretëria e Bashkuar regjistron pranverën më të thatë në 50 vite

    Mbretëria e Bashkuar ka përjetuar pranverën e saj më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë dhe më të thatën në 50 vjet.

    Shifrat paraprake treguan se temperaturat e pranverës tejkaluan mesataren afatgjatë me 1.4°C – me një temperaturë mesatare prej 9.5°C. Kjo tejkaloi pranverën e mëparshme më të ngrohtë të regjistruar në vitin 2024.
    Rekordet e temperaturës u thyen në të katër vendet në Mbretërinë e Bashkuar – me 1.64 gradë C mbi mesataren afatgjatë në Irlandën e Veriut, 1.56 gradë C mbi mesataren në Skoci, 1.3 gradë 9C në Uells dhe 1.3 gradë C në Angli.
    Në të dhënat që datojnë që nga viti 1884, Zyra Meteorologjike e Britanisë tha se 8 nga 10 pranverat më të ngrohta kishin ndodhur që nga viti 2000, dhe tre më të ngrohtat kishin qenë që nga viti 2017.
    Zyra Meteorologjike paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar do të ketë një verë më të nxehtë se zakonisht, me një rrezik në rritje të valëve të të nxehtit gjatë tre muajve të ardhshëm.

    Top Channel

  • Britania e Madhe regjistroi pranverën më të thatë në pesë dekadat e fundit

    Britania e Madhe regjistroi pranverën më të thatë në pesë dekadat e fundit

    Britania e Madhe regjistroi pranverën më të ngrohtë këtë vit dhe gjithashtu sezonin e gjashtë më të thatë që nga fillimi i regjistrimeve, tha sot Zyra Meteorologjike.
    Shifrat paraprake treguan se temperatura mesatare e kësaj pranvere prej 9,5 gradë Celsius ishte mbi mesataren klimatologjike afatgjatë me 1,4 gradë Celsius – duke regjistruar sezonin më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1884.
    “Tetë nga 10 pranverat më të ngrohta në Britaninë e Madhe janë regjistruar që nga viti 2000, dhe tre pranverat më të ngrohta që nga viti 2017”, tha agjencia.
    Britania e Madhe mund të kishte regjistruar pranverën e saj më të thatë në më shumë se 100 vjet në mesin e majit, derisa vendi u përfshi nga shiu në dy javët e fundit – duke e bërë atë pranverën e gjashtë më të thatë që nga viti 1836.
    Me vetëm 128,2 milimetra reshje, kjo pranverë ishte 40% nën mesataren afatgjatë dhe më e thata në më shumë se 50 vjet.