Korçë/ Zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari
Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet e cila shërbente si pikë e lojërave të fatit. Për pasojë, është vënë në pranga pronari i ambientit 25 vjeç si dhe janë sekuestruar pajisjet që shërbejnë për vendosjen e lojërave të fatit dhe një shumë lekësh e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari. Si rezultat […]
Shiste lëndë narkotike në qytet, vihet në pranga 27-vjeçari në Lezhë, iu sekuestrua edhe automjeti
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 27-vjeçar që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në qytet. Arrestimi u krye gjatë operacionit të zhvilluar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve operative për aktivitetin e tij të paligjshëm. Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte shtetasi Danjel Sherri, […]
Në 10 muaj 92 policë në pranga, i fundit polici rrugor që mori 60 mijë lekë ryshfet për të mos bllokuar makinën
Një punonjës i policisë rrugore të Durrësit u vu në pranga nga agjencia e mbikëqyrjes policore pasi u faktua se merrte para për të shkelur ligjin. Mbrëmjen e së mërkurës teksa ishte në shërbim I kërkoi 600 mijë lek një qytetari që të mos ja bllokonte makinën dhe të mos i vendoste gjobë. Mirëpo gjithë […]
“Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…
Deputeti i PD Klevis Balliu u ka “kujtuar” socialistëve se i presin prangat nëse vijojnë të luftojnë për të pasuruar kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Balliu kishte sjellë me vete një palë pranga, duk u shprehur se nëse vijohet me aferat siç ka ndodhur deri tani, ministrat do të përfundojnë […]
Përshtati lokalin për shitje dhe përdorimin e lëndëve narkotike, pranga 41-vjeçarit në Dimal. I gjenden armë dhe fishekë luftarakë
Është arrestuar një 41-vjeçar, i cili kishte përshtatur lokalin për shpërndarjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe armë zjarri, automatik, si dhe fishekë luftarakë. Po ashtu në kuadër të operacionit ‘Kompleksi’ ra në pranga dhe një 27-vjeçar, pasi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale […]
Kapet me 800 gr kanabis dhe kokainë në banesë, pranga 25-vjeçarit në Tiranë
Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R.D., 25 vjeç. Gjatë kontrollit fizik ndaj 25-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që ai […]
Përdhunoi 29-vjeçaren, policia arreston të riun, në makinë i gjen kallashnikov dhe kokainë! Në pranga edhe 5 shokët e tij
Tiranë-Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare. I riu, i identifikuar si Armando Mirashi, sipas policisë ka kryer marrëdhënie kundrejt dëshirës me 29-veçaren në automjetin e tij, dhe më pas ka shkuar në një lokal ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike. Në […]
“Bashkëpunimi”/ E kishin kthyer lavazhin në biznes droge, arrestohen tre persona
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Përdornin lavazhin që kishin marrë me qira, për të kamufluar aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë, vihen në pranga 2 shtetas. Në pranga dhe një tjetër shtetas, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen në cilësinë e […]
E rëndë/ Goditi me grusht mjekun, përfundon në pranga 49-vjeçari (Emri)
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 49-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një mjeku në ambientet e Qendrës Shëndetësore Shijak. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak. Hetimet tregojnë […]