Tag: përsërisim

  • Analiza e humbjes, Këlliçi: Gabimin që PD bëri në vitin 2021, nuk do ta përsërisim për 11 Majin

    Analiza e humbjes, Këlliçi: Gabimin që PD bëri në vitin 2021, nuk do ta përsërisim për 11 Majin

    Belind Këlliçi nga shtatori do të ulet në Kuvend si deputet, dhe thotë se opozita është e vendosur të mos përsërisë gabimet e së kaluarës dhe se gjithë vëmendja do të përqendrohet te denoncimi i asaj që ai e cilëson si farsë elektorale e 11 Majit.
    Ndryshe nga viti 2021, këtë herë Partia Demokratike do të ndjekë një qasje më të unifikuar dhe të kujdesshme, duke pritur raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore para se të marrë vendime për kalendarin e protestave apo aksione të tjera politike.

    ”Gabimin që PD bëri në vitin 2021 nuk do ta përsërisim në vitin 2025. Çdo riorganizim i mundshëm do të vendoset nga forumet më të larta të partisë, jo në mënyrë individuale”,-u shpreh Këlliçi.

    Sipas tij në përgatitje për nisjen e sesionit të ri parlamentar, opozita do të fokusohet në denoncimin publik të parregullsive zgjedhore, ndërsa bashkë me Sali Berishën dhe drejtues të tjerë të PD-së do të presin edhe reagime ndërkombëtare. ”Deri në publikimin e raportit të OSBE/ODIHR, ne do të fokusohemi te dokumentimi dhe denoncimi i farsës elektorale. Nuk kemi një kalendar protestash për momentin. Vendimet do të diskutohen pas dorëzimit të raportit përfundimtar”.
    Po ashtu Këlliçi nënvizoi se opozita është gjithashtu në pritje të një qëndrimi zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri, duke lënë të hapur mundësinë për hapa të tjerë politikë në varësi të zhvillimeve ndërkombëtare.