Tag: pedri

  • Scholes nuk i ndal lëvdatat: Pedri është si Xavi dhe Iniesta të bashkuar në një

    Scholes nuk i ndal lëvdatat: Pedri është si Xavi dhe Iniesta të bashkuar në një

    25 Shtator 2025

    8:45

    Alfred Lleshi

    Paul Scholes ka pasur sërish elozhe për Pedrin, pas paraqitjes së tij kundër Newcastle në Champions League. Ish-mesfushori i Manchester United e vendosi lojtarin e Barcelonës në krye të listës së tij me 5 mesfushorët më të mirë aktualisht.
    “Numri 1 është Pedri. Kur e pashë kundër Newcastle thashë: Uaaa! Është si kombinimi i Xavit dhe Iniestës, të dy në një. Nuk bëhet fjalë vetëm për këmbët e tij, por mbi të gjitha për inteligjencën futbollistike. Shpesh gjendet në situata të vështira dhe i zgjidh ato me inteligjencë maksimale, ose një lëvizje shpatulle. Teknika e tij është e shkëlqyer”, – tha Scholes.
    Ai pranoi se nuk e kishte ndjekur shumë La Liga-n vitet e fundit, por mbeti i mahnitur me Pedrin: “Kur Newcastle shënoi, mbeteshin edhe 8 minuta lojë shtesë. Mendoja se do të ishte emocionuese…, por Pedri e mbajti topin 7 nga 8 minutat. Mori kontrollin e plotë të ndeshjes. Ishte i mrekullueshëm”.

  • “Topi i Artë 2025”/ Mbeten edhe pak orë nga shpallja e fituesit, Pedri ngel jashtë “10-es”! Ja pretendentët

    “Topi i Artë 2025”/ Mbeten edhe pak orë nga shpallja e fituesit, Pedri ngel jashtë “10-es”! Ja pretendentët

    “Topi i Artë 2025”/ Mbeten edhe pak orë nga shpallja e fituesit, Pedri ngel jashtë “Top 10” 
       
    Këtë të hënë vendoset në Paris fituesi i Topit të Artë 2025, ku një emër i madh do të fitojë çmimin prestigjioz si lojtari më i mirë i sezonit që lamë pas. 
    Emra si Ousmane Dembele, Lamine Yamal, Raphinha, Salah e shumë të tjerë janë në garë për çmimin më të madh individual në futboll, teksa emri i fituesit, si rrallë herë, ende nuk është publikuar më parë nga mediat. 
    Përveç Topit të Artë, do të ndahen dhe çmime të tjera si Topi i Artë i Femrave, Lojtari më i mirë i ri, Klubi më i mirë i vitit etj. 
    Ceremonia gala do të startojë në orën 21:00, ndërkohë ka nisur publikimi i renditjes së 30 lojtarëve favoritë për ta fituar. 
    RENDITJA: 
    11- Pedri 
    12- Khvicha Kvaratskhelia 
    13- Harry Kane 
    14- Désiré Doué 
    15- Viktor Gyokeres 
    16- Vinicius Jr. 
    17- Robert Lewandowski 
    18- Scott McTominay 
    19- Joao Neves 
    20- Lautaro Martinez 
    21- Serhou Guirassy 
    22- Alexis Mac Allister 
    23- Jude Bellingham 
    24- Fabian Ruiz 
    25- Denzel Dumfries 
    26- Erling Haaland 
    27- Declan Rice 
    28- Virgil Van Dijk 
    29- Florian Wirtz 
    30- Michael Olise 

  • “Topi i Artë” 2025 / CIES “voton” Yamal, Dembélé vetëm i 7-ti. Në podium Mbappé dhe Pedri

    “Topi i Artë” 2025 / CIES “voton” Yamal, Dembélé vetëm i 7-ti. Në podium Mbappé dhe Pedri

    22 Shtator 2025

    12:08

    Alfred Lleshi

    Sot do të zbulohet fituesi i “Topit të Artë” 2025. Kandidatët kryesorë janë Ousmane Dembélé (PSG) dhe Lamine Yamal (Barcelona). Ndërkohë, CIES ka publikuar një renditje statistike të 100 lojtarëve më të mirë në botë, duke analizuar performancën në 6 drejtime: kohën në fushë, nivelin sportiv dhe rezultatet e ndeshjeve.
    Sipas CIES, Yamal kryeson listën, duke pasur ndikim të qëndrueshëm dhe të plotë gjatë sezonit. Pas tij renditen Mbappé dhe Pedri, ndërsa Dembélé ndodhet në vendin e 7-të, i parakaluar edhe nga Van Dijk, Olise dhe Salah. Achraf Hakimi është i 9-ti, përpara Vinicius Jr që mbyll “top 10”-shen.
    Edhe pse statistikat favorizojnë Yamal, vendimi përfundimtar i “Topit të Artë” 2025 varet edhe nga ndikimi në momentet kyçe dhe njohja ndërkombëtare, ndaj Dembélé mbetet favoriti kryesor. Gala-ja e sotme e Parisit do të zbulojë se kush është pasuesi i Rodrit në çmimin prestigjioz të “France Football”.

  • Tifozi futet në fushë, reagimi i Pedri-t është epik (Video)

    Tifozi futet në fushë, reagimi i Pedri-t është epik (Video)

    Fundi i ndeshjes mes Newcastle dhe Barcelona-s, e cila përfundoi me një fitore për miqtë, nuk ishte tërësisht paqësore. Kjo ndodhi për shkak se disa tifozë u futën në fushë.
    Ndërsa ylli i ndeshjes, Marcus Rashford, po shkonte të merrte çmimin “lojtari i ndeshjes”, forcat e sigurisë u detyruan të ndalonin një tifoz pas tij.
    Në imazhet e kapura nga celulari i një spektatori dhe të publikuara nga The Sun, lojtarët e Barçës mund të shihen duke u larguar nga fusha e Newcastle pas fitores.
    Rashford, i cili shënoi dy gola vendimtarë dhe mbante trofeun e lojtarit të ndeshjes, po ecte drejt tribunës së intervistave.
    Ish-sulmuesi i Manchester United nuk e vuri re një tifoz që po i afrohej pas, i cili, u përpoq të arrinte lojtarët e Barcelona-s.
    Tifozi u ndal nga një roje sigurie, i cili ishte më i shpejtë dhe përdori forcë për ta ndaluar atë.
    Gjithçka ndodhi para syve të Pedri-t. Mesfushori pa tifozin që po i afrohej vetëm disa centimetra larg, por nuk pati asnjë reagim, duke ruajtur gjakftohtësinë: ai e pa të gjithë skenën pa lëvizur dhe pa treguar frikë se çfarë mund të ndodhte.
    Një fund i ndeshjes padyshim i gjallëruar.

    Pitch invader gets taken out as Marcus Rashford picks up his Man of the Match Award 👋 pic.twitter.com/KiwOjiMf1P
    — The Sun Dream Team (@dreamteamfc) September 18, 2025

  • Ekspertët e futbollit spanjoll: Pedri për Barcelonën, ndikim të njëjtë me Xavi dhe Iniesta

    Ekspertët e futbollit spanjoll: Pedri për Barcelonën, ndikim të njëjtë me Xavi dhe Iniesta

    19 Shtator 2025

    11:10

    Alfred Lleshi

    ​​​​ Pedri, sipas ekspertëve të futbollit spanjoll, është thelbësor për Barcelonën. Ai krahasohet me legjendat Xavi dhe Iniesta.
    Pipi Estrada: “Ai mban ritmin e Barcelonës, është vetë futbolli. Edhe pa Lamine, Barça ka shënuar 8 gola në 2 ndeshje. Megjithatë, Lamine është shumë i rëndësishëm”.
    David Bernabéu: “Në pjesën e parë, Barça e ndjeu mungesën e Lamine Yamal. Për mua, Lamine dhe Pedri janë lojtarët e pazëvendësueshëm. Pedri, në lojë, është në të njëjtin nivel me Xavi dhe Iniesta. Barça ka portierin më të mirë të Spanjës”.
    Ricardo Reyes: “Në pjesën e parë, Barcelona u mbajt gjallë nga Joan García”.
    Ferrán Martínez: “I pazëvendësueshëm te Barça është Pedri. Mund t’i largosh çdo lojtar, përveç Pedrit, dhe skuadra katalanase nuk e humb identitetin e vet”.

  • Scholes marroset pas Pedrit, e thotë publikisht: “Futbollisti im i ri i preferuar”

    Scholes marroset pas Pedrit, e thotë publikisht: “Futbollisti im i ri i preferuar”

    19 Shtator 2025

    8:15

    Alfred Lleshi

    Legjenda e Manchester United ishte një nga spektatorët e ndeshjes Newcastle-Barcelona në Ligën e Kampionëve, ku Pedri shkëlqeu me një tjetër paraqitje të madhe. Mesfushori kanarian luajti një ndeshje të jashtëzakonshme, performanca e tij nuk i shpëtoi njërit prej lojtarëve më të mirë në historinë e “Djajve të Kuq” dhe Anglisë.
    Ky kompliment i Paul Scholes, i publikuar në Instagram, është lëvdatë e madhe për Pedrin dhe talentin e tij në fushë: “Futbollisti im i ri i preferuar”.

    Pedri ndaj Newcastle…
    • 84/92 pasime të realizuara (91%)
    • 111 prekje
    • 1 rast i krijuar
    • 2/3 driblime të suksesshme
    • 7 kontribute mbrojtëse
    • 0 herë humbje topi
    • 3/4 ndërhyrje të fituara
    • 1 largim topi
    • 2 ndërprerje aksionesh
     
     

  • Figo “këshillon” Florentino Perez: “Ky është lojtari që do i merrja Barcelona-s”

    Figo “këshillon” Florentino Perez: “Ky është lojtari që do i merrja Barcelona-s”

    Ish-ylli i Real Madrid-it, Luis Figo, ka zgjedhur mesfushorin spanjoll Pedri si lojtarin e Barcelona-s që do ta merrte nga skuadra katalanase për Los Blancos. Ai beson se i riu është i besueshëm dhe rëndësia e tij duket në fushë.
    Duke folur për Sport, Figo tha:
    “Nëse do të mund të merrja dikë nga Barça për Real Madridin, do të ishte Pedri. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm”.
    Pedri pati një provë me Los Blancos kur ishte adoleshent, por u refuzua nga gjigantët spanjollë. Ai iu bashkua skuadrës katalanase disa ditë më vonë në vitin 2020 dhe foli hapur për refuzimin e madrilenëve në vitin 2022.
    Ai deklaroi për Marca:
    “Shkova te Real Madridi dhe ditët e para nuk munda të stërvitesha sepse kishte borë në fusha. U stërvita për tre ditë. Më çuan me ekipin B për t’u stërvitur, dhe në fund më thanë se nuk kisha nivelin për të qenë atje dhe se do të më linin për të vazhduar kërkimin.
    “Në fillim, nuk të pëlqen të të refuzojnë, por pastaj të motivon të mendosh se nëse nuk të donin, tani do të punosh shumë në mënyrë që diçka tjetër të vijë në të ardhmen.
    “Tani jam aty ku dua të jem te Barça. Nuk e kam takuar kurrë personin që më refuzoi. Nuk mbaj mend kush është. Do t’i thoja se tani po e shijoj veten te Barça”.
    Pedri ka luajtur 12 ndeshje për Barcelona-n kundër Real Madrid-it në karrierën e tij. Ai ka shënuar dy herë dhe ka dhënë një asist, ndërsa ka fituar gjashtë ndeshje dhe ka humbur po aq herë.

  • Turqia e dobët për Spanjën, Gjermania befasohet nga Irlanda e Veriut. Belgjika shënon dy gola për dy minuta (video)

    Turqia e dobët për Spanjën, Gjermania befasohet nga Irlanda e Veriut. Belgjika shënon dy gola për dy minuta (video)

    Janë mbyllur pjesët e para në sfidat e radhës kualifikuese, të cilat luhen këtë mbrëmje. Në Konya, Spanja po fiton pa probleme 0-3 ndaj Turqisë. Spanjollët gjetën avantazhin që në minutën e 6-të me Pedri-n. Pasi mori një top nga Nico Williams, Pedri dërgon topin në rrjetë me një goditje fantastike nga distanca. SHIKOGOLINEPEDRI
    Në minutën e 22-të, Mikel Merino shënoi golin e dytë pas një kombinimi të bukur brenda zonës me Mikel Oyarzabal. Në fund të shtesës së pjesës së parë do ishte sërish Merino që do të shënonte golin e tretë për Spanjën dhe të dytin personal, pas asistit të Pedri-t. SHIKOGOLINEMERINO Një pjesë e parë për t’u harruar për Arda Guler me shokë, ndërsa Yamal, Pedri & Co. dijnë si të argëtohen në fushë dhe sigurisht të fitojnë. SHIKOGOLIN2TEMERINO
    Në Koln, pjesa e parë mes Gjermanisë dhe Irlandës së Veriut është mbyllur në barazim 1-1. Serge Gnabry kaloi vendasit në avantazh pas 6 minutash lojë, pas një kundërsulmi të shpejtë. Miqtë do të barazonin shifrat me Isaac Price në minutën e 34-të, i harruar nga mbrojtja gjermane, gjatë ekzekutimit një goditjeje këndi. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Sllovakia po barazon në transfertë 0-0 ndaj Luksemburg. SHIKOGOLINEGNABRY
    Në sfidat e tjera, Belgjika po fiton 2-0 ndaj Kazakhstan, me dy gola për dy minuta, nga De Bruyne dhe Doku 42′ dhe 44′. Polonia po fiton 2-0 ndaj Finlandës, me golat e Cash dhe Lewandowski-t.

  • Pedri tregon që është mesfushori më i mirë i momentit në botë, gol magjik kundër Turqisë (video)

    Pedri tregon që është mesfushori më i mirë i momentit në botë, gol magjik kundër Turqisë (video)

    7 Shtator 2025

    21:02

    Telesport

    Turqia ka rezistuar vetëm 6 minuta, në sfidën kualifikuese ndaj Spanjës, që po luhet aktualisht në Konya. Spanjollët gjetën që në fillim të ndeshjes golin me anë të Pedri.
    Pasi mori një top nga Nico Williams, Pedri dërgon topin në rrjetë me një goditje fantastike nga distanca. Mesfushori i Barcelonës konsiderohet momentalisht si më i miri në botë në rolin e tij, gjë që po e tregon edhe në këtë sfidë. SHIKOGOLINEPEDRI
    Në ndeshjet e tjera kualifikuese që luhen aktualisht, Gjermania po kryeson në Koln 1-0 ndaj Irlandës së Veriut me golin e Serge Gnabry, pas një kundërsulmi të shpejtë. SHIKOGOLINEGNABRY

  • Pedri iu bashkohet kritikave të Flick për Barcelonën: Egot e vrasin suksesin, skuadra para të gjithëve

    Pedri iu bashkohet kritikave të Flick për Barcelonën: Egot e vrasin suksesin, skuadra para të gjithëve

    2 Shtator 2025

    12:00

    Alfred Lleshi

    Pedri González, një nga 6 lojtarët e Barcelonës, të grumbulluar me kombëtaren spanjolle, mbështeti kritikat e trajnerit Hansi Flick pas barazimit në Vallecas: “Egot e vrasin suksesin. Sezonin e kaluar të gjithë mendonim njësoj, luanim për skuadrën dhe ky ishte çelësi”.
    Pedri foli gjithashtu për portierin e ri Joan García: “Është i jashtëzakonshëm, i shpejtë dhe na ndihmon shumë. Një top-portier”. Për momentin personal, Pedri shtoi: “Jam shumë mirë, si sezonin e kaluar. Ndihem më rehat si mesfushor qendre, por trajneri më kërkon si mesfushor-sulmues dhe unë përpiqem ta bëj më të mirën”.
    Ai synon të luftojë për çdo trofe dhe shprehu dëshirën të kthehet sa më shpejt në “Camp Nou”. Për VAR-in në ndeshjen Rayo-Barça, nënvizoi: “Duhet përmirësuar. Nëse e fillon pa VAR, le të përfundojë krejt ndeshja pa të”.