Tag: pedri

  • Kroos lartëson Pedrin: Është më i miri në botë në rolin e tij, vlen më shumë se sulmuesit

    Kroos lartëson Pedrin: Është më i miri në botë në rolin e tij, vlen më shumë se sulmuesit

    Toni Kroos, ish-mesfushori i Real Madridit, ka folur me superlativa për Pedrin në podcastin e tij, siç raportohet nga “Marca”. Këto janë deklaratat e tij: “Është më i miri në botë në rolin e tij. Për mua, një lojtar si Pedri është më i rëndësishëm se Lamine Yamal, Raphinha apo Lewandowski.
    Ata i vendosin ndeshjet, por për të arritur deri aty, Pedri është aktualisht lojtari më i mirë në botë në rolin e tij. Pedri, në përgjithësi, është një lojtar që të mungon kur nuk luan, pa marrë parasysh kundërshtarin. Nuk kufizohet te golat apo asistet, ai ofron zgjidhje.
    E kam vëzhguar çfarë po bën këtë sezon, dhe jo vetëm në Champions. Po i dominon kundërshtarët në çdo ndeshje. Në La Liga, është edhe më spektakolar. I ka kaluar mesatarisht 11-12 herë mbrojtësit për ndeshje, çka është një nga gjërat më të vështira për një mesfushor.
    Është më i miri. Nëse e humb një lojtar si ai, e ndien menjëherë. Pedri është një nga të paktët mesfushorë në rolin e tij që ka dhuntinë për të dribluar në hapësira të ngushta. Një lojtar si Pedri të ndihmon në çdo fazë të lojës”.

  • “Është lojtari më i mirë në Spanjë”, ish-ylli i Barçës: I jashtëzakonshëm

    “Është lojtari më i mirë në Spanjë”, ish-ylli i Barçës: I jashtëzakonshëm

    23 Prill 2025

    14:43

    Telesport

    Miguel Angel Nadal, ish-lojtar i Barcelona-s mes 1991 dhe 1999,  i ka thurur elozhe Pedri-t pas fitores së katalanasve ndaj Mallorca-s.
    Ai tha për Radio Marca:
    “Pedri është ndoshta lojtari më i mirë në Spanjë. Ai është rikthyer në ritmin e tij pas dëmtimit, ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, ai ka shumë gjëra që e bëjnë atë një lojtar të veçantë dhe themelor për ekipin.
    “Është inteligjent, është i përkushtuar dhe është një nga më të mirët që kemi në futbollin spanjoll. Ai ka klasin, qetësinë kur luan dhe cilësinë, krahasuar me Xavi, Iniesta dhe Busquets.
    “Ai është një lojtar i veçantë, i ri që ka performuar shumë mirë. Është një lojtar i madh”.

  • “Pedri është mesfushori më i mirë në botë, ndoshta lojtari nr. 1 i momentit”

    “Pedri është mesfushori më i mirë në botë, ndoshta lojtari nr. 1 i momentit”

    22 Prill 2025

    15:14

    Telesport

    Thiago Alcantara mendon se Pedri është mesfushori më i mirë në botë i momentit. Kur e thotë një legjendë si ish-ylli i Barcelonës, Bayern dhe Liverpool, duhet dëgjuar.
    Barcelona është në garë për të gjithë trofetë këtë sezon dhe protagonist kryesor ka qenë Pedri deri tani. “Pedri është një futbollist i jashtëzakonshëm”, është shprehur Thiago.
    “Unë e shoh jo vetëm si mesfushorin më të mirë në botë, por një nga lojtarët më të mirë në përgjithësi, në mos më i miri në botë për momentin”, ka deklaruar spanjolli.

  • Ky është lojtari i vetëm që Barcelona e konsideron “të paprekshëm”! Yamal? Jo, dikush tjetër

    Ky është lojtari i vetëm që Barcelona e konsideron “të paprekshëm”! Yamal? Jo, dikush tjetër

    8 Prill 2025

    19:57

    Telesport

    Barcelona ka një grup të rinj lojtarësh shumë të talentuar, që janë shndërruar në yje të së tashmes dhe premtojnë shumë dhe për të ardhmen. Por, vetëm njëri prej tyre mesa duket konsiderohet i “paprekshëm” dhe bëhet fjalë për Pedri-n.
    Inteligjenca e tij taktike, pjekuria në fushë edhe pse është vetëm 22 vjeç dhe performanca e qëndrueshme e vendosin atë një hap mbi të tjerët, ndaj dhe klubi katalanas ka vendosur që ai të mos jetë i negociueshëm për asnjë klub dhe asnjë shifër.
    Manchester City ka dhënë sinjale së fundmi për Pedri-n, i cili pëlqhet shumë nga Guardiola. Klubi i Premier League është i gatshëm të firmosë shumën që Barcelona kërkon, por me këtë vendim të fundit të klubit katalanas, është e kot që “Qytetarët” të shpresojnë se mund të transferojnë 22-vjeçarin.

  • “Mund të përmirësohem akoma shumë”, Pedri: Topi i Artë? Shpresoj ta fitojë…

    “Mund të përmirësohem akoma shumë”, Pedri: Topi i Artë? Shpresoj ta fitojë…

    Mesfushori i Barcelona-s, Pedri, këmbëngul se nuk është i fiksuar pas Topit të Artë.
    Në të vërtetë, lojtari spanjoll do të preferonte që një nga shokët e tij të Barçës ta fitonte titullin.
    Ai tha për TV3: “Topi i Artë është larg nga mendimet e mia.
    “Nëse nuk je një përjashtim si Rodri, zakonisht fitohet nga lojtarë me statistika të shkëlqyera për sa u përket golave. Unë do të preferoja ta fitonte Lamine Yamal ose Raphinha: ata kanë numrat dhe bëjnë diferencën. Jam i lumtur nëse fitojmë tituj”.
    22-vjeçari është kthyer në një lojtar kyç në sistemin e Hansi Flick, me trajnerin që së fundmi e quajti atë “më të mirin në botë në pozicionin e tij”.
    Duke reflektuar për lëvdatat, Pedri tha: “Është e mrekullueshme të marr vlerësime, por përpiqem të përqendrohem në përmirësimin e vetvetes. Jam vetëm 22 vjeç dhe kam shumë hapësirë ​​për t’u rritur. Të njëjtën gjë më thotë edhe trajneri në stërvitje.
    “Në çfarë mund të përmirësohem? Shumë gjëra. Mund ta humbas topin më pak, për shembull, të shënoj më shumë gola, të vendos më mirë se kur të shpejtoj apo ngadalësoj lojën… Gjithmonë ka vend për t’u përmirësuar”.
    Duke folur për kritika e marra gjatë karrierës së tij, Pedri tha: “Unë i kam kaluar të gjitha. Fillimisht ishin të gjitha lavdërime, më pas erdhën kritikat dhe tani janë kthyer lavdërimet. Unë i kam parë të dyja anët e medaljes. Njerëzit thoshin se isha i brishtë, se dëmtohesha shpesh…
    “Kur kritikohesh kështu, të shtyn t’u tregosh njerëzve se e kanë gabim. Por përtej kësaj, unë thjesht dua të kënaqem duke luajtur përsëri dhe tani po e bëj, pas një kohe të gjatë pa atë ndjenjë”.