Zvarritet gjykimi për Berishën! Shtyhet seanca në GJKKO për aferën ‘Partizani’
Gjykimi i ish kryeministrit Sali Berisha vijon të zvarritet. GJKKO ka shtyrë sërish sot seancën për dosjen Partizani. Seanca e radhës, në të cilën do të vendoset për kërkesën e SPAK, për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në fjalë, është parashikuar të mbahet më datë 23 prill, ora 13:00 Prokuroria e Posaçme ka […]
Afera “Partizani”/ Gjyqi paraprak për Berishën, zbardhen debatet në GJKKO, çfarë kërkuan avokatët
Eshte mbajtur seanca gjyqesore ndaj Berishes ne lidhje me aferen e privatizimit te ish kompleksi9t sporti “Partizani”. Avokati i tij sipas gazetares Anila Hoxha kërkoi: Pavlefshmërinë e akteve dhe pushim çështjeje, aktet e ekspertimit janë bërë në shkelje të ligjit sepse janë bërë nga hetuesit e BKH dhe jo nga ekspertë të licencuar. Në të […]
Dosja “Partizani”/ Mbahet gjyqi paraprak për Berishën, zbardhen debatet në GJKKO, çfarë kërkuan avokatët
Avokati i tij sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha kërkoi: Pavlefshmërinë e akteve dhe pushim çështjeje, aktet e ekspertimit janë bërë në shkelje të ligjit sepse janë bërë nga hetuesit e BKH dhe jo nga ekspertë të licencuar. Në të njëjtën kohë avokatët prapësuan provat për ndryshim destinacioni të Klubit Sportiv Partizani, sepse janë […]
Kërkesa e SPAK për gjykim, GJKKO vendos sot për dosjen “Partizani”
Në orën 09.30 nis seanca ne GJKKO për dosjen “Partizani”, ku pritet që gjyqtarja e themelit Flojera Davidhi të japë vendimin lidhur me kërkesën e SPAK. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që çështja e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani të kalojë për gjykim, teksa GJKKO ka tre alternativa, të pranojë kërkesën e SPAK, të […]
Incidentet në duelin Egnatia – Partizani, Disiplina përjashton nga stadiumet dy tifozë
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur masa ndëshkuese pas akteve të dhunës të ndodhura në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” ndërmjet KF Egnatia dhe FK Partizani, e zhvilluar më 3 prill 2025 në stadiumin “Arena Egnatia”. Sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe korrespondencës me Drejtorinë […]
Kupa/ E mërkura përcakton finalen e 1 majit
Edicioni i 73-të i Kupës së Shqipërisë me turin gjysmëfinal pritet të përcaktojë këtë të mërkurë finalistet e datës 1 maj 2025. Partizani luan në Kompleksin “Partizani” ndeshjen e kthimit kundër Egnatias, pas fitores 1-0 në sfidën e parë teksa Keko shënoi me penallti në fund për të kuqtë. Ndërkohë, në të njëjtën ditë dhe […]
6 muaj zvarrë, shtyhet sërish seanca për aferën “Partizani”, kur mbahet seanca paraprake që pritet të vendosë nëse…
Rigels Seliman Pas më shumë se gjashtë muajsh zvarritje dhe seanca të dështuara, çështja e shumëpërfolur “Partizani” vazhdon të qëndrojë në vendnumëro në Gjykatën e Posaçme. Ashtu si herët e kaluara, edhe këtë herë seanca paraprake u shty, për shkak të mungesës së një avokati, duke e bërë vendimmarrjen e gjyqtares Flojera Davidhi një proces […]
“Po ruhet atmosfera para zgjedhjeve”, Karamuço: Çështja “Partizani” po shtyhet qëllimisht përtej 11 majit
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar në një emision televiziv tha se në SPAK ka një frenim që mund të ketë ardhur edhe nga sinjale ndërkombëtare për të mos prishur atmosferën zgjedhore. Sipas tij, kontrollet e BKH nuk kanë lidhje me Veliajn dhe se mbetet për tu verifikuar se cili është pronari i banesës. […]
Dosja “Partizani”/ Shtyhet sërish seanca për Berishën
Shtyhet për më 18 prill seanca paraprake për dosjen “Partizani”. Seanca është shtyrë edhe sot për shkak të mungesës së avokatit të biznesmenit Fatmir Bektashi. Avokati Sokol Hazizaj mungoi pasi ndodhej në gjyqin që po zhvillohet për dosjen “Plumbi i Artë”, pasi mbron të pandehurin Gentian Sharra. Ndaj edhe seanca e radhës është lënë për […]
Dosja “Partizani”/ Shtyhet sërish gjyqi, shkak mungesa e njërit prej avokatëve
Mungesa e njërit prej avokatëve ishte shkak i shtyrjes së gjyqit për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gazetarja Anila Hoxha raporton se Sokol Hazizaj, i cili është mbrojtës i Fatmir Bektashit, nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash, gjendej në një proces tjetër qe po mbahet në GHJKO […]