Tag: orosh

  • Ekspertiza për plagosjen e Hamza Ukës në Orosh: Ja çfarë u konstatua

    Ekspertiza për plagosjen e Hamza Ukës në Orosh: Ja çfarë u konstatua

    Është zbardhur ekspertiza e ngjarjes të ndodhur pak ditë më parë në Orosh, ku dy personat e identifikuar si Hamza Uka dhe Julian Cumraku u ngujuan brenda një banese për orë të tëra, nga ku u qëllua edhe me armë zjarri.
    Pas të shtënave me armë mbeti i palgosur Hamza Uka dhe sipas raportimeve, ekspertët e kriminalistë kanë konstatuar mbetje baruti në duart dhe rrobat e Ukës.
    Siç raportohet një plumb i qëlluar me armë nga brenda banesës mësohet të jetë fiksuar edhe në momentin e kqyrjes së vendit të ngjarjes, pasi vetëdorëzimit të Ukës dhe Cumrakut.

    Ndërkohë vetë Policia ende nuk ka sqaruar rrethanat në të cilat u plagos me armë zjarri Erzen Uka, i cili pas dorëzimit u shoqërua për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës me një plagë plumbi në këmbën e djathtë.
    Ndërkohë bëhet me dije se janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të qytetit, në bashkinë e Fushë-Arrëzit, ku janë vërejtur Uka, Cumraku dhe një person i tretë, i cili mendohet ti ketë ndihmuar,  por që mbetet i paidentifikuar.
    Po ashtu është marrë në pyetje edhe vajza me të cilën ishte takuar Cumraku, por ende nuk dihen detaje se çfarë ajo ka rrëfyer.
    Ndaj Erzen Ukës dhe Julian Cumrakut, të dyshuar për akte ekstremiste, prokuroria ka zyrtarizuar vetëm akuzën e armëmbajtjes pa leje, ndërsa ende nuk ka siguri lidhur me qëllimin dhe praninë e tyre në banesen ku u gjeten armë e municione, si dhe një flamur i ISIS-it, varur në murin e banesës ku ata qëndronin prej së paku disa javësh.
    gijotina.com/

  • Arrestimet në Orosh, Hoxha: Policia shkoi sikur do arrestonte një që kishte vjedhur viçin

    Arrestimet në Orosh, Hoxha: Policia shkoi sikur do arrestonte një që kishte vjedhur viçin

    Gazetari Artan Hoxha në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, ka zbuluar detaje nga operacioni policor në Orosh, ku u ndaluan dy ekstremistët Julian Cumraku dhe Erzen Uka, pasi kërcënuan forcat e RENEA-s se do të qëllonin me armë.
    Sipas Hoxhës efektivët e policisë së Pukës shkuan të papërgatitur në vendngjarje, ku mund të kishte pasur viktima duke pasur parasysh arsenalin e armëve që posedonin Cumraku dhe Uka.
    Gazetari shtoi më tej se ka një grup vendesh që nuk e simpatizojnë Shqipërinë të cilat mezi presin që përmes mediave të tyre të pasqyrojnë ngjarje të tilla, por Hoxha theksoi se në vendin tonë nuk ka ekstremizëm fetar.
    “Sigurisht nisur nga të dhënat që erdhën. U tha ai flamuri është ISIS, por ne nuk është se kemi ndonjë eksperiencë. Në këto lloj situatash ne nuk kemi specialistë. Më pyete a përbëjnë një rrezik. Çdo njeri që është i armatosur përbën një rrezik. Shiko kur kam parë pamjet e policisë së Pukës që kanë shkuar aty sikur do të arrestonin ndonjërin që kishte vjedhur viçin, kam vënë duart në kokë. Por, ata të shkretët nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë. Prandaj vjen RENEA mbrapa që mbyll rrethimin, merr distancat, përdor gjithë teknologjinë që ka dhe pajisjet, për t’u përballur me ata. Fati madh atë ditë që nuk kemi patur një shkëmbim zjarri të përmasave të mëdha, të fuqisë që ata dispononin, dhe të kishte pasur viktima në njerëz sepse ne do flisnim në rrethana të ndryshme sot. Atje është plagosur vetëm Erzen Uka dhe ai në rrethana ende të pasqaruara. Por që ne që mos të ndodhemi para vatrave të tilla, se në për fat të keq kemi dhe një grup vendesh që nuk është se na kanë qejf dhe na duan të mirën dhe po ashtu një rrjet mediash ndërkombëtare që mezi presin që nga Shqipëria të burojnë këto gjëra, për të na çuar drejt ekstremizmit fetar. Shqipëria nuk e ka këtë probleme, besimtarët myslimanë në këtë vend nuk kanë asnjë lidhje me këto persona. Këta thjesht mundon të penetrojnë në komunitetin e madh dhe brenda tyre të tërheqin individë”, deklaroi Hoxha.

  • U arrestuan në Orosh, avokati i Erzen Ukës: Nuk është i dyshuar për terrorizëm, armët janë mbledhur në fshat

    U arrestuan në Orosh, avokati i Erzen Ukës: Nuk është i dyshuar për terrorizëm, armët janë mbledhur në fshat

    Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Erzen Ukën dhe Julian Çumrakun, të arrestuar pak ditë më parë në Orosh.
    Roland Islami, avokati i Erzen Ukës tha se ka kërkuar arrest të paligjshëm. Sipas avokatit, por edhe vetë Ukës, klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me armët dhe tha se ka qenë në banesë sepse e ka thirrur Julian Çumrakun sepse janë shokë.
    Nuk është i dyshuar për terrorizëm, sipas avokatit për armëmbajtje pa leje. Çumaraku ka deklaruar se armët janë të vjetra dhe i kam mbledhur në fshat, sipas avokatit të Ukës.

  • “Uka, ushtarak fillestar në Irak”/ Eksperti: Rasti në Orosh është i izoluar, kishin armatim të vitit 1997 

    “Uka, ushtarak fillestar në Irak”/ Eksperti: Rasti në Orosh është i izoluar, kishin armatim të vitit 1997 

    Eksperti Faik Basha thotë se një nga personat të cilë mbanin armatime në Orosh dhe u përballën me policinë, Hamza Uka ka qenë ushtarak fillestar në Irak. 
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Basha u shpreh se rasti në Orosh është i izoluar dhe se dy terroristët kishin armatim të vitit 1997. 
    “Nuk ka qenë oficer. Ka qenë ushtarak fillestar, nga niveli më i ulët. Ka kryer një mision, nuk është rekrutuar. Për shkak të stërvitjeve, mund të ketë mbledhur informacione të grupeve terroriste, por jo të krijojë kontakte, është jashtëzakonisht e vështirë. Nga ana e shërbimeve tona inteligjente është bërë një punë e jashtëzakonshme. Shqipëria ka pasur një shkëmbim informacioni dhe goditje të këtyre elementëve të lidhura me grupet terroriste. Ky rasti që ne po diskutojmë, është i izoluar. Patjetër që duhet të hetohet. Thuhet se është nga banorët e zonës që ka pasur edhe persona të tjerë. Nëse është e vërtetë, duhet parë edhe ata që e mbështesin. Banesa është e fortifikuar, nuk ka punime ekstra, as tunele. Është thjesht godinë e ndërtuar për shkaqe natyrore. Armatimi ishte i 1997.”, theksoi ai. 

  • Komandoja që u kthye në terrorist, Hoxha tregon kush është Erzen Uka i arrestuar në Orosh

    Komandoja që u kthye në terrorist, Hoxha tregon kush është Erzen Uka i arrestuar në Orosh

    Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur këtë të martë në një emision televiziv foli mbi operacionin në Orosh të zhvilluar ditën e djeshme, ku u arrestuan dy persona të dyshuar me lidhje terroriste.
    Hoxha ka dhënë detaje mbi një prej të arrestuarve, që është Erzen Uka, i cili rezulton ish-komando i Forcave të Armatosura Shqiptare me misione në Irak.
    “Rezulton që shërbimet tona të anti-terrorit e kishin mbajtur në vëzhgim Erzen Ukën. Erzen Uka është me origjinë nga besimi katolik, jeton në Kamëz. Ka qenë me Forcat tona të Armatosura dhe ka qenë Komando në Irak. Mbas Irakut ka qenë në Siri, edhe për këtë shkak është mbajtur në vëzhgim. Të dielën, anti-terrori gjurmonte adresat e tyre online dhe kontaktet që ata kanë patur dhe kanë parë disa mesazhe shqetësuese dhe kanë patur foto të vendit ku qëndronin. I kanë kërkuar policisë së Shkodrës dhe të Pukës që të shkojnë të bëjnë një verifikim dhe çfarë bëjnë atje. Në momentin kur policia e Pukës është afruar, kanë qenë në një zonë larg zonave urbane dhe i mbanin kontakte me rrjetin që ata i përkasin. Kur shkon policia e Pukës has rezistencën e tyre. Ka bërë një mbyllje në rrethim. Për fat ata nuk kanë hapur zjarr. Ideologjizimi që ata kanë mund të rrezikonte humbjen e jetëve të policisë. RENEA ka mbyllur në rrethim duke përdorur snajperat. Nuk kishin një hartë të saktë se çfarë situate kishte banesa dhe nuk dinin fuqinë e zjarrit dhe kishin të bënin me dy shtetas të rekrutuar. Erzen Uka ka qëndruar në Kamëz. Shkonin në xhaminë e fshatit Kryezi që është dhe e fshatit të Oroshit.” – tha Hoxha.

  • Kapja e dy terroristëve në Orosh, gazetarja zbulon si ra policia në gjurmët e tyre

    Kapja e dy terroristëve në Orosh, gazetarja zbulon si ra policia në gjurmët e tyre

    Gazetarja Etleva Delia foli për operacionin e zhvilluar në Orosh, për kapjen e dy terroristëve që u izoluan prej disa orësh në banesë.
    Gjatë intervistës, Delia tha se operacioni ishte me rrezikshmëri, ndërsa shpjegoi se si “ranë në gjurmët” e policisë së Pukës këto shtetas.
    “Gjithçka ka nisur si një kontroll territori. Kanë parë një person të dyshimtë në fshatin Orosh të kryeziut. Një fshat pothuajse i braktisur dhe kjo ka bërë të binin në sy. Në momentin që i është bërë thirrje nga policia dhe i është kërkuar të ndalojë, është larguar. Më pas janë bërë kontrolle. Është kontaktuar pronari i banesës. Gjithashtu pronari i shtëpisë është arritur të futej në kontakt me personin që iu largua policisë. Këta shtetas kanë qenë në banesë pa dijeninë e pronarit. Në ndjekje nga policia e Pukës njëri prej tyre “ka thënë fjalë në gjuhën arabe”. Pas hetimeve rezultoi që njëri ishte në ndjekje nga terrori prej disa muajsh.
    Antiterrori ka informacione. Ka persona të caktuar që kanë luftuar krah ISIS. Kanë shërbyer si komando dhe më pas janë kthyer i tillë ka qenë dhe Uka, ka qenë Komando në Irak dhe më pas janë kthyer. Dy shtetasin ishin subjekte të Antiterrorit”, tha Delia.

  • Nga Iraku në Orosh: Transformimi i rrezikshëm i Erzen Ukës, ish-komandoja që u shndërrua në simbol të radikalizimit

    Nga Iraku në Orosh: Transformimi i rrezikshëm i Erzen Ukës, ish-komandoja që u shndërrua në simbol të radikalizimit

    Nga Klevis Hoxhaj
    Arrestimi i Erzen Ukës në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, ka rikthyer vëmendjen te një nga rastet më të theksuara të radikalizimit individual në Shqipëri.
    Ish-komando i ushtrisë shqiptare dhe pjesëmarrës në misionet paqeruajtëse në Irak dhe Afganistan, Uka u shndërrua ndër vite nga ushtarak i trajnuar, në një individ të monitoruar nga strukturat e Antiterrorit për propagandë dhe aktivitet me prirje ekstremiste.
    Ai u bë i njohur për organet e drejtësisë që në vitin 2015, kur u arrestua fillimisht me dyshimet se po përpiqej të rekrutonte të mitur për t’iu bashkuar organizatës ISIS.
    Çështja shkaktoi debate të forta në gjykatë, ku Uka pati përplasje të ashpra me gjyqtarin e seancës.
    Hetimet treguan se, pas shërbimit ushtarak jashtë vendit, ai nisi të shfaqte publikisht një profil krejtësisht të ri, të shoqëruar me diskurse fetare radikale dhe materiale propagandistike të postuara në rrjetet sociale, përfshirë edhe flamuj të ISIS-it.
    Në shtator të vitit 2020, Gjykata e Tiranës e dënoi Ukën me tre vite burg për nxitje të veprave me qëllime terroriste dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit, duke vulosur juridikisht faktin se ai ishte kthyer në objekt monitorimi serioz për shërbimet e sigurisë.
    Hetimet asokohe përfshinë jo vetëm aktivitetin e tij online, por edhe video të postuara nga ai, ku Uka shihej duke demonstruar taktika të përdorimit të armëve brenda shtëpisë, përfshirë edhe dy djem të mitur që stërviteshin prej tij.
    Autoritetet thanë se qëllimi i këtij “trajnimi shtëpiak” ishte indoktrinimi dhe përgatitja graduale e të miturve për të shërbyer si pjesë e një grupimi me orientim radikal islamist.
    Ai mbeti nën monitorim edhe pas dënimit, teksa vijoi të shfaqte prirje radikale dhe të publikonte reagime, mesazhe dhe simbolikë të lidhur me ISIS-in.
    Në planin personal, Uka ishte i divorcuar dhe në përplasje të vazhdueshme me ish-bashkëshorten, e cila kishte marrë kujdestarinë e fëmijëve me vendim gjykate. Edhe për këtë çështje ai u hetua, pasi dyshohej se kishte penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës.
    Sipas Policisë, gjatë muajve të fundit ai kishte jetuar së bashku me Julian Cumrakun në një banesë të braktisur në Orosh.
    Cumraku është nip i pronarit të shtëpisë dhe dyshimet se të dy po mbanin aktivitete të dyshimta ishin monitoruar prej kohësh nga Antiterrori.
    Situata kulmoi të hënën e 24 nëntorit, kur shërbimet e Policisë së Pukës u përballën me rezistencë të armatosur nga brenda asaj banese.
    RENEA u thirr në vendngjarje dhe rrethimi zgjati 12 orë, deri në dorëzimin e dy të dyshuarve, pas negociatave me familjarë dhe në kushtet kur largimi nga zona ishte bërë i pamundur.
    Gjatë kontrollit të banesës u sekuestruan armë luftarake, municion, pajisje të përdorshme për shpërthime, granata dore si dhe një flamur i ISIS i vendosur në mur, i cili, sipas Antiterrorit, shërbente si simbol identifikues i radikalizimit të tij.
    Materialet e sekuestruara, sipas hetuesve, konfirmojnë se Uka nuk ishte thjesht një individ me pikëpamje të skajshme, por një person me arsimim ushtarak dhe njohuri reale mbi armët, i cili po kërkonte të ndërtonte një profil operativ brenda vendit.
    Rasti i Erzen Ukës është aktualisht një shembull i qartë se radikalizimi i dhunshëm nuk ka nevojë domosdoshmërish të lidhet me udhëtime jashtë vendit apo përfshirje në zonat e luftës.
    Ai mund të zhvillohet në mënyrë të heshtur, brenda komuniteteve të vogla, në izolim dhe pa shumë vëmendje publike, duke e kthyer individin në rrezik real për sigurinë kombëtare.
    Autoritetet dhe inteligjenca shqiptare kanë nisur të adresojnë zyrtarisht një dimension të ri rrezikshmërie: elementet e trajnuar ushtarakisht dhe të orientuar drejt radikalizmit.

  • Kërcënuan policët, si u parandalua tragjedia në Orosh: Dy të rinjtë kishin granata, njëri u vetëplagos

    Kërcënuan policët, si u parandalua tragjedia në Orosh: Dy të rinjtë kishin granata, njëri u vetëplagos

    Të tjera detaje janë zbuluar pas ngjarjes së të hënës në fshatin Orosh ku dy persona të armatosur i bënë rezistencë policisë. Uniformat blu kanë gjetur brenda në shtëpinë ku ata strehoheshin armë zjarri dhe municion luftarak.
    E. U. dyshohet të jetë vetëplagosur për të ngritur akuza ndaj policisë se është qëlluar me armë. Sipas asaj që ka mësuar gazetari Besar Bajraktaraj, ai ka marrë një plagë sipërfaqësore në kofshë. Si ai dhe J.C. nuk kanë dhënë deklarime para policisë.
    Sipas të dhënave, në orët e para të mëngjesit të 24 nëntorit, policia e Pukës ka qenë për kontroll kanabisi në ambiente të mbyllura. Sapo i janë afruar banesës dy të armatosurit i kanë paralajmëruar se do të qëllojnë.
    “Mos u afroni se do ju vras”, mësohet se i është drejtuar njëri prej tyre efektivëve.
    Dhe gjithçka mund të ishte kthyer në tragjedi nëse ata do të kishin vendosur t’i përdornin armët dhe municionet në dispozicion. Kjo për arsye se policia ka gjetur në shtëpinë e tyre, katër automatikë, një pistoletë, shtatë karikatorë me fishekë, 2 mijë fishekë dhe 18 granata.
    Kujtojmë se dy të rinjtë u fshehën për disa orë në banesën në fjalë dhe në fund u dorëzuan tek autoritetet pas negociatave nga ana e motrës së njërit prej të dyshuarve, e cila ndërmjetësoi për të shmangur përshkallëzimin e dhunës.
    Të dy personat në fjalë janë të njohur për autoritetet pasi ishin skeduar nga Anti-Terrori për veprime radikale dhe për rrezik të lartë shoqëror.

  • Merr fund rrethimi në Orosh! Dy personat e armatosur vetëdorëzohen te policia, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

    Merr fund rrethimi në Orosh! Dy personat e armatosur vetëdorëzohen te policia, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

    Dy personat e armatosur që ditën e sotme kishin qëndruar të izoluar në një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, Juljan Cumraku dhe Arben Uka, po dorëzohen në këto momente.

    Sipas burimeve, negociatat e vazhdueshme të policisë kanë dhënë rezultat. Pas përpjekjeve të mëparshme me vëllain dhe më pas me motrën e njërit prej të izoluarve të armatosur, forcat e rendit kanë arritur t’i bindin ata të dalin nga banesa.

    Operacioni antiterror, që po zhvillohej prej orësh, mbetet ende në progres për të siguruar zonën dhe për të verifikuar rreziqet e mundshme.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Raportohet se forcat RENEA do të kontrollojnë ambientin me qen për armë dhe eksplozivë që mund të jenë fshehur nga dy personat.

  • Vetëdorëzohen pas 12 orësh rrethim në banesë në Orosh Cumraku dhe Uka/ Njëri prej tyre ka plagë në këmbë

    Vetëdorëzohen pas 12 orësh rrethim në banesë në Orosh Cumraku dhe Uka/ Njëri prej tyre ka plagë në këmbë

    Zbulohen detaje të reja lidhur me vetëdorëzimin pas më shumë se 12 orësh rrethin nga RENEA,të dy personave të shumëkërkuar.

    Mësohet se Arben Uka dyshohet se ka një plagë në këmbë. Ende nuk dihen rrethanat e plagosjes, pasi nga policia bëhet me dije se nuk është qëlluar me armë zjarri.

    Julian Cumraku dhe Agron (Hamza) Uka u fshehen në një banesë të braktisur në Orosh të Fushë-Arrëzit dhe u vetëdorëzuan pas më shumë se 12 orësh të rrethuar nga RENEA.

    Gjithashtu, forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle në banesën ku fshiheshin dy personat.