Tag: njëjtë

  • Napoli-Como, ose Conte kundër Fabregas: “Dy trajnerë të ndryshëm, por të njëjtë në një gjë”

    Napoli-Como, ose Conte kundër Fabregas: “Dy trajnerë të ndryshëm, por të njëjtë në një gjë”

    1 Nëntor 2025

    10:32

    Alfred Lleshi

    Arrigo Sacchi, legjenda e futbollit, komentoi për “Gazzetta dello Sport” ndeshjen Napoli-Como: “Të dyja ekipet luajnë futboll të bukur, agresiv, të guximshëm dhe proaktiv. Sulmojnë me 11 dhe mbrojnë po me 11, duke vlerësuar kolektivin. Krediti është i dy trajnerëve; Antonio Conte dhe Cesc Fabregas. Të ndryshëm në metoda, ndonjëherë edhe në interpretim, por të njëjtë në objektiv; fitore përmes lojës”.
    Për Conte: “E njoh prej mbi 30 vitesh, e kam pasur lojtar kur isha trajner kombëtareje. Shkruante gjithçka pas stërvitjeve, kurioz dhe i vendosur. Ka kulturë pune të jashtëzakonshme, arrin më të mirën nga lojtarët. Një mjeshtër, fenomen”.
    Për Fabregas: “Nuk e njoh personalisht, por shoh si luan Como. Vjen nga dy shkolla të mëdha; Arsenali dhe Barcelona. Ka mësuar shijen e lojës. Lojtarët e tij dinë gjithmonë çfarë të bëjnë, si të lëvizin dhe të dalin nga situatat e komplikuara. Meritën për rritjen progresive të Como e ka patjetër trajneri”.

  • Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

    Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

    Shkruan: Silvana Begaj Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë!As trupi, as shpirti, as mënyra si sheh botën.Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë i njëjtë.As kur flokët bien. As kur fillojnë të rriten sërish.Depresioni të ndjek si hija jote, trupi nuk është më i yti,mendimet bëhen rrugë të errëta që s’të çojnë askund.Nuk më ndodh mua!- mendon derisa Tetori roze nuk eshte vetem muaji i fjongove dhe sloganeve qe duken aq bukur. Tetori kthehet ne ulerimen qe cdo grua ka per detyre te kontrolloj gjendjen e saj, perfshire ketu dhe TY.Mendojmë: “Nuk më ndodh mua.”Deri ditën kur fjalët e mjekut : “Diagnostifikoheni me kancer” te drejtohen Ty.Dhe ti, Ti qe ke kaluar cdo dite duke u shqetesuar per te ardhmen, per shkollen, qerane, punen.. Cdo gje, por kurr per shendetin! Ke munduar se ke kohe per gjithcka.Por diagnostifikimi vjen vrullshem me operacione, trajtime, ilace…Pas nje trajtimi vjen trajtimi tjeter!Kur mbaron pyet veten :- A ia vlen? A ia vlen të njohësh ferrin për disa vite më shumë?Po ia vlen! Ia vlen se ti je e forte! Nëse jeta do të donte të të rrëzonte, duhej të kishte zgjedhur një kundërshtar tjetër!Une, nuk e fitova këtë luftë për t’u kthyer në të njëjtën grua! Dua të rilind, të jem më e bukur e më e fortë.Sepse kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë i njëjtë.Dhe nga ferri del vetëm ai që ka mësuar ta dojë dritën me gjithë shpirt.P.S: Ajo që shihni në foto nuk është paruke! Është kurora ime e mbijetesës!Silvana BegajShkruan: Silvana Begaj
     

  • Kosovë/ Konstituimi i Kuvendit, Lista Serbe propozon Sllavko Simiçin për nënkryetar, nuk merr votat e mjaftueshme

    Kosovë/ Konstituimi i Kuvendit, Lista Serbe propozon Sllavko Simiçin për nënkryetar, nuk merr votat e mjaftueshme

    Po mbahet seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Raportohet se Lista Serbe propozoi Sllavko Simiçin për nënkryetar, por nuk mori mjaftueshëm vota për t’i zgjedhur. 
    Simiçi mori 9 vota për, 54 kundër dhe 42 abstenime. Deri në tre herë Lista Serbe mund të propozojë kandidatin e njëjtë. 
    Në rast se Simiçi nuk merr në tre raunde votat e mjaftueshme, Lista Serbe mund të kalojë në propozimin e një emri tjetër.  Por, Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e tetë tetorit ka konstatuar se rregulli i propozimit të kandidatit të njëjtë deri në tre herë, në vetvete nuk mund të paraqet arsye për bllokim. 
    Kjo mund të shfrytëzohet nga Lista Serbe për të vazhduar me propozimin e njëjtë për më shumë se tre herë. 
     

  • Nisa – Nisi – Nishi, qytetet e lashtë të ilirëve me emra të njëjtë, nga parahistoria deri më sot

    Nisa – Nisi – Nishi, qytetet e lashtë të ilirëve me emra të njëjtë, nga parahistoria deri më sot

    Abdulla Mehmeti

    Shpalime historie

    NISA – NISI – NISHI, QYTETET E LASHTË TË ILIRËVE ME EMRA TË NJËJTË, NGA PARAHISTORIA DERI MË SOT

    NISA, Nisi-Nishi i Dardanisë së lashtë, Serbia e sotme;

    NISA*, qytet i lashtë i Parthinëve (ilirë), i njohur në lashtësi edhe me emrin Parthaunisa, në Turkmeninë e sotme;

    NISI, qytet i lashtë në More, shteti i sotëm i Greqisë;

    NISA**, qytet i lashtë i themeluar nga ilirët, në Francën e sotme;

    Etj.

    *Kështjellat Parthiane të Nisës përbëhen nga dy tregime të Nisës së Vjetër dhe të Re, që tregojnë vendndodhjen e një prej qyteteve më të hershme dhe më të rëndësishme të Perandorisë Parthiane, një fuqi e madhe nga mesi i shekullit III para erës sonë (ekspedita e Lekës së Madh në Lindje) deri në shekullin III të erës sonë. Ato ruajnë mbetjet e pagërmuara të një qytetërimi të lashtë, i cili kombinoi me mjeshtëri elementet e tij tradicionale kulturore me ato të perëndimit helenistik dhe romak (pellazg-ilir). Gërmimet arkeologjike në dy pjesë të lokalitetit kanë zbuluar arkitekturë të dekoruar në mënyrë të pasur, ilustruese e funksioneve shtëpiake, shtetërore dhe fetare. E vendosur në udhëkryq të akseve të rëndësishme tregtare dhe strategjike, kjo perandori e fuqishme formoi një pengesë për zgjerimin romak ndërsa shërbente si një qendër e rëndësishme komunikimi dhe tregtare midis lindjes dhe perëndimit, veriut dhe jugut.

    ** Nice (/niːs/ NEESS, French pronunciation: [nis] (listen); Niçard: Niça, classical norm, or Nissa, nonstandard, pronounced [ˈnisa]; Italian: Nizza [ˈnittsa]; Ligurian: Nissa; Ancient Greek: Νίκαια; Latin: Nicaea).

    (8 tetor 2022)

    * * *

    Shpalime historie

    VENDBANIME (QYTETE) TË TJERA TË LASHTA PELLAZGE-ILIRE ME EMRA TË NJËJTË: NISA (NYSA) – NISI – NISH ETJ.

    NISA, qytet i lashtë në shtetin e Polonisë së sotme (shih simbolin në stemën e qytetit, zambaku nga stemat e principatave dhe shteteve të lashta të ilirëve (Bosnia, Anzhuinët etj.);

    NYSA, qytet i lashtë në rajonin Krye (Caria) në Turqinë e sotme;

    NYSA, qytet i lashtë në rajonin Kapadokia në Turqinë e sotme;

    NISYROS, ishull në brigjet e detit Mesdhe të Turqisë së sotme;

    NISTROVË (Nistrojë), vendbanim (katund) i lashtë në rajonin e Rekës së Dibrës, Maqedonia Veriore e sotme;

    Etj.

    Sipas të gjitha gjasave, shumë qytete dhe vendbanime të lashta, emrat e të cilëve nga periudha e sundimit Romak (nga Roma Perëndimore dhe Roma Lindore), janë shënuar në dokumentet (burimet) e shkruara dhe në hartat e vjetra me emra të modifikuar: NICEA nga NISA (si edhe shumë qytete me emrin NICOPOL ose NICOPOLIS), për shkak të natyrës së gjuhës latine, si gjuhë zyrtare e atyre pushteteve, besojmë se edhe këto emra burimin e kanë te rrënja e fjalës në gjuhën shqipe të lashtë (pellazge-ilire): NIS-NISA-NISI.

    Qëllimi i paraqitjes së këtyre të dhënave nuk është shpjegimi i historisë së këtyre vendbanimeve, prejardhja (etimologjia) e emrave të tyre dhe ndryshimi i shumicës së emrave të këtyre vendbanimeve më vonë, varësisht se cilët popuj janë vendosur në ato vise dhe kanë krijuar identitete të reja etnike dhe shtetet e tyre. Qëllimi ynë është mbështetja dhe forcimi i tezës sonë, me sa më tepër dëshmi dhe burime, se cilat kanë qenë territoret e lashta ku kanë jetuar dhe sunduar fiset (popujt) pellazgë-ilirë, nga parahistoria, periudha antike dhe më vonë. Sipas emrave të njëjtë të vendbanimeve, rajoneve dhe qyteteve, pa edhe emërvendeve të tjera, krahinave, fushave, lumejve etj., popujt pellazgë-ilirë, prej të cilëve vetëm disa i kanë ruajtur tiparet e veçanta deri në ditët e sotme, siç janë shqiptarët, ndërsa disa popuj të tjerë me prejardhje të afërt me shqiptarët ende vazhdojnë hulumtimet dhe studimet, me ndihmën e burimeve të lashta historike, arkeologjike, gjuhësore (mbishkrimet), si edhe studimeve (analizat përmes ADN-së) në fushën e gjenetikës.

    Në këtë drejtim, secili person dashamir mundet dhe duhet ta jep kontributin e tij, duke e pasuruar dhe begatuar me të dhëna të tjera këtë përpjekje tonë dhe studiuesve të tjerë për ndriçimin sa më të plotë të historisë së lashtë të popullit shqiptar.

    Dhe, të mos harrojmë se, historitë politike dhe kishtare të popujve dhe shteteve të sotme janë të falsifikuara dhe imponuara, ndërsa historia shkencore është dritë hyjnore, që duhet të përhapet, është e vërteta që duhet të ndriçohet, shkruhet dhe mësohet, sot e në të ardhmen.

    (9 tetor 2022)

  • Votimi elektronik, zbulohen 43 raste me ID të njëjtë, 1.798 raste me shenja gishtash të përsëritura

    Votimi elektronik, zbulohen 43 raste me ID të njëjtë, 1.798 raste me shenja gishtash të përsëritura

    Përfundon kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve PEI të përdorur për identifikimin e votuesve përmes shenjave të gishtave dhe kartave të identitetit gjatë votimit të 11 majit. Kryqëzimi i të dhënave të regjistruara u krye në të gjitha qendrat votimit në shkallë vendi, pas ankimimeve dhe pretendimeve të PD-ADSHM për votime të duplikuara.
    Sipas informacionit nga ana e KQZ-së, rezulton se vetëm në 43 raste është përdorur ID e njëjtë, ndersa shenja gishti të njëjta janë në total 1798. Por kjo nuk do të thotë se automatikisht ka pasur votim të shumëfishtë.
    Mund të kenë qenë edhe tentativa të ripërsëritura për identifikim ose probleme teknike gjatë vendosjes së gishtit dhe kryerjes së procesit, por të suksesshme ose jo, nuk del nga raporti i KQZ. Në çdo rast numri i dublimeve është i papërfillshëm mbi totalin e 1.607.347 votimeve të regjistruara.
    Korça është qarku me numrin më të lartë ku rezultojnë shenja gishti të njëjta me 531, gati 1/3 e totalit, ndiqet nga Shkodra me 275, Kukës 146, Fieri me 140, Durrësi me 139 shenja gishti të njëjta,Tirana 116 e kështu me radhë sipas tabelës më poshtë.
    Rastet e ID të njëjta janë më të pakëta në qarqet e tjera, ku pas Tiranës me 12 raste, vjen Shkodra me 8.
    Një fenomen i ngjashëm u regjistrua edhe në zgjedhjet e vitit 2021 dhe zgjedhjet e vitit 2023, por edhe atëherë me shifra të papërfillshme.
    Votimi elektronik në zgjedhjet e 11 majit u bë në Bashkinë Vorë dhe njësinë nr. 10 në Tiranë.
    ID e njëjtë në më shumë se një votues – 43 raste:

    Tiranë – 12 raste
    Shkodër – 8 raste
    Fier – 6 raste
    Lezhë – 6 raste
    Korçë – 5 raste
    Dibër – 2 raste
    Durrës – 2 raste
    Kukës – 2 raste

    Shenja gishti e njëjtë në qendra të ndryshme – 1.798 raste:

    Korçë – 531 raste
    Shkodër – 275 raste
    Kukës – 146 raste
    Durrës – 139 raste
    Fier – 140 raste
    Dibër – 127 raste
    Tiranë – 116 raste
    Elbasan – 93 raste
    Vlorë – 83 raste
    Gjirokastër – 63 raste
    Berat – 67 raste
    Lezhë – 18 raste

  • KQZ mbyll analizën e PEI/ 43 ID të njëjta dhe 1.798 gjurmë gishti, pa prova përdorimi

    KQZ mbyll analizën e PEI/ 43 ID të njëjta dhe 1.798 gjurmë gishti, pa prova përdorimi

    Përfundon kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve PEI me shenjat e gishtave dhe karta të njëjta identiteti, në qendra të ndryshme votimit në shkallë vendi, pas ankimimeve dhe pretendimeve të PD-ADSHM.
    Sipas informacionit nga ana e KQZ-së, rezulton se në 43 raste është përdorur ID e njëjtë. Shenja gishti të njëjta në qendra votimi të ndryshme janë 1798. Por kjo nuk do të thotë se automatikisht ka pasur votim të shumëfishtë.
    Mund të kenë qenë edhe tentativa ose probleme teknike gjatë vendosjes së gishtit dhe kryerjes së procesit, por të suksesshme ose jo, nuk del nga raporti i KQZ.
    Berati evidentohet me 67 ID dhe shenja gishti të njëjta, Dibra me 127 shenja gishti të njëjta, Durrësi me 139 shenja gishti të njëjta, Fieri me 140, Korça me 531, Shkodra 275, Tirana 116 e kështu me radhë sipas tabelës më poshtë.
    Rastet e ID të njëjta janë më të pakëta në qarqet e tjera, ku pas Beratit vjen Tirana me 12 raste.
    ID e njëjtë:-Dibër 2-Durrës 2-Fier 6-Korçë 5-Kukës 2-Lezhë 6-Shkodër 8-Tiranë 12-Berat 67-Gjirokastër 0Shenjë gishti e njëjtë:-Berat 67-Dibër 127-Durrës 139-Elbasan 93-Fier 140-Gjirokastër 63-Korçë 531-Kukës 146-Lezhë 18-Shkodër 275-Tiranë 116-Vlorë 83

  • “Berisha e quan Shqipërinë ‘narkoshtet’”, Koçi ‘shpërthen’ ashpër: Tradhti ndaj vendit

    “Berisha e quan Shqipërinë ‘narkoshtet’”, Koçi ‘shpërthen’ ashpër: Tradhti ndaj vendit

    Deklarata e kreu të PD Sali Berisha në Bruksel gjatë një samiti në PPE, nga ku e quajti vendin tonë si të vetmin narkoshtet në Europë, për deputetin e PS Petro Koçi, është qëndrim racist ndaj shqiptarëve.

    I ftuar ditën e sotme në  një emision televziv, Koçi tha se deklarata e tij është e njëjtë sikur të ishte thënë nga një zëdhënës i presidentiti rus Vladimir Putin.
    ‘Mendoj se kjo e çon tek një qëndrim racist kundër shqiptarëve. Nëse i bashkohesh korit të atyre që e shohin shqiptarët si të keqen më të madhe kjo është tradhti ndaj vendit. Deklarata e tij ishin sikur ishte zëdhënës i Putinit. Dhe del ai dhe jep një alarm antishqiptar për të gjithë botën, sepse atje ka pasur prezencë të disa vendeve të ndryshme që janë pjesë e PPE’, tha ai.
    Koçi ka komentuar edhe deklaratën e Sali Berishës mbi përfshirjen e bandave dhe karteleve në procesin zgjedhor.
    ‘Që ta quash procesin e zgjedhjeve të inkriminuar dhe të flasësh për banda dhe kartele kjo është e tmerrshme. S’jemi këtu në Kolumbi apo në vende të tjera, kjo është që të damkosësh Shqipërinë si të jesh armik i saj’, tha ai.
    Teksa u ndal tek reforma në drejtësi, ai tha se PS ka qenë mbështetëse e reformës dhe e institucioneve SPAK dhe GJKKO.
    ‘Ne jemi një shoqëri ku korrupsioni është dukuri politike dhe sociale dhe nuk është çudi që të ketë element që janë të inkriminuar. Partitë politike nuk janë as gjykatë dhe as prokurori. Duhet që të bëjmë më shumë kujdes në sistemin përzgjedhës. Partia Socialiste ka treguar se është një nga garante e fortë të reformës në drejtësi të SPAK dhe të GJKKO edhe kur e ka pësuar vet, ka mbështetur funksionin e atyre institucioneve’, tha ai.
    Ai nuk do të jetë më deputet në Kuvend në shtator, por tha se Partia Socialiste duhet t’i përgjigjet fitores së fundit zgjedhore me modesti dhe përulësi.
    Sipas Koçit, edhe kryeministri Rama ka ndryshuar disa herë përbërjen e qeverisë, shumë drejtorë në qarqe e bashki kanë mbetur të pandryshuar dhe sipas tij aty nevojitet ndërhyrje.
    ‘PS këtij votëbesimi duhet që ti përgjigjet me modesti dhe përulësi. Unë nuk mendoj se ka arrogancë tek PS pas kësaj fitore. Mendoj se problemi i arrogancës nuk është tek superstruktura është poshtë, tek drejtorët e ndryshëm që në shumë raste kanë mbetur të njëjtë. Rama e ka ndryshuar qeverinë shumë herë dhe drejtorët në qarqe dhe në nivele bashkish janë të njëjtë dhe këtu duhet që të ndërhyrë për të bërë ndryshimin’, tha ai.
     

  • ‘Manipulimi i votave në Greqi’/ Kedhi: Votuesit nën presion për të votuar PS, kaligrafia e njëjtë në 50-60 fletë votimi

    ‘Manipulimi i votave në Greqi’/ Kedhi: Votuesit nën presion për të votuar PS, kaligrafia e njëjtë në 50-60 fletë votimi

    Nikola Kedhi, përfaqësues nga Departamenti “Brain Gain” në Partinë Demokratike, në një deklaratë për Syri Tv u shpreh se ka pasur një numër të konsiderueshëm fletësh votimi në Greqi me shenjën e njëjtë të ‘X’, çka ngre dyshime serioze për manipulimin e procesit zgjedhor.

     Kedhi theksoi se është e papranueshme që kaligrafi i njëjtë të shfaqet në 50-60 fletë votimi, duke shtuar se kjo mund të ndodhë vetëm në rastin kur votuesit janë anëtarë të një familjeje, por jo për një numër kaq të madh njerëzish.

    Sipas tij, kjo është një tregues se disa votues mund të kenë qenë nën presion për të shpallur se votuan për PS-në, dhe rezultati është shumë i paqartë, duke vënë në dukje një diferencë të madhe midis rezultateve të diasporës dhe atyre brenda vendit, veçanërisht për Vlorën.

    Deklarata:

    Ka pasur fletë votimi të shumta me shenjën e njëjtë të ‘X’. Tani, më thoni, cili është probabiliteti që të jetë e njëjta kaligrafi në 50-60 fletë votimi? E kuptojmë kur janë anëtarë të një familjeje, por jo për 50-60 persona të ndryshëm. Ka pasur raste të tjera kur ‘X’ ka qenë i shkarravitur. Këto janë sinjale që na bëjnë të kuptojmë se disa votues janë ushtruar presion për të deklaruar se votuan për ju, dhe, çuditërisht, kjo shenjë ‘X’ është e njëjtë për të gjithë për PS.

    Nga ana tjetër, për Vlorën është një kaos i plotë. Ka pasur një përqindje të caktuar për PS dhe PD, e cila është ruajtur në përgjithësi. Por këtu, jo vetëm që nuk janë ruajtur, por ka një diferencë të madhe mes rezultateve të diasporës në Greqi dhe atyre brenda vendit në Vlorë. Nëse në Vlorë PD është rreth 30%, në rezultatet e Greqisë arrijmë vetëm 14%, dhe e gjithë kjo shkon ende më poshtë. PS arrin të ketë 85-86% në të gjitha kutitë e votimit.

    Kjo është e pamundur nga ana statistikore.

  • Dështon për herë të tetë zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës

    Dështon për herë të tetë zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit të Kosovës

    Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për të gjashtë herë nuk mori mbështetjen për postin e kryeparlamentares.
    Kësaj radhe, ajo mori 54 vota për, 44 kundër dhe 3 abstenuan. Në seancat paraprake, për të kishin votuar 57 deputetë – por kësaj radhe disa deputetë të LVV-së munguan.
    Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe në shtatë seancat paraprake deputetët kanë arritur të kalojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës – miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve – por, kanë ngecur në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kreut të ri të organit legjislativ.
    Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar. Kandidatja e kësaj partie për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, në vazhdimet paraprake të seancës konstituive nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme. Ajo ka marrë vetëm 57 vota për apo katër më pak sesa kërkohen që të zgjidhet në këtë post.
    Para seancës, Faton Peci nga Partia Guxo – që në zgjedhje garoi në kuadër të listës së LVV-së – tha para nisjes së seancës të martën, se propozimi për kryeparlamentare mbetet i njëjtë edhe në vazhdim të seancës.
    Rashit Qalaj nga Partia Demokratike e Kosovës tha se nuk ka ndryshuar qëndrimin për Albulena Haxhiun.
    “Sa i përket PDK-së, Albulena Haxhiu nuk kalon”, tha ai, duke shtuar se i përket LVV-së që të ndërmarrë nismë që të gjendet një gjuhë e përbashkët që të ecet përpara.
    Para nisjes së seancës, Armend Zemaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës po ashtu tha se në këtë seancë hyjnë me qëndrimin e njëjtë, pra nuk do të votojnë për kandidaten e LVV-së për kryeparlamentare.
    Ai tha se LDK-ja nuk e ka mandatin për krijimin e institucioneve të reja dhe kjo detyrë bie mbi përgjegjësinë e LVV-së.
    “Kemi një heshtje të [kryeministrit në detyrë, Albin] Kurti dhe si duket i konvenon kjo situatë”, tha Zemaj.
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se si duket vazhdimi i së martës do të ketë fatin e njëjtë me shtatë seancat paraprake.
    “Nëse ndryshohet kandidati [për kryeparlamentar], sot do të votohet. Por, si duhet do të jemi në situatë të njëjtë”, tha ai për gazetarët para nisjes së seancës.
    Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se vota e tij dhe dy deputetëve të tjerë të partisë, do të jetë e njëjtë, pra abstenim për propozimin e Haxhiut.
    Ai tha se i takon LVV-së që të bëjë përpjekje maksimale për të formuar një shumicë parlamentare.
    “Shumica parlamentare nënkupton koalicion qeverisës edhe për Kuvend dhe Qeveri, kështu ka ndodhur edhe herën e kaluar”, tha ai.
    Nisma, sipas Limajt do të kontribuojë që të evitohen zgjedhjet e reja, “por jo me çdo kusht”.
    “Nëse nuk ka zgjidhje, ka zgjidhje tjetër, e ato janë zgjedhjet”, tha ai para nisjes së seancës.
    Partitë që legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë kanë thënë më herët se mosvotimi i kryeparlamentarit tregon se partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka votat në Kuvend as për kryeparlamentaren, e as për formimin e ekzekutivit të ri.
    Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë cilësuar Haxhiun si figurë përçarëse, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të japë votë për çdo emër të propozuar nga LVV-ja.
    PDK-ja dhe AAK-ja kanë kërkuar që LVV-ja të propozojë një emër tjetër për postin e kryeparlamentarit, një person, që sipas tyre, është figurë unifikuese, në mënyrë që t’i marrë votat e deputetëve të tyre.
    Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu është kandidate meritore dhe, përkundër se ka bërë thirrje për marrëveshje politike, ka hedhur poshtë mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër pos saj.
    Hekuran Murati nga LVV-ja në vazhdimin e fundit të seancës konstituive, të mbajtur më 27 prill, deklaroi se partia e tij mund të bëjë kompromis me partitë e tjera vetëm për kandidatët për nënkryetarë – që duhet të votohen pasi të zgjidhet kryeparlamentari – por, jo edhe për kryetarin e Kuvendit.
    Vetëm pas votimit të kryetarit të ri dhe pesë nënkryetarëve, procesi i legjislaturës së re do të konsiderohej i përmbyllur.
    Me konstituimin e Kuvendit do t’i hapej rruga formimit të ekzekutivit të ri.
    LVV-ja i ka fituar zgjedhjet me 42 për qind të votave, apo 48 ulëse në Kuvend. Por, edhe për formimin e Qeverisë asaj i duhen të paktën 61 vota të deputetëve.
    Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh.
    AAK dhe Nisma i fituan tetë ulëse, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit.

  • Dështon për të tetën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Dështon për të tetën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

    Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për të gjashtë herë nuk mori mbështetjen për postin e kryeparlamentares.Lexo edhe :Related Posts
    Kësaj radhe, ajo mori 54 vota për, 44 kundër dhe 3 abstenuan. Në seancat paraprake, për të kishin votuar 57 deputetë – por kësaj radhe disa deputetë të LVV-së munguan.

    Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe në shtatë seancat paraprake deputetët kanë arritur të kalojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës – miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve – por, kanë ngecur në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kreut të ri të organit legjislativ.
    Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar. Kandidatja e kësaj partie për postin e kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, në vazhdimet paraprake të seancës konstituive nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme. Ajo ka marrë vetëm 57 vota pro apo katër më pak sesa kërkohen që të zgjidhet në këtë post.
    Para seancës, Faton Peci nga Partia Guxo – që në zgjedhje garoi në kuadër të listës së LVV-së – tha se propozimi për kryeparlamentare mbetet i njëjtë edhe në vazhdim të seancës.
    Rashit Qalaj nga Partia Demokratike e Kosovës tha se nuk ka ndryshuar qëndrimin për Albulena Haxhiun.
    “Sa i përket PDK-së, Albulena Haxhiu nuk kalon”, tha ai, duke shtuar se i përket LVV-së që të ndërmarrë nismë që të gjendet një gjuhë e përbashkët që të ecet përpara.
    Para nisjes së seancës, Armend Zemaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës po ashtu tha se në këtë seancë hyjnë me qëndrimin e njëjtë, pra nuk do të votojnë për kandidaten e LVV-së për kryeparlamentare.
    Ai tha se LDK-ja nuk e ka mandatin për krijimin e institucioneve të reja dhe kjo detyrë bie mbi përgjegjësinë e LVV-së.
    “Kemi një heshtje të [kryeministrit në detyrë, Albin] Kurti dhe si duket i konvenon kjo situatë”, tha Zemaj.
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se si duket vazhdimi i së martës do të ketë fatin e njëjtë me shtatë seancat paraprake.
    “Nëse ndryshohet kandidati [për kryeparlamentar], sot do të votohet. Por, si duhet do të jemi në situatë të njëjtë”, tha ai për gazetarët para nisjes së seancës.
    Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se vota e tij dhe dy deputetëve të tjerë të partisë, do të jetë e njëjtë, pra abstenim për propozimin e Haxhiut.
    Ai tha se i takon LVV-së që të bëjë përpjekje maksimale për të formuar një shumicë parlamentare.
    “Shumica parlamentare nënkupton koalicion qeverisës edhe për Kuvend dhe Qeveri, kështu ka ndodhur edhe herën e kaluar”, tha ai.
    Nisma, sipas Limajt do të kontribuojë që të evitohen zgjedhjet e reja, “por jo me çdo kusht”.
    “Nëse nuk ka zgjidhje, ka zgjidhje tjetër, e ato janë zgjedhjet”, tha ai para nisjes së seancës.
    Partitë që legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë kanë thënë më herët se mosvotimi i kryeparlamentarit tregon se partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk i ka votat në Kuvend as për kryeparlamentaren, e as për formimin e ekzekutivit të ri.
    Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë cilësuar Haxhiun si figurë përçarëse, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do të japë votë për çdo emër të propozuar nga LVV-ja.
    PDK-ja dhe AAK-ja kanë kërkuar që LVV-ja të propozojë një emër tjetër për postin e kryeparlamentarit, një person, që sipas tyre, është figurë unifikuese, në mënyrë që t’i marrë votat e deputetëve të tyre.
    Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu është kandidate meritore dhe, përkundër se ka bërë thirrje për marrëveshje politike, ka hedhur poshtë mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër pos saj.
    Hekuran Murati nga LVV-ja në vazhdimin e fundit të seancës konstituive, të mbajtur më 27 prill, deklaroi se partia e tij mund të bëjë kompromis me partitë e tjera vetëm për kandidatët për nënkryetarë – që duhet të votohen pasi të zgjidhet kryeparlamentari – por, jo edhe për kryetarin e Kuvendit.
    Vetëm pas votimit të kryetarit të ri dhe pesë nënkryetarëve, procesi i legjislaturës së re do të konsiderohej i përmbyllur.
    Me konstituimin e Kuvendit do t’i hapej rruga formimit të ekzekutivit të ri.
    LVV-ja i ka fituar zgjedhjet me 42 për qind të votave, apo 48 ulëse në Kuvend. Por, edhe për formimin e Qeverisë asaj i duhen të paktën 61 vota të deputetëve.
    Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh.
    AAK dhe Nisma i fituan tetë ulëse, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit./rel