Zjarr mbi fshatrat e Pogradecit, vështirësi për të neutralizuar flakët
Një vatër zjarri është aktivizuar pak minuta më parë në një sipërfaqe me shkurre mbi fshatin Hudënisht të Pogradecit. Aktualisht vatra është aktive ndërsa kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të Pogradecit. Duke qenë se tereni është malor, ka vështirësi në ndërhyrje për të neutralizuar flakët të cilat po mbështeten edhe nga era. Top Channel
Situata e zjarreve në vend, raporton Ministria e Mbrojtjes: 26 vatra në 24 orë, të gjitha janë neutralizuar
Në 24 orët e fundit, në vend janë raportuar 26 vatra zjarri, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Ministria deklaroi se të gjitha vatrat janë neutralizuar. Situata e zjarreve në rang vendi Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri, të cilat janë neutralizuar të gjitha, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në […]