“Po t’i pyesësh serbët sot, janë bërë pishman që e zhvilluan ndeshjen në Leskovac”, Alliu: Kishin frikë e terrorit nga tifozët, por i vuri në terror Kombëtarja jonë
Zhvillimi i ndeshjes në Leskovac hapi jo pak diskutime në opinionin sportiv, teksa më parë ishte bërë e ditur se loja do të luhej në Beograd. Ndryshimi i stadiumit mendohej se do të favorizonte më tepër Serbinë, por kjo nuk rezultoi e vërtetë. Ilirjan Alliu është shprehur në studion e emisionit “Mega Sport” në “A2 […]
VIDEO/ Holanda nuk ndal ritmin, goleadë ndaj Finlandës në kualifikueset e botërorit
Holanda nuk ndal ritmin, teksa në shtëpi, në ndeshjen kualifikuese të botërorit, fitoi 4-0 ndaj Finlandës. “Tulipanët” shënuan 3 herë në pjesën e parë, me anë të autorëve të ndryshëm. Malen, Van Dijk dhe Depay vendosën ndeshjen në “shinat” e duhura që në fraksionin e parë. Në pjesën e dytë, Gakpo vendosi emrin në listën […]
Kombëtarja e futbollit i rikthehet stërvitjes në Tiranë pas fitores historike në Serbi
Kombëtarja shqiptare është rikthyer në stërvitje pas fitores së madhe ndaj Serbisë mbrëmjen e djeshme në Leskovac dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen miqësore me Jordaninë, e programuar të luhet të martën, më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00. Trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë në stërvitjen e sotme. […]
I shënoi Serbisë, Mitrovica dedikon muralen e parë për Rey Manajn
12 Tetor 2025 11:37 Telesport Rey Manaj u kthye në heroin e Kombëtares pasi shënoi golin e fitores në ndeshjen ndaj Serbisë në Leskovac. E gjithë tifozeria shqiptare e ka ngritur në piedestal sulmuesin nga Lushnja, ndërsa në Mitrovicë atij i është kushtuar një murale, raporton Euronews. Në muralen e realizuar, Rey Manaj është paraqitur […]
Duka: Prisni edhe pak, sepse Botërori është një malore e madhe
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka përshëndetur fitoren e Kombëtares kundër Serbisë, në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Leskovacit. Në një lidhje live për A2 CNN, Duka tha se ndeshja ishte një sfidë me ngarkesa të mëdha psikologjike. Ai shtoi gjithashtu se kualifikimi në Botëror nuk është i pamundur, teksa theksoi […]
Stuhia e shkarkimeve i prek të gjithë, Serbia i besohet ish lojtarit të Juves, Mirkoviç
Fitorja e Shqipërisë në Leskovac shkarkon “tëmet” te kampi serb, ekipi i besohet trajnerit të të rinjëve. Dorëheqja e Dragan Stojkoviç është pranuar nga FFS, që do të thotë se ish legjenda e futbolit të luajtur nuk do të udhëtojë sot drejt për ndeshjen me Andorrën. Madje jo vetëm ‘Piksi’ por dhe bashkëpunëtorët e tij […]
Shqipëria mund Serbinë në shtëpi, fitorja e djemve kuq e zi tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare
Kombëtarja Shqiptare ka shënuar golin e fitores në ndeshjen e futbollit kundër Serbisë (0-1), e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës në Futboll 2026. Kjo fitore ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare AFP Trajneri i ekipit kombëtar serb të futbollit, Dragan Stojkoviç, njoftoi dorëheqjen e tij dje në mbrëmje pas një humbjeje […]
“Kosova është Serbi”, FFK reagon ndaj thirrjeve anti-Kosovë në ndeshjen Serbi–Shqipëri: Bien ndesh me frymën sportive
Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar për thirrjet kundër Kosovës që u bënë në ndeshjen Serbi – Shqipëri. FFK-ja përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale i ka dënuar ashpër thirrjet anti-Kosovë. “FFK dënon thirrjet kundër Kosovës dhe banderolat provokuese në ndeshjen Serbi – Shqipëri. Federata e Futbollit e Kosovës dënon ashpër thirrjet në […]
Serbia nuk kalon, Shqipëria fiton 0 me 1
Shqipëria ka fituar ndeshjen në Serbi. Golin e vetëm e ka shënuar Rei Manaj, i cili në ndeshjen e qershorit në Tiranë po përballë Serbisë, humbi një penallti. Me fitoren e sotme Shqipëria forcon pozitat në grup duke rritur shanset për t’u kualifikuar në Botëror.
Tensionet marrin fund/ Goditet topi i parë në ndeshjen Shqipëri-Serbi e vlefshme për botërorin
Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të kësaj fushate kualifikuese, ku në Leskovc përballet me Serbinë, një duel direkt për vendin e dytë në Grupin K që të dërgon në “Play Off”-et e Botërorit. Sipas asaj që mëson gazetari Endi Tufa, Sylvinho i ka besuar rreshtimit të tij “bazë” 4-3-3, formacion që u zyrtarziua më […]