Tag: minutën

  • Sporting “viktima” e radhës për Bayern Munich, Lennart Karl shkruan historinë në Champions League (video)

    Sporting “viktima” e radhës për Bayern Munich, Lennart Karl shkruan historinë në Champions League (video)

    Bayern Munich ka fituar 3-1 ndaj Sporting Lisbon për javën e gjashtë të Champions League, në sfidën e luajtur në “Allianz Arena”. Bavarezët e nisën vrullshëm takimin duke gjetur golin që në minutën e 6-të me Lennart Karl, por festa e tyre shkoi kot. Goli u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola, spektakli ishte lënë i gjithi për pjesën e dytë.
    Fillimisht portugezët gjetën avantazhin në minutën e 54-të, ku pas një aksioni të shpejtë, pasimi i Joao Simoes devijohet nga Joshua Kimmich në portën e tij. Në minutën e 65-të, Bayern barazon shifrat. Michael Olise kroson nga këndi, Serge Gnabry i lënë komplet i lirë nga futbollistët e Sportingut, e ka shumë të lehtë të shtyjë topin në rrjetë.
    Në minutën e 69-të ishte radha e “diamantit” të ri të bavarzërve, Lennart Karl, i cili shënoi një gol tejet të bukur, pas pasimit të parrë nga Konrad Laimer. Me golin e sotëm, Lennart Karl është bërë lojtari më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon në tre ndeshje radhazi të UCL. Ai është vetëm 17 vjeç e 290 ditë.
    Në minutën e 77-të, ishte radha e Jonathan Tah për të gjetur golin. Pas një skeme të nisur nga goditja e dënimit nga Joshua Kimmich, ky i fundit kroson në zonë, Gnabry asiston me kokë, Tah dërgon topin në rrjetë.
    Pas kësaj fitoreje, Bayern renditet në vendin e dytë me 15 pikë në 6 ndeshje, aq sa ka Arsenal, por me një ndeshje më pak. Sporting Lisbon momentalisht rënditet në vendin e 9-të me 10 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • “Poker” ndaj Wolverhampton, Man.United shfaq “shenja jete”, Amorim: Duhet të arrijmë 20 fitore radhazi

    “Poker” ndaj Wolverhampton, Man.United shfaq “shenja jete”, Amorim: Duhet të arrijmë 20 fitore radhazi

    Man.United vijon sezonin me ulje-ngritje të forta, por suksesit me “poker” golash ndaj Wolverhampton i jep pak frymëmarrje, i afron “djajtë e kuq” me “zonën euro”. Ekipi i Amorim gjeti golin e avantazhit në minutën e 25-të, ku një gafe në mbrojtjes e “ujqërve” i dha mundësinë Bruno Fernandes të shënonte golin e parë. Vendasit iu kundërpërgjigjen në fundin e pjesës së parë duke barazuar shifrat në 1-1.
    Në fraksionin e dytë, Man.United mori totalisht kontrollin e lojës dhe në minutën e 51-të, Mbeumo u shërbye saktë nga Dalot duke rikthyer edhe një herë “djajtë e kuq” në avantazh. Stafetën më pas e mori Bruno Fernandes, me kapitenin që dhuroi një super asist për Mount, me këtë të fundit që fluturimthi brenda në zonë dërgoi shifrat në 1-3. Në fund, në minutën e 82-të, United fitoi një 11-metërsh për prekje të topit me dorë në zonë. Nga pika e bardhë, Bruno Fernandes u tregua i saktë duke kompletuar “pokerin” e golave, një sukses që ngjit Man.United në vendin e 6-të në kuotën e 25 pikëve.

    Amorim shijon këtë trepikësh, por tekniku i United nuk dëshiron të ndalet këtu, në sytë e tij, ekipi duhet të ndërtojë një cikël fitues: “Duhet të kemi vazhdimësi. Objektivi është të ndërtojmë një mentalitet fitues, të arrijmë 20 fitore radhazi. Çdo ndeshje, çdo seancë stërvitore duhet të na dërgojë në këtë drejtim”, u shpreh Amorim.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Elbasani fiton duelin e kreut me Vllazninë, Egnatia ngjitet e dyta, Dinamo e treta

    Elbasani fiton duelin e kreut me Vllazninë, Egnatia ngjitet e dyta, Dinamo e treta

    Adriatik BALLA
    Java e 15-të e Kategorisë Superiore, quajtur edhe “Abissnet Superiore”, mbylli dje ndeshjet e saj, ku pati rezultate interesante por edhe të papritura të shumta. Në tërësi fituan skuadrat e mëdha dhe të kreut, duke dominuar skenën futbollistike në garë por njëherësh pati edhe derbi që i dhanë Partizanit të drejtën të ikë nga fundi e të afrohet me grupin e “Final Four”, pasi të dielën të kuqtë mposhtën rivalen e tyre historike, Tiranën, me rezultatin 2-0. Ndërkohë, dje u luajtën tre ndeshje, ku e para në radhë ishte ajo mes Egnatias dhe Vorës, fituar nga rrogozhinasit 2-0 dhe që me trepikëshin e djeshëm arrijnë të forcojnë pozitat e tyre në grupin kryesues. Ndeshje mjaft e vështirë dje ishte ajo mes Elbasanit dhe Vllaznisë, që ishte një përplasje mes dy kryesuesve të garës. Në fakt, Vllaznia u penalizua që në fillim të lojës së djeshme, pasi Gjini me dy kartonë të verdhë në pak minuta u detyrua të lëshonte fushën e lojës me karton të kuq, duke e lënë Vllazninë me 10 vetë në fushë. Të gjendur në epërsi numerike, elbasanasit e patën më të lehtë në këtë ndeshje. Pjesa e parë, në fakt, u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0. Por me fillimin e pjesës së dytë Elbasani gjeti golin me anë të Blaise Tsague. Ky rezultat nuk ndryshoi deri në fund dhe elbasanasit morën një trepikësh me shumë vlera për vazhdimësinë e garës, pasi mundën një rival direkt për kreun dhe tani kryesojnë të vetëm me 29 pikë, ndjekur nga Egnatia me 28, e më pas Dinamo me 26 pikë. Vllaznia zbret në vend të katërt me 25 pikë.
    Dinamo, “nëndetësja” mposht Flamurtarin
    Dinamo e bëri si duhet detyrën dje në Vlorë përballë Flamurtarit, duke fituar dhe duke marrë tri pikë të çmuara në garën për titull. Ishte Vila që shënoi golin e parë në minutën e 29-të, pothuajse në aksionin e parë sulmues serioz që bënë dinamovitët në portën vlonjate. Pjesa e parë do të mbyllej 1-0 për kryeqytetasit, kurse në pjesën e dytë, kur duhej të reagonte Flamurtari, ndodhi e kundërta. Kështu, Dinamo e kontrolloi lojën dhe arriti madje të shënonte edhe golin e sigurisë, me anë të Qefalijës në minutën e 78-të. Por “nëndetësja” doli përfundimisht mbi “ujë” në minutën e 87-të, kur Xhejms shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren e thellë të Dinamos dhe ngjitjen e saj në vend të tretë, me 26 pikë, duke qenë kështu në pozita të pretendojë titullin.
    Egnatia nuk fal, mposht Vorën dhe vijon rivalitetin për kreun
    Ndërkohë që dueli Elbasani-Vllaznia shihej dje si përplasje për kryesimin, duket se kjo gjë favorizoi një tjetër skuadër rivale për titullin, Egnatia, e cila e bëri si duhet detyrën e saj përballë Vorës, duke marrë tri pikë të vyera në rrugëtimin ambicioz të saj në këtë edicion futbollistik në Kategorinë Superiore. Kampionët në fuqi kanë fituar tani edhe përvojë dhe kanë një grup të mirë që dinë të marrin rezultatin e duhur në kohën e duhur. Kështu, Egnatia rikthehet te fitorja në kampionat, teksa mposhti Vorën me rezultatin 2-0, në duelin që rrogozhinasit e patën nën kontroll, thuajse gjatë gjithë sfidës. Për golin e avantazhit do të mendonte Albaneze, në minutën e 51-të, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë së fituar nga Buriç. Goli i qetësisë do të vinte nga Ndreca në minutën e 68-të. Ky ishte triumfi i tetë në 15 javë për Egnatian, që ka arritur të sigurojë 28 pikë.

  • Elbasani nuk fal në shtëpi, Vllaznia në krizë. Dinamo me fitore të madhe në Vlorë

    Elbasani nuk fal në shtëpi, Vllaznia në krizë. Dinamo me fitore të madhe në Vlorë

    Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të javës së 15-të në Abissnet Superiore. Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja ka marrë një fitore të madhe në Vlorë, ku fitoi 0-3 në transfertë ndaj Flamurtarit. Në aksionin e tyre të parë të rrezikshëm, kryeqytetasit gjetën golin me Lorenco Vilën, i cili shënoi pas asistit të Nezirit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Dinamon.
    Goli i qetësisë për “Blutë” do të vinte në minutën e 77-të, ku Klevi Qefalija do të shënonte pas një topi të humbur nga mbrojtja vendase. I sapofuturi në fushë, Aniekan James, vulosi fitoren e Dinamos 0-3 me golin e tij në minutën e 87-të.
    Në “Elbasan Arena”, Elbasani fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë, duke treguar që do të jenë një “kockë e fortë” për secilin kundërshtar, sidomos në ndeshjet në shtëpi. Në minutën e 26-të, Bajrami dhe Gjini ndalojnë në mënyrë të parregullt Tsague-n, arbitri jep karton të verdhë për Gjinin, që ishte i dyti në pak minuta dhe mbrojtësi detyrohet të lërë fushën e lojën. Protesta nga shkodranët, të cilët kërkonin ndëshkimin e Bajramit dhe jo të Gjinit.
    Përsa i përket rasteve, të dyja ekipet patën mundësitë e tyre në pjesën e parë, por pa arritur ti finalizonin me gol. Në minutat 9′, 10′, shkodranët patën dy raste të mira me Kastratin dhe Kallakun. Në minutën e 34-të, Elbasani pati një rast të mirë me Tsague. Rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë.
    Verdheblutë e nisin në mënyrë perfekte pjesën e dytë, duke gjetur direkt golin që në aksionin e parë me Tsague, i cili shënoi me një goditje të fuqishme me të majtën brenda zonës.
    Në minutat 63′ dhe 64′, shkodranët patën dy mundësi të mira me Kastratin dhe Qaton, por pa arritur të finalizoheshin me gol. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Elbasani fiton 1-0.
    Më herët, Egnatia bëri detyrën në shtëpi duke mundur 2-0 Vorën, me golat e Alessandro Albanese nga penalltia dhe Edison Ndrecës, në pjesën e dytë.
    Renditja në Superiore pas 15 javësh është si më poshtë:

  • Real “sheh makthe”, Celta Vigo mund madrilenët në “Bernabeu”, Alonso: S’më pëlqeu arbitrimi

    Real “sheh makthe”, Celta Vigo mund madrilenët në “Bernabeu”, Alonso: S’më pëlqeu arbitrimi

    Real Madridi kalon një tjetër natë të zezë në “Bernabéu”, duke u mposhtur 0-2 nga Celta Vigo. Megjithëse fillimi ishte premtues për madrilenët, me raste të rrezikshme nga Arda Güler, Bellingham dhe Vinicius, portieri Radu u shfaq në formë të shkëlqyer, duke mbajtur të paprekur portën e miqve.
    Pjesa e dytë solli zhgënjimin më të madh për skuadrën e Xabi Alonsos. Në minutën e 54-t, Williot Swedberg befasoi të gjithë me një gol të bukur me thembër, që i dha avantazhin Celtës. Situata u përkeqësua edhe më shumë për Realin në minutën e 63-të, kur Fran Garcia u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhave.

    Me një lojtar më pak, madrilenët humbën dy mundësi të pastra me Mbappé dhe Gonzalo Garcia, ndërsa nervozizmi kulmoi me përjashtimin e dytë, këtë herë për Alvaro Carreras në minutat shtesë. Dhe pikërisht në sekondat e fundit, Swedberg shënoi edhe golin e dytë, pasi shmangu Courtois dhe dërgoi topin në rrjetë për 2-0.
    Celta del me tre pikë të arta dhe ngjitet pranë zonës europiane, ndërsa Real Madrid zhytet në kaos: presioni mbi Xabi Alonson rritet, skuadra mbetet katër pikë pas Barcelonës dhe rrezikon të parakalohet nga Villarreal, që ka një ndeshje më pak. Vetë tekniku spanjoll në fund të takimit u mundua të gjej alibi tek mungesat kreysisht dalja e Militaso për shkak dëmtimi, por edhe te vendimet e arbitrit, sidomos kartoni i kuq i Carreras. “Nuk më pëlqeu, vendimet e arbitrit ishin të diskutueshme”, ishin fjalët e teknikut spanjoll.

  • Juventusi dështon në Napoli, të kaltrit e Kontes marrin kreun e Serisë A

    Juventusi dështon në Napoli, të kaltrit e Kontes marrin kreun e Serisë A

    Mbrëmjen e sotme është zhvilluar një nga ndeshjet më të rëndësishme të Serisë A. Napoli ka pritur Juventusin në shtëpi, ku e ka mposhtur me shifrat 2-1.
    Të kaltrit e kanë gjetur shpejt rrugën e rrjetës. Hojlundi tundi rrjetën që në minutën e 7, duke zhbllokuar kështu herët takimin. Jëlldizi riktheu baraspeshën në minutën e 59, por në të 78-n ishte përsëri Hojlundi ai që ndëshkoi bardhezinjtë dhe i dha fitoren Napolit.
    Të kaltrit e Kontes arrijnë tashmë në kuotën e 31 pikëve, duke marrë kreun e renditjes në Serinë A. Kujtojmë se titullar në sfidën e sotme ishte edhe Amir Rrahmani, ndërsa në kampin bardhezi Zhegrova u aktivizua në minutën e 82-të./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Triumfi i dytë radhazi në Bundesligë, Dortmund mund Hoffenheim

    VIDEO/ Triumfi i dytë radhazi në Bundesligë, Dortmund mund Hoffenheim

    Dortmund merr fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa kaloi me shifrat 2-0 pengesën e Hoffenheim. Nga një gol për secilën pjesë mjaftuan për të besuarit e Kovac, për të marrë këtë sukses në shtëpi.Pjesa e parë u vendos nga një gol i Brandt, në minutën e 43-të. Goli i dytë mban firmën e Schlotterbeck, në minutën e 60-të.
    Verdhezinjtë e vendit të 3-të do të përballen në ndeshjen tjetër ndaj Freiburg. Hoffenheim i vendit të pestë pret Hamburgun.

  • Napoli nuk fal në shtëpi, mposht Juventusin dhe ngjitet në krye (video)

    Napoli nuk fal në shtëpi, mposht Juventusin dhe ngjitet në krye (video)

    Kryesfida e javës së 14-të në Serie A, Napoli-Juventus, është mbyllur 2-1 për vendasit. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte gjeti avantazhin që në minutën e 7-të, ku pas një pasimi të Giovanni Di Lorenzo për David Neres, baraziliani futet bukur në zonë dhe asiston për Rasmus Hojlund, danezi shtyn topin në rrjetë.
    Në minutën e 26-të, Napoli i afrohet golit me Di Lorenzo-n, por goditja me kokë e kapitenit grushtohet me vështirësi nga Di Gregorio. Në minutat në vazhdim nuk pati asnjë rrezik serioz për të dyja ekipet. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Napolin.
    Barazimi i bardhezinjve do të vinte në minutën e 59-të, pas një aksioni të shpejtë, ky Kenan Yildiz gjeti rrjetën pas asistit të Weston McKennie.
    Në minutën e 78-të, Napoli gjeti sërish avantazhin me Hojlund. Neres kroson në zonë, McKennie nuk largon siç duhet, Hojlund dërgon me kokë topin në rrjetë. Një paraqitje fantastike nga braziliani Neres, i cili ishte edhe lojtari më i vlerësuar për këtë takim.
    Rezultati final, 2-1 për Napolin. Pas kësaj fitoreje, Napoli kryeson renditjen me 31 pikë, ndërsa Juventus mbetet në vendin e 7-të me 23 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Real Madrid turpërohet në shtëpi, Alonso duket i dorëzuar (video)

    Real Madrid turpërohet në shtëpi, Alonso duket i dorëzuar (video)

    Real Madrid ka zhgënjyer duke u mundur 0-2 nga Celta Vigo në “Santiago Bernabeu”, për javën e 15-të në La Liga. Në minutën e 24-të, Eder Militao lë fushën e lojës i dmëtuar dhe në vend të tij futet Antonio Rudiger. Pavarësisht përpjekjeve për të gjetur golin nga të dy ekipet, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
    Miqtë e nisën shumë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin pas një aksioni të shpejtë, ku Swedberg shënoi me pjesën e pasme të këmbës pas asistit perfekt të Bryan Zaragoza.
    Gjërat do të vështirësoheshin akoma edhe më shumë për madrilenët, ku Fran Garcia mori dy kartonë të verdhë brenda një minuti për faull ndaj kundërshtarit, duke e lënë ekipin me 10 lojtarë që nga minuta e 64-të. Xabi Alonso-n nuk e mban dot vendi dhe nuk e fsheh dot zhgënjimin dhe acarimin ndaj lojtarit të tij.
    Trajneri bask u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 73-të, për shkak të pakënaqësive ndaj gjykimit. Alonso ishte shumë i tensionuar sot, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes.
    Në minutat shtesë Swedberg gjeti sërish rrjetën, pas një kundërsulmi, duke vulosur përfundimisht fitoren 0-2 për Celta Vigo-n. Pas kësaj humbjeje, Real Madrid mbetet në vendin e dytë me 36 pikë, 4 pikë më pak se Barcelona. Ndërkohë, Celta Vigo rendtiet e 10-ta me 19 pikë.

  • Vendos goli i Hojlund, Napoli e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Juventusit (video)

    Vendos goli i Hojlund, Napoli e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Juventusit (video)

    7 Dhjetor 2025

    21:31

    Telesport

    Kryesfida e javës së 14-të në Serie A, Napoli-Juventus, është mbyllur 1-0 për vendasit pas 45 minutave të para në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
    Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte gjeti avantazhin që në minutën e 7-të, ku pas një pasimi të Giovanni Di Lorenzo për David Neres, baraziliani futet bukur në zonë dhe asiston për Rasmus Hojlund, danezi shtyn topin në rrjetë.
    Në minutën e 26-të, Napoli i afrohet golit me Di Lorenzo-n, por goditja me kokë e kapitenit grushtohet me vështirësi nga Di Gregorio. Në minutat në vazhdim nuk pati asnjë rrezik serioz për të dyja ekipet. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Napolin.
    SHIHGOLAT