Partizani ka fituar derbin e dytë të kryeqytetit për këtë sezon, duke mposhtur 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”.
Sfida e vlefshme për javën e 15-të të Superiores foli për “Demat”, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 7’ të takimit me anë të Human.
Bardheblutë u munduan të reagonin, por sulmet e njëpasnjëshme të “Demave” nuk i dhanë mundësitë e duhura të besuarve të Nuhiut.
Goli i dytë erdhi në minutën e 66’, kur Skuka i vetëm përballë Tafas çoi topin drejt rrjetës dhe i dha goditjen e “KO” bardhebluve.
Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e 6-të, 3 pikë larg zonës së “Final 4”.
Nga ana tjetër, Tirana vijon të qëndrojë në vendin e fundit me vetëm 7 pikë, ku makthet e Kategorisë së Parë nuk largohen.
Tag: minutën
-

Partizani fiton derbin dhe i afrohet “Final Four”, Tirana në rënie të lirë (video)
Derbi i dytë i kryeqytetit për këtë sezon i takon Partizanit. Të kqutë kanë fituar 0-2 ndaj Tiranës, në derbin e luajtur në “Air Albania”. Supersfida është zhbllokuar pas vetëm 7 minutash lojë. Pas një krosimi në zonë të Ismailit dhe devijimit të topit me kokë, Human i gjendur i pamarkuar në zonë, dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 22-të, Partizani kishte një mundësi të mirë për të dyfishuar shifrat me Tomën, por goditja e tij përfundon në pjesën e jashtmë të shtyllës.
Në minutën e 38-të, goditje dënimi në një pozicion shumë të favorshëm për Tiranën. Godet Rimal Haxhiu, në mënyrën më të keqe të mundshme, topi përfundon shumë larg kuadratit. Pjesa e parë 0-1 për Partizanin.
Pjesa e dytë nis më mirë për Tiranën, që ka një tjetër mundësi të mirë nga goditja e dënimit, por topi i lartë i tij përfundon në duart e portierit Qirko. Në minutën e 66-të, Xhuliano Skuka i sapofutur në fushë, në aksionin e tij të parë, gjen golin dhe i jep Partizanit avantazhin e dyfishtë.
Pas kësaj fitoreje, Partizani renditet në vendin e 6-të me 20 pikë, tre pikë më pak se Teuta e vendit të katërt që të dërgon në “Final Four”. Tirana mbetet në vendin e fundit me vetëm 7 pikë.
SHIKOGOLIN2
SHIKOGOLIN1 -

VIDEO/ Arbër Hoxha nuk ndalet, shihni golin që shënoi në minutën e 102-të
Arbër Hoxha ka shënuar sërish për Dinamo Zagreb në Kroaci, duke lënë gjurmë edhe në sfidën e kësaj fundjave.
Dhe për më tepër goli erdhi ndaj rivalëve historik të Hajduk Split, për të vendosur barazpeshën në minutën e 102-të.Festa më pas ishte e çmendur.
Të dy golat e ndeshjes së vlefshme për javën e 16-të të kampionatit kroat u shënuan në pjesën e dytë. Rezultati 1-1 ndërkohë i buzëqesh Dinamos së Zagrebit, që mbetet në krye të renditjes.
Ishin akorduar 13 minuta shtesë në fundin e kohës së rregullt. Vetë Hoxha shënoi në minutën e 102-të, pasi u pozicionua ku duhet për të shënuar golin më të rëndësishëm.
Hoxha është lojtari i momentit te Dinamo Zagreb. Sulmuesi i Kombëtares po e udhëheq në garën për titull, ndërsa deri tani numëron gjashtë gola dhe dy asistimeve. Hoxha po ashtu ishte me fat, duke qenë se dëmtimi i ndeshjes së fundit nuk rezultoi asgjë serioze.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Leo Messi ia del, Inter Miami fiton Kupën e MLS-së (video)
6 Dhjetor 2025
22:49
Telesport
Inter Miami mposhti 3-1 Vancouver Whitecaps në finalen e amdhe në “Chase Stadium” në Florida dhe fiton Kupën e MLS-së. Finalja u zhbllokua që në minutën e 8-të, ku pas një aksioni të shpejtë të Inter Miami, Tadeo Allende pason në zonë për të gjetur shokun e skuadrës, por Edier Ocampo e dërgon atë në portën e tij. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Inter Miami. Thomas Muller & Co kanë edhe 45 minuta të tjerë në dispozicion për të ndryshuar fatin e kësaj finaleje.
Barazimi i Vancouver Whitecaps do të vinte në minutën e 60-të, ku Ali Ahmed do të shënonte me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës. Në minutën e 71-të, Inter Miami gjen sërish avantazhin. Këtë herë me Rodrigo de Paul, i cili shënoi pas asistit që mori nga Leo Messi. SHIKOGOLIN
Goli që do të vuloste fitoren e madhe do të vinte në minutën e 90+6, nga Tadeo Allende, i cili mori një asist fantastik nga Leo Messi, pas kombinimit të përkryer me Jordi Alba-n. Rezultati final 3-1 për Inter Miami. Leo Messi fiton kështu trofeun e 48-të në karrierë. SHIKOGOLIN -

Bilbao fiton në frymën e fundit ndaj Atl. Madridit, PSG me “manita”. Verona “leksione” Atalantës (video)
Athletic Bilbao ka fituar 1-0 ndaj Atletico Madridit në “San Mames” për javën e 15-të në La Liga. Golin vendimtar të takimit e shënoi Alex Berenguer me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të marrë nga Nico Williams.
Pas kësaj fitoreje, Bilbao ngjitet në vendin e shtatë me 23 pikë, Atletico Madrid që merr humbjen e dytë rresht brenda pak ditësh, pasi në mesjavë u mund nga Barcelona, renditet në vendin e katërt me 31 pikë.
SHIKOGOLAT
Në Serie A, Verona ka rigjetur fitoren pas shumë javësh, pasi sot mundi në Bentegodi 3-1 Atalantën. Golat për vendasit u shënuan nga Belghali 28′, Giovane 36′ dhe Bernede 71′. Për bergamaskët golin e vetëm e shënoi Gianluca Scamacca në minutën e 80′ nga pika e bardhë e penalltisë.
Atalanta është shumë larg asaj që kemi parë në sezonet e fundit, duke u renditur në vendin e 12-te me 16 pikë, shumë larg zonës së Europës, ndërsa Verona e parafundit me vetëm 9 pikë.
SHIKOGOLAT
Në Ligue 1, pas humbjes së kaluar 1-0 ndaj Monaco, PSG është rikthyer sot te fitorja. Parizienët fituan 5-0 ndaj Rennes në “Parc des Princes”, për javën e 15-të në Ligue 1. Serinë e golave e hapi Kvaratskhelia në minutën e 28-të, gjeorgjiani shënoi një gol shumë të bukur, pas asistit të marrë nga Lucas Hernandez.
Mayulu dyfishoi shifrat në minutën e 38-të, pas një kombinimi të bukur me Bradley Barcola dhe Joao Neves. Në minutën e 67-të, Kvaratskhelia shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për PSG-në, pasi një topi të humbur brenda në zonën e tyre nga lojtarët e Rennes.
Në minutat e fundit, PSG shënoi edhe dy gola të tjerë me Ibrahim Mbaye 88′ dhe Goncalo Ramos 90+2. Pas kësaj fitoreje, PSG renditet e dyta me 33 pikë, një pikë më pak se Lens i vendit të parë.
SHIKOGOLAT -

Inter bind ndaj Como-s, Lautaro vendos rekordin historik. Calhanoglu supergol (video)
6 Dhjetor 2025
19:58
Telesport
Inter ka fituar 4-0 ndaj Como në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.
Goli që do të vuloste fitoren e zikaltërve do të vinte në minutën e 58-të, ku Marcus Thuram shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit nga Federico Dimarco. Francezi duke ëprfituar nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtes së Como-s, dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 80-të ishte radha e Hakan Calhanoglu për të gjetur rrjetën. Mesfushori turk shënoi me një goditje fantastike nga distanca.
Në minutën e 85-të, ishte Carlos Agusto që gjeti golin pas krosimit perfekt të marrë nga Federico Dimarco. Braziliani shënoi me një goditje të bukur brenda zonës.
Rezultati final 4-0. Inter i shkakton Como-s humbjen e parë pas shumë javësh. Pas kësaj fitoreje, Inter kreun momentalisht me 30 pikë, ndërsa Como mbetet në vendin e 6-të me 24 pikë.
SHIHGOLAT -

VIDEO/ Arbër Hoxha nuk ndalet, bën mrekullinë në minutën e 112 dhe shpëton ekipin nga humbja
Arbër Hoxha ka shënuar për Dinamo Zagreb në Kroaci. Goli erdhi ndaj rivalëve historik të Hajduk Split, për të vendosur barazpeshën në minutën e 112-të. Festa më pas ishte e çmendur.
Të dy golat e ndeshjes së vlefshme për javën e 16-të të kampionatit kroat u shënuan në pjesën e dytë. Rezultati 1-1 ndërkohë i buzëqesh Dinamos së Zagrebit, që mbetet në krye të renditjes.
Ishin akorduar 13 minuta shtesë në fundin e kohës së rregullt. Vetë Hoxha shënoi në minutën e 112-të, pasi u pozicionua ku duhet për të shënuar golin më të rëndësishëm.
Hoxha është lojtari i momentit te Dinamo Zagreb. Sulmuesi i Kombëtares po e udhëheq në garën për titull, ndërsa deri tani numëron gjashtë gola dhe dy asistimeve. Hoxha po ashtu ishte me fat, duke qenë se dëmtimi i ndeshjes së fundit nuk rezultoi asgjë serioze. -

Mjafton goli i kapitenit, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Como (video)
6 Dhjetor 2025
18:46
Telesport
Inter po fiton 1-0 ndaj Como në “San Siro”, pas 45 minutave të para, në ndeshjen e javës së 14-të në Serie A. Zikaltrit gjetën avantazhin që në minutën e 10-të, ku pas një vrapimi të jashtëzakonshëm për shumë metra të Luis Henrique dhe asistit perfekt për Lautaron, argjentinasi zhbllokoi rezultatin.
Como është kundërshtari i 30-të kundër të cilit Lautaro Martínez ka gjetur rrjetën në #SerieA; që nga sezoni i tij i parë me Interin (2018/19), asnjë lojtar nuk e ka arritur këtë moment historik në një ligë të vetme në 5 kampionatet kryesore të Europës.
Në minutën e 32-të, Como humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm. Dëmtohet Alvaro Morata, spanjolli la fushën e lojës duke ndierë shumë dhimbje në pjesën e sipërme të kofshës. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Inter.
SHIKOGOLIN -

Fitorja e pestë rresht, “hirushja” Lens vazhdon të surprizojë në Ligue 1 (video)
6 Dhjetor 2025
19:14
Telesport
Lens vazhdon të surprizojë Francën këtë sezon. Ekipi i drejtuar nga Pierre Sage ka marrë fitoren e pestë rresht, soti duke fituar 1-2 në transfertë ndaj Nantes. I zaonshmi Florian Thauvin shënoi me kokë në minutën e 33-të, pas krosimit perfekt të Aguilar.
Në minutën e 38-te vjen barazimi nga vendasit, të cilët gjetën golin pas një penalltie të fituar për faull brenda zonës. Youssef El Arabi gabon nga penalltia, por tregohet i vëmendshëm dhe shtyn në rrjetë topin e kthyer mbrapsh nga pritja e portierit të Lens, Risser. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-1.
Goli i fitores së madhe për Lens do të vinte në minutën e 80-të, ku Wesley Said do të shënonte pas krosimit që mori nga Udol. Lens fiton 1-2 dhe kryeson me 34 pikë pas 15 javësh.
Vendi i dytë mbahet nga PSG me 30 pikë, parizienët ndeshen në darkë me Rennes në “Parc des Princes. Ndërkohë, Marsille u mund dje 1-0 nga Lille dhe të dyja ekipet ndajnë vendin e tretë dhe të katërt me nga 29 pikë.
SHIKOGOLAT

