Zgjedhjet e 11 Majit, opozita mblidhet në Bulevardin “Zogu i Parë”
Opozita shqiptare ka thirrur protestë pasditen e sotme, lidhur me procesin e zgjedhjet e 11 majit. Në Bulevardin ‘Zogu i Parë’ janë mbledhur jo vetëm qytetarë, por edhe eksponentë të Partisë Demokratike. Kujtojmë se ky tubim po mbahet rreth 700 metër larg Sheshit Skënderbej, ku po mbahet Samiti i liderve europianë.
SHBA thyen heshtjen, ja qëndrimi i DASH për akuzat për manipulime, vjedhje votash dhe abuzim me administratën…
Elmas Bogdani Gazetari Robert Papa ka hedhur dritë mbi heshtjen e deritanishme të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) lidhur me zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, një heshtje që ka ngritur pikëpyetje të shumta për integritetin e procesit zgjedhor dhe për qëndrimin e SHBA-së ndaj zhvillimeve të fundit në Tiranë. Në emisionin tij “FOKUS”, gazetari […]
Sali Berisha nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin PD-në për rikthimin e votës së lirë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, deklaroi se ka ardhur për të denoncuar farsën zgjedhore të 11 majit dhe për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Berisha u takua me drejtues të IDU-së dhe përfaqësues të partive të djathta nga e gjithë bota, duke siguruar mbështetje për […]
Shtohet prania policore në KZAZ-në e “1 Majit” në Tiranë, numërimi drejt përfundimit
Ndërsa po numërohen votat e fundit për kandidatët në KZAZ-në e “1 Majit” në Tiranë, tensionet e krijuara kanë sjellë shtim të ndjeshëm të forcave të policisë, me qëllim shmangien e përplasjeve verbale dhe ruajtjen e rendit. Përveç forcimit të sigurisë, punonjësit e medias janë kontrolluar me kujdes, dhe hyrja është lejuar vetëm për personat […]
Rezultatet e 11 Majit, kush janë 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura! Vetëm dy emra nga PD
Ndërsa kanë mbetur për t’u numëruar kutitë e fundit, janë bërë publike të dhënat paraprake mbi 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura në zgjedhjet e 11 majit. Në krye të kësaj liste qëndron Blendi Gonxhja në Qarkun Tiranë, i cili ka siguruar 194,02 vota dhe pas tij është kandidatja e Partisë Socialiste në Qarkun […]
VIDEO – “Nisim një betejë që do ta fitojmë”, Sali Berisha takim me drejtuesit politikë të PD- së në qarqe…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas humbjes së 11 majit ka mbledhur drejtuesit politikë, për t’i kërkuar atyre të mblidhen fakte për krimin elektoral në qarqet e tyre. Sali Berisha thotë se ka nisur beteja për votën e lirë dhe sipas tij ajo do të fitohet. Duke mos pranuar zgjedhjet e 11 majit, […]
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Një mbledhje urgjente është thirrur mbrëmjen e sotme në selinë e PD-së, në të cilën po diskutohet rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit. Para drejtuesve politikë, kryedemokrati Berisha tha se vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë. Pjesë nga fjala e Berishës: Në kushtet më të vështira votuan si qytetarë të lirë për vlerat, idealet […]
‘Zgjedhjet e fundit të karrierës sime’, Edmond Spaho largohet nga politika: I shokuar nga rezultati i 11 majit
Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, Edmond Spaho, ka njoftuar përmes një statusi në Facebook se zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku ai nuk arriti të siguronte një mandat deputeti, ishin të fundit në karrierën e tij aktive në Parlament. Në një reagim, Spaho shkruan se është i shokuar nga rezultati i zgjedhjeve, […]
Fitorja në zgjedhjet e 11 majit, Rama: Ju kërkoj prindërve të ma bëjnë hallall, për gjuhën që të paudhët përdorën edhe këtë herë
Kryeministri Edi Rama duke folur në sheshin “Skënderbej” për herë të parë pas fitores së 11 majit falenderoi shqiptarët për besimin që i dhanë. Në fjalën e tij ai ju këkoi prindërve të tij të ndjerë, të cilët sipas Ramës edhe në këtë fushatë u nxorën nga varri nga ata që dinë vetëm të përbaltin. […]
LIVE / Socialistët festojnë triumfin e 11 Majit, Rama fjalim falënderimi para mijëra mbështetësve
Pas korrjes së një rezultati historik në zgjedhjet parlamentare të 11 majit mban sot fjalimin e fitores në sheshin Skënderbej. Kryesdocialisti ka mbërritur i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama. Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, prej tyre 46 deputetë dalin nga lista e mbyllur dhe 37 nga lista e hapur. Ndërkohë Partia Demokratike- Aleanca për […]