Tag: majit

  • Zgjedhjet e 11 majit/ “6 nga 7 bashkitë e qarkut Elbasan, të papërfaqësuara”, Sula: Demokratët e zgjodhën kandidatin e tyre, por SPAK-istët…

    Zgjedhjet e 11 majit/ “6 nga 7 bashkitë e qarkut Elbasan, të papërfaqësuara”, Sula: Demokratët e zgjodhën kandidatin e tyre, por SPAK-istët…

    Deputeti i PD-së, Dashnor Sula shprehet se 6 nga 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit janë të papërfaqësuara në zgjedhjet e 11 majit.

    Ai ndalet te primaret e Partisë Demokratike, ku shprehet se ‘demokratët e bashkisë Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh e zgjodhën kandidatin me të cilin donin të përfaqësoheshin duke më nxjerrë më të votuarin e qarkut’, ndërsa shton se ‘në selinë blu “SPAK-istët” janë problematik dhe duhen përjashtuar nga lista e mbyllur dhe ajo e hapura’.
    “6 nga 7 bashkitë e Qarkut Elbasan në listën e PD janë të papërfaqësuara
    Nē zgjedhjet e 2021 bashkitë Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Librazhd, Përrenjas i çuan Partisë Demokratike 26.583 vota, mjaftueshëm për tre mandate deputetësh në Parlament.
    Por pavarësisht këtij fakti kaq të rëndësishëm pas 11 majit këta qytetarë nuk do të kenē ë asnjë përfaqësues në Parlament sepse në listën e mbyllur të PD në Elbasan nuk ka asnjë kandidat që përfaqëson këto zona.
    Në primaret e Partisë Demokratike, demokratët e bashkisë Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh e zgjidhën kandidatin me të cilin donin të përfaqësoheshin duke më nxjerrë më të votuarin e qarkut, por në selinë blu “SPAK-istët” janë problematik dhe duhen përjashtuar nga lista e mbyllur dhe ajo e hapura.
    Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nga ana ime për të pasur kontakt javën e fundit për listat me kryetarin dhe të tjerë afër tij, vendimi nga ana e tyre ishte marrë që këto bashki më mirë mos të kishin asnjë përfaqësues se sa të isha unë ai”, shprehet ai.

    Top Channel

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Rama ironizon “sherifin amerikan” të Berishës: Do jetë rekord historik

    Zgjedhjet e 11 majit/ Rama ironizon “sherifin amerikan” të Berishës: Do jetë rekord historik

    Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë dhe sulmet për këshilltarin amerikan që ka kontaktuar Sali Berisha për të drejtuar fushatën e zgjedhjeve të 11 Majit, Cris La Civita. Një qytetar i komentoi duke i thënë “vazhdo, vazhdo se po të vjen sherifi”- “o Zot i madh” ishte përgjigja e Ramës duke e shoqëruar me të qeshura.
    “Do jetë rekord historik, jo sepse në jemi ndryshe, nga të tjerët. Jemi ndryshe në disa gjëra, por jo vetëm për këtë, por sepse BE është shumë i interesuar të na marrë neve brenda në këtë moment.
    Pse nuk është kaq brutale kjo që thuhet se ç’rëndësi ka se kush fiton këtu. Kjo nuk ndodh sepse e para, kjo është çështje e kohës, është çështje e mos humbjes së asnjë minuti se kalendari është shumë i ngjeshur dhe mjafton një lëkundje.
    Këtë bëhet fjalë me individë që kanë probleme të hapur me drejtësinë, si mendoni ju që BE këto nuk i merr në konsideratë, apo është një studio konsulence që paguhet me kushedi se sa dhe se si paguhet dhe vjen nga Amerika këtu se paguhet dhe bën fushatë për një palë dhe këtu mbyllet filmi.
    Nuk mbyllen kështu filmat me BE, janë ndryshe. As me Amerikën. Është interesant se si gjithë këto vite dhe një pjesë e këtyre që u rritën në kënetën mediatike, nuk e mësuan akoma, ose bëjnë sikur nuk e kanë mësuar si funksionon BE dhe si funksionon Amerika”, tha Rama.

  • Zgjedhjet e 11 majit, Kodheli: Kam punuar për politikën dhe do ta bëj ende, demokracia duhet të evoluojë, ka ardhur…

    Zgjedhjet e 11 majit, Kodheli: Kam punuar për politikën dhe do ta bëj ende, demokracia duhet të evoluojë, ka ardhur…

    Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Mimi Kodheli, ka shprehur angazhimin e saj të palëkundur për fushatën dhe përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve. Me një mesazh të fortë, ajo theksoi se energjia pozitive në politikë buron nga njerëzit dhe puna e palodhur në terren. Kodheli nënvizoi rëndësinë e reformimit të strukturave parlamentare, duke propozuar krijimin e një senati për të rritur standardet e përfaqësimit. Ajo deklaroi qartë synimin për fitore, duke shprehur besimin e plotë në procesin zgjedhor dhe listën e kandidatëve. Me këtë qëndrim, Kodheli i jep tonin një fushate dinamike, ku theksi do të jetë te angazhimi dhe lidershipi.
    “Kush merret me fushata duhet të ketë energji pozitive dhe kjo energji vjen vetëm nga njerëzit. Ne duhet të jemi në terren për t’ju shërbyer njerëzve. Në politikë duhet bërë gaveta, që unë e shpjegoj duke thënë që për të arritur diçka duhet të lodhesh. Dhe unë gavetën time e kam bërë dhe do ta vazhdoj ta bëj. Nuk e kam bërë vetëm në vitin 2005. Unë jam gjithmonë pjesë e 12-shes që janë në listën e mbyllur. Do të kisha shumë dëshirë që të uleshim dhe të bisedonim për të krijuar një mënyrë të re të organizimit të parlamentit. Demokracia nuk është më e re, ndaj them se ka ardhur koha për senat. Jo vetëm për të akomoduar disa persona, por për të pasur një standard tjetër. Unë jam futur për të fituar dhe nuk i kam aspak problem emrat që ndodhen në listën e hapur, të gjithë janë të nderuar”, deklaroi dje në një media kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Mimi Kodheli.

  • ‘Nuk do dëgjoni ankesë nga unë pas 11 majit për vjedhje votash’, Qori: Kemi ngritur struktura për kontrollin e tyre

    ‘Nuk do dëgjoni ankesë nga unë pas 11 majit për vjedhje votash’, Qori: Kemi ngritur struktura për kontrollin e tyre

    Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, deklaroi se numërimi elektronik i votave është më i besueshëm, por theksoi se partia e tij ka ngritur struktura për monitorimin e procesit zgjedhor, duke siguruar se nuk do të ketë ankesa për vjedhje votash pas 11 majit.
    “Ne kemi ngritur struktura për të mbikëqyrur numërimin dhe nuk do të lejojmë manipulime. Nuk do ankohemi për vjedhje votash, jo sepse nuk do të tentojnë, por sepse nuk do i lëmë”, tha ai.
    Qori shtoi se SPAK ka një rol më të rëndësishëm se politika në luftën kundër blerjes së votave, duke kërkuar ndëshkimin e atyre që manipulojnë procesin.
    “Vota elektronike është më e sigurt, por edhe me stilolaps mund të mbrohet nëse ka vëzhgim të fortë. Partitë e vogla kanë qenë historikisht të dëmtuara nga PD dhe PS, por këtë herë nuk do ta lejojmë”, përfundoi Qori.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Gjiknuri takim me strukturat e PS në Vlorë

    Zgjedhjet e 11 majit/ Gjiknuri takim me strukturat e PS në Vlorë

    Kandidati i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një takim me strukturat e PS në Shushicë të Vlorës.
    Ai ka kërkuar shtimin e punës për të siguruar më shumë mbështetje për PS në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa shtoi se “Shqipëria nuk është europiane vetëm se do të marrë pasaportën europiane, por duhet të ngremë standartin e jetesës”.
    “Jam i bindur që së bashku do të bëjmë më të mirën. Këtë zonë e dua, pasi është zonë punëtore. Kërkoj mbështetjen tuaj për të vijuar ato punë që ende janë në proces, pasi po t’i vendosim në peshore alternativat që ofrohen, alternativa tjetër nuk ofron asgjë. Shqipëria nuk është europiane vetëm se do të marrë pasaportën europiane, por duhet të ngremë standartin e jetesës. Kjo do të jetë motoja ime për t’ju përfaqësuar juve. Do të jem zë i fuqishëm për çdo problematikë apo investime, për të cilat ka nevojë zona. Do të jem një krah i fortë juaji, me eksperiencën time politike, me zërin tim. Unë jam një socialist si shumë nga ju këtu, pasi ju jeni Partia Socialiste. Kam gjetur mbështetje, kërkoj përsëri mbështetje. Të bëjmë atë kontratën morale që ta çojmë përpara këtë punë. Do të jem përfaqësuesi i kësaj krahine sepse ju e meritoni”, deklaroi Gjiknuri.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Gaz Bardhi: Drejtësia provoi se kryebashkiakët socialistë bënë kërdinë me tenderat

    Zgjedhjet e 11 majit/ Gaz Bardhi: Drejtësia provoi se kryebashkiakët socialistë bënë kërdinë me tenderat

    Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi nga Fieri ku vazhdon fushatën për zgjedhjet e 11 Majit u shpreh se më dënimin e ish-kryebashkiakes së PS, drejtësia provoi se në Patos qytetarët janë vjedhur nga pushteti sa herë është bërë një tender.
    “Njerëzit nuk e duan më këtë gjendje, ku, sa më shumë sundon korrupsioni, aq më shumë rritet varfëria dhe arroganca. Prandaj, bashkë me kandidatin Fatjon Semanjaku, kemi angazhuar çdo strukturë të PD për të trokitur në çdo derë.
    Në lagjet e Patosit, në grupseksionin 4 ka nisur të shpërndahet mesazhi se me një program 100% të realizueshëm dhe me vullnet të fortë politik, ne do ta nxjerrim vendin nga varfëria për t’i dhënë zhvillimin që meriton Patosit, Fierit dhe Shqipërisë” tha ai.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ ‘Manastirliu po bën presion mbi prindërit’, Këlliçi: Vrasje e mendimit kritik

    Zgjedhjet e 11 majit/ ‘Manastirliu po bën presion mbi prindërit’, Këlliçi: Vrasje e mendimit kritik

    Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka cilësuar si skandalozë orientimin që ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, po tenton t’u bëjë prindërve të nxënësve në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Këlliçi akuzon Manastirliun për shkelje të etikës dhe abuzim me detyrën, duke thënë se ajo i drejton prindërit të votojnë “symbyllur” për Partinë Socialiste.
    Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi e konsideron këtë akt si një konflikt të hapur të interesit, duke theksuar se administrata publike duhet të mbetet apolitike dhe se është e papranueshme që një ministër të orientojë prindërit për zgjedhjen e votës. Ai i bëri thirrje drejtësisë dhe SPAK-ut të ndërmarrin veprime të menjëhershme për këtë abuzim me detyrën.
    Këlliçi shtoi gjithashtu se me fitoren e Partisë Demokratike në 11 maj, këto skandale dhe keqpërdorime do të marrin fund, dhe i premtoi qytetarëve një program që do të dyfishojë buxhetin për arsimin dhe do të transformojë sistemin arsimor drejt teknologjisë dhe zhvillimit të mendimit kritik.

  • Rama me shqiptarët në Athinë: Kush kthehet në Shqipëri, do të jetë më mirë se këtu

    Rama me shqiptarët në Athinë: Kush kthehet në Shqipëri, do të jetë më mirë se këtu

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij elektoral në Greqi dhe këtë të dielë zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Athinë. Rama e hapi fjalën e tij duke uruar besimtarët myslimanë për ditën e Fiter Bajramit.
    Kryeministri Edi Rama tha se dikush që do të kthehet sot në Shqipëri, nesër do të jetë më mirë se duke qëndruar në emigracion.
    “Kush do të ketë kurajon të kthehet sot në Shqipëri, do të ketë më shumë nesër se duke qëndruar këtu. Paga mesatare sot është 830 euro dhe në mandatin e katërt do ta çojmë në 1 mijë euro,” tha Rama.
    Ai premtoi se pas zgjedhjeve të 11 majit, do të rikthehet përsëri në Greqi për të falenderuar këtë komunitet për votat që do të japin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    Ai shtoi se pas 11 majit, shqiptarët do të jenë të gjithë të barabartë, si qytetarë të Bashkimit Evropian. “Jemi këtu bashkë, por pas 11 majit do të jemi të gjithë të barabartë mes të barabartëve,” tha ai.
    Rama po ashtu theksoi se Shqipëria ka arritur një stad ku të huajt e respektojnë për atë që është. “Shqipëria sot është një vend që e ka në dorë fatin e saj dhe nuk është në mëshirën e askujt. E morëm vendin të zhytur në borxhe dhe ku gjithçka ishte ndaluar për shkak të borxheve të panumërta. Nuk paguheshin më furnizuesit dhe kompanitë pasi ishin ndaluar pagesat për to,” tha Rama.
    Rama i ftoi emigrantët të votojnë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2025, për të mundësuar që fëmijët e tyre të kenë pasaportën evropiane.
    “Keni detyrë si prindër që t’u jepni fëmijëve tuaj pasaportën evropiane dhe t’u thoni: Mësoni gjuhën greke dhe kulturën greke, mësoni gjuhën italiane dhe kulturën italiane, mësoni të gjitha gjuhët e Evropës dhe kulturën e saj. Por, nuk keni nevojë të ndryshoni atë që jeni dhe atë që shkruani në pasaportën tuaj, shqiptar. Sepse me këtë pasaportë që do ta keni, duke u bashkuar me Edi Ramën dhe socialistsët në vitin 2025, do të keni mundësinë të qëndroni këtu dhe të udhëtoni kudo në Evropë dhe të respektoheni si qytetarë të barabartë mes evropianëve”, tha Rama.

  • Berisha uron Fitër Bajramin, premton dyfishim fondesh dhe rikthim pronash

    Berisha uron Fitër Bajramin, premton dyfishim fondesh dhe rikthim pronash

    Në një deklaratë për mediat pasi doli nga takimi me kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi se pas 11 majit një nga vendet e para që do të marrë do të jetë dyfishimi i fondeve për komunitetet fetare.
    Berisha po ashtu, premtoi se do t’u rikthehen pronat që i janë plaçkitur.
    “Pas 11 majit nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare. Fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht. Si kundër një përpjekja madhore do të bëhet për rikthimin e pronave dhe ose kompensimin. Pronat e komuniteteve fetare janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri”, tha kreu i PD.

    Ish-kryeministri garantoi të gjithë besimtarët që sapo të vijë në pushtet, do të fusë në ligj faljen e ditës së premte, që orari zyrtar i punës të mos pengojë asnjë punonjës administrate të kryejë këtë rit.
    “Unë garantoj, garantova dhe kreun e KMSH se falja ditën e premte do të përcaktohet në ligj dhe në orar dhe çdo besimtar mysliman që dëshiron të kryejë detyrën e tij me faljen në xhami do ketë kohën e vënë për këtë destinacion. Pra nuk do mund të bëhet orari zyrtar pengese që njerëzit të falin të premten që është dita për myslimanët dhe kjo është detyrim. Do të vendoset menjëherë pas 11 majit”, u shpreh Berisha.

  • Berisha viziton KMSH: Do dyfishojmë fondet për komunitetet fetare, falja e së premtes do të percaktohet në ligj

    Berisha viziton KMSH: Do dyfishojmë fondet për komunitetet fetare, falja e së premtes do të percaktohet në ligj

    Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi gjatë ditës së sotme një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për të urur festen e Fiter Bajramit.
    Berisha premtoi se pas 11 majit një nga vendet e para, do të jetë dyfishimi i fondeve për komunitetet fetare, sikurse shtoi se do t’u rikthehen pronat që i janë plaçkitur.
    “Pas 11 majit nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare. Fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht. Si kundër një përpjekja madhore do të bëhet për rikthimin e pronave dhe ose kompensimin. Pronat e komuniteteve fetare janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri”, tha ai.
    Ish kryeministri garantoi të gjithë besimtarët që sapo të vijë në pushtet do të fusë në ligj faljen e ditës së premte, që orari zyrtar i punës të mos pengojë asnjë punonjës administrate të kryejë këtë rit.
    “Erdha për të uruar Fiter Bajramin, kreut të KMSH zotot Spahiu, bashkëpunëtorëve te tij dhe me këtë rast të gjithë besimtarëve myslimane që kanë agjëruar por edhe të gjithë besimtarëve të zotit. Këtë ditë të nderimit, të përkushtimit, sakrificës së njeriut ndaj të madhit zot, vlerave hyjnore më të mira. Por e shfrytëzova rastin për tu zotuar para kreut të KMSH zotit Spahiu dhe të gjithë shqiptarëve se pas 11 majit nga vendimet e para do jetë dyfishimi i fondit për komunitetet fetare. Fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht.
    Sikundër një përpjekje madhore do të bëhet për rikthimin e pronave të tyre ose kompensimin mbasi pronat e komuniteteve fetare janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri.

    Së treti unë garantoj dhe e garantove dhe kreun e KMSH, besimtarët myslimane, se falja ditën e premte do të percaktohet në ligj dhe në orar dhe çdo besimtar mysliman që dëshiron të kryeje detyrën e tij me falje ne xhami do të ketë kohën e dhënë për këtë destinacion. Pra nuk do mund të bëhet me orari zyrtar pengese që njerëzit të falin të premten që është dita për myslimanet. Dhe kjo nuk është lehtësi por është detyrim dhe do te vendoset menjëherë pas 11 majit.

    Nuk mund të mos e theksoi se trashëgimia jonë më e shkëlqyer është toleranca fetare. Dhe unë shpreh admirimin tim më të thellë për udhëheqësit e komuniteteve fetare dhe të gjithë klerikët shqiptarë për punën e tyre për urtësinë dhe mençurinë e tyre në konsolidimin dhe zhvillimin më tej të kësaj trashëgimie te shkëlqyer.
    Është një ditë nderimi për të gjithë ata që agjëruan, por edhe për të gjithë ata që sakrifikojnë çdo ditë në shërbim të zotit dhe vlerave hyjnore”, u shpreh ai pasi doli nga takimi me kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar.