Ish-kreu i Shtetit, Ilir Meta është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për njohjen e akuzave të ngritura ndaj tij pas marrjes si i pandehur nga organi i akuzës
Avokati i tij deklaroi se Ilir Meta ka kërkuar nga SPAK të bëhen hetimet të thelluara se kush i bëri kërkesat për lobim, ndërsa shtoi se gjatë komunikimit të akuzave nuk ka pasur tensione.
Gjithashtu theksoi përfaqësuesi ligjor i presidentit të PL-së, se “ai nuk ka pasuri të vendosur nga korrupsioni”
“Meta ka dhënë shpjegimet e tij dhe i ka kërkuar organit të akuzës se përse nuk kanë bërë hetime të thelluara se kush ka bërë kërkesat për lobimin.
Seanca ishte e qetë.
Ish-Presidenti nuk ka pasuri të vendosur nga korrupsioni. Mali i madh i akuzave të ngritura ndaj Ilir Metës, sot ka rezultuar zero”, tha ai.
Tag: lobim
-

“Kush i bëri kërkesat për lobim”/ SPAK i komunikoi Ilir Metës mbylljen e hetimeve, avokati: Nuk kishte asgjë të re
-

“Një anëtar i Partisë së Lirisë veproi pa dijeninë e kryetarit”/ Reagon avokati i Metës: Meta nuk di asgjë për atë…
Kujtim Cakrani: Te partitë politike mblidhet kryesia dhe vendosin për një lobim. Po bëni sikur këto para i ka marrë Meta. Paratë kanë shkuar për lobim. Zoti Meta nuk di asgjë. Kontrata e lobimit është regjistruar në FARA (Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj). Është kërkuar nga cila llogari bankare kanë hyrë këto para dhe ata thonë nuk i ruajmë këto të dhëna më shumë se 10 vite. Kontratën e kishte bërë Partia e Lirisë, ajo figuron e regjistruan në Fara.
Tani, një personazh tjetër i PL që ka qenë anëtar më parë e sot është afër kryeministrit, është lidhur me një grek që kishte influencë në SHBA dhe ai ka bërë veprime pa dijeninë e zotit Meta. Ai personazh është thirrur në SPAK dhe thotë nuk di gjë. Ndërkohë që ka miqësi me grekun, ka hyrë, ka dalë, ka pirë. Zoti Meta nuk ka hedhur firmë. -

LaCivita komenton kontratën për heqjen e ”non-gratës” të Berishës: Administrata Biden bëri ndërhyrje në zgjedhje
Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, foli në ”Top Story” për kontratën e lobimit me vlerë 6 milionë dollarë për heqjen e non gratës ndaj kreut të PD, Sali Berisha.
Si qëndron marrëdhënia me lobimet në SHBA? Sa normale janë ato? Çdo të thotë ky lobim, është e nevojshme kjo kontratë për Berishën?LaCivita: Së pari nuk bëj lobim, jam strategjist politik. Unë nuk e kam parë kontratën. Kontrata ime është palë me PD, të përgatis mesazhin e doktor Berishës për të pushuar nga puna Edi Ramën.
Pse duhet të ketë një kontratë lobimi për të hequr këtë padrejtësi? Është çështje e padrejtë që duhet të hiqet, apo është çështje me lobim?
LaCivita: Së pari, fakti që po bëjmë këtë diskutim, e di që nuk doni të diskutoni për Ramën, pasi është i dështuar. Në SHBA kur administrata e Biden u përfshi dhe Blinken e dha statusin Non grata, çfarë ndodhi? Ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të takonte diasporën. Në Amerikë këtë e quajmë ndërhyrje në zgjedhje dhe kjo është e korruptuar. Unë nuk përfshihem në qëndrimet e qeverisë amerikane, por jam i kënaqur që kjo temë është hapur në nivel ndërkombëtar.
Personi që Berisha ka sulmuar shumë është Yuri Kim, ka qenë ambasadore e emëruar nga Trump, shikoni kontradiktë?
LaCivita: Jo. Sepse roli i saj ishte ndryshe, nuk ka përvojë të ambasadorja e mëparshme që ka problemet e veta në SHBA. Organizatorja pyeti a ka një sherif të ri, në SHBA ka një sherif të ri. -

LaCivita komenton ‘non gratën’ e Berishës: Vendimi ishte i Joe Biden, ndërhyri në zgjedhje!
Gjatë intervistës në Top Story, këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, foli për kontratën e lobimit me vlerë 6 milionë dollarë për heqjen e non gratës ndaj kreut të PD, Sali Berisha.
La Civita tha se vendimi i marrë në atë kohë nga administrata Biden ishte e korruptuar ishte një ndërhyrje në zgjedhje.
Si qëndron marrëdhënia me lobimet në SHBA? Sa normale janë ato? Çdo të thotë ky lobim, është e nevojshme kjo kontratë për Berishën?LaCivita: Së pari nuk bëj lobim, jam strategjist politik. Unë nuk e kam parë kontratën. Kontrata ime është palë me PD, të përgatis mesazhin e doktor Berishës për të pushuar nga puna Edi Ramën.
Pse duhet të ketë një kontratë lobimi për të hequr këtë padrejtësi? Është çështje e padrejtë që duhet të hiqet, apo është çështje me lobim?
LaCivita: Së pari, fakti që po bëjmë këtë diskutim, e di që nuk doni të diskutoni për Ramën, pasi është i dështuar. Në SHBA kur administrata e Biden u përfshi dhe Blinken e dha statusin Non grata, çfarë ndodhi? Ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të takonte diasporën. Në Amerikë këtë e quajmë ndërhyrje në zgjedhje dhe kjo është e korruptuar. Unë nuk përfshihem në qëndrimet e qeverisë amerikane, por jam i kënaqur që kjo temë është hapur në nivel ndërkombëtar.
Personi që Berisha ka sulmuar shumë është Yuri Kim, ka qenë ambasadore e emëruar nga Trump, shikoni kontradiktë?
LaCivita: Jo. Sepse roli i saj ishte ndryshe, nuk ka përvojë të ambasadorja e mëparshme që ka problemet e veta në SHBA. Organizatorja pyeti a ka një sherif të ri, në SHBA ka një sherif të ri. -

Lobimi i PD në SHBA, Zef Brozi: SPAK e FBI të gjurmojnë burimin e parave! Berisha nuk mund ta heqë non gratën
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, në në intervistë për Report Tv komenton lobimin e PD 6 mln dollarë në SHBA. Zef Brozi i bën thirrje jo vetëm SPAK, por edhe FBI që të gjurmojë burimin e parave. Brozi thotë se është lobim i Berushës për t’i hqeur non gratën, por thekson se kjo nuk do të ndodhë.Brozi komenton edhe fondacionin e themeluar nga Nuredin Seci dhe familja e tij, duke thënë se u themelua vetëm pak dita para nënshkrimit të kontratës së lobimit.
“6 mln dollarë edhe fshatari më i largët e kupton që është lobim i Berishës. Fakt tjetër që dëshmon se miliardat e vëna përmes korrupsionit dhe krimit të klanit Berisha, nuk kanë të shteruar. Janë gati për të paguar 600 miliardë dollarë për t’ia hequr non gratën. Më duket shpenzim i pavend i PD, s’do ta arrijnë kurrë atë qëllim. Nuk bëhet përmes lobimeve heqja e non gratës dhe duke që ata kanë dështuar që në fillim. Më bëri përshtypje edhe humori, tallja e LaCivita, ai u tall, na ka fyer të gjithë shqiptarëve.
Vetëm shqiptarët që s’duan ta kuptojnë kush është Berisha, e besojnë. I bëj thirrje SPAK dhe FBI të gjurmojnë paratë. Të vërtetohet nga po vijnë. Unë jam emigrant vetë dhe s’kam dhënë kurrë para për asnjë parti politike. Të ndiqet paraja. Si është e mundur, ku fondacion u ngrit pak ditë më parë, si mblodhën qindra mijëra euro. E pamundur. Këta patriotë, le të japin publikisht emrat e tyre. Gjurmimi i parasë do na nxjerrë të vërtetën. Nëse është vullneti dhe serioziteti i SPAK, dhe institucioneve të tjera, nëse s’ia kanë kërkuar bashkëpunimin FBI, do ishte një përpjekje për ta zvarrit çështjen. SPAK duhet t’ia ketë dorëzuar kërkesën FBI. Është e thjeshtë, ato patriotë duhet të dëshmojnë lëvizjen e parasë. Mund të ndiqet krejt lehtë lëvizja e parasë. Ky lobim është dështim tjetër i kauzave të PD, e cila në këto zgjedhje mesa duket kauzë kryesore ka heqjen e non gratës së Saliut, e tmerrshme, e turpshme për një parti politike. E vetmja gjë që ka bërë këtë lobim, ka pasur me 6 mln dollarë apo më shumë lobistët në Amerikë”, tha Brozi. -

Edi Rama poston videon se si Berisha “sqaron” 6 milionë dollarët e kontraktuara
Kryeministri Rama ka postuar një video ku ironizon dhe shpotitë Berishën, i cili mundohet të sqarojë se 6 milionë dollarët për lobim në SHBA, se gjoja nuk ka firmosur PD. Por Rama tregon të kundërtën e asaj që deklaron lideri demokrat.
Kjo kontratë mbetet kontrata me shumën me të madhe në historinë e pluralizmit, e cila kontraktohet për lobim në favor të Berishës në SHBA. Ndërkohë SPAK ka nisur hetimet se nga dolën 6 milionë dollarët dhe kush ka firmosur. Me sa duket pas zgjedhjeve do të kemi arrestime.Për me tepër ndiq videon…
-

Mazniku: PS në Elbasan synon 9 mandate, PD lobim në SHBA për hallin e liderit të saj! Ku janë gjetur paratë?
Drejtuesi politik i PS-së për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku thotë se në këtë qark më 11 maj do të marrim 9 mandate. Ai iu përgjigj edhe sulmeve të Tomor Alizotit, i cili kërcënoi PS duke thënë ”Do t’ju hamë të gjallë”. Mazniku tha se Alizoti përdorur një gjuhë moçali tipike të kënetës.
”Fushata është duke shkuar mirë dhe ne jemi duke takuar njerëzit në të gjitha njësit administrative dhe unë sot kamë qenë në Shushicë dhe Cërrik. Kjo lloj gjuhe si shkon fare atij që është udhëtimi ynë para, ne synojmë që të shkojmë drejt BE dhe kjo është gjuhë moçali dhe janë këto kuak- kuak tipike të një kënete të qelbur. Alizoti gjuhë moçali tipike e kënetës. PS në Elbasan do të marr të paktën 9 deputet”, tha ai për ”Report Tv”.Teksa u ndal tek shifra prej 6 milionë dollarë të PD për lobim në SHBA, ai tha se kjo është një vlerë e madhe që përdoret për lobim. ”Është vlerë e madhe e lobimi, dhe lidhet me hallin që do të zgjidh PD. Një forcë politike duhet të lobojë për hallin e një lideri. Nuk dihet se ku janë gjetur paratë për hallin e një njeriu, është tregues i arsyes së këtyre zgjedhjeve. Kemi një forcë politike që synon që ne në 2027 të marrin firmosjen e traktatit të Shqipërisë në BE. Ne do të mbyllim detyrat tona të negocimit deri në 2027”.
-

“PD lobim në SHBA për hallin e liderit të saj”, Mazniku: PS synon 9 mandate në Elbasan
‘PS në Elbasan do të marr 9 mandate’, kështu është shprehur drejtuesi politik i PS për qarkun Elbasan Arbjan Mazniku.
I ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai iu përgjigj edhe sulmeve të Tomor Alizotit se PD i cili kërcënoi PS duke thënë ‘Do t’ju hamë të gjallë’. Mazniku tha se Alizoti përdorur një gjuhë moçali tipike të kënetës.
‘Fushata është duke shkuar mirë dhe ne jemi duke takuar njerëzit në të gjitha njësit administrative dhe unë sot kamë qenë në Shushicë dhe Cërrik. Kjo lloj gjuhe si shkon fare atij që është udhëtimi ynë para, ne synojmë që të shkojmë drejt BE dhe kjo është gjuhë moçali dhe janë këto kuak- kuak tipike të një kënete të qelbur. Alizoti gjuhë moçali tipike e kënetës. PS në Elbasan do të marr të paktën 9 deputet’, tha ai.
Teksa u ndal tek shifra prej 6 milionë dollarë të PD për lobim në SHBA, ai tha se kjo është një vlerë e madhe që përdoret për lobim.
‘Është vlerë e madhe e lobimi, dhe lidhet me hallin që do të zgjidh PD. Një forcë politike duhet të lobojë për hallin e një lideri. Nuk dihet se ku janë gjetur paratë për hallin e një njeriu, është tregues i arsyes së këtyre zgjedhjeve. Kemi një forcë politike që synon që ne në 2027 të marrin firmosjen e traktatit të Shqipërisë në BE. Ne do të mbyllim detyrat tona të negocimit deri në 2027’, tha ai.
Lidhur me akuzat e PD se PS në Elbasan bashkëpunon me bandat, ai tha se këto janë alibi që ngrihen nga PD.
‘PS punon në mënyrë sistematike me strukturat në të gjithë qarkun, ne kemi njerëz në çdo njësi dhe komunë e bashki dhe punojnë për PS. Këto janë alibi sistematike të kundërshtarëve tanë para humbjes që i pret në 11 maj, është një alibi që ngrihet nga ata’, tha ai.
Mazniku u ndal edhe tek investimet që do të bëjë PS në qarkun e Elbasanit.
‘Është duke u financuar pjesa tjetër e Bypass të Elbasanit, do të bëjë të gjithë kalimin në pjesën e poshtëm te lumit që lidhet nga labinoti deri në Qaftë Thanë duke e kthyer Elbasanin në zemër të Shqipërisë. Kemi projektin e rivitalizmit të Kalasë së Elbasanit është nga objektet më të bukura dhe ka një atraksion të madh turistik. Po ashtu është projekti auto moto park që do të ndiqet nga 1 miliardë veta. E dinë se janë para një humbje, s’kanë asnjë ofertë dhe janë aty për të zgjidhur hallet e një grupi njerëzish, dhe pastaj në 12 do të thotë na vodhën’, tha ai. -

Zef Brozi: Çështjet me shumë interes që shqiptarët duhet të dinë për kontratën 6 milionë $ të Berishës dhe roli i SPAK me FBI Shkruar nga Pamfleti
Zef Brozi, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri që sot jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i pyetur nga Shqiptarja.com shprehet se ka disa çështje me rëndësi të jashtëzakonshme që shqiptarët duhet të mësojnë lidhur me kontratën prej 6 milionë dollarë të paguara nga PD e Sali Berishës për një kompani lobimi në SHBA.
“Për këtë lobim, thotë Brozi, – çështjet kryesore me shumë interes për publikun janë: 1) Kush realisht paguan këto miliona dollarë? 2) A janë ato para të përfituara në mënyrë të paligjshme (korrupsion, pastrim parash, financime nga Rusia a shtete dhe fondacione të huaja që duan destabilizim e ndikim politik në Shqipëri? 3) A po heton seriozisht SPAK dhe FBI e institucione të tjera shqiptare e të huaja për burimin e këtyre parave, si edhe pagesave të Saliut për avokatët në Angli e Francë, apo dhe pasuritë e tjera të klanit Berisha?”, vazhdon Brozi.
Ai bën thirrje që media e shtypi shqiptar e ndërkombëtar mund dhe duhet të kontribuojnë në zbulimin e të vërtetës për pasuritë e paligjshme të Berishës dhe kujtdo pushtetari, ish pushtetari e politikani.
Me këtë lobim, thotë Zef Brozi, – Berisha po i bën një dëm tjetër të madh Partisë Demokratike.
“Demokratët e ndershëm dhe jo militantët e verbër të Saliut nuk duhet të mbështesin edhe më tej Berishën e klanin e tij miliarder, anti perëndimor e Anti-SPAK. Mendoj se Shqipëria, politikanët dhe pushtetarët e saj nuk kanë nevojë dhe as duhet të harxhojnë para duke lobuar në Amerikë. Për fat Amerika është mbështetësja e fuqishme e Shqipërisë dhe kombit shqiptar pa asnjë lobim”, përfundon Brozi.
Kontrata e lobimit në Shtetet e Bashkuara, e firmosur nga Partia Demokratike, shkaktoi jo pak zhurmë. Arsyet ishin të shumta, që nga vlera disa milionë dollarëshe, deri te burimi i tyre, i paqartë deri tani. Partia Demokratike vijon t’i përmbahet deklaratës fillestare, duke shmangur të hedhë dritë mbi mjaft aspekte të errëta. Partia Demokratike “ka dhënë dakordësinë për marrjen e këtij shërbimi në përputhje të plotë me ligjet e të dy vendeve, dhe nuk ka asnjë barrë financiare apo detyrim kontraktual që lind nga kjo marrëveshje”.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) menjëherë nisi verifikimet, vetëm një ditë pas publikimit të kontratës në media, dhe hetimet pritet të sqarojnë gjithçka që lidhet me përgjegjësinë penale të kujtdo të përfshirë, duke filluar nga firmosësi Flamur Noka, ‘garantori’ Nuredin Seci dhe deri te përfituesi Sali Berisha. -

‘Kontrata 6 milionë $ e PD-së për lobim është krim zgjedhor’, Haklaj: Në një shtet normal fushata do të ishte pezulluar
Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Azgan Haklaj, ka reaguar ashpër lidhur me kontratën 6 milionë dollarëshe të Partisë Demokratike për lobim në SHBA, duke e cilësuar atë si një “krim elektoral” të kryer në kohë zgjedhjesh. Sipas Haklajt, kjo marrëveshje nuk ka për qëllim përfaqësimin e interesave të Shqipërisë, por është një përpjekje personale e Sali Berishës për të hequr masën “non grata” që i është vendosur nga Shtetet e Bashkuara.
“Kjo kontratë është bërë në kohën e zgjedhjeve dhe është krim. Këtë e ka firmosur Noka, ku e firmosi ai, ai s’ka shkuar në Amerikë. Ai nuk shkoi dhe e ka firmën aty. Ky është një akt i tmerrshëm,” deklaroi Haklaj, duke theksuar se në një shtet normal fushata do të ishte pezulluar.
Ai pretendon se paratë janë siguruar nga oligarkë dhe jo nga burime të ligjshme, ndërsa shprehet i bindur se këto fonde janë përdorur për të manipuluar ndikimin e SHBA-ve.
“SHBA po heton dhe janë duke hetuar gjatë këtyre viteve sepse paratë e shqiptarëve janë vjedhur këtu dhe janë transferuar. Me paratë që ka vjedhur Berisha duke bashkëpunuar me Ramën po përpiqet që të heq non gratën. Ai kërkon që të blejë Amerikën,” tha ai.
Haklaj u bëri thirrje demokratëve të distancohen nga kjo praktikë, duke kërkuar transparencë të plotë për burimin e fondeve dhe financuesit realë të kontratës.
“Duhet që të thuhet nga janë marrë paratë, kush është financues i tyre. Berisha s’duhet që të bëjë lobim që të heq non gratën.”