Moti i keq, rrëshqitje dherash në rrugën e Libohovës
Shirat e shumtë të orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve në hyrje të qytetit të Libohovës. Sikurse shihet edhe nga pamjet, masa të mëdha inertes kanë rrëshqitur dhe kanë përfunduar në rrugën hyrëse, duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim dhe duke rrezikuar bllokimin total të trafikut. Autoritetet lokale pritet […]
Takimi i Polifonisë! Edicioni i nëntë, tradita në Gjirokastër rikthehet me zërat e rinj
Mbrëmjen e 30 majit, Sheshi “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër u mbush me tingujt e polifonisë gjatë edicionit të nëntë të Takimit të Polifonisë, një aktivitet tashmë i përvitshëm që organizohet nën drejtimin e “Mjeshtrit të Madh” Roland Çenko. Rreth 150 nxënës nga tre shkolla të Gjirokastrës dhe shkolla e Libohovës performuan këngë polifonike dhe valle […]
Përfundon numërimi në tre qendrat e Libohovës, PS fiton bindshëm
Përfundon numërimi edhe në 3 qendrat e para të votimit në Bashkinë Libohovë. PS ka fituar me 49,59% të votave ndërsa PD ka fituar 44,92% të votave. Ky është rezultati për 3 qendrat brenda qytetit të Libohovës. Në total kjo bashki ka 9 qendra votimi.