Hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Malajzi, Gërvalla: Ura miqësie dhe bashkëpunimi
Sot hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur, Malajzi, duke shënuar një moment të veçantë dhe një hap të rëndësishëm në angazhimet e Kosovës për forcimin e lidhjeve me vendet e Azisë Juglindore dhe zgjerimin e pranisë së saj diplomatike në këtë rajon strategjik. Kështu thuhet në një komunikatë për media të Ministrisë […]
Serbia relativizon sulmet: Bunjaku “dëm kolateral”, policia shkaktoi shpërthimin
Në një klimë tensioni të vazhdueshëm në veri të Kosovës, deklarata të reja nga Serbia kanë ngjallur shqetësim për një përpjekje të strukturuar propagandistike që synon të ndryshojë narrativën rreth ngjarjeve të fundit me karakter të rëndë sigurie.Pak ditë më parë, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit në Serbi (BIA) akuzoi Policinë e Kosovës për shpërthimin […]
Vuçiç nga SHBA: Kosova është e jona, s’pranojmë standarde të dyfishta
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku synon të sigurojë mbështetjen e ish-presidentit Donald Trump për një vizitë të planifikuar më 9 maj në Moskë, në Ditën e Fitores ndaj Nazizmit. Por përtej kësaj agjende simbolike, Vuçiç ka vënë në qendër të qëndrimit të tij edhe […]
Paralajmërimi për dënime tjera ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagojnë veteranët
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shqetësimeve të publikuara nga ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit që paralajmërojnë përgatitjen e dënimeve të tjera ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Prokuroria në Hagë, duke thënë se ato janë një alarm i rëndë për drejtësinë dhe shtetin e Kosovës.Mbrojtja e ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqit, […]
Hyn në fuqi marrëveshja për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, nga sot hiqen kontrollet në kufi
Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë mund të lëvizin lirshëm përtej kufirit pa pasaportë apo letërnjoftim për pjesën më të madhe të vitit, pasi sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes dy vendeve. Sipas kësaj marrëveshjeje, automjetet me targa kosovare dhe shqiptare nuk do t’i nënshtrohen kontrolleve kufitare, duke përshpejtuar ndjeshëm kalimin […]
Hiqet ‘kufiri’ me Kosovën, rikthehet normaliteti në pikëkalimet mes dy shteteve
Nga dita e sotme është riaktivizuar marrëveshja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe Kosovës, duke hequr kontrollet në kufi për të gjitha automjetet me targa të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Pika e kalimit kufitar në Morin pati më shume fluks se ditët e tjera. 1 Majin, një ditë pushimi edhe në Kosovë, qytetarët kanë zgjedhur ta kalojnë në Shqipëri. Pavarësisht fluksit, nuk u krijuan […]
Osmani në Malajzi, do ta hapë Ambasadën e Kosovës në Kuala Lumpur
Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, e cila me ftesë të kryeministrit Anwar Ibrahim, po qëndron në Malajzi në vizitë zyrtare disa ditore e ka quajtur nder të veçantë pritjen që i është bërë në këtë shtet, që është ndër të parët që e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 2008.“Nder i veçantë që, me ftesë […]
Punëtorët në Kosovë protestojnë për të drejtat e tyre, kërkojnë rritjen e pagave
Me moton “Qeveri – Kompani, është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë”, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka protestuar në Prishtinë më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Kreu i Sindikatës, Jusuf Azemi, ka thënë se punëtorët e sektorit privat të Kosovës janë “trajtuar si skllevër” nga ana e institucioneve, […]
DW: Tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e saj
Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e saj. Shkak janë mospajtimet mes partive politike më të mëdha parlamentare për postin e kryetares së Kuvendit. Pa zgjedhjen e kryetares/it dhe kryesisë, Kuvendi i Kosovës cilësohet i pakonstituuar, që rrjedhimisht nuk mund të kalohet në fazën tjetër për formimin […]
Pa kontrolle në kufi! Nga sot është hapur kalimi pa ndalesa mes Shqipërisë dhe Kosovës
Nga 1 maji 2025, ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, që lejon qytetarët të kalojnë kufirin pa pasaportë apo letërnjoftim për pjesën më të madhe të vitit. Marrëveshja e nënshkruar nga qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë parashikon që qytetarët mund të lëvizin lirshëm gjatë periudhës 1 maj – […]