Tag: konsumi

  • A mundet mjalti të përmirësojë shëndetin e zemrës?

    A mundet mjalti të përmirësojë shëndetin e zemrës?

    Pavarësisht nëse e preferoni në çaj apo për ta shoqëruar me ushqime të tjera, mjalti fal një sërë përfitimesh shëndetësore.

    Ky ushqim mund të ndihmojë në qetësimin e kollës dhe dhimbjeve të fytit, në shërimin e plagëve dhe në lehtësimin e shqetësimeve gastrointestinale. E megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet ta konsumoni me tepricë.
    Mjalti është i pasur me sheqer, prandaj konsumi i tepërt mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe mund të çojë në shtim në peshë. Mënyra më e sigurtë për të korrur disa nga përfitimet për trupin dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm mbetet konsumi në moderim.

    Një studim i ri zbuloi se si shëndeti juaj mund të përfitojë nga konsumi i mjaltit. Njihuni me të në vazhdim të artikullit.
    Çfarë zbuloi studimi
    Studiuesit në Universitetin e Torontos zbuluan se përfshirja e mjaltit në një regjim ushqimor të shëndetshëm reduktoi disa shkaktarë të sëmundjeve kronike. Përfitimet më të mëdha u korrën nga mjalti i papërpunuar, i prodhuar nga fermat ku bletët kanë akses në një burim të vetëm lulesh.
    Këto gjetje ishin të papritura, duke marrë parasysh përmbajtjen e lartë të sheqerit dhe karbohidrateve të mjaltit.
    Në mënyrë tipike, ushqimet me sheqer të lartë mund të rrisin mundësitë e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Megjithatë, jo të gjitha ushqimet me sheqer dhe karbohidratet janë të barabarta.
    Për studiuesit këto rezultate janë befasuese sepse mjalti është rreth 80 % sheqer, por ai është gjithashtu një përbërje komplekse e sheqernave të zakonshme dhe atyre të rralla, proteinave, acideve organike dhe komponimeve të tjera bioaktive që me shumë gjasa kanë përfitime shëndetësore.
    Deri më tani është vërtetuar se mjalti përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe normalizon nivelet e glukozës pavarësisht se përmban karbohidrate. E rëndësishme është të theksohet se gjetjet e studimit sugjeruan se mjalti mund të përmirësojë shëndetin metabolik dhe të ulë inflamacionin vetëm nëse e konsumoni në moderim së bashku me një regjim të shëndetshëm ushqimor.
    Ky studim i ri nga Universiteti i Torontos zbuloi se konsumimi i rreth 2 lugëve gjelle mjaltë në ditë në kombinim me një regjim ushqimor të shëndetshëm, mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit dhe në përmirësimin e niveleve të kolesterolit. Për më tepër, përfitimet shëndetësore të mjaltit varen nga përpunimi i tij dhe burimi i luleve.
    Pavarësisht nga cilësia dhe burimi i mjaltit tuaj, mbikonsumi mund të përbëjë rreziqe për shëndetin, prandaj mënyra më e sigurtë mbetet konsumi në moderim.

  • A mundet mjalti të përmirësojë shëndetin e zemrës? Ja sasia që rekomandohet

    A mundet mjalti të përmirësojë shëndetin e zemrës? Ja sasia që rekomandohet

    Pavarësisht nëse e preferoni në çaj apo për ta shoqëruar me ushqime të tjera, mjalti fal një sërë përfitimesh shëndetësore.
    Ky ushqim mund të ndihmojë në qetësimin e kollës dhe dhimbjeve të fytit, në shërimin e plagëve dhe në lehtësimin e shqetësimeve gastrointestinale. E megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet ta konsumoni me tepricë.
    Mjalti është i pasur me sheqer, prandaj konsumi i tepërt mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe mund të çojë në shtim në peshë. Mënyra më e sigurtë për të korrur disa nga përfitimet për trupin dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm mbetet konsumi në moderim.

    Një studim i ri të cilit AgroWeb.org iu referua, zbuloi se si shëndeti juaj mund të përfitojë nga konsumi i mjaltit. Njihuni me të në vazhdim të artikullit.
    Çfarë zbuloi studimi
    Studiuesit në Universitetin e Torontos zbuluan se përfshirja e mjaltit në një regjim ushqimor të shëndetshëm reduktoi disa shkaktarë të sëmundjeve kronike. Përfitimet më të mëdha u korrën nga mjalti i papërpunuar, i prodhuar nga fermat ku bletët kanë akses në një burim të vetëm lulesh.
    Këto gjetje ishin të papritura, duke marrë parasysh përmbajtjen e lartë të sheqerit dhe karbohidrateve të mjaltit. Në mënyrë tipike, ushqimet me sheqer të lartë mund të rrisin mundësitë e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Megjithatë, jo të gjitha ushqimet me sheqer dhe karbohidratet janë të barabarta.
    Për studiuesit këto rezultate janë befasuese sepse mjalti është rreth 80 % sheqer, por ai është gjithashtu një përbërje komplekse e sheqernave të zakonshme dhe atyre të rralla, proteinave, acideve organike dhe komponimeve të tjera bioaktive që me shumë gjasa kanë përfitime shëndetësore.
    Deri më tani është vërtetuar se mjalti përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe normalizon nivelet e glukozës pavarësisht se përmban karbohidrate. E rëndësishme është të theksohet se gjetjet e studimit sugjeruan se mjalti mund të përmirësojë shëndetin metabolik dhe të ulë inflamacionin vetëm nëse e konsumoni në moderim së bashku me një regjim të shëndetshëm ushqimor.
    Ky studim i ri nga Universiteti i Torontos zbuloi se konsumimi i rreth 2 lugëve gjelle mjaltë në ditë në kombinim me një regjim ushqimor të shëndetshëm, mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit dhe në përmirësimin e niveleve të kolesterolit. Për më tepër, përfitimet shëndetësore të mjaltit varen nga përpunimi i tij dhe burimi i luleve.
    Pavarësisht nga cilësia dhe burimi i mjaltit tuaj, mbikonsumi mund të përbëjë rreziqe për shëndetin, prandaj mënyra më e sigurtë mbetet konsumi në moderim.

  • Kush konsumoi më shumë energji? INSTAT: Në 2025 u prodhua më pak energji, por u rrit konsumi nga qytetarët

    Kush konsumoi më shumë energji? INSTAT: Në 2025 u prodhua më pak energji, por u rrit konsumi nga qytetarët

    Më pak energji është prodhuar në gjysmën e parë të vitit por konsumi nga qytetarët ka qenë edhe më i lartë.
    Mungesa e reshjeve në gjysmën e dytë të vitit bëri që Shqipëria të prodhojë më pak energji eletrike. Të dhënat nga Instituti i Statistikave bëjnë të ditur se hidrocentralet, panelet diellore dhe ato eolike prodhuan rreth 1.75 milionë megavat-orë energji, nga 1.84 milionë në të njëjtën periudhë në 2024.
    Si rrjedhojë hidrocentralet publike kanë prodhuar 14 për qind më pak nga na tjetër privatët e koncensionarët rreth 15 për qind më pak. Ndërsa është dyfishuar energjia e prodhuar nga burimet e rinovueshme, kryesisht fotovoltaikët duke arritur në 288 mwh.(grafik 2)

    Ndalur tek konsumi vendas ndikuar edhe nga zhvillimi i turizmit ky tregues u rrit me 3,3 për qind. Familjarët konsumuan rreth 10 për qind më shumë energji duke arritur në 779 mijë e 792 mwh. Ndërkohë, jofamiljarët përfshirë këtu bizneset dhe industrinë shënuan një rënie me 3 për qind. (grafik 3)

    Rritja e konsumit shtoi importet të cilat arritën në 725 Gwh. Ndërsa eksportet ranë me 4.1%.
    Përmirësimi i humbjeve në rrjet vijoi përgjatë gjithë gjysmës së parë të vitit. Rreth 17.3%  e energjisë rezultoi e humbur nga 18,0 % që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2024.
    PRODHIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE
    Tr.2 2024            1.84 mln Mwh
    Tr.2 2025            1.75 mln Mwh
    BURIMET E PRODHIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE  (MwH)
      2024                              2025
    Hidrocentrale         1.716.100                         1.468.498
    Publike                 821.173                         703.959
    Prodhues privatë   894.927                             764.538
    Fotovoltaikët         125                                     288
           2024                    2025
    Familjarë                  707.923              779.792
    Jo Familjarë             767.416          744.730

  • Trefishohet energjia e rinovueshme! INSTAT: Rritet konsumi i familjarëve, bie ai i bizneseve

    Trefishohet energjia e rinovueshme! INSTAT: Rritet konsumi i familjarëve, bie ai i bizneseve

    Energjia e rinovueshme po zë gjithnjë e më shumë hapësirë në totalin e energjisë që prodhon vendi ynë. Në tremujorin e dytë të vitit 2025, burimet alternative si fotovoltaikët prodhuan 288 GWh, mbi dy herë më shumë se një vit më parë.
    Por hidrocentralet kanë sjellë më pak energji. Publikët kanë prodhuar 14% më pak, privatët e koncesionarët rreth 15% më pak. Kështu, prodhimi vendas gjithsej ra në 1.757 GWh, nga 1.841 GWh një vit më parë.
    Në anën tjetër, importet u rritën me 16,5%, duke arritur në 725 GWh. Ndërsa eksportet ranë në 638 GWh, duke çuar bilancin e shkëmbimit në territor negativ me -88 GWh.
    Konsumi vendas u rrit me 3,3%. Familjarët konsumuan dukshëm më shumë, rreth 10% më shumë energji. Ndërkohë, bizneset dhe industria shënuan një rënie me 3%.
    Humbjet në rrjet zënë ende një pjesë të konsiderueshme, rreth 17% të energjisë në dispozicion. Megjithatë, ato kanë shënuar një ulje të lehtë krahasuar me një vit më parë.

  • Konsumi i pijeve me gaz mund të shkaktojë rënien e flokëve, sipas studimit të ri

    Konsumi i pijeve me gaz mund të shkaktojë rënien e flokëve, sipas studimit të ri

    A mund të jetë konsumi i pijeve me gaz arsyeja pse po humbni flokët?
    Njerëzit që pinë më shumë pije me sheqer mund të kenë gjithashtu më shumë gjasa të përjetojnë rënie të flokëve, sipas një analize të kryer mbi studimet e viteve të fundit.
    “Dieta dhe ushqyerja luajnë një rol vendimtar në shëndetin e flokëve, veçanërisht vitamina D dhe suplementet e hekurit, ndërsa kufizimi i alkoolit dhe pijeve të gazuara mund të jetë i dobishëm”, shkruajnë studiuesit nga Universidade do Porto i Portugalisë.
    Përfundimet e tyre bazohen në gjetjet e mëparshme gjatë dekadës së fundit që tregojnë se konsumimi i pijeve me sheqer shoqërohet me një rrezik në rritje të rënies së flokëve tek burrat dhe se inflamacioni i shkaktuar nga konsumimi i këtyre ushqimeve ndihmon në këtë problem.
    Vetëm 11 kanaçe pije me sheqer në javë, ose më shumë se 3,500 mililitra, i lanë të rinjtë në një rrezik më të lartë për rënien e flokëve të modelit mashkullor, sipas një studimi të vitit 2023 të cituar në analizën e re. Në atë kohë, autorët e Universitetit Tsinghua thanë se ishte e vështirë të përcaktohej një shkak dhe pasojë midis dy faktorëve sepse mbështetej në të dhënat e raportuara nga 1,028 pjesëmarrësit e tij.
    Konsumi i pijeve me sheqer është lidhur gjithashtu me obezitetin, prishjen e dhëmbëve dhe probleme të tjera që kanë qenë të lidhura me rënien e flokëve.
    Por, autorët portugezë vunë në dukje se zbulimi i vitit 2023 u mbështet nga një studim i vitit 2016 që zbuloi se konsumimi i ushqimeve të përpunuara që përmbajnë sheqerna të thjeshtë ishte një “faktor indirekt i lidhur me rënien e flokëve”.
    Kjo për shkak se ushqimet stimulojnë prodhimin e sebumit të tepërt, substancës vajore që ne prodhojmë që hidraton lëkurën dhe flokët. Kjo çon në rritjen e baktereve në skalpin e kokës që mund të rezultojë në acarim dhe inflamacion, të cilat kontribuojnë në rënien e flokëve.
    “Gjetjet sugjeruan që ndërhyrjet e synuara dietike mund të jenë të rëndësishme në parandalimin dhe menaxhimin e problemeve të flokëve si alopecia dhe rënia e flokëve. Megjithatë, nevojiten kërkime të mëtejshme për të thelluar kuptimin tonë të këtyre lidhjeve dhe për të zhvilluar rekomandime të bazuara në prova për promovimin e shëndetit të flokëve përmes të ushqyerit”, shkruan autorët.

  • Thatësira shton importin e energjisë, KESH blen 8.3 milionë euro energji elektrike për një javë

    Thatësira shton importin e energjisë, KESH blen 8.3 milionë euro energji elektrike për një javë

    Mungesa e reshjeve përgjatë verës dhe temperaturat e larta kanë shtuar ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike e si pasojë edhe importin e saj. Të dhënat e Korporatës Elektroenergjitike shqiptare tregojnë se për periudhën 25 deri në 31 gusht është blerë energji në vlerën e 8.3 milionë eurove.
    Sasia e energjisë së nevojshme është siguruar nëpërmjet tre loteve dhe është blerë me një çmim mesatar që varion nga 115 euro deri në 125 euro për megavator. Moti i nxehtë ka bërë që konsumi i energjisë elektrike të pësoj rritje nxitur edhe nga përdorimi i kondicionerëve jo vetëm nga konsumatorët familjarë por edhe në biznese.Madje sipas të dhënave tashmë në Shqipëri konsumi më i lartë regjistrohet gjatë verës duke tejkaluar periudhën e dimrit dhe periudhën e festave të fundvitit.
    Të dhënat e rrjetit tregojnë një rritje të vazhdueshme të konsumit të energjisë në vend nga viti në vit, në të gjithë elementët e tij, referuar të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë, konsumi i energjisë elektrike, krahasuar me një vit më parë, me vitin 2024, u rrit me 2.2% ose me mbi 41,885 megavatorë. Krahasuar me vitin 2023 u rrit me 10.3% ose me 18,4151 megavatorë.
    Për të ulur varësinë nga prodhimi i energjisë hidro, tashmë fokusi është vendosur në prodhimin energjisë elektrike nga dielli. Nga të dhënat zyrtare konfirmohet se gjatë vitit të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme te prodhimit të energjisë nga parqet Fotovoltaike të cilat prodhuan një sasi prej prej 489 mijë mëh, ose rreth 16% të prodhimit total./

  • Turizmi nxit konsumin e karburanteve, cigares, birrës dhe kafesë për 6 mujorin

    Turizmi nxit konsumin e karburanteve, cigares, birrës dhe kafesë për 6 mujorin

    Fluksi i lartë i turistëve që po vizitojnë vendin ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të konsumit të mallrave që paguajnë akcizë, si karburantet, birra, cigaret dhe kafeja për 6 muajt e parë të vitit, duke amortizuar disi frenimin e blerjeve nga tregu i brendshëm si rrjedhojë e emigracionit.Sipas të dhënave që janë bërë publike nga Drejtoria e Doganave, për periudhën janar-maj, janë konsumuar gjithsej 357 mijë ton karburante, me një rritje prej 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ky është niveli më i lartë i konsumit i raportuar ndonjëherë nga Doganat. Fluksi i lartë i turistëve ka nxitur biznesin e makinave me qira, por edhe vendasit në fundjava udhëtojnë shpesh jashtë qyteteve, teksa sidomos të shtunave e të dielave trafiku është i rënduar në rrugët kryesore të vendit. Në rritje të fortë ishte dhe birra, konsumi i të cilës arriti në rekordin e 44 mijë ton për janar-maj me një zgjerim prej 44 mijë ton, me rritje prej 12% me bazë vjetore, duke shënuar sërish një nivel rekord, të paktën që nga 2018-a, kur doganat raportojnë të ardhurat. Gjithsesi, pjesa më e madhe e kërkesës po plotësohet nga birra e importit, teksa prodhuesit vendas po vuajnë nga rritja e kostove, që i ka bërë ata jo konkurrues në çmime. Në vitin 2024, importet zunë rreth 62% të totalit të tregut të birrës në vend.Importet mbysin prodhimin vendas, birra e huaj zuri 62% të tregut me 2024 Konsumi i kafesë ka ardhur në rritje, ndonëse ende nuk e ka kaluar nivelin e rekordit të 2018-s. Sipas të dhënave nga Doganat, në vend u konsumuan gati 3.8 mijë ton kafe, me rritje prej rreth 3% me bazë vjetore. Sipas operatorëve të tregut fluksi i lartë i turistëve ka ndikuar në rritjen e konsumit në bare e restorante, ndërsa ndihet stepje e frekuentimit nga vendasit, i lidhur si me emigracionin, ashtu dhe rritjen e çmimeve.Rritja më e ngadaltë ka qenë për cigaret. Konsumi i tyre për 6 mujorin ishte 1536 ton, me një zgjerim prej 6.7% me bazë vjetore, duke arritur gjithsesi sërish një nivel rekord, që nga 2018-a. Në periudhën janar-maj në vend hynë 3.4 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 4% me bazë vjetore.Konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 2.45% në tremujorin e parë të vitit 2025. Megjithëse ky është niveli më i ulët që nga i njëjti tremujor i vitit 2021, sërish nevoja për artikuj është më e madhe se e një viti më parë.Ndërsa emigrimi ka një efekt konstant, turizmi ndikon më shumë në mënyrë sezonale. Zakonisht konsumi ka përmirësim dhe shënon kulmet e rritjes në tre-mujorët e dytë.Të dhënat e zyrtare nga PBB tregojnë e konsumi final i popullatës në Shqipëri është i ndjeshëm ndaj zhvillimeve të jashtëm të tilla si ardhja e turistëve dhe inflacioni i importuar dhe tendencave të brendshëm demografike.Burimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë në 3-mujorin e parë

    Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë në 3-mujorin e parë

    Konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 2.45% në tremujorin e parë të vitit 2025, ky është niveli më i ulët që nga i njëjti tremujor i vitit 2021.Turistët në rritje duket se nuk po mbulojnë efektin që jep zbrazja e vendit nga emigrimi i lartë i të rinjve. Në janar të vitit 2025 popullsia e vendit u tkurr me më shumë se 27 mijë persona vetëm në një vit.Konsumi final i popullatës përfaqëson një komponent kyç të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), pasi pasqyron jo vetëm fuqinë blerëse të popullatës, por edhe gjendjen e përgjithshme ekonomike të vendit dhe ndikimet e faktorëve të jashtëm si emigracioni dhe turizmi.Emigracion i  lartë i moshave të reja ka dobësuar ritmet e rritjes së konsumit sidomos në tremujorët e parë, kur ende nuk ndjehet efekti i turizmit. Çdo vit, mijëra qytetarë largohen për arsye ekonomike, pjesa dërrmuese të rinj duke sjellë një tkurrje të bazës konsumatorë brenda vendit. Kjo ka ndikim direkt në shpenzimet për ushqim, shërbime, arsim e banim. Ikja e të rinjve ka ndikim edhe më të fortë pasi ato janë konsumator më të mëdhenj të ushqimeve, pijeve dhe veshjeve.Ndërsa emigrimi ka një efekt konstant, turizmi ndikon më shumë në mënyrë sezonale.  Zakonisht konsumi  ka përmirësim dhe  shënon kulmet e rritje në tre-mujorët e dytë.Të dhënat e zyrtare nga PBB tregojnë e konsumi final i popullatës në Shqipëri është i ndjeshëm ndaj zhvillimeve të jashtëm të tilla si ardhja e turistëve dhe inflacioni i importuar dhe tendencave të brendshëm  demografike.Ndërkohë që turizmi mund të sjellë efekte sezonale pozitive, emigrimi nga ana tjetër po gërryen themelet e qëndrueshmërisë ekonomike dhe jo vetëm të konsumit.Ritmet  rënies së popullsisë janë rritur vitet e fundit sidomos pa pandemisë. Nga viti 2019 më 2025 sipas të dhënave zyrtare popullsia u tkurr  me 17 për qind, rënia ka qenë shumë më e fortë të popullsia e re në moshë deri në 29 vjeç.Pas pandemisë Shqipëria përjetoi zhvillime pozitive sidomos në turizëm ku numri i vizitorëve u rrit  me ritme të larta. Më 2025 flukset e ardhjeve janë stabilizuar, teksa të dhënat e 5 mujorit -2025 tregojnë se rritja tyre nuk ka qenë më shumë se 3 %. Vitin e kaluar në këtë periudhë numri i vizitorëve ishte 40 për qind më i lartë se më 2023.Ekspozimi i ekonomisë tek turizmi dhe shërbimet është rritur vitet e fundit, por mungesa e qëndrueshmërisë mund të ekspozojë ekonominë në të gjithë treguesit e saj.  Një ditë më parë INSTAT raportoi se treguesit e punësimit u përkeqësuan në tremujorin e parë të 2025Rritja e rrogave në shtet “shpëton ekonominë”, bujqësia e industria me rënie, frenohet ndërtimiKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Sa proteina duhet të konsumoni?/ Rreziqet nga konsumi i tepërt

    Sa proteina duhet të konsumoni?/ Rreziqet nga konsumi i tepërt

    Sipas studimeve shkencore, konsumi i proteinave nuk duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, pasi nevojat ushqyese ndryshojnë në varësi të gjinisë, moshës, nivelit të aktivitetit fizik dhe faktorëve të tjerë individualë.

    Një analizë e botuar në The Economist paralajmëron se konsumi i tepruar i proteinave mund të lidhet me rrezik të shtuar për dëmtim të veshkave, mbingarkesë të mëlçisë, shtim në peshë, si dhe çrregullime metabolike. Ndërkohë, industria e suplementeve dietike shpesh promovon një konsum të lartë të proteinave, shpesh për arsye komerciale, pa mbështetje të mjaftueshme nga të dhënat shkencore.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raporton se shumica e të rriturve marrin sasi të mjaftueshme proteinash përmes një diete të ekuilibruar, pa pasur nevojë për suplemente apo monitorim të rreptë.

    Megjithatë, një analizë e kohëve të fundit thekson rëndësinë e përshtatjes së konsumit të proteinave sipas nevojave individuale dhe vlerësimit të ndikimit të tyre në shëndet dhe performancë fizike.

    Udhëzimet dietike sugjerojnë një marrje ditore prej 0.8 deri në 2 gramë proteina për kilogram të peshës trupore, në varësi të moshës, gjendjes shëndetësore dhe nivelit të aktivitetit fizik. Sidoqoftë, provat shkencore tregojnë se tejkalimi i 1.5 gramëve në ditë për kilogram nuk sjell përfitime shtesë në forcë apo masë muskulore.

    Përkundrazi, konsumi i zgjatur në nivele të larta mund të ndikojë negativisht në funksionin renal, veçanërisht në individët me rrezik më të lartë, dhe mund të aktivizojë mekanizma biologjikë të lidhur me plakjen e përshpejtuar.

    Në raportin e saj zyrtar, OBSH rekomandon 0.83 gramë proteina në ditë për kilogram të peshës trupore për një të rritur të shëndetshëm. Megjithatë, ky rekomandim nuk është gjithmonë i mjaftueshëm për të gjitha grupmoshat ose për gjendje fiziologjike të veçanta.

    -Tek të moshuarit, aftësia e trupit për të përthithur dhe metabolizuar proteinat zvogëlohet, ndërsa humbja e masës muskulore është një pasojë natyrale e plakjes. Një përmbledhje e botuar në Nutrients rekomandon një konsum ditor prej 1.2 g/kg, sidomos në kombinim me ushtrime rezistence.

    -Fëmijët dhe adoleshentët kanë nevoja të ndryshme, që varen nga faza e zhvillimit dhe intensiteti i aktivitetit fizik.

    -Gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, kërkesat për proteina rriten ndjeshëm, për të mbështetur zhvillimin e fetusit dhe shëndetin e nënës. Në këto raste, nevojat mund të dyfishohen krahasuar me rekomandimet për të rriturit e shëndetshëm.

    Për individët që synojnë hipertrofi muskulore ose që ndjekin programe stërvitjeje me rezistencë, Shoqata Ndërkombëtare e Ushqyerjes Sportive rekomandon një konsum ditor prej 1.4 deri në 2 g/kg. Megjithatë, një analizë e botuar në Sports Medicine konkludon se sasitë mbi 1.6 g/kg nuk ofrojnë përfitime shtesë në rritjen e muskujve.

  • A e dëmton pirja e kafesë zemrën?

    A e dëmton pirja e kafesë zemrën?

    Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme e aritmisë kardiake, sipas një studimi të ri shkencor suedez.

    Studiuesit, të cilët publikuan artikullin përkatës në revistën mjekësore “BMC Medicine”, vlerësuan (meta-analizë) të gjitha hulumtimet e publikuara deri më tani mbi marrëdhënien midis kafesë dhe aritmisë.
    Studimi mbuloi një total prej pothuajse 250,000 njerëzish gjatë një periudhe prej 12 vitesh. Konsumi mesatar i kafesë për person ishte tre filxhanë.

    Konsumi i moderuar i kafesë është shoqëruar më parë me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve koronare të zemrës dhe goditjes në tru, por në rastin e fibrilacionit atrial, situata nuk ka qenë e qartë deri më tani.
    Fibrilacioni atrial, forma më e zakonshme e aritmisë, rrit rrezikun e goditjes në tru, arrestit kardiak dhe vdekjes së parakohshme. Edhe pse më parë kishte frikë se pirja e tepërt e kafesë mund të rriste rrezikun e zhvillimit të fibrilacionit atrial, studimi i ri tregon se nuk ekziston një rrezik i tillë.
    “Njerëzit që e pëlqejnë kafenë mund të vazhdojnë ta pinë atë në mënyrë të sigurt, të paktën me moderim, pa rrezikun e zhvillimit të fibrilacionit atrial”, tha Larson. Megjithatë, ai theksoi se, meqenëse deri më sot nuk ka pasur shumë studime mbi këtë çështje, do të ishte mirë të kryheshin më shumë në të ardhmen.
    Sipas shkencëtarëve suedezë, nuk mund të përjashtohet mundësia që kafeja të “shkaktojë” forma të tjera të aritmisë kardiake.