Specialistja e punësimit Eni Kasmi e ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ me Klaudja Karabollin në SYRI TV, ka treguar se, për punonjësit e huaj që vijnë në Shqipëri, paguhet fjetja, ushqimi dhe orët shtesë.
Por sipas saj, për stafin shqiptar nuk paguhet asnjë nga këto benefite që i përfitojnë të huaj.
‘Ne këto kritere i kërkojmë, jemi duke i kërkuar tashmë tek stafi i huaj që po rekrutohet në Shqipëri. Pra vijnë ëh, pikërisht për atë pozicion pune. Pra jemi shumë të kujdesshëm, ne dimë, nuk është se nuk dimë. Thjesht brenda nesh e kemi shumë të vështirë për t’u ëh, për t’u përshtatur.
Folësi 2: Respektojnë më mirë rregullat, është çështje… Patjetër. Tani çfarë ndodh? Ndodh që ne marrim staf të huaj nga, nga larg. Okay? Nga çdo shtet, po themi nga ato shtete që ne bashkëpunojmë. Marrim staf të huaj, bëhet një kontratë pune shumë e rregullt sepse sigurisht që ata vijnë nga një shtet që respektohet. Ne i paguajmë, jo jo, respektohen…
Brenda kontratës së punës janë të vendosura dhe orët shtesë, të cilat ato i marrin një më një. Kemi pastaj që do t’ju paguhet fjetja, akomodimi, do t’ju paguhet dhe ushqimi. Pse nuk marrim neve një person nga ëh, po themi nga Burreli, ta sjellim në Tiranë me të njëjtat kushte? Pse nuk e merr thotë?
Po sepse s’ia japim. Çfarë argumenti do, nuk ia japim’, tha ndër të tjera, ekspertja Eni Kasmi në SYRI TV.









