Raportohet për 224 viktima dhe mbi 1200 të plagosur nga sulmet izraelite në Iran, zëdhënësi i IDF-së: Do veprojmë derisa të zhdukim kërcënimin
Ministria e Shëndetësisë së Iranit publikoi sot shifrat më të fundit të viktimave nga sulmet ajrore izraelite që kanë nisur të premten. iran sulmet raketa shperthime Zëdhënësi Hossein Kermanpour konfirmoi se 224 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa 1.277 të tjerë janë plagosur. Nga këta, 522 janë tashmë të liruar nga spitalet, […]
VIDEO/ Irani pas goditjeve izraelite: Sulm i qëllimshëm ndaj ministrisë së Jashtme!
Forcat Ajrore të Izraelit (IAF) kanë ndërmarrë një seri goditjesh ajrore në kryeqytetin iranian, Teheran, duke shkatërruar objektiva ushtarake që, sipas autoriteteve izraelite, përbënin kërcënim direkt për sigurinë e vendit. Në një deklaratë zyrtare, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) bënë të ditur se sulmet kishin në shënjestër objekte për prodhimin e raketave, sisteme radarësh zbulues […]
Sulmet izraelite në Teheran, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane, Mohammad Kazemi
Autoritetet iraniane kanë konfirmuar vrasjen e shefit të njësisë së inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjeneral Mohammad Kazemi, gjatë sulmeve ajrore izraelite të së dielës në Teheran. Sipas agjencisë iraniane Tasnim dhe televizionit shtetëror të Iranit, në të njëjtin sulm humbën jetën edhe zëvendësi i tij, Hassan Mohaqeq, si dhe një tjetër komandant i […]
Radhë të gjata makinash në dalje të Teheranit, qytetarët largohen pas paralajmërimit të ushtrisë izraelite
Pas mesazhit nga ushtria izraelite drejtuar iranianëve që kërkon evakuimin e zonave pranë fabrikave të armëve dhe vendeve ushtarake, shumë qytetarë të Teheranit kanë vendosur të largohen nga qyteti. Imazhet tregojnë radhët e gjata të makinave që largohen nga kryeqyteti iranian.
Sulmet izraelite në Iran, të paktën 406 viktima dhe 654 të plagosur
Sulmet ajrore izraelite në të gjithë territorin e Iranit kanë shkaktuar një bilanc tragjik. Sipas një raporti të publikuar nga Associated Press, duke cituar Aktivistët e të Drejtave të Njeriut me seli në Uashington, sulmet kanë lënë të paktën 406 persona të vrarë dhe 654 të plagosur. Grupi i të drejtave të njeriut ka theksuar […]
Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 406 numri i të vdekurve dhe 654 i të plagosurve
Ka shkuar në 406 numri i të vdekurve në Iran nga sulmet izraelite. Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, rreth 654 persona të tjerë janë plagosur. Televizioni shtetëror iranian raportoi dje se 60 persona, përfshirë 20 fëmijë, u vranë në një sulm izraelit ndaj një ndërtese në Teheran. Guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor tha se […]
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, bombardimet izraelite vrasin 14 shkencëtarë të programit bërthamor të Iranit
Të paktën 14 shkencëtarë bërthamorë iranianë janë vrarë në sulmet izraelite që nga e premtja, përfshirë ata të vrarë nga bombat në makina, thanë sot dy burime në Emiratet e Bashkuara Arabe. Të shtunën, ushtria izraelite njoftoi vrasjen e nëntë shkencëtarëve të lartë bërthamorë iranianë që luajtën një rol kyç në përpjekjen e Teheranit për […]
Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve
Ka shkuar në 128 numri i të vdekurve në Iran nga sulmet izraelite. Sipas ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, rreth 900 persona të tjerë janë plagosur. Televizioni shtetëror iranian raportoi dje se 60 persona, përfshirë 20 fëmijë, u vranë në një sulm izraelit ndaj një ndërtese në Teheran. Guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor tha […]
Viktima në Izrael nga sulmet, kërcënohet Perëndimi: Gati 2000 raketa për Europën!
Sirenat e alarmit gjëmuan në Tel Avivi gjatë natës, ku pavarësisht masave të marra, 10 persona humbën jetën prej raketave të lëshuara nga Iranit drejt shtetit hebre. 200 janë të plagosurit; mësohet se një raketë ka rënë edhe në Jeruzalem. Forcat izraelite të mbrojtjes njoftuan këtë mëngjes se miliona vetë “kanë vrapuar nëpër vendstrehime” pasi […]
Izraeli sulmon selinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit në Teheran
FOTO ILUSTRUESE IRAN-Izraeli nisi një sulm të zgjeruar ndaj Iranit, duke synuar industrinë e tij të energjisë dhe selinë e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa Teherani lëshoi një breshëri të re sulmesh vdekjeprurëse. Sulmet kishin në shënjestër Ministrinë e Mbrojtjes dhe selinë e Logjistikës së Forcave të Armatosura në zonën Nobonyad, duke shkaktuar dëme të lehta në […]