Luhatja e temperaturave në këto muaj vjeshte ka bërë që në urgjencën e pediatrisë në QSUT të paraqiten çdo ditë rreth 300 fëmijë për vizitë, me një shtim të ndjeshëm fluksi. Megjithatë, vetëm 10–15% e tyre kanë nevojë për trajtim të specializuar.
“Nëqoftëse, flasim për paraqitje urgjence janë 10-15% e rasteve që vërtetë paraqesin një emergjencë spitalore të plotë, defakto hospitalizohen dhe marrin trajtin të mëtejshëm.”, tha mjeku Albert Lama.
Në grupvirozat që po qarkullojnë tek të vegjlit, infeksionet respiratore të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes janë ato, të cilat po dominojnë në këtë periudhë. Sipas Shefit të urgjencës pediatrike në QSUT, ato po manifestohen me kollë dhe temperaturë disa ditore.
“Janë kolla dhe temperatura. Një infeksion viral ose dhe bakterial i aparatit respirator mban 3-4 ditë tek fëmijët me imunitet të rregullt. Rastet ndryshojnë, pasi varet edhe nga diagnoza. Për shembull një bronkit, që janë raste të shpeshta, mund të vij edhe me pneumoni apo bronkite.“, tha mjeku Albert Lama.
Infeksionet e aparatit respirator nuk kursejnë asnjë nga grupmoshat, por, sipas mjekut pediatër Lama, të vegjlit 0 deri në 4 vjeç, prek më shumë. Ndaj dhe apeli i bluzave të bardha shkon për prindërit, ku kërkojn vigjilencë të shtuar dhe mos ti dërgojnë fëmijët në çerdhe, kopshte e shkolla të sëmurë.
“Grupmosha më e prekur mosha 0-1 vjeç dhe 1 deri në 4 vjeç. Prindërit të rrisin vigjilencën, ndaj fëmijëve, dhe në ato raste kur shohin që fëmija është i plogësht, nuk ka oreks, apo ka temperaturë, ta dërgojnë për vlerësim tek mjeku i familjes dhe të shmangin çerdhet e kopshtet.”, tha mjeku Albert Lama.
Përveç shmangies sa më shumë të ambjenteve të mbipopulluara, mjekët këshillojnë një ushqyerje të shëndetëshme dhe një higjienë sa më të pastër, për të mbajtur sa më larg gjendjet gripale.
Tag: infeksionet
-

Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat
-

Studimi lidh mijëra vdekje në Gjermani me rezistencën ndaj antibiotikëve
Infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve mbesin kërcënim i madh shëndetësor në Gjermani, duke kontribuar për dhjetëra mijëra vdekje çdo vit. Kështu u tha në një studim të kryer nga Instituti Robert Koch (RKI), Universiteti i Uashingtonit dhe institucione të tjera kërkimore.
Analiza, që u publikua në revistën Journal of Antimicrobial Chemotherapy – Antimicrobial Resistance, zbuloi se afër 45.700 persona në Gjermani kishin vdekur në lidhje me patogjenët rezistentë ndaj antibiotikëve më 2019.
Në disa raste, rezistenca nuk ishte shkaku i menjëhershëm i vdekjeve, por infeksionet e gjakut, të rrugëve të frymëmarrjes dhe infeksionet abdominale ishin veçmas të zakonshme si pasojë fatale.
Studimi vlerësoi se afër 9.600 nga këto vdekje mund t’iu atribuoheshin drejtpërdrejt rezistencës – që nënkupton se pacientët mund të kishin mbijetuar nëse bakteret nuk do të kishin qenë rezistente. Gjermania ka regjistruar 939.500 vdekje më 2019, sipas statistikave zyrtare.
RKI, që është instituti kryesor epidemiologjik i Gjermanisë, tha se rezistenca ndaj antibiotikëve është “një nga sfidat më të mëdha shëndetësore globale të kohës sonë”, që nxitet nga përdorimi i gjerë dhe keqpërdorimi i antibiotikëve.
Përdorimi i tepruar, trajtimet e gjata apo përshkrimet jo të duhura të mjekëve krijojnë presion që mundësojnë që rezistenca ndaj antibiotikëve të përhapet.
Instituti Robert Koch bëri thirrje për parandalim më të fuqishëm dhe më shumë masa që synojnë kontrollin, duke theksuar se përdorimi i kujdesshëm i antibiotikëve është kyç për frenimin e rezistencës./rel
-

Seksi i pambrojtur, sa shumë keqinformime: Mitet e rreme më të zakonshme dhe rreziqet reale
Rreth seksit të pambrojtur flitet pak dhe kryesisht në mënyrë të pasaktë. Edhe pse jetojmë në epokën e aksesit të menjëhershëm të informacionit, është thuajse e pabesueshme se ende ka kaq pak vetëdije mbi rreziqet e mospërdorimit të mjeteve mbrojtëse dhe kontraceptive.
Shumë persona nënvlerësojnë rreziqet që lidhen me marrëdhëniet seksuale të pambrojtura: infeksionet seksualisht të transmetueshme po rriten, shtatzënitë e padëshiruara ndodhin edhe tek të rinjtë e vegjël dhe mungesa e vetëdijes është e përhapur, jo vetëm tek të rinjtë.
Siç e shpjegon doktori Claudio Paganotti, gjinekolog dhe seksolog në Institutin Klinik “Città di Brescia”:
“Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik në Itali mbi infeksionet seksualisht të transmetueshme tregojnë një ndalesë gjatë periudhës së Covid-it. Pastaj, që nga viti 2021, ato janë rritur shumë, sidomos infeksionet bakteriale si gonorrea, sifiliza dhe klamidia. Disa prej tyre janë dyfishuar, pra janë rritur deri në 100%.”
Rreziqet e seksit të pambrojtur
“Seks i pambrojtur ka dy rreziqe kryesore,” shpjegon Paganotti:
Të kontraktosh një infeksion seksualisht të transmetueshëm, ato që dikur quheshin “sëmundje të errëta”;
Një shtatzëni e padëshiruar.Përveç këtyre, ka pasoja edhe më serioze: përhapja e infeksioneve që mund të shkaktojnë infertilitet, tumore ose probleme gjatë shtatzënisë. Po ashtu, mund të ketë pasoja psikologjike, si ankth dhe stres lidhur me rrezikun vetë.
Çfarë duhet bërë pas një marrëdhënieje të pambrojtur?
“E para është të shkosh tek mjeku dhe, nëse personi nuk dëshiron shtatzëni, të marrësh menjëherë pilulën e ditës pasuese. Pas 10-15 ditësh duhet bërë testi i shtatzënisë dhe më pas testet për sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Këto teste nuk duhen bërë menjëherë për shkak të periudhës së inkubacionit. Nëse ka simptoma, si sekrecione ose sinjale të tjera, mund të bëhet tampon vaginal.
Ekzistojnë teste të gjakut për HIV, sifilizë dhe klamidi. Pra, tri gjërat kryesore që duhen bërë janë: pilula e ditës pasardhëse, testi i shtatzënisë dhe testet për infeksionet seksualisht të transmetueshme,” shpjegon Paganotti.
Infeksionet seksualisht të transmetueshme më të zakonshme
Sipas doktor Paganotti-t, janë shtatë:
Tri bakteriale: klamidia, gonorrea, sifiliza;
Tri virale: herpes genital; infeksionet HPV (që shkaktojnë kondiloma dhe tumorin e qafës së mitrës); HIV dhe infeksionet nga HBV dhe HCV;
Një protozoar: Trichomonas vaginalis, që shkakton sekrecione të gjelbërta dhe me erë të keqe. Kur shfaqen këto simptoma, ka shumë gjasa të jetë Trichomonas.“Problemi është se shpesh këto infeksione janë pa simptoma për një periudhë dhe personi nuk e di se është infektuar,” shton doktori.
Pse mungon ende vetëdija? Mitet e rreme mbi seksin e pambrojtur
Problemi kryesor është mungesa e vetëdijes. Paganotti thotë:
“Ekzistojnë ende besime popullore krejtësisht të gabuara. Shpesh mendohet se me marrëdhënien e parë nuk mund të ndodhë shtatzëni, se një grua nuk mbetet shtatzënë nëse nuk arrin orgazmën, ose se nuk ka shtatzëni nëse marrëdhënia zgjat më pak se një minutë. Duhet të kujtojmë se ndërprerja e marrëdhënies nuk është metodë kontraceptive. Ka një shkallë dështimi 20% dhe, natyrisht, nuk mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme. Metoda e vetme për t’i parandaluar është prezervativi.
Por edhe prezervativi nuk mbron plotësisht: për shembull, kondilomat shpesh gjenden në zona të pambuluara nga prezervativi, kështu që mjafton një kontakt me këto zona. Është e rëndësishme të përdoret mbrojtja edhe në marrëdhënie orale. Ekziston edhe ‘dental dam’, një copë lateksi ose poliuretani që pengon shkëmbimin e lëngjeve trupore gjatë seksit oral. Po ashtu, ekziston vaksina për HPV, e vetmja mënyrë për të parandaluar kondilomat dhe tumorin e qafës së mitrës, dhe vaksina për hepatit B dhe C.
Një e dhënë tjetër e rëndësishme ka të bëjë me gratë homoseksuale: edhe në këtë rast ka rreziqe, sidomos në përdorimin e lodrave seksuale, të cilat duhet gjithmonë të dezinfektohen dhe pastrohen.
Në Itali nuk ka shumë të dhëna mbi infeksionet seksualisht të transmetueshme midis grave, ndryshe nga SHBA-të. Më të përhapurat janë gonorrea, sifiliza, infeksionet nga klamidia, herpes dhe HPV, ndërsa HIV është më pak i shpeshtë krahasuar me meshkujt. Zakonisht transmetohen përmes kontaktit direkt genital, përdorimit të lodrave seksuale të pambrojtura ose seksit oral.”
-

Infeksionet ORL gjatë verës: Fëmijët janë grupmosha më e prekur
Mjekja Otorinolaringologe, Klodiana Zaharia në një intervistë në Ora News u shpreh se fëmijët janë grupmosha më e prekur nga infeksionet ORL gjatë verës.
Zaharia: Nuk është se kemi ndonjë ndryshim të madh por si çdo verë mjekët specialistë ORL përballen gjithmonë me problematika të veshit, hundës dhe gojës.
Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa në LushnjePër shkak të ekspozimit të tyre gjerësisht ndaj ujit të detit, të pishinës, të lumenjve por edhe për shkak të ekspozimit të mukozave të organeve ORL ndaj ndryshimeve të mëdhaja të temperaturës.
Pra ndryshimi në gradë i temperaturës nga ambienti ku punojmë, ku jetojmë pra ne tani përdorim gjerësisht ajrin e kondicionuar dhe ndryshimi i kësaj temperature, ekspozimi menjëherë kur dalim në rrugë në temperatura të larta çon shumë herë prekshmërinë e mukozës, pra tharje të saj, skuqje, irritim.
Për rrjedhojë mund të kemi hundë të bllokuara me sekrecione të ujshme.
Fëmijët janë grup mosha më e prekur pasi rrinë më shumë në ujë, notojnë më shumë. -

Vera shton infeksionet, mjekja: Më të rrezikuarit të sëmurët kronikë dhe ata me nishane
Ekspozimi në diell dhe ujëra, qofshin këto dete e pishina, edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjellë probleme të forta në lëkurë, aq sa rastet u janë drejtuar spitalit për ndihmë.
Mjekët e QSUT-së thonë se më prezente janë infeksionet bakteriale, virale dhe mykotike të lëkurës, më shpesh për shkak të pishinave.
“Gjatë verës janë shtuar infeksionet bakteriale dhe virale të lëkurës, sepse në temperaturat e larta ulet imuniteti i lëkurës, por përkeqësohen edhe sëmundjet kronike nga këto temperatura. Vërtet lëkura ka nevojë për rrezatim, por për një sasi të caktuar. Nëse kjo shtohet, imuniteti i lëkurës dhe sëmundjet e tjera ndikojnë në shëndetin e pacientit. Kjo përkeqëson situatën,” thotë dermatologia Etleva Jorgaqi.
Më probleme kanë pasur të sëmurët kronikë dhe ata me nishane në trup.
“Sëmundje të tjera të lëkurës përkeqësohen tek pacientët me sëmundje kronike. Mbivendosen infeksionet bakteriale ose të sëmurët me nishane apo karcinoma në lëkurë nga rrezatimet e gjata mund të përkeqësohen ose transformohen,” shton Dr. Jorgaqi.
Mjekët konstatojnë rritje të informacionit dhe ndërgjegjësimit në popullatë në lidhje me mbrojtjen e lëkurës në verë, por gjithsesi infeksionet për shkak të ambienteve dhe ujërave të ndotur janë të pashmangshme. -

Nga infeksionet tek kequshqyerja! Gjëra që duhen shmangur patjetër 10 javët e para të shtatzënisë
Nga java e 5-të deri në javën e 10-të të shtatzënisë, fetusi është shumë i dobët dhe mund të dëmtohet lehtë. Gjatë kësaj kohe, formohen të gjitha organet kryesore dhe dëmtimi i embrionit mund të ketë pasoja të rënda si dhe të shoqërohet me defekte të rënda në lindje. Ndër shkaktarët kryesorë të dëmtimit përfshihen:
Teratogjenet. Te këto substanca të dëmshme përfshihen alkooli, barna të caktuara dhe drogat. Mundohuni t’i shmangni këto substanca.
Infeksionet. Në fazat e para të shtatzënisë, fetusi mund të dëmtohet rëndë nga viruset dhe bakteret e ndryshme. Ai mund t’i marrë infeksionet përmes nënës, por ju ndoshta nuk arrini t’i ndieni apo t’i dalloni simptomat e disa sëmundjeve, të cilat mund të shkaktojnë defekte serioze. Vaksinat dhe imuniteti i trupit ju mbrojnë nga disa infeksione të dëmshme. Gjithsesi, merrni masat e duhura për të shmangur ekspozimin ndaj sëmundjeve, si: lija e dhenve, fruthi, shytat, rubeola apo citomegalovirusi (CMV).Rrezatimi. Dozat e larta të rrezatimit të jonizuar, si terapia me rreze për të luftuar kancerin, mund ta dëmtojnë fetusin. Nga ana tjetër, niveli i ulët i rrezatimit si ai që përdoret në një radioskopi, në përgjithësi nuk paraqet ndonjë rrezik të konsiderueshëm për të shfaqur ndonjë defekt në lindje. Gjithsesi, kini kujdes. Kur jeni shtatzënë, është mirë që të mos bëni asnjë radioskopi, me përjashtim të rasteve kur është e nevojshme, po ashtu, nuk do t’i nënshtroheni asnjë operacioni apo të merrni mjekime të ndryshme, me përjashtim të rasteve kur është e nevojshme.
Nëse keni një problem të rëndë shëndetësor dhe duhet patjetër të bëni radioskopi, atëherë para se t’i nënshtroheni kësaj procedure, këshillohuni më parë me mjekun.
Ka raste kur radioskopia është më shumë e dobishme sesa e dëmshme, edhe në shtatzëninë e hershme. Mos u alarmoni nëse keni bërë një radioskopi pa ditur se jeni shtatzënë. Ka shumë pak gjasa që fetusi ta ketë marrë atë nivel rrezatimi, i cili mund të shkaktojë probleme.
Kequshqyerja. Nëse vazhdoni të ushqeheni keq edhe gjatë shtatzënisë, mund të dëmtoni foshnjën. Zhvillimi i qelizave të saj mund të preket ndjeshëm, në rast se nuk merrni sasinë e duhur të vitaminave. Megjithatë, embrioni nuk para dëmtohet nga mungesa e kalorive, edhe pse të përzierat dhe të vjellat kufizojnë dozën e tyre ditore. Mos harroni të merrni çdo ditë multivitamina, që përmbajnë të paktën 400 mikrogramë acid folik, falë të cilit ulet rreziku që foshnja të lindë me problemin e spina bifida-s apo defekte të tjera në tubin nervor. -

Infeksionet e lëkurës në plazh, ja si t’i parandaloni gjatë pushimeve verore
Plazhi është sinonim i relaksit, diellit dhe ditëve të gjata larg stresit të përditshëm. Por, përveç argëtimit, rëra, uji i detit, dushet publike dhe shtrati i plazhit mund të fshehin edhe rreziqe për shëndetin e lëkurës.
Gjatë verës shtohet rreziku për infeksione si mikozat, dermatitet, folikulitet apo impetigoni, veçanërisht nëse nuk respektohen disa masa të thjeshta higjienike.
Sipas dermatologes italiane, Laura Colonna, kontakti i zgjatur me rërën dhe sipërfaqet e ndotura mund të favorizojë shfaqjen e problemeve të ndryshme të lëkurës. Fëmijët janë veçanërisht të rrezikuar nga impetigoni, një infeksion bakterial që shfaqet përmes flluskave të mbushura me qelb, por edhe të rriturit nuk mbeten jashtë rrezikut, sidomos pas trajtimeve estetike të pasigurta ose ekspozimeve të tepërta në diell.
Mikozat janë ndër infeksionet më të zakonshme në plazh. Këto kërpudha pëlqejnë mjediset e lagështa dhe të ngrohta, duke shkaktuar skuqje, kruarje dhe zbokth në këmbë, ijë apo shpinë. Ecja zbathur mund të duket e padëmshme, por nëse keni çarje apo lëkurë të irrituar, mikrobet si Staphylococcus aureus mund të depërtojnë dhe të shkaktojnë infeksione serioze.
Piodermiti, nga ana tjetër, është më i zakonshëm te fëmijët nën 10 vjeç dhe lidhet me kontaktin me rërën e kontaminuar. Fatmirësisht, kjo sëmundje trajtohet lehtë me antiseptikë dhe antibiotikë lokalë.
Si të parandaloni infeksionet në plazh?
Parandalimi është i thjeshtë: përdorni gjithmonë shapka në dushe dhe banjo publike; mbuloni shtratin e plazhit me një peshqir personal të pastër; ndërroni menjëherë rrobat e lagura; dhe lani ose dezinfektoni duart shpesh, veçanërisht para se të hani ose të prekni fytyrën. Pas larjes në det, është e rëndësishme të fshiheni mirë, sidomos në zonat e palosura të trupit.
Nëse keni plagë apo gërvishtje, mbulojini me fasho ose shmangni larjen deri në shërimin e plotë. Së fundmi, mos neglizhoni asnjë shenjë që ju jep lëkura: kruarje të vazhdueshme, skuqje, djegie apo plagë që nuk përmirësohen duhet të shqyrtohen menjëherë nga një dermatolog.
Pushimet janë për t’u shijuar, por kujdesi për lëkurën nuk duhet lënë pas dore.
-

Alimehmeti paralajmëron për rreziqet shëndetësore të verës: Kujdes me ujin, ushqimin dhe infeksionet!
Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka ngritur alarmin për rreziqet shëndetësore që shoqërojnë sezonin e verës. Ai theksoi se përveç motit të ngrohtë dhe lëvizshmërisë së lartë të popullsisë, infeksionet bakteriale e virale gjejnë terren të favorshëm për t’u përhapur.
“Vera sjell kontakte më të shpeshta mes njerëzve dhe ekspozim të shtuar ndaj ambienteve të hapura, insekteve, ushqimeve të konservuara keq dhe ujit të ndotur. Të gjitha këto rrisin rrezikun për sëmundje infektive,” u shpreh Alimehmeti.
Ai veçoi ujin e ndotur si një nga burimet më të zakonshme të infeksioneve gastrointestinale dhe të lëkurës. “Duhet të kemi kujdes me ujin sipërfaqësor, pasi mund të jetë burim infeksionesh kur përdoret për larje apo për përgatitjen e ushqimeve. Problemet më të shpeshta janë infeksionet e veshit dhe të lëkurës, veçanërisht te fëmijët,” shtoi mjeku.
Ndërkohë, për infeksionet gastrointestinale, ai paralajmëroi se simptomat si të përziera, marrje mendsh, diarre apo dizenteri mund të shfaqen shumë shpejt pas konsumimit të ushqimeve të kontaminuara ose me yndyrë të lartë. Sipas tij, në raste të lehta, trajtimi mund të bëhet në kushte shtëpie, por në raste të zgjatura kërkohet ndërhyrje mjekësore.
Alimehmeti theksoi se veçanërisht te fëmijët, duhet të tregohet kujdes i shtuar kur shfaqen simptoma të tilla si plagë në fytyrë apo gojë, pasi mund të jenë sinjale të infeksioneve të rënda.