Kosovë/Serbia kërcënon me radikalizim për ndërtimin e urës mbi Ibër në Mitrovicë
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, ka dënuar ashpër ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër që lidh dy pjesët e Mitrovicës, duke e cilësuar këtë si një provokim dhe shkelje të marrëveshjes së Brukselit. Ai pretendon se qeveria e Kosovës nuk ka marrë parasysh sigurinë e popullsisë lokale dhe se ky projekt […]
Gjuriç: Fletë-arrestimet për barrikadat në veri të Kosovës, persekutim politik!
Gjuriç tha se fletarrestimet janë “të pabazuara” dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me deklaratën e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Departamentit amerikan të Shtetit të publikuar në dhjetor të vitit 2022.Kryediplomati serb tha se në bazë të kësaj deklarate, barrikadat ishin hequr pasi kishte “garanci ndërkombëtare që nuk do të kishte masa represive ndaj pjesëmarrësve”.“Me […]
Gjuriç kërcënon me luftë:Serbët nga qielli,Kosovën e marrim kur të jemi të denjë
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç në një deklaratë së fundmi ka shpërfaqur një retorikë nacionaliste dhe historikisht të rrezikshme, duke krahasuar serbët në Kosovë me hebrenjtë në Palestinë dhe duke i quajtur “popull i zbritur nga qielli”.“Duhet të sillemi si një popull qiellor këtu në tokë,” tha Gjuriç, duke i veshur një përmasë […]
Gjuriç akuzon Kosovën për sabotim në Ibër-Lepenc, rriten tensionet me Serbinë
Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë rikthyer në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç, ka akuzuar autoritetet kosovare për përfshirje në një akt sabotimi në kanalin Ibër-Lepenac. Pa ofruar prova konkrete, Gjuriç deklaroi se “shërbimet serbe të sigurisë kanë prova të qarta” që lidhin Policinë e Kosovës me incidentin, të […]
‘Ibër-Lepencin e bëri Kurti’, Gjuriç: Ofensiva e Prishtinës për njohjen e pavarësisë, tmerruese
Serbia i është rikthyer edhe një herë sulmeve terroriste të Ibër-Lepencit. Këtë herë Beogradi ka fajësuar Prishtë në zyrtare për shkaktimin e këtij incidenti. Edhe pse pa dhënë asnjë provë konkrete, ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç tha se shërbimet e sigurisë kanë prova të qarta në lidhje me sabotimin në kanalin Ibër-Lepenac, gjë që […]