Tag: furnizimi

  • Punime në rrjetin e ujësjellësit, këto janë zonat që do të preken ditën e nesërme

    Punime në rrjetin e ujësjellësit, këto janë zonat që do të preken ditën e nesërme

    Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës bën me dije se gjatë ditës së nesërme do të ndërpritet furnizimi me ujë në qytetin e Durrësit dhe në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit, si pasojë e stakimit të dy stacioneve kryesore të ujësjellësit në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot.

    Ndërprerja, sipas saj, është e domosdoshme për shkak të remonteve të planifikuara nga OSHEE dhe OST, të cilat do të kryejnë punime teknike në rrjetin e energjisë elektrike.
    Furnizimi me ujë pritet të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe normalizimit të furnizimit me energji.

  • Ndërpritet furnizimi me ujë në qytetin e Sarandës

    Ndërpritet furnizimi me ujë në qytetin e Sarandës

    Ndërpritet furnizimi me ujë i qytetit të Sarandës.
    Ujësjellës Kanalizime Sarandë njofton se shkak për ndërprerjen është turbullimi i ujit në burimet e Navaricës dhe të puseve në fushën e Vrionit.
    Ndërprerja e furnizimit me ujë do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës.
    Ndërkohë, sipas informacioneve më të fundit, në Bashkinë Delvinë deri tani rrugët janë të bllokuara nga prurjet e shumta. Për këtë punohet me tre skrepa për t’i sjellë në normalitet. Rrugët më problematike në qytet u hapën. Sakaq, është e pakalueshme rruga për në Lefterohor, Kakodhiq dhe Varfaj, ku edhe atje punohet për hapjen e saj.
    Rruga Fushvëri-Kalasë kalohet me shumë vështirësi, ku rrezikohet nga përroi i Gutinës, pasi ka dalë nga shtrati dhe rrezikon të prishë rrugën në rreth 1 km.
    Lumi i Kalasës ka dalë nga shtrati dhe ka filluar dhe gërryen fushat e fshatrave Kalasë, Fushvërri, Vergo, Kopaçez, Palavli, Bajkaj, Vanë dhe Blerimas. Problem shqetësues është edhe lumi i Vrizit në Delvinë, ku ka filluar dhe gërryen fushat e Bamatatit, Stjarit dhe ka prishur rrugën Stjar-Bajkaj.
    Në Delvinë, 3 shtëpi janë përmbytur dhe për rrjedhojë është bërë evakuimi i banorëve.

  • Sarandë/ Ndërpritet furnizimi me ujë për shkak të turbullimit në burime pas reshjeve të shumta

    Sarandë/ Ndërpritet furnizimi me ujë për shkak të turbullimit në burime pas reshjeve të shumta

    Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Sarandë ka njoftuar ndërprerjen e furnizimit me ujë në të gjithë qytetin e Sarandës, si pasojë e turbullimit të ujit në burimet e Navaricës dhe në puset e fushës së Vrionit.
    Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të jetë në fuqi deri në normalizimin e situatës, ndërkohë që ekipet teknike po monitorojnë nga afër gjendjen e burimeve dhe linjave kryesore të furnizimit.
    Banorëve u kërkohet mirëkuptim deri në rikthimin e furnizimit të sigurt me ujë të pijshëm.

  • Fier – Reshjet e natës nuk kanë shkaktuar probleme në qark, situata mbetet nën kontroll

    Fier – Reshjet e natës nuk kanë shkaktuar probleme në qark, situata mbetet nën kontroll

    Screenshot

    Gjatë natës, qarku i Fierit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet deri në mesatar, të shfaqura në intervale të shkurtra kohore. Megjithatë, sipas strukturave të MC pranë bashkive dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nuk janë raportuar situata problematike.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Autoritetet bëjnë me dije se: Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Akset nacionale dhe rurale janë të gjitha të kalueshme normalisht;

    Furnizimi me energji elektrike vijon pa ndërprerje;

    Furnizimi me ujë të pijshëm është në normalitet.

    Strukturat përgjegjëse mbeten në kontakt të vazhdueshëm dhe në gatishmëri për çdo zhvillim të situatës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • “Kërcënon” Kremlini: Furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk mund të përfundojë shumë keq

    “Kërcënon” Kremlini: Furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk mund të përfundojë shumë keq

    Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, deklaroi të hënën se furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk nga SHBA-të mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë, veçanërisht për presidentin amerikan Donald Trump.
    Medvedev tha se është e pamundur të dallohet nëse raketat Tomahawk mbajnë koka bërthamore apo konvencionale, pasi ato të jenë lëshuar, një pikë që e ka theksuar edhe zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin.
    “Si duhet të përgjigjet ndryshe Rusia?”, shkroi Medvedev në Telegram, duke lënë të nënkuptohet se përgjigjja e Moskës mund të jetë dhe aktivizimi i armëve bërthamore.
    Trump deklaroi sërish të dielën se mund të ofrojë raketa me rreze të gjatë veprimi Tomahawk për Kievin, nëse Putin nuk i jep fund luftës në Ukrainë.
    “Po, mund t’i them [Putinit], nëse lufta nuk përfundon, mund shumë mirë ta bëjmë këtë”, tha Trump. “Ndoshta jo, por ndoshta po…”
    Medvedev tha se shpreson se fjalët e Trump të jenë të kota. “Mbetet vetëm të shpresojmë që ky është një tjetër kërcënim bosh. Ashtu si dërgimi i nëndetëseve bërthamore afër Rusisë”, Ai i referohej deklaratës së Trumpit në gusht, kur tha se kishte urdhëruar dy nëndetëse bërthamore të afroheshin me Rusinë si përgjigje ndaj komenteve “shumë provokuese” të Medvedevit, për rrezikun e një lufte.
    Putin ka deklaruar se furnizimi i Ukrainës me raketat Tomahawk, të cilat kanë një rreze veprimi prej 2,500 kilometrash dhe mund të godasin çdo vend në territorin evropian të Rusisë, përfshirë Moskën, do të shkatërronte marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë.
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se Ukraina do t’i përdorte raketat Tomahawk vetëm për qëllime ushtarake dhe jo për të sulmuar civilët në Rusi, nëse SHBA-të do t’i siguronin ato.
    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi të komentonte më tej të hënën. Megjithatë, Peskov përsëriti qëndrimin zyrtar të Moskës, se përdorimi i raketave të tilla do të nënkuptonte përfshirje të drejtpërdrejtë të SHBA-ve në konflikt.

  • Industria në terren negativ

    Industria në terren negativ

    Sektori i industrisë hyri zyrtarisht në recesion në vitin 2024, duke shënuar rënie gjatë të katër tremujorëve radhazi. Tendenca u përkeqësua dhe në pjesën e parë të 2025-s.Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se industria në total (“Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbetu…

  • Furnizimi me ujë, 4.3 mln euro për përmirësimin e sistemit dhe dublimin e puseve

    Furnizimi me ujë, 4.3 mln euro për përmirësimin e sistemit dhe dublimin e puseve

    Disa njësi administrative që marrin shërbim nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje SH.A pritet të kenë përmirësim sa i takon furnizimit me ujë. Në një procedurë të çelur këtë javë, kjo ndërmarrje me një fond limit 424 milionë lekë synon që të kryejë disa ndërhyrje.Kontrata me objekt “Stacioni i ri i pompave në Gajde, dublim pusi, depo e re dhe plotësimin e linjave të dërgimit për njësitë Fiershegan, Allkaj, (Çukas, Toshkëz) Krutje (Fier i Ri), Bubullimë (Imsht)” përfshin një listë objektesh të shpërndara në një hapësirë të konsiderueshme duke përfshirë disa fshatra të Njësisë Administrative Gajde.Sipas dokumenteve, qëllimi i projektit të propozuar është që të sigurojë furnizim të sigurt me ujë, higjienikisht të pastër, me mbulimin e kostos dhe tarifat e pranueshme shoqërisht për zonat e përzgjedhura në zonën e studimit.“Ky furnizim përfshin: stacionet e pompimit, linjën e transmetimit, rrjetin e shpërndarjes dhe lidhjet e shtëpive për zonat e përzgjedhura. Rezultatet e pritura të këtij projekti mund të përmblidhen si më poshtë: Lidhja 100% e popullsisë së fshatit me ujë të pijshëm të sigurt. Furnizimi me ujë të pijshëm të sigurt sipas standardeve, parashikuar për 20-25 vite.Projektimi i rrjetit shpërndarës për të siguruar ujë në lidhjet e konsumatorëve me presion minimal prej 2 bar dhe maksimal 6.0 bar, me ujë me cilësi sipas Standardeve Shqiptare dhe udhëzimeve të BE-së. Sigurimi i një skeme të projektuar për operim me efikasitet të lartë me pompa të reja; Eliminimi i puseve private dhe elektropompave për rastet kur është e mundur dhe shtimi i zonave të reja të furnizimit me ujë; Skemat e furnizimit me ujë në fshatrat e synuara funksionojnë dhe mirëmbahen siç duhet. Investimet e nevojshme në fshatrat e projektit për arritjen e objektivave të projektit janë identifikuar gjatë fazës së mëparshme të fizibilitetit” thuhet në dokumente.Ndërmarrja sqaron se gjendja aktuale e rrjetit të furnizimit është e amortizuar dhe e ndërtuar para shumë vitesh, rreth 20-25 viteve më parë. Në pjesën më të madhe të fshatrave, furnizimi me ujë bëhet me puse të shpuara në mënyrë lokale për disa shtëpi ose në mënyrë private nga vetë banorët e zonës për çdo shtëpi. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Furnizimi më ujë, vetëm Lezha 24 orë/ditë, në fund Vora dhe Kamza

    Furnizimi më ujë, vetëm Lezha 24 orë/ditë, në fund Vora dhe Kamza

    Në gjithë vendin vetëm Lezha arrin të ketë furnizim me ujë 24 orë në ditë, pjesa tjetër e vendit luhatet mes orareve të ndryshme dhe një mesatareje që qëndron ende larg objektivit kombëtar.Të dhënat e analizuara nga Enti Rregullator i Ujit tregojnë se për vitin e shkuar mesatarja e orëve të furnizimit me ujë në ditë ishte 17.44 orë/ditë, me një rritje 1.14 orë/ditë krahasuar me vitin paraardhës, i cili ka qenë në të njëjtin nivel me vitin 2022 me 16.3 orë/ditë.“Objektivi i performancës së mirë të vendosur nga ERRU prej 18 orë në ditë ende nuk është arritur në rang sektori ndërsa për 10 shoqëri ky tregues është mbi 18 orë/ditë të furnizimit me ujë. Në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, për vitin 2024, kanë operuar 14 shoqëri rajonale UK dhe 3 shoqëri ekzistuese UK që janë: SHUK Tiranë, SHUK Kamzë dhe SHUK Vorë.Riorganizimi i shoqërive në zbatim të VKM-së nr. 302, 11.05.2022, u shoqërua me dinamikën dhe problematikën e saj që reflektohet në treguesit kryesorë të performancës të shoqërive në veçanti dhe sektorit në tërësi. Gjatë vitit 2024 shoqëria që ka raportuar furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë/ditë pa ndërprerje është SHRUK Lezhë, e cila për këtë vit ka një rritje me +5.8 orë/ditë. Arsyeja lidhet me vënien në punë të ujësjellësit të ri për zonën e Laçit”, argumenton ERRU.Rritjen më të madhe sipas të dhënave e ka pasur SHRUK Sarandë, me +11.00 orë/ditë si dhe SHRUK Dibër me +10.00 orë/ditë, pasi për të dy shoqëritë kanë përfunduar investimet e rejaSipas Entit kohëzgjatja e furnizimit me ujë varion nga 4 – 24 orë/ditë nga të cilat 10 shoqëri performojnë mbi nivelin e mirë me 18 orë/ditë dhe 7 shoqëri janë nën këtë nivel, duke mos pasur asnjë përmirësim të këtij treguesi krahasuar me vitin 2022 dhe me vitin 2023. Ndërsa shoqëria rajonale UK Vlorë ka një rënie të këtij treguesi me -0.45 orë/ditë.“Më problematikë janë dy shoqëritë e parajonalizuara: UK Vorë me 8 orë furnizimi me ujë dhe UK Kamëz me 4 orë furnizimi me ujë, në kufirin e performancës së dobët dhe duhet të punojnë seriozisht që të kenë përmirësim në vitin e ardhshëm. Paraqitja grafike e mësipërme na mundëson të kuptojmë se cilat nga shoqëritë performojnë mirë në këtë tregues, si të tilla janë SHRUK Lezhë 24 orë/ditë, SHRUK Korçë 23.7 orë/ditë, SHRUK Pogradec 22.5 orë/ditë, SHRUK Dibër 22 orë/ditë, SHRUK Gjirokastër 22 orë/ditë, SHRUK Shkodër 21.55 orë/ditë, SHRUK Berat 22.11 orë/ditë, SHRUK Sarandë 21 orë/ditë, SHRUK Fier 18 orë/ditë dhe SHRUK Elbasan 18 orë/ditë”, vlerëson ERRU.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • IEA: Rritja e prodhimit global të naftës do të përballet me rënien e kërkesës

    IEA: Rritja e prodhimit global të naftës do të përballet me rënien e kërkesës

    Një rritje e prodhimit global të naftës, e udhëhequr nga Arabia Saudite, do të fillojë të përplaset me një kërkesë gjithnjë e më të dobët, veçanërisht në Azi, në tre muajt e fundit të këtij viti, paralajmëroi të mërkurën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).Institucioni me qendër në Paris uli parashikimin e tij për rritjen e kërkesës globale këtë vit në 680 mijë fuçi në ditë — një e treta më pak se sa parashikonte në janar dhe ritmi më i dobët që nga viti 2009, përjashtuar rënien gjatë pandemisë së Covid-19.Ajo përmendi ngadalësimin e konsumit në Kinë, Indi dhe Brazil, duke theksuar se të tre vendet po përballen me kërcënime për tarifa të larta në tregtinë e tyre me SHBA-në.Pas dy vitesh të një balance relative, furnizimi tani po ecën dukshëm përpara kërkesës, tha IEA, duke krijuar potencialin për “një tepricë të madhe në treg”.Ndërsa karteli i naftës OPEC vazhdon të rrisë prodhimin e tij, IEA tani pret që furnizimi të rritet me 2.5 milion fuçi në ditë këtë vit, rreth 30 për qind më shumë se parashikimi i saj në janar.Në fillim të vitit, pjesa më e madhe e tepricës shkoi në magazinim, me Kinën që përthithi më shumë se 90 për qind të rritjes së prodhimit në tremujorin e dytë.Por nga vjeshta, pas një sezoni veror të fortë ku rafineritë kanë punuar në nivele rekord për të përmbushur kërkesën për karburant, IEA pret që një tepricë prej 2 milion fuçi në ditë të vazhdojë deri thellë në vitin 2026.Megjithatë, IEA paralajmëroi se, ndonëse furnizimi i tepërt me naftë në afat të shkurtër dukej “gjithnjë e më i fryrë”, perspektiva mund të ndryshojë nëse SHBA forcon sanksionet ndaj Rusisë dhe Iranit, prodhuesit e tretë dhe të pestë më të mëdhenj në botë.Parashikimet e IEA-s binin sërish ndesh me parashikimin mujor më të fundit nga OPEC-u, të publikuar të martën.OPEC-u rriti parashikimin e tij për kërkesën këtë vit, ndërsa uli vlerësimet për rritjen e prodhimit në SHBA dhe prodhues të tjerë jashtë OPEC-ut. Ai tha se kërkesa për naftë do të rritet me 1.38 milion fuçi në ditë në vitin 2026, gati dyfish i ritmit të parashikuar nga IEA./FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Furnizimi me ujë, ankimohen tenderët për përmirësimin e sistemit në Radhimë dhe Akërni

    Furnizimi me ujë, ankimohen tenderët për përmirësimin e sistemit në Radhimë dhe Akërni

    Dy procedura prokurimi të lidhura me linja të furnizimit me ujë janë ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik.Njëra prej tyre lidhet me zonën turistike të Radhimës ndërsa tjetra me Akërninë të dyja të shpallura nga Ujësjellës Kanalizime Vlore sh.a.Ankimi për këto procedura të hapura në muajin qershor duket se lidhet me fazën e vlerësimit nga ana autoritetit kontraktor.Në dokumentet e tenderit që shoqërojnë procedurat nuk jepen shumë detaje lidhur me ndikimin që kanë ato në numrin e familjeve që furnizojnë apo të bizneseve.Dy procedurat kanë konkretisht në objekt “ Linja e furnizimit me uje ne fshatin Akerni” dhe de dyta “Përmirësimi i sistemit të furnizimit me ujë në zonën e Radhimës”.Ndërhyrjet sipas fondeve limite që kanë procedurat duket se janë minimale dhe afati i zbatimit të tyre është 30 ditor por duket se ankimimet do ta zvarrisin edhe më shumë këtë procedurë ndërkohë që për zona me përparësi turizmin furnizimi me ujë në mënyrë të vazhdueshme dhe cilësore është tepër i rëndësishëm.Këtë vit për herë të parë furnizimi me ujë po shfaqet problematik në disa zona kjo e nxitur nga arsye të ndryshme duke nisur nga investimet e nevojshme për përmirësime sigurie në diga e liqene e deri tek mungesa e ujit për shkak të pamjaftueshmërisë së mbulimit me rrjet në zona që kanë shtim të numrit të turistëve.Pak ditë më parë edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë reagoi duke kërkuar më shumë reagim nga institucionet për të garantuar një mbarëvajtje të sezonit turistik.Ndër të tjera Dhoma citonte se anëtarët e saj kishin raportuar për problematika të ndryshme të lidhura me mungesën e ujit apo menaxhimin e mbetjeve. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.