Dosja “Partizani”/ Seanca paraprake për Berishën dhe Malltezin, gjyqtarja Flojera Davidhi tërhiqet për vendim
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca paraprake për dosjen “Partizani”. Avokatet e kreut demokrat Sali Berisha kërkuan shfuqizimin e disa vendimeve të gjyqtares Irena Gjoka. Kërkesa e tyre u rrëzua nga gjykata. Ndërkohë, gjyqtarja Flojera Davidhi përfundoi shqyrtimin paraprak të çështjes dhe tërhoqi dosjen në dhomë këshillimi për të marrë një vendim.
Afera Partizani/ Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, GJKKO rrëzon sërish Berishën
GJKKO ka rrëzuar për herë të dytë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi. Kërkesa ishte bërë nga mbrojtësit e Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, Andia Pustinës dhe shoqërisë Homeplan. Vendimi u mor nga nga gjyqtarja Flora Hajredinaj. “Mospranimin e kërkesave të kërkuesve: 1. Jamarbër Malltezi; 2. Sali Berisha; 3. Andia Pustina; 3. Shoqëria Tregtare Homeplan shpk, me objekt “Përjashtimin […]
Berisha gjobitet me 10 mijë lekë të reja/ Avokati, Gjokutaj: Flojera Davidhi “Irena 2”, s’ka firmosur fare…
Genc Gjokutaj, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha është prononcuar për mediat pas daljes nga SPAK, ku GJKKO vendosi të shtyjë sërish seancën për të vendosur mbi kalimin në gjyq ose jo të rastit “Partizani”. Ai u shpreh se Berisha ishte gjobitur me 10 mijë lekë të reja pas rrëzimit të kërkesës së avokatëve të tij […]
Dosja “Partizani”, rrëzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e të akuzuarve për përjashtimin e gjqytares Flojera Davidhi nga seanca paraprake për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Kërkesë për përjashtimin e gjyqtares kishte bërë Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, Andia Pustina, si dhe shoqëria tregtare “Homeplan” sh.p.k. Të katërt kërkesat e tyre janë rrëzuar nga gjyqtarja […]