
6795
Rrëmujat në futbollin turk po thellohen. Një gjykatë në Stamboll ka urdhëruar paraburgimin parandalues të Murat Özkaya-s, presidentit të Eyüpspor, si edhe të shtatë gjyqtarëve, të akuzuar për ndikim në rezultatet e ndeshjeve. Por hetimet nuk ndalen këtu: Federata Turke e Futbollit ka referuar plot 1.204 futbollistë në komitetin disiplinor për përfshirje në baste sportive. […]