
13206
Ministria e Mbrojtjes ka bërë sërish thirrje për evakuim në tre fshatra të tjerë të Gramshit. “Njoftim urgjent për evakuim! Për shkak të zjarreve, banorët e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt. Ndërkohë fshati Skënderbegas është evakuuar”, thotë Mbrojtja.