Tag: dështon

  • Dështon seanca për çështjen ‘Berisha’, zbulohet arsyeja

    Dështon seanca për çështjen ‘Berisha’, zbulohet arsyeja

    Dështon seanca për çështjen ndaj kreut të PD, Sali Berisha.

    Shkak u bë mosparaqitja e avokatit Sokol Hazizajt, i cili përfaqëson të pandehurin Fatmir Bektashi dhe shoqërinë Kontakt ShPK dhe Home plan Shpak.
    Gjykata pranon kërkesën e avokatit Hazizaj dhe shtyn seancën për në datën, 10 nëntor në orën 11:00, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

    Top Channel

  • Dështon Kurti 3, ja sa vota mori qeveria e rrëzuar

    Dështon Kurti 3, ja sa vota mori qeveria e rrëzuar

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë! Albin Kurti nuk fiton votat e nevojshme në Kuvend

    Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë! Albin Kurti nuk fiton votat e nevojshme në Kuvend

    Kabineti qeveritar i propozuar nga Albin Kurti si mandatari për formimin e qeverisë së re nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme. Në seancë, 56 deputetë votuan për, 52 kundër dhe 4 abstenuan.
    “Konstatoj se me 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ju njoftoj se përgjegjësia kalon te presidentja, e cila pas konsultimeve ka mundësinë të emërojë kandidatin tjetër për kryeministër,” tha kryetari Dimal Basha.
    Sipas Kushtetutës, presidentja brenda 10 ditësh duhet të ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin e ri që ka më shumë gjasa të formojë qeverinë. Nëse edhe kjo përpjekje dështon, Osmani do të duhet të shpallë zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh.

    /vizionplus.tv

  • Dështon mbledhja Komisionit Rregullator të KQZ-së për zgjedhjet! Mungojnë anëtarët e PD..

    Dështon mbledhja Komisionit Rregullator të KQZ-së për zgjedhjet! Mungojnë anëtarët e PD..

    Ka dështuar mbledhja e Komisionit Rregullator të KQZ-së i cili duhej të mblidhej këtë të shtunë për të miratuar afatet e zgjedhjeve te parakohshme të 9 nëntorit në gjashtë Bashki të vendit, përfshirë Tiranën. 
    Mësohet se Komisioni Rregullator u mblodh vetëm me 3 anëtarët e propozuar nga mazhoranca, pasi 2 të opozitës mungonin me arsyetimin se kishin nevojë për më shumë kohë. Për shkak të mungesë së kuorumit në vendimmarrje (pasi duhen minimalisht 4 vota) mbledhja e shty për një ditë tjetër. 
     

  • Do të jepeshin konkluzionet përfundimtare, dështon seanca në GJKKO për ‘Sterilizimin’, ja arsyeja

    Do të jepeshin konkluzionet përfundimtare, dështon seanca në GJKKO për ‘Sterilizimin’, ja arsyeja

    Dështon seanca e parashikuar sot në GJKKO për konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj 8 të pandehurve në çështjen e koncesionit të sterilizimit, që po shqyrtohet me procedurë të shkurtuar.Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mungesa për arsye shëndetësore e avokatit Dritan Hamitaj, mbrojtës i ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.
    Duke marrë shkas nga mungesa, SPAK kërkoi që seanca të mos vijonte dhe paraqiti një kërkesë për pezullimin e afateve të paraburgimit për të pandehurit, kërkesë që u pranua nga trupa gjykuese.
    Seanca e radhës u caktua për datën 1 tetor, në orën 14:00.
     

     
     
     

  • Inferiorët plot surpriza, Besa dështon në shtëpi, Pogradeci thyen Laçin

    Inferiorët plot surpriza, Besa dështon në shtëpi, Pogradeci thyen Laçin

    Katër ndeshje të Kategorisë së Parë prodhuan pak gola por mjaft surpriza. Kështë Pogradeci kaloi Laçin 1-0 me një gol të shënuar nga Ezekiel në të 47′, ndërsa Besa zhgënjeu edhe sot në debutimin e trajnerit Shpëtim Duro duke u mundur nga Apolonia 1-2 në Luz.

    Dështon dhe Kastrioti të kalojë Korabin me Dejvid Kapllanin që humb një penallti për krutanët. Pa gola sfida e Gjirokastres me AF Luftëtarit dhe Burrelit 0-0.

    Shifrat e sotme Kategori e Parë

    Pogradeci – Laçi 1-0

    Besa – Apolonia 1-2

    Luftëtari – Burreli 0-0

    Kastrioti – Korabi 0-0/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, shkak moszgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb

    Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, shkak moszgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb

    Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka ndërprerë seancën e Kuvendit në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit serb.

    Duke qenë se asnjëri prej kandidatëve të dalë nga shorti nuk i kanë siguruar votat e nevojshme, ai ka kërkuar ndaljen e punimeve, për t’u takuar sërish të enjten në orën 11:00.Lexo edhe :Related Posts

  • Dështon konstituimi i Kuvendit në Kosovë/ Shkak mungesa e konsensusit për emrin e nënkryetarit serb

    Dështon konstituimi i Kuvendit në Kosovë/ Shkak mungesa e konsensusit për emrin e nënkryetarit serb

    Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka ndërprerë seancën e Kuvendit në mungesë konsensusi për emrin e nënkryetarit serb.
    Duke qenë se asnjëri prej kandidatëve të dalë nga shorti nuk i kanë siguruar votat e nevojshme, ai ka kërkuar ndaljen e punimeve, për t’u takuar sërish të enjten në orën 11:00.

  • Dështon sërish Kuvendi i Kosovës, Vetëvendosja propozon Hekuran Muratin për kryetar, por nuk merr votat

    Dështon sërish Kuvendi i Kosovës, Vetëvendosja propozon Hekuran Muratin për kryetar, por nuk merr votat

    Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosja propozoi të premten kandidaturën e Hekuran Muratit për kryeparlamentar, por ai nuk arriti të merrte miratimin e shumicës së deputetëve.
    Murati mori vetëm 57 vota pro, ndërsa kundër votuan 52 deputetë e 6 abstenuan.
    Seanca e radhës do të mbahet më 24 gusht në orën 11:00.