Tag: dëgjuar

  • “Berisha s’më ka dëgjuar”, Edi Paloka: Duhet të ndryshojmë sjelljen ndaj Ramës, ai është diktator

    “Berisha s’më ka dëgjuar”, Edi Paloka: Duhet të ndryshojmë sjelljen ndaj Ramës, ai është diktator

    Deputeti i PD, Edi Paloka, deklaroi se shpeshherë nuk është dëgjuar brenda Partisë Demokratike, duke iu referuar edhe Sali Berishës.
    Sa i përket zgjedhjeve, Edi Paloka theksoi se është për lista të hapura ndërsa shtoi se kjo do të ishte një zgjidhje për Partinë Demokratike dhe opozitën.
    “Kam propozuar gjithmonë në PD. Jo gjithmonë jam dëgjuar. Do ishte mirë të isha dëgjuar për disa raste, edhe me doktorin. Unë kam qenë për lista të hapura. S’do i jepte Rama kurrë. Listat e hapura do të ishin një zgjidhje për PD dhe opozitën. Kam kundërshtuar votën e emigrantëve.
    U morën shumë media me atë djalin që foli me Berishën. Ai ia përplasi qeverisë, që të jesh në opozitë je armik për qeverinë. Nëse kemi qenë me një sistem tjetër në PD, ndoshta duhet të kthehemi në parti elektorale.
    Jo thjesht se Edi Paloka është themelues, por mund të jetë lodhur. Ka të tjerë që kanë shumë dëshirë që të ingranohen për zgjedhjet.
    Kishte disa qytete ku nuk gjenim dot numërues. Në rastet kur nuk jemi në kushte të mira, mblidhet këshilli. Dje dhe pardje u nxor dhe një skicë ku do të mbahet analiza.
    Unë i di problemet brenda PD-së. Për strukturën, riorganizimin e saj. Ne duhet të ndryshojmë mënyrën e sjelljes brenda vetes dhe karshi Ramës. Nuk mund të vazhdojmë të sillemi me Ramën si parti finlandeze. Ai është kreu i një narko-shteti, një diktator.”-tha Paloka në News 24.

  • “O Florjana po ti s’më dëgjon?”/ Incident gjatë takimit të Berishës, anëtari akuza Kryetares së Njësisë 9: Më ke sharë, kërcënu dhe…

    “O Florjana po ti s’më dëgjon?”/ Incident gjatë takimit të Berishës, anëtari akuza Kryetares së Njësisë 9: Më ke sharë, kërcënu dhe…

    Berisha ka mbajtur sot një tjetër formë foltoreje, duke takuar anëtarët e saj të Kryesisë nëpër degë, që nisi me ata të degës 9 në Tiranë.
    Ky takim i Berishës që u iniciua për të bashkuar dhe dëgjuar demokratët, duket se është shoqëruar me një incident që tregoi një përplasje mes kryetares së PD në këtë degë, Eda Grimci, dhe një prej anëtarëve.
    Në mbyllje të takimit, kur zëdhënësja e PD Florjana Gara iu drejtua sallës duke pyetur nëse kishe më pyetje, zotëria në fjalë ngriti dorën.
    Grimci ndërkohë tha se s’ka pyetje dhe kërkoi që takimi të mbyllej.
    “Florjana, po ti nuk më dëgjon mua po jo nuk duhet ta bësh ti atë gjë”, i drejtohet Grimci me zë të ulët Florjana Garos pasi kjo e fundit i dha fjalën anëtarit të Kryesisë.
    Ndërsa Garo dhe Berisha i dhanë fjalën, demokrati tha se nuk punon mikrofonin, por Berisha e ftoi pranë mikrofonit të tij.
    Ky i fundit tregoi më pas përplasjen që kishte pasur me Kryetaren, duke e akuzuar se e ka sharë, e ka kërcënuar dhe se nuk ka bërë organizime në protestat që PD ka thirrur.
    “Unë jam Halit Koleci, i përndjekur politik katër breza. Unë banoj në njësinë 9, që kur ka fillu PD kam qenë anëtar, me të gjitha funksionet asnjë punë asnjë gjë se kam marrë nga PD, as nuk e ka lyp. Këto zgjedhjet e fundit që ke stadiumi, Kryetarja foli por nuk tregoi se çfarë nuk kishte bërë, por foli për ato që kishte bërë.
    Ne kemi qenë te stadiumi, por nuk ka qenë thirrë asnjë, më ka thirr thënë hajde këtu, por nuk më kishte çu një mesazh a një ftesë.
    Unë kisha mbledh njerëzit, i kam me foto, i kam marrë nga Durrësi nga Kamza… unë nuk e kam dëgjuar por më ka futur një të shame… kjo është fëmija im. Unë se kam dëgjuar por ma ka thënë një shok. Ta kam thënë! Kemi qenë te rruga ‘Shpresa’, ke 8 Janari, s’kemi pas thirrje as organizim, më ka thirr një katunari im se ishte duke vdek nga gazi lotsjellës. Kam fotot. Tani vjen puna e zgjedhjeve, nuk tha sesa seksione janë shkrirë, nuk tha se ai që ka shkrirë seksionet ka kalu kryetar i grupseksioni. Nuk e tha këtë.
    Në zgjedhjet e fundit më thërret dhe më thotë do të shkosh kryetar komisione, po i them, nëse nuk ka njeri shkon. Do të çojmë te burgu, i thash mos më ço te burgu se kam fol 1 mijë të zezat për Edi Ramën dhe i ka çu dokumentet dhe i kam thënë me kë jam…. në ka kërcënuar në telefon, i kam çu në zyrë dhe më ka thënë dil përjashta. Për kartën e anëtarësisë nuk ma jepte deri sa shkova te Klevisi. Nëse ne do përçahemi me njëri-tjetrin atëherë nuk kemi për të fituar”, tha ai.
    “Të garantoj që ka vlerësim maksimal për punën tënde, e vlerësoj shqetësimet që shprehe”, tha Berisha.

  • “Puçi i kafenesë”/ Alimehmeti: Struktura e PD nuk mblidhet të dëgjojë demokratët, takimi nuk ishte për të..

    “Puçi i kafenesë”/ Alimehmeti: Struktura e PD nuk mblidhet të dëgjojë demokratët, takimi nuk ishte për të..

    Ilir Alimehmeti dha detaje të reja mbi takimin me demokratët, ku ishte pjesëmarrës. Ai theksoi se aktiviteti nuk kishte për qëllim krijimin e fraksioneve brenda partisë apo formimin e ndonjë partie të re, por shërbente si një forum për të diskutuar çështjet aktuale dhe për të dëgjuar bazën demokratike.
    Alimehmeti shpjegoi në studion e Euronews Albania se pjesëmarrja e tij erdhi në kushtet kur strukturat drejtuese të Partisë Demokratike nuk janë mbledhur për të dëgjuar demokratët dhe për të marrë hapat e nevojshëm për të reaguar ndaj situatës aktuale.
    Alimehmeti theksoi se takimet e tilla shërbejnë për të dëgjuar bazën, për të mbledhur propozime dhe për të koordinuar veprimet, duke mos pasur asnjë qëllim për ndarje apo krijim fraksionesh.
    “Ky ishte një takim mes demokratësh, mes miqsh, për të diskutuar gjëra të përbashkëta, problematika dhe mundësi për t’i zgjidhur. Ne takohemi, flasim, diskutojmë, shohim ku janë situatat dhe si mund të përmirësohen. Takimet janë për të dëgjuar njerëzit, jo për të krijuar fraksione ose parti të reja. Liria e mendimit dhe e shprehjes është baza e demokracisë. Nëse kuptojmë që kemi një objektiv të përbashkët, atëherë mund të forcojmë PD-në si alternativë qeverisëse. Çështja është që njerëzit të mbështesin PD-në si alternativë qeverisëse. Duhet të kuptojmë hapat e një procesi që të ngulmojë në fitoren e PD-së në zgjedhje. Arsyeja pse duhet një alternativë qeverisëse është e qartë, por si bëhet kjo? Duke përfaqësuar ata njerëz që ndjehen të papërfaqësuar. Tubimet që bëhen para kryeministrisë, duhet të jenë të organizuara dhe të përfaqësojnë njerëzit realë. Duhet të kishte qëndrime të qarta nga kryesia dhe grupi parlamentar dhe do kishim mbështetje nga njerëzit, do kishin frymëzuar qytetarët”, tha ai.
    Sa i përket foltores para kryeministrisë, Alimehmeti tha se suksesin e protestave e sheh jo vetëm te thirrja për tubime, por te përfaqësimi real i qytetarëve.
    “Organizimi i protestave nuk funksionon vetëm me një mesazh. Pas një katastrofe si 11 maji, duhet t’u flasësh njerëzve edhe pse nuk jam në kryesi kam detyrë të përfaqësoj zërin e tyre. Ky është zëri i tyre. Nuk mund të shkojmë në një qendrim të shurdhër ndaj kërkesave të bazës demokratike dhe qytetarëve. Kauzat e tubimit janë të drejta, organizimi çalon shumë fort, ndërsa përfaqësimi çalon fort me dy këmbët. Varet kush e thërret protestën, nëse e thërrasin njerëz që nuk përfaqësojnë qytetarët, as qytetarët nuk u përgjigjen atyre. Marim shembull ne kishim një protestë më 7 korrik të vitit 2022 u zhvillua në kushte të vështira: pa logo, pa vulë ligjore dhe u sulmua ndërkombëtarisht. Pa këto skandale të fundit, njerëzit u mblodhën dhe ishte protesta më e madhe e PD-së deri atëherë. Ajo u realizua sepse kauza ishte e drejtë dhe pati organizim dhe përfaqësim perfekt”, tha Alimehmeti.

  • Takimi me më të votuarit/ Alihmehmet: Struktura e PD nuk mblidhet të dëgjojë demokratët, organizimi çalon shumë

    Takimi me më të votuarit/ Alihmehmet: Struktura e PD nuk mblidhet të dëgjojë demokratët, organizimi çalon shumë

  • Takimi i demokratëve/ Alimehmeti: Nuk ishte për të krijuar fraksione ose parti të re

    Takimi i demokratëve/ Alimehmeti: Nuk ishte për të krijuar fraksione ose parti të re

    I ftuar në studion e Euronews Albania me gazetaren Alba Xhani, Ilir Alimehmeti dha detaje të reja mbi takimin me demokratët, ku ishte pjesëmarrës.
    Ai theksoi se aktiviteti nuk kishte për qëllim krijimin e fraksioneve brenda partisë apo formimin e ndonjë partie të re, por shërbente si një forum për të diskutuar çështjet aktuale dhe për të dëgjuar bazën demokratike.
    Alimehmeti shpjegoi se pjesëmarrja e tij erdhi në kushtet kur strukturat drejtuese të Partisë Demokratike nuk janë mbledhur për të dëgjuar demokratët dhe për të marrë hapat e nevojshëm për të reaguar ndaj situatës aktuale.
    Ai vuri në dukje se, edhe pse skandalet që sipas tij i plasin qeverisë janë të shumta, opozita mbetet e pafuqishme për të vepruar, duke nënvizuar rëndësinë e organizimit dhe përfaqësimit të bazës për suksesin e protestave.
    Alimehmeti theksoi se takimet e këtilla shërbejnë për të dëgjuar bazën, për të mbledhur propozime dhe për të koordinuar veprimet, duke mos pasur asnjë qëllim për ndarje apo krijim fraksionesh.
    “Ky ishte një takim mes demokratësh, mes miqsh, për të diskutuar gjëra të përbashkëta, problematika dhe mundësi për t’i zgjidhur. Ne takohemi, flasim, diskutojmë, shohim ku janë situatat dhe si mund të përmirësohen. Takimet janë për të dëgjuar njerëzit, jo për të krijuar fraksione ose parti të reja. Liria e mendimit dhe e shprehjes është baza e demokracisë. Nëse kuptojmë që kemi një objektiv të përbashkët, atëherë mund të forcojmë PD-në si alternativë qeverisëse. Çështja është që njerëzit të mbështesin PD-në si alternativë qeverisëse. Duhet të kuptojmë hapat e një procesi që të ngulmojë në fitoren e PD-së në zgjedhje. Arsyeja pse duhet një alternativë qeverisëse është e qartë, por si bëhet kjo? Duke përfaqësuar ata njerëz që ndjehen të papërfaqësuar. Tubimet që bëhen para kryeministrisë, duhet të jenë të organizuara dhe të përfaqësojnë njerëzit realë. Duhet të kishte qëndrime të qarta nga kryesia dhe grupi parlamentar dhe do kishim mbështetje nga njerëzit, do kishin frymëzuar qytetarët”, tha ai.
    Sa i përket foltores para kryeministrisë, Alimehmeti tha se suksesin e protestave jo vetëm thirrja për tubime, por përfaqësimi real i qytetarëve.
    “Organizimi i protestave nuk funksionon vetëm me një mesazh. Pas një katastrofe si 11 maji, duhet t’u flasësh njerëzve edhe pse nuk jam në kryesi kam detyrë të përfaqësoj zërin e tyre. Ky është zëri i tyre. Nuk mund të shkojmë në një qendrim të shurdhër ndaj kërkesave të bazës demokratike dhe qytetarëve. Kauzat e tubimit janë të drejta, organizimi çalon shumë fort, ndërsa përfaqësimi çalon fort me dy këmbët. Varet kush e thërret protestën, nëse e thërrasin njerëz që nuk përfaqësojnë qytetarët, as qytetarët nuk u përgjigjen atyre. Marim shembull ne kishim një protestë më 7 korrik të vitit 2022 u zhvillua në kushte të vështira: pa logo, pa vulë ligjore dhe u sulmua ndërkombëtarisht. Pa këto skandale të fundit, njerëzit u mblodhën dhe ishte protesta më e madhe e PD-së deri atëherë. Ajo u realizua sepse kauza ishte e drejtë dhe pati organizim dhe përfaqësim perfekt”, tha Alimehmeti.

  • Fahredin Shehu: Bija ime, ke dëgjuar si gënjejnë?

    Fahredin Shehu: Bija ime, ke dëgjuar si gënjejnë?

    Bija ime, poezi nga Fahredin Shehu

    Bija imeke dëgjuar si gënjejnëpër sukseset e trilluaradhe një armatë gënjeshtarëshpromovojnë atë çmendurie të bëjnë t’u besosh zotaveqë emërtoheshin nga po atagënjeshtarë në bazë të yjevetë yjësisë sonë më të afërtkur të kaplojë etja për një frymë babaidhe fjalët e vërtetësisë që ato bartin me vetedhe kur të merr malli të shohëshku përfundojnë martirët e dashurisëpër Zotin dhe për njeriunnë epitafin tim do të lexosh“janë dy këmbë që të çojnë në parajsënjërës lija emrin Dije etjetrës Dashuri”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FAHREDIN SHEHU: TABUTI I RAHOVECIT

  • Ndryshimi i kufijve me force, Zakharova i “përvishet” Von der Leyen: Çudi që nuk ka dëgjuar për Kosovën

    Ndryshimi i kufijve me force, Zakharova i “përvishet” Von der Leyen: Çudi që nuk ka dëgjuar për Kosovën

    Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, komentoi dje deklaratën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila tha se kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë, duke theksuar se Zakharova nuk besonte që von der Leyen nuk kishte dëgjuar për Kosovën. Zakharova e cilësoi si të njëanshme dhe hipokrite pozitat perëndimore lidhur me ndryshimin e kufijve, duke përmendur se ishte pikërisht Perëndimi që kishte shpallur dhe zbatuar ripërcaktimin e njëanshëm të kufijve të Serbisë përmes njohjes së pavarësisë së Kosovës, një veprim që, sipas saj, ishte në kundërshtim me vullnetin e popullit serb. Në këtë kontekst, Zakharova kërkoi që Perëndimi të tregonte një qëndrim të drejtë dhe të barabartë për të gjitha konfliktet territoriale dhe të mos përfshihej në standarde të dyfishta.
    Për më tepër, Zakharova komentoi edhe një tjetër aspekt të deklaratës së von der Leyen, lidhur me forcën e armatosur të Ukrainës, duke e krahasuar atë me Marrëveshjen 2+4 të vitit 1990, e cila rregullonte zhvillimin e Bundeswehr-it dhe forcave të armatosura të Gjermanisë. Ajo theksoi se, sipas marrëveshjes, Gjermania ishte e detyruar të ulte numrin e forcave të saj nga 500,000 në 370,000, duke përfshirë edhe angazhimet për të hequr dorë nga armët e shkatërrimit në masë. “Gjermania e di shumë mirë këtë histori,” tha Zakharova, duke kërkuar që Europa të jetë më e sinqertë në qëndrimet e saj kur bëhet fjalë për çështje të tilla. Ndërkohë, Ursula von der Leyen kishte shprehur mbështetje të fortë për Ukrainën, duke deklaruar se Bashkimi Evropian nuk do të mbështeste asnjë ndryshim të kufijve të Ukrainës dhe nuk do të lejonte asnjë kufizim që mund të dobësonte forcën ushtarake të këtij shteti.

  • Vijon dëshmia e Christopher Hill: S’kam aryse të besoj dhe as kam dëgjuar që Thaçi të ketë kryer krime lufte

    Vijon dëshmia e Christopher Hill: S’kam aryse të besoj dhe as kam dëgjuar që Thaçi të ketë kryer krime lufte

    Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për Kosovën gjatë luftës Christopher Hill ka folur lidhur me arsyet pse vendosi të bëhej dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit.
    Duke iu përgjigjur pyetjes së avokatit Luka Mishetiq, ambasadori Hill tha se nuk ka asnjë arsye të besojë që Thaçi ka marrë pjesë në krime lufte apo i ka urdhëruar ato.
    “Nuk kam arsye të besoj, dhe as nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme, dhe siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Pra ndjeva, kur mu kërkua kjo gjë, pasi njerëzit më kontaktuan mua, që duhet të thosha atë që dija në lidhje me situatën”, u shpreh diplomati.

    Edhe në ditën e dytë të dëshmisë së tij, Hill po tregon se ka pasur vonesa të vazhdueshme nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’u përgjigjur në çështje të ndryshme, sepse nuk ka ekzistuar një person përgjegjës brenda grupit./vizionplus.tv

  • Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

    Hill: Nuk besoj dhe as s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

    Christopher Hill, u dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës në Kosovë, ka vijuar në ditën e dytë dëshminë e tij në Hagë. I marrë në pyetje nga avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiç, ai tha se nuk ka arsye për të besuar se ish-presidenti i Kosovës është përfshirë në aktivitete për të cilat akuzohet.
    “Nuk kam arsye të besoj, dhe as nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme, dhe siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i burgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Pra ndjeva, kur mu kërkua kjo gjë, pasi njerëzit më kontaktuan mua, që duhet të thosha atë që dija në lidhje me situatën”, tha Hill.
    Hill tha se ka pasur vonesa të vazhdueshme nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’u përgjigjur në çështje të ndryshme sepse nuk ka ekzistuar një person përgjegjës brenda grupit.
    “Mospajtimet mes shqiptarëve nuk ishin shqetësimi im. Shqetësimi im ishte të zbatoja politikën amerikane dhe të gjeja një mënyrë që Beogradi, dhe grupe të ndryshme në Kosovë, të gjenin një mirëkuptim dhe të përfundonte konflikti“, tha Hill.
    Kujtojmë se një ditë më parë Hiull tha se në takimin e parë të zhvilluar me Hashim Thaçin iu krijua përshtypja se ai nuk e drejtonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
    Hill tregoi si fakt edhe mungesën e autoritetit nga ana e Thaçit për ta pranuar menjëherë marrëveshjen e Rambujesë, pasi në dokument mungonte termi “pavarësia e Kosovës”.
    “Thaçi më tha se nëse do ta pranoja, do të më vrisnin sapo të kthehesha në Kosovë. Unë nuk e pyeta si apo nga kush do të vritej, por thjesht e kuptova se ai nuk ishte në pozitë për të thënë po”, tha Hill.
    Hill u pyet edhe për takimin e zhvilluar në Kosovë me përfaqësues të UÇK-së para firmosjes së marrëveshjes së Rambujesë, si përpjekje për të bindur palët që ta pranonin atë. Ai shtoi se nuk besonte se ekzistonte një shtab i UÇK-së.

  • “E kam dëgjuar prej Fatosit bisedën”/ Rama: E quajtën tradhtar për takimin me Millosheviç, e vërteta do dalë

    “E kam dëgjuar prej Fatosit bisedën”/ Rama: E quajtën tradhtar për takimin me Millosheviç, e vërteta do dalë

    Edi Rama: Ishte ai dyzim edhe natyrës së tij aspak sistematike i kombinuar me burgosjen absurde, u bë fati i PS dhe e bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshme duke i dhënë një frymëmarrje të re. Pa sakrificën e tij, socialistët do kishin pasur një fat më bujar.
    Lidershipi i tij ishte më shumë frymë. Për këdo që do marrë përsipër ta zbërthejë rolin vendimtar të Fatos Nanos dhe për atë që u bë më pas Partia Socialiste. Në selinë e partisë që ai udhëhoqi qëndron një foto, për mua mbetet pamja më domethënëse, fill pas daljes nga burgu. Ai i sapodali nga burgu me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që shkëlqejnë plot xixa, kafshë e radhë politike.
    PS nuk lëvizi asnjë moment, e bën PS krenare për qenien e saj, promotorë e interesave madhore të kombit, Ata që e nderuan kryetarin tonë, ishin ata që e ngritën dhe ulën tradhtar për takimin me Milloshevicin dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë. E kam dëgjuar prej tij bisedën me kasapin e Beogradin. Në atë takim nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur të dalin në dritë fjalët e thëna në atë takim dhe bisedat me patriotët, atëherë as kush dot nuk do vërë në dyshim se kontributi i tij e rendit Fatos Nanon në rreshtat e nderit.

    Top Channel