EMRI/ Atentat me tritol në Shkodër, hidhet në erë makina, plagoset drejtuesi i saj
Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin e Shkodrës, e vendosur në një makinë të parkuar. Sipas burimeve paraprake, ngjarja është regjistruar në lagjen “Arra e Madhe”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e saj, bën me dije korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani. I plagosur ka mbetur shtetasi Enea Busukja, i cili sapo […]
Deputeti i PD, Bledion Nallbati mbërrin në SPAK
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka mbërritur këtë të hënë në SPAK. Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha. Ende nuk dihet arsyeja pse demokrati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Megjithatë ai ka përshëndetur gazetarët dhe operatorët ndërsa shfaqet i buzëqeshur. Top Channel
Zgjedhorja/ TCH zbardh variantin final për ngritjen e komisionit të posaçëm. Plotësohet kushti i PD për barazi, Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote
Dy partitë e mëdha po shkojnë drejt një formule të dakordësuar për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka zbardhur variantin final të Partisë Socialiste që plotëson kushtin e Partisë Demokratikë për barazi anëtarësh ne komisionin e reformës zgjedhore. Formula e parashikuar i le një karrige dy […]
Një ish-ministër nën hetim, a do të arrestohet? Përgjigjet SPAK: Nuk mund të…
Pak muaj më parë Struktura e Posaçme Antikorrupsion konfirmoi zyrtarisht se një prej ish ministrave është marrë nën hetim nga SPAK. I pyetur zyrtarisht nga Top Channel se cili është ministri në fjalë dhe a po vlerësohet nga SPAK caktimi i një mase sigurie, Prokuroria ka dhënë një përgjigje zyrtare, pa dhënë detaje. “Një ish-ministër […]
Berisha si Rama/ Nis trajnimin e deputetëve të rinj, demokratët leksion si të sillen dhe përballen me kundërshtarin në Parlament
Jo vetëm socialistët, por dhe deputetët e rinj demokratë do të trajnohen. Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka mësuar se nesër nisin leksionet dhe për demokratët që ulen për herë të parë në Kuvend. Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), organizon ditën e nesërme në ora 10:00 programin e Trajnimit për […]
Aksident i frikshëm në Qafë Plloçë, përplasen dy automjete, njëri shpërthen në flakë
Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec – Korçë ne vendin e quajtur Qafë Plloçë. Sipas korrespondentes së Top Channel Dhorjela Çule, dy mjete janë përplasur dhe njëri prej tyre pas përplasjes është përfshirë nga flakët. Si pasojë e aksidentit janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesit e mjeteve ia kanë […]
Kryegjyqtari shmanget/ Kreu i Gjykatës së Lartë nuk sqaron pse audio dhe procesverbali nuk përputhen
Pas publikimit të fakteve mbi procesi e përzgjedhjes së anëtarit të ri të Kushtetueses që ndritën dyshime mbi respektimin e vullnetit të votës së gjyqtarëve të gjykatës së Lartë, këtë të hënë heshtja u thye nga kryetari i kësaj gjykate Sokol Sadushi. I pyetur nga Top Channel se si mund të prevalojë një Komision Teknik […]
Mandati mbaroi më 5 tetor, Top Channel zbardh emrat e kandidatëve për Komisionin Rregullator të KQZ-së
Top Channel ka zbardhur emrat e aplikantëve për Komisionin Rregulltar të KQZ te cilit i skadoi mandati me 5 tetor. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raporton se 24 orë para mbylljes së afatit zyrtar te aplikimeve deri më tani në Kuvend kanë shprehur interes 5 kandidatë. Emrat e aplikantëve: Arben Ristani Helga Vukaj Dritan […]
Ofendimet ndaj kryeparlamentarit Niko Peleshi, Gazmend Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përjashtuar me 15 ditë nga punimet e Kuvendi. Top Channel mëson se PS ka kërkuar 30 ditë përjashtim, por Sekretariati për Procedurat, Votimin dhe Etikën vendosën vetëm 15 ditë. Në seancën plenare të së enjtes, Bardhi iu drejtua Peleshit duke i thënë ‘je i paaftë’. Kryetari […]
Kërkohej nga autoritetet belge, shqiptari kapet në Kakavijë
Një shtetas shqiptar, i cili po ndiqet penalisht, u arrestua dje në mëngjes nga Departamenti i Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës, në bashkëpunim me Nëndrejtorin e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Janinës. Korrespondenti i Top Channel Artur raporton se siç u vërtetua gjatë kontrollit policor, ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti evropian […]