“McLaughlin është interesant”/ Rama komenton sondazhin në Top Channel: Edhe sondazhisti i Donald Trump e dinte fituesin
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot sondazhin e parë të publikuar nga Top Channel për zgjedhjet e 11 majit, të realizuara në bashkëpunim me sondazhistin e Donald Trump, John McLaughlin. “Mbrëmë isha kurioz se ai është interesant se është i veçantë në fushatën amerikane. Faktikisht ishte kundër rrymës, ndërkohë që shumica jepnin Kamala Harris fituese […]
Trafik kilometrik në aksin Librazhd-Elbasan, qytetarët kthehen nga Korça pas festës së Pashkëve
Pas përfundimit të festës së Pashkëve, shumë qytetarë po kthen nga Korça. Për pasojë është krijuar trafik në disa kilometra prej Librazhdit në drejtim të Elbasanit. Nga pamjet e sigurua nga Top Channel, shihet radhë e gjatë automjetesh. Të dielën besimtarët katolikë dhe ortodoksë festuan Pashkët. Top Channel
Sondazhi i parë për 11 Majin, Top Channel publikon sot në orën 21:00 rezultatet e sondazhistit amerikan të Trump John McLaughlin
Top Channel do të publikojë sot në mbrëmje në orën 21:00 të dhënat e rezultatit të parë të sondazhit për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Sondazhisti i njohur amerikan John McLaughlin, i cili ishte edhe sondazhisti zyrtar i Presidentit Donald Trump, për zgjedhjet në SHBA do të prezantojë të dhënat zyrtare për pëlqyshmërinë e […]
Antikultura e ’68 në Shqipëri! Exclusive rikthehet sonte në mbrëmje në Top Channel, ora 20:15
Në Shqipëri dhe në Kosovë breznitë kanë pasur gjithnjë një rol kthesash në historinë kulturore dhe në atë shoqërore. Brezi 1968, gjatë rendit komunist, nuk ishte një zhvillim ishullor apo një ngjarje që u ndez e u shua kur deshi lidershipi politik, por pjesë e historisë europiane e botërore e cila u shoqërua me shpërthimin […]
Ekskluzive/ Publikuan me video votën, disa emigrantë në Angli rrezikojnë 3 vite burg
Disa votues nga diaspora kanë nisur të publikojnë video momentin kur zgjedhin subjektin dhe kandidatin ne fletën e votimit. Top Channel ka siguruar disa video publikuar në TikTok nga emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe. Për këtë veprim ata rrezikojnë deri në 3 vite burg. Neni 327, i kodit penal thotë se “shkelja e fshehtësisë […]
Video/ Ekzekutohet 42-vjeçari në Athinë, atentati gjatë kohës kur filmonte veten në makinë
Një 42-vjeçar është ekzekutuar nga persona të panjohur në orët e para të mëngjesit në Athinë. Top Channel ka siguruar videon ekskluzive kur shtetasi egjiptian vritet me armë zjarri. Sipas policisë greke, viktima ishte duke parkuar automjetin e tij në rrugën Skipi në lagjen Kalithea në momentin që u sulmua me disa plumba. Dy prej […]
Dosja “Partizani”/ Mbahet gjyqi paraprak për Berishën, zbardhen debatet në GJKKO, çfarë kërkuan avokatët
Avokati i tij sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha kërkoi: Pavlefshmërinë e akteve dhe pushim çështjeje, aktet e ekspertimit janë bërë në shkelje të ligjit sepse janë bërë nga hetuesit e BKH dhe jo nga ekspertë të licencuar. Në të njëjtën kohë avokatët prapësuan provat për ndryshim destinacioni të Klubit Sportiv Partizani, sepse janë […]
Figurat e Top Channel surprizojnë finalistët e BBVA4 pak ditë para finales
Disa nga figurat më të njohura të Top Channel, si Edi Manushi, Xhemi Shehu, Bieta Sulo, Marin Mema dhe të tjerë, surprizuan finalistët e Big Brother VIP Albania 4 me një vizitë të papritur në shtëpi. Ata u pritën me emocione nga Egli, Laerti, Rozana dhe Gjesti, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë e miqësore.Vizita […]
Autorët ngatërruan objektiv? Ja pistat e atentatit me 4 të plagosur në Tiranë, u qëllua me breshëri plumbash drejt “G Class”-it
Disa pista po hetohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Lundër. Nga familja Demiraj dhe Mullai nuk është raportuar ndonjë konflikt i hapur. Nga ana tjetër po hetohet dhe badigardi. Paralelisht me këto pista policia dyshon se mund të kemi dhe një ngatërrim objektivi pasi makina G Class […]
Foto/ U vra sonte në një atentat mafioz, kush është Gjovalin Prendi
Personi në foto është Gjovalin Prendi, që u ekzekutua sonte në zonën e Pllanës, pranë urës së vjetër të Milotit, në afërsi të biznesit familjar. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, të raportuara nga gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda, atentati dyshohet të jetë i mirëorganizuar, me tipare të qarta mafioze, ndërsa autorët janë larguar […]