U dogjën 600 hektarë bimësi dhe sipërfaqe natyrore në Parkun Kombëtar të Dajtit, arrestohet 63-vjeçari
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas ngjarjes, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit B. H., 63 vjeç, banues në Fushë-Stanë. Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas dyshohet se gjatë punës si bari në zonë, ka ndezur […]
Ndezi zjarr për pastrim, u dogj sipërfaqja me bimësi në malin e Shashicës, ndalohet 33-vjeçari
Vlorë/Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi në malin e Shashicës, ndalohet 33-vjeçari. Si rezultat i punës hetimore dhe i veprimeve të shpejta për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë […]
Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe e mëdhe me bimësi në fshatin Sevaster në Vlorë, era favorizon flakët
Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në zonën e fshatit të Sevasterit në Vlorë. Mësohet se ndërhyrja për shuarjen e flakëve ka qenë shumë e vështirë, për shkak të terrenit. Po ashtu bëhet e ditur se flakët kanë avancuar ndjeshëm, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, pemë e shkurre. Situata në zonë […]
Dogji një sipërfaqe me bimësi në malin e Finiqit, procedohet penalisht 59-vjeçari
Policia e Finiqit ka nisur procedimin penal ndaj një 59-vjeçari, pasi ndezi zjarr dhe dogji një sipërfaqe me bimësi në malin e Finiqit. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 23.07.2025, rreth orës 21:30, ka ndezur zjarr në zonën e quajtur “Mali i Finiqit”, dhe si pasojë janë djegur një sipërfaqe toke me […]
‘Zjarret djegin 269 ha me bimësi e pyje’, Mbrojtja: 23 vatra, 7 prej tyre ende aktive, flakë në Dukat dhe në Lurë
Zjarret në vend janë kthyer në një problem kombëtar, teksa pothuajse çdo ditë regjistrohen vatra të reja dhe hektarë me pyje e bimësi të shkrumbuara. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri sot (21 korrik) bilancin e zjarreve të një ditë. “Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 23 vatra zjarri, nga të cilat 7 […]
Ndezi zjarrin që shkrumboi 10 ha bimësi, arrestohet 41-vjeçari
Policia ka arrestuar një 41-vjeçar, pasi ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi, si dhe u rrezikuan banesat përreth. Mësohet se shtetasi I. R., 41 vjeç, banues në Rrogozhinë akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor”. “Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit […]
Ndezi zjarrin që shkrumboi 10 hektarë bimësi e qindra ullinj, arrestohet 41-vjeçari
Një 41-vjeçar është arrestuar si shkaktar i një zjarri të madh që përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme toke në lagjen e Shimve, në Rrogozhinë, duke shkaktuar dëme të mëdha në bimësi dhe pemëtari. Zjarrfikësit, me ndihmën e policisë, kanë punuar për orë të tëra për të vënë nën kontroll flakët që rrezikuan edhe banesat përreth. […]
Zjarr në zonën e Shënkollit në Lezhë/ Digjet një sipërfaqe me bimësi, rrezikohen banesat
Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi dhe ferra në zonën e Shënkollit, në Lezhë. Si pasojë e erës së fortë flakët janë favorizuar dhe janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, duke rrezikuar edhe banesat pranë zonës së djegur. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për […]
Zjarret- 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm 1 aktive. IGJEUM paralajmëron për rrezik të lartë në Fier, Durrës, Tiranë dhe Lezhë
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet aktive. Në një përditësim lidhur me situatën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën me dije se vijon të jetë aktiv zjarri në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të përzier, në fshatin Markatomaj në Lezhë. Në vendngjarje kanë […]
Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep njoftimin zyrtar mbi gjendjen aktuale në vend
Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Markatomaj, njësi administrative Zejmen, bashkia Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të përzier. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 58 vatra zjarri, nga të cilat vetëm një mbetet ende aktive. Pavarësisht […]