Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: betejës
-

Si sot, në vitin 1448, 577 vjet më parë, në kohën e Betejës së Kosovës, Kosova ishte një formacion gjeopolitik i veçantë, që kufizohej me Rassia-n (Serbinë) dhe Bullgarinë!
Jahja Drancolli
Beteja e Kosovës në vitin 1448 konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme historike të Mesjetës në Europën Juglindore. Deri në mesin e shekullit të 15-të, Kosova, si një formacion gjeopolitik i veçantë, kishte tërhequr vëmendjen e nxitësve të aleancës ushtarake antiosmane të udhëhequr nga János Hunyadi dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Nga 17 deri më 20 tetor 1448, Fusha e Kosovës u bë fushëbeteja midis aleancës së ushtrive europiane të udhëhequra nga Hunyadi dhe ushtrive osmane të udhëhequra nga Sulltan Murati II. Arbërit, të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, u rreshtuan në anën e aleancës. Republika e Venedikut nuk iu përgjigj thirrjes së Hunyadi-t për këtë ndërmarrje të madhe ushtarake, me pretekstin e problemeve me Skënderbeun në Arbëri.
Në verën e vitit 1448, pasi mblodhi detashmente hungarezësh, kroatësh, polakësh, rumunësh, çekësh dhe kombësish të tjera, Hunyadi kaloi Danubin dhe, pasi shkatërroi zotërimet e Despotit Gjuragj Brankoviç, arriti në Krushevc. Prej andej, ai arriti në Fushë Kosovë. Nga ana tjetër, Murati II, i informuar nga Despoti Brankoviç, kishte ndërprerë ekspeditën që kishte përgatitur kundër Arbërisë dhe, në Sofje, kishte mbledhur rreth tij të gjitha njësitë, që numëronin 50,000–60,000 ushtarë; kronikat perëndimore vlerësojnë se numri i tyre ishte trefishuar. Sipas burimeve perëndimore, forcat e aleancës europiane numëronin 22,000–72,000, ndërsa burimet osmane vlerësonin 24,000. Lufta tre-ditore përfundoi me disfatën e ushtrive aleate. Premtimet e Skënderbeut për të marrë anën e aleancës e kishin inkurajuar Hunyadi-n të niste një sulm kundër osmanëve. Përgatitjet e Skënderbeut për këtë përplasje dëshmohen nga burime zyrtare dhe narrative. Përveç përgatitjeve të Skënderbeut, si dhe rrjedhës dhe pasojave të betejës, burimet bashkëkohore japin detaje mbi vonesën e arbërve për t’u bashkuar me trupat hungareze.Arsyeja kryesore për vonesën e Skënderbeut ishin pengesat e vendosura nga Despoti Brankoviç, një aleat i dhëndrit të tij Murat II, i cili mbylli të gjitha rrugët dhe shtigjet nëpër të cilat ai mund të kalonte. Shumica e burimeve, duke justifikuar vonesën e Skënderbeut, theksuan gjithashtu paaftësinë e Hunyadi-t, i cili nuk duhej ta kishte pranuar betejën para mbërritjes së tij në Kosovë. Përveç epilogut, janë ruajtur detaje në lidhje me fatin e ushtrisë së mbetur pas luftës: një pjesë e trupave, pasi kishin marrë rrugën në jug jo shumë larg Fusha-Kosovës, u përballën me Skënderbeun, i cili ishte ofruar të bëhej shok lufte i Hunyadit; pjesa tjetër, në malet Çyçavica, pranë Vushtrrisë, u takuan me Dukë Bogdanin, stërgjyshin e Pjetër Bogdanit. Veçanërisht të rëndësishme janë burimet që dolën pas betejës, të cilat, së bashku me epikën popullore, ngatërruan figurat e Betejës së Kosovës të vitit 1389 (?) me ato të Betejës së Kosovës të vitit 1448! /Trungu & InforCulture
-

Jessie J rikthehet në skenë pas betejës me kancerin: Po jetoj momentin
Pas një periudhe të gjatë mungese për shkak të trajtimit të kancerit të gjirit, Jessie J është gati të ngjitet sërish në skenë. Këngëtarja britanike, e njohur për hite si “Price Tag” dhe “Domino”, do të performojë fundjavën e ardhshme në festivalin BBC Radio 2 In The Park në Chelmsford, Essex.
37-vjeçarja u tërhoq nga muzika në qershor për t’iu nënshtruar një mastektomie, ndërsa një ndërhyrje e dytë u bë e nevojshme për shkak të komplikimeve. Megjithatë, ajo nuk u largua nga arti: gjatë kësaj kohe publikoi këngën e re “Believe in Magic”, të shkruar gjatë shtatzënisë së saj në vitin 2022.
Jessie ka folur hapur për përvojën e saj, duke treguar ndikimin emocional të betejës me sëmundjen dhe sfidat që përjetoi si nënë e re. Ajo pranon se kanceri nuk është zhdukur plotësisht, por mbetet pozitive dhe e vendosur të jetojë çdo moment me energji e vullnet.
“Po jetoj momentin dhe po e përqafoj energjinë e tij”, tha ajo. Pas Chelmsford, këngëtarja do të vijojë me performanca në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe SHBA, duke hapur një kapitull të ri në karrierë dhe jetë.
Për fansat, ky rikthim është më shumë se një koncert, është një dëshmi e forcës dhe ringritjes. -

Kryeministri Rama publikon videon e shembjes së godinës 3-katëshe në Radhimë: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga shembja e një ndërtese 3-katëshe pa leje në zonën turistike të Radhimës, Vlorë, duke e cilësuar këtë një tjetër hap në betejën kundër paligjshmërisë.
Në postimin e tij në Facebook, Rama thekson se përballja me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve është një mision që do të çojë përpara deri në fund, për të mbrojtur hapësirat publike dhe për të ndalur shëmtimin e zonave të përbashkëta.
“Dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë🖐️”, shkruan Rama.
Top Channel
-

Shembja e objektit tre katësh në Vlorë, Rama: Do e shkruajmë se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mëngjes lidhur me aksionin e radhës kundër ndërtimeve pa leje, duke publikuar pamjet e shembjes së një ndërtese shumëkatëshe në Radhimë, e cila ishte ndërtuar në kundërshtim me ligjin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi vendosmërinë për të çuar deri në fund betejën ndaj ndërtimeve pa leje, duke e quajtur këtë përballje një domosdoshmëri për të mbrojtur hapësirat e përbashkëta dhe për të rivendosur rendin ligjor në zhvillimin urban.
“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë,” – shkruan Rama. -

Dy Betejat e Kosovës (1389 dhe 1448), sipas kronistëve të kohës
Nga: Agron Islami
Beteja e parë e Kosovës 1389
Burimet bazë mbi Betejën e Parë të (Fushë) Kosovës, padyshim që janë kronikat osmane, sllave, perëndimore, bizantine dhe ato arabe, të cilat rëndom nuk janë bashkëkohëse të ngjarjes në fjalë.[1] Andaj është e natyrshme që në këto kronika të ketë edhe kundërthënie mes vete (kronistëve) për numrin e ushtarëve pjesëmarrës, zhvillimin e betejës apo edhe rreth vdekjes misterioze të Sulltan Muratit I (1362-1389). Nga kronistët më të hershëm, Ashëk Pasha Zade, Oruç Bej, Neshri, por edhe këta më të vonshëm – si Hoxha Sadeddin dhe të tjerët – shihet se informacionin për periudhën e hershme të shtetit osman e kanë marrë nga shënimet e Jahshi Fakihut.
Pothuajse të gjitha burimet na çojnë tek Beteja e vitit 1387/88 në Ploçnik, që akumuloi forcën e udhëheqësve të popujve të Ballkanit për të organizuar një aleancë anti-osmane, e që deri më tani është besuar se protagonistët kryesor të fitores në Ploçnik ishin Krali i Bosnjës Tvërtko dhe Despoti serb Lazar.[2] Por, sipas gjetjeve të fundit bëhet fjalë vetëm për ushtrinë boshnjake të udhëhequr nga Tvërtko në muajin gusht 1388, në vendin e quajtur Bleka, dhe jo edhe për një fitore të përbashkët të boshnjakëve dhe serbëve.[3]
Megjithatë, menjëherë pas asgjësimit të garnizonit osman të udhëhequr nga Shahin Pasha, filluan përpjekjet për themelimin e një koalicioni të gjerë anti-osman. Udhëheqës të koalicionit ishin Lazari Tvërtko, si dhe princi shqiptar me emrin Jorj (Gjorgj – bëhet fjalë për Gjergj Balshajn). Koalicioni u mbështet edhe nga princërit e Vllahisë, Princi bullgar İvanko. Ndërsa, shteti detar i Venedikut në fillim kishte premtuar pjesëmarrjen në këtë koalicion anti-osman, por në fund shihet se zgjodhi të qëndrojë neutral.[4]
Sulltan Murati I ishte i informuar për organizimin e koalicionit të shteteve të vogla të Ballkanit. Ai menjëherë nisi të përgatisë një plan operativ për asgjësimin e koalicionit në fjalë. Qëllimi i sulltanit ishte që të neutralizojë pjesëmarrësit e koalicionit. Dhe, më 1388, nën udhëheqjen e veziriazamit (kryeministrit) Çandarlizade Ali Pasha, Ushtria osmane ndërmerr një fushatë kundër princërve bullgarë dhe vllahë të cilët kishin premtuar pjesëmarrje në Betejën kundër osmanëve.
Për një kohë shumë të shkurtër, ushtria e Ali Pashës pushtoi Pravadin, Shumnunin dhe më në fund edhe kryeqytetin bullgar, Tërnovën. Por, Krali bulgar kishte ikur në Nikopol. Edhe pse Ali Pasha kishte në plan që ta merrte Varnën e cila ishte nën sundimin e Princit të Dobruxhës, Ivanko, me kërkesën e gjenovasve – të cilit ishin miq të osmanlinjve – Ushtria osmane u drejtua drejt Silistres dhe Nikopolit. Marrja e Nikopolit bëri që edhe Mbreti bullgar Shishman të mbetet jashtë koalicionit të Ballkanit.[5] Derisa Ali Pasha përparonte, nga pas shkonte ushtria e përbërë nga fiset turke (bijët e germijanëve, xhandarëve, saruhanëve, menteshëve, ajdënëve, hamidëve etj.)[6] të udhëhequr nga Sulltan Murati.
Ashtu siç u tha edhe më lartë, në mungesë të burimeve të kohës, kronikat osmane këtë ngjarje e përshkruajnë në versione të ndryshme. Nëse nisemi nga data e zhvillimit të Betejës së Parë të Kosovës, shohim se janë dhënë disa data të cilat ndryshojnë nga njëra-tjetra mes 15 qershorit (21 Rexhep 791) dhe 27 gushtit të vitit 1389 (4 Ramazan 791).
İdrisi Bitlisi dhe Hoxha Sadeddin japin datën 27 gusht 1389 (4 Ramazan).[7] Por, Gibbonsi hedh poshtë mundësinë e zhvillimit të Betejës në muajin gusht. Sipas tij kjo betejë u zhvillua më 20 qershor 1389 (16 Rexheb)[8], ndërsa Hammeri[9] dhe İ.H. Uzunçarshili[10] janë të mendimit se ngjarja u zhvillua në muajin gusht, përkatësisht më 16 gusht 1389 (16 Shaban 791). Ashëkpashazade në kronikën e tij ka regjistruar vetëm vitin 1389, pa specifikuar datën e zhvillimit të Betejes në fjalë.[11]
Këtë ngjarje me përmasa ndërkombëtare e gjejmë të regjistruar edhe te burimet arabe, sikur İbn Halduni i cili në librin e tij Kitabü’l-ibr ka dhënë vetëm vitin 1389. Ndërsa, ibn Haxheri, në librin Enbau’l-Gumr na jep vitin e gabuar 797 që korrespondon me vitin 1394-1395.[12]
Kur jemi te renditja e radhëve të Ushtrisë osmane, tek Neshri dhe Feridun Beu gjejmë se Sulltan Murati I, si udhëheqës i Betejës ishte i stacionuar mu në mes, se përpara kishte garnizonet e jeniçerëve të cilët ishin të stacionuar pas skuadrës së topave[13], e cila udhëhiqej nga Topçu Hajdari (Topçu Haydar). Nga ana e djathtë gjendej njësiti i udhëhequr nga Princi Bejazid (Yıldırım Beyazit), Kara Timurtash Pasha dhe Evrenos Beu. Nga ana e majtë ishte Princi Jakup Çelebi (djali i madh i Sulltan Muratit I) së bashku me Bejlerbeun e Anadollit, Saruxha Pashain, sikurse edhe bijtë e çandarëve, germijanëve, hamidëve, tekëve,menteshëve dhe ajdinëve.
Sipas Neshrit[14], me urdhër të Evrenos Beut ishin stacionuar edhe nga një mijë shigjetarë në anën e majtë dhe të djathtë të ushtrisë, të cilët komandoheshin nga Malkoç Beu dhe Mustafa Beu. Sipas tij (Neshrit), taktika e Evrenos beut ishte vendimtare për fitimin e Betejës kundrejt koalicionit të shteteve të vogla ballkanike.
Këto ishin të dhënat e Neshrit dhe Feridunit. Ndërsa, sipas të dhënave të Hoxhës Saduddin[15], shohim se Ali Pasha dhe Timurtash Pasha ishin në anën e djathtë dhe të majtë të Sulltanit. Sipas Neshrit[16], Veziri Ali Pasha gjendej në krahun e djathtë të Bejazitit (jo të Sulltan Muratit). Feridun Beu gjatë shpjegimit të tij për renditjen e ushtarëve në Betejën e Kosovës përmend edhe pjesëmarrjen e Lala Shahin Pashës[17] gjë që, sipas Ashëk Pasha Zades, Lala Shahin Pasha kishte vdekur shumë më herët (1377) se ngjarja e Betejës së Kosovës.
Në anën tjetër, edhe stacionimi i Evronus Pashës tek kronistët osmanë dhe të tjerët është diskutabil. Përderisa Hoxha Sadeddin thotë se Evronusi ishte në krahun e djathtë, Münecimbashi[18] thotë se Evronusi ishte në krahun e majtë të Princit Jakup Çelebi. Po ashtu, edhe Subashi Ajna (Ayna) Bej, sipas Hoxha Sadeddinit[19], ishte në krahun e majtë e sipas Munexhimbashit[20] në krahun e djathtë. Edhe Hammeri, duke iu referuar Hoxha Sadeddinit, thotë se Evronusi ishte në anën e djathtë, ndërsa Subashi Ajna Bej në anën e majtë.
Në kronika gjejmë edhe renditjen e radhëve të ushtrisë së koalicionit Ballkanik: Sipas Hoxha Sadeddinitt, në qendër gjendej Despoti serb Lazar, në anën e djathtë të tij dhëndri i tij Vuk Brankoviqi, në të majtë të tij ushtria e Kralit të Bosnjës, Tvërtko. Ndërsa, Neshri, veç këtyre informatave shton se në krahun e majtë dhe të djathtë gjendeshin shqiptarët, vllahët, hungarezët, polakët dhe bullgarët.[21]
Edhe çështja e numrit të ushtarëve pjesëmarrës në betejë është shumë e debatueshme mes hulumtuesve të kësaj ngjarjeje. Megjithatë, kronistët osmanë ushtrinë e koalicionit e përshkruajnë si shumë më të madhe në numër se ushtria osmane. Sipas Hoxha Sadeddinit boshnjakët, hungarezët, vllahët, shqiptarët, bogdanët, fiset sllave (slav kavimleri) kishin bërë marrëveshje me serbët dhe kishin formuar një ushtri të përbashkët prej 200 000 vetash.[22] Neshri jep një shifër prej 300 000 vetash[23]. Ndërsa, Munexhimbashi nuk jep ndonjë shifër, por në mënyrë alegorike përshkruan numrin e madh të ushtrive të koalicionit:
“Ushtria e madhe e të pafeve (kyffarëve) kishte ardhur në vendin e Betejës (Fushë Kosovë). Myslimanët (ushtria) karshi ushtrisë së madhe të të pafeve dukeshin sikur një mizë në shpinën e një kafshe”.[24]
Edhe Hammeri thotë se Sulltani kishte filluar të shqetësohej për shkak të numrit të madh të ushtarëve të koalicionit. Ky pohim ka mbështetjen tek Neshri dhe Munexhimbashe.[25]
Oruç beu [26]për ushtrinë osmane na jep një shifër prej 60 000 ushtarëve. Solak-zâde[27] thotë se ushtria e koalicionit ishte pesë herë më e madhe në numër se ushtria osmane, gjë që i forcon të dhënat e Hoxha Saduddinit i cili na jep shifrën prej 200 000 vetash.
Një pikë tjetër, ndoshta ndër më të debatueshmet në raport me Betejën e Parë të Kosovës është rënia e Sulltanit dhe mënyra e vrasjes së tij nga ana e Millosh Kopili(çi)t që, sipas Enveriut, pas përfundimit të betejës Milloshi zbret nga kali duke thënë se ”dua të hyj në fenë tënde”, i ofrohet Sulltanit me qëllim të puthjes së dorës dhe në këtë rast me një thikë që kishte të fshehur në rrobën e tij, sulmon Sulltanin i cili bie i shtrirë në tokë.[28] Oruç Beu pa u futur në detaje cekë vetëm rënien dëshmorë të Sulltanit dhe ngritjen në fron të Jëlldërëm Bejazidit.[29] Edhe Shukrullahu, sikurse Oruç Beu, pa u futur detajeve thotë: “… se përderisa Sulltani qëndronte në një kodër, u sulmua për vdekje nga një ushtar serb”.[30]
Ndërsa, Hoxha Saduddin duke na dëftuar për traditën Islame ku sulltanët, me qëllim të inspektimit të të rënëve, shëtisnin nëpër vendin e fushëbetejës, thotë: “Përderisa Sulltan Murati ishte duke shëtitur në arenën e Betejës, një komandant i lartë nga radhët e serbëve me emrin Milosh, i cili ishte i plagosur, me të shpejt u zgjua dhe pretendoi se ka pranuar fenë Islame, dhe dëshiron që Sulltanit t’ia jap një informacion të rëndësishëm. Edhe pse çavushët nuk deshën ta lejonin qe t’i afrohet Sulltanit, Sulltani kishte urdhëruar që ta lejojnë të afrohet. Milloshi ishte përulur dhe kishte bërë sikur ia puth jetekun (veshjen) e Sulltanit, me çrast kishte nxjerrë thikën e fshehur në rrobën e tij me të cilën sulmon Sulltanin.[31]
Edhe Neshri[32] në kronikën e tij e ka përshkruar pothuajse njëjtë me të tjerët. Por, sipas tij, (Neshrit), taktika e Milloshit nuk ishte e rastësishme ngase, menjëherë pas disfatës, Milloshi kishte shkuar tek Kral Lazari dhe i kishte thënë se “unë po shkoj ta mbysë të parin (Sulltanin) e osmanlinjve”.[33]
Në mesin e shumë të panjohurave të Betejës së Parë të Kosovës është edhe emri i sulmuesit të Sulltanit i cili është shkruar në forma të ndryshme nga ana e kronistëve. Ashëkpashazade dhe Neshri japin emrin Milosh Kopile, Hameri jep emrin Milosh Kabiloviq, Tacü’t-tevarih, Milosh Nikolla. Në kronikën anonime osmane (Grekçe Osmanlı Tarihi) kalon emri Mihalis. Edhe Gibbonsi ka përdorur emrin Milosh Obravitch. Ndërsa, në Dusturnamen e Enveriut është përmendur vetëm emri Milesh (ملش).
Beteja e Dytë e Kosovës 1448
Është e njohur se pas marrjes së Sfetigradit dhe Krujës nga ana e Skënderbeut, sundimi osman në Shqipëri ishte rrezikuar shumë. Për këtë shkak, Sulltan Murati II më 1448 organizoi një ekspeditë për rikthimin e Svetigradit dhe Krujës.[34] Jan Huniadi, i cili ishte i interesuar t’i hakmerrej Sulltanit për disfatën e thellë që e kishte pësuar në Betejën në Vranë (1444) dhe duke dashur që njëherë e përgjithmonë ta çlirojë Ballkanin nga sundimi osman, pikërisht në momentet kur Sulltani gjendej në ekspeditën e Sfetigradit organizoi një koalicion kundër Sulltanit[35] – koalicion i cili do të ballafaqohet me Ushtrinë e Sulltan Muratit II në Kosovë. Kjo Betejë që historiografia e njeh si Beteja e Dytë e Kosovës, u zhvillua në tetor të vitit 1448, dhe si një ngjarje me rëndësi ndërkombëtare ka gjetur pasqyrim të gjerë edhe tek kronistët e kohës.[36]
Në kronikën anonime të historisë osmane[37] e cila përfshin ngjarjet e vitit 1288-1514, thuhet: “Sulltan Murati doli në ekspeditë në tokat e Juvanit dhe Vilajetin shqiptar, (ku) u pushtua kalaja Koxhaxhik (Sfetigrad A.I.) dhe u shkatërrua Vilajeti i Juvanit. Derisa Skënderbeu kishte ikur, Sulltan Muratit i erdhi lajmi për bashkimin e hungarezëve, sasëve, çekëve, almanëve (gjermanëve), latinëve, lehëve (lituanezëve) dhe eflakëve (vlaehëve), të cilët kishin për qëllim të vinin në Kosovë nëpërmjet Beogradit dhe Kofusë. Sulltan Murati, me të marrë këtë lajm, marshoi nga Shqipëria drejtë Sofisë, me ç’rast u dërgoi haber – ftesë – ushtarëve të Anadollit dhe Rumelisë për t’u bashkuar. (Aty u bashkuan mëse – A.I) 1 000 ushtar të thjeshtë, 10 000 jeniçerë dhe xherahorë[38] dhe shumë vullnetarë të tjerë nga populli (39b).[39]
Edhe Ashëk Pasha Zade, në historinë e tij, Betejën e Dytë të Kosovës e trajton detajisht. Sipas tij, i biri i Vukut (Gjuragj Brankovic – A.I) ishte ai që përcolli informatën tek Sulltan Murati II për organizimin e koalicionit të krishterë të udhëhequr nga Janko Huniadi II. Mirëpo, sipas Ashek Pasha Zades, edhe pse Sulltani kishte marrë informatën për përgatitjet në fjalë nga Gjuraqi, tek i cili nuk kishte shumë besim, dërgoi Martalaz Doganin për të hetuar nga afër ushtrinë e koalicionit. Martalaz Dogani, me t’u kthyer e vërtetoi lajmin e Gjuragj Brankoviqit, madje solli edhe informata më të detajuara në raport me koalicionin në fjalë. Ai e njoftoi Sulltanin se në krye të batalioneve qëndronin banë të shquar të lehëve, çekëve etj. Martalazi fajësoi Janko Huniadin për organizimin e këtij koalicioni anti-osman.[40]
Edhe Ashëk Pashazade vërteton faktin së në këtë kohë (1448) Sulltan Murati II gjendej në ekspeditën e kalasë së Sfetigradit dhe Krujës në Shqipëri, dhe me të marrë lajmin për fushatën ushtarake të Janit kaloi në Sofje ku tuboi ushtrinë nga Anadolli dhe Rumelia dhe u nis për në Kosovë. Ai shton: “… pasi arriti Sulltan Murati II në Kosovë, merr abdes, fali dy rekate namaz dhe bëri një lutje të gjatë që Zoti t’ia mundësojë fitoren ndaj të pafeve … më pas hipi në kalë dhe filloi Beteja. Të premten, që ishte edhe dita e parë e betejës, u zhvilluan luftime të ashpra ku u morën shumë saxhaçe nga të pafetë dhe lufta vazhdoi deri në mëngjes. Megjithatë, e shtuna ishte dita kur u zhvillua lufta më e madhe; shumë bejlerë ranë dëshmorë dhe vdiqën edhe shumë banë të pafe, disa prej tyre (banëve) u zunë robër. Ndërsa, Jankoja (Jani) iku nga fronti…[41]
Ndryshe nga kronistët tjerë osmanë të cilët me fjalë të mëdha përshkruajnë fuqinë e lutjes së Muratit II dhe organizimin e mirë të Betejës nga ana e ushtrisë osmane, për Ashëk Pasha Zaden, shkaktari kryesor i disfatës së koalicionit ishte kalimi i vllahëve në anën e osmanëve.[42] Edhe kronisti Bizantin, Dukas, shkakun e humbjes së betejës së koalicionit kundër osmanëve e gjejmë tek ngutia e sulmit të Janit ndaj osmanlinjve para arritjes së forcave të Skënderbeut.[43]
Në vend të përfundimit: mund të thuhet se kronikat osmane, sikurse edhe kronikat tjera të kohës janë të një rëndësie të veçantë për hulumtimin e periudhës së Mesjetës së vonshme dhe asaj osmane të hershme. Informacioni të cilën na ofrojnë kronikat në fjalë na bëjnë të kuptojmë se qëllimi i dy Betejave të Kosovës, duke mos përjashtuar as Varnën, ishte pengimi i shtrirjes dhe çrrënjosja e sundimit osman nga këto anë të Evropës Juglindore. Por, fitoret e njëpasnjëshme të osmanëve shkuan ne favor të shtrirjes dhe forcimit te sundimit osman. Madje, me plotë të drejtë mund të konstatohet se ekzistenca osmane në Ballkan u vulos me fitoren e dy Betejave të Kosovës.
_________________
[1] Iljaz Rexha, Beteja e Kosovës në kronika – Burime osmane te shekujve XV-XVI, Gjurmime Albanologjike 19, Prishtine 1989, f. 19-33.
[2] S.W. Reinert, “Niş’ten Kosova’ya, I. Murad’ın Son yıllarına ait düşünceler”, Osmanlı Beyliği (1300-1389), İstanbul 1997, f. 183-230.
[3] Feridun M. Emecen, Osmanlı Klasik Çağında Savaş, İstanbul 2010. f. 108.
[4] Y. Yücel, A. Sevim, Türkiye Tarihi vellimi II, Ankara 1990, f. 38.
[5]Y. Yücel, A. Sevim. po aty. f. 38-39.
[6] Sa’deddin, Tacü’t-Tevarih, İstanbul 1270, I. f. 115.
[7] İdrisi Bitlisi, Heşt Be hişt; Sadeddin, Tacü’t-tevârih. Po aty
[8] Gibbons, Osmanlı İmparatorluğunun Kuruluşu, İstanbul 1928, f.151
[9] Hammer, Devlet-i Aliye-i Osmaniyye Tarihi, İstanbul 1337. Vellimi I. f.221.
[10] I.H. Uzunçarşılı, Osmanlı Tarihi, Ankara 1972. f. 254.
[11] Ashıkpaşazade, po aty. f. 64.
[12] Müneccimbaşı, Camiü’d-Düvel Osmanlı Tarihi (1299-1481), nşr. Ahmet Ağırakça, İstanbul 1995. f. 113.
[13] Edhe pse në këtë periudhë nuk mund të mendohet se ekzistonin topat, por sigurisht që bëhet fjalë për mjete më të vogla që funksionin me anë të ndezjes së barutit.
[14] Po aty. f. 278-279.
[15] Sa’deddin, Po aty, f. 120.
[16] Neshri, po aty, f. 300-301.
[17] Feridun Bey, münşe’at vell. I. f. 114.
[18] Münnexhimbashi, po aty, f. 112.
[19] Po aty, f.114.
[20] Po aty. F. 120.
[21] Sa’deddin, po aty f.292-293; Neşri, po aty, f. 300-301.
[22] Sa’deddin, po aty. f. 144.
[23] Neşri, po aty. 302.
[24] Münexhimbashe, po aty.
[25] Hammer, po aty f. 220.
[26] Oruç Bey, Tevarih-i Ali Osman, f. 25-26.
[27] Solakzade, Mehmed Hemdemi, Tevarih-i Ali Osman, İstanbul 1298, f. 46.
[28] Enveri, Dusturname, po aty. f. 87.
[29] Oruç Bey,po aty. f. 26
[30] Şükrullah, Behcetü’t-tevârih, po aty. f.174.
[31] Sa’deddin I, po aty, f. 122.
[32] Neshri, po aty, f. 304-305.
[33] Edhe Kronisti bizantin Dukas[33], në përshkrimin e Betejës së Kosovës pothuajse është i të njëjtës vijë me kronistëve osmanë. Ai thotë: “Një ditë para zhvillimit të betejës së Kosovës, në një gosti të Kral Lazarit përmendet tradhtia e Miloshit ndaj serbëve. Milloshi kishte refuzuar një pretendim të tillë dhe kishte ngritur dolli për trimërinë që do ta tregonte të nesërmen kundrejt osmanëve. Të nesërmen, me të lindur dielli, Milloshi i hipën kalit të tij të fuqishëm dhe shkon drejt Istikametit të osmanëve me ç’rast pretendon se e ka pranuar Islamin dhe se dëshiron t’ia puth dorën Sulltanit. Me t’iu dhënë leja për të hyrë tek Sulltani, Miloshi kishte kapur për këmbe Sulltanin dhe e kishte sulmuar me thikë në gjoks dhe kishte tentuar të ikte, por ishte ekzekutuar nga jeniçerët. Osmanët kishin kaluar në sulme ndaj armiqve, me ç’rast edhe Kral Lazari ishte marrë rob”. Ndërsa, sipas Chalcondyle: “Përderisa Sulltan Murati ishte duke e ndjekur Kralin Lazar, njëri nga ushtarët serb e kishte sulmuar për vdekje”.[33] Hammeri si duket gjenë një mes ndërmjet dy kronistëve bizantinë, kur thotë: “Milloshi e kishte planifikuar këtë sulm, por ai kur e sulmoi Sulltanin ishte i plagosur dhe gjendej në mesin e të plagosurve të luftës.[33] Edhe Gibbonsi ka përsëritur konstatimin e Hammerit.
[34] Halil Inalcik, Fatih Devri uzerinde Tetkikler ve Vesikalar I. Ankara 1987, f.109.
[35] Necati Salim, II. Kosova, 1448, Istanbul 1932, s.45.
[36] Lulzim Lajçi, Mbi disa aspekte te marrëdhenieve të Skënderbeut me Gjuragj Brankoviçin, “Skënderbeu dhe Evropa” Tiranë 2006, f.152-167.
[37] F. Giese, Anonim Tevârih-i Âl-i Osman ( Nihat Azamat), Istanbul 1992.
[38] Ushtarë të krishterë.
[39] Defʻa Sultân Murâd Yuvan illerin ve Arnavud vilâyetine sefer idüp, [39b] Kocacuk-hisârı‟nı feth idüp, Yuvan vilâyetin yagma ve talan idüp, Arnavud begi Iskender‟i kaçurup ol vilâyetleri alup, bu esnâda Sultân Murâd‟a haber gelüp, girü Ungurus ve Sas ve Çiyh ve Alaman ve Latin ve Liyh tâyifesi ve Ġflâk çerisi bu mecmûʻ ittifâk idüp, bî-nihâyet leĢkerler cemʻ idüp, Biligrad‟dan ve Kofun‟dan geçüp, Kosova‟ya gelmek niyyeti vardur didiler. Sultân Murâd bu haberi isidüp Arnavud‟dan çıkup, gelüp Sofya‟da karâr idüp, etrâf-ı âleme nâmeler perâkende kılup, Anatolı‟dan ve Rûm-eli‟nden çeriler cemʻ idüp, on biñ azeb ve on biñ yeñiçeri ve cerehor çıkarup ve sâyir halkdan dahı cihâd-ı ekberdür ve nefîr-i âmmdur diyü bunca leskerler cemʻ olup, Sultân Murâd katına gelüp, toplar ve tüfekler ve arabalar ile zenberekler
[40] Aşık Paşazade Osmanlı Oğullarının Tarihiö ıstanbulö 2003, f. 209-212
[41] Po aty.
[42] Po aty.
[43] Dukas, po aty. F. 219.
-

Zbulohet e vërteta rrëqethëse e eshtrave të ushtarëve të rënë në betejën e Vaterlosë
MBETJET E TRUPAVE U PËRDORËN PËR…
Një detaj tronditës është zbuluar nga një studim i kryer së fundmi.
Studimi është bërë mbi fatin e trupave të 20 mijë ushtarëve të cilët humbën jetën në betejën e Vaterlosë në Belgjikë.
Përfundimet e studimit treguan se eshtrat e ushtarëve dhe kuajve të tyre, janë përdorur si “qymyr” në fabrikat e sheqerit.
Më 18 qershor 1815, ushtritë anglo-prusiane nën komandën e Dukës së Wellingtonit dhe Marshallit Gebhard von Blücher triumfuan kundër ushtrisë së Napoleonit në fushën e Vaterlosë, në Belgjikë. Ishte një nga betejat më të përgjakshme në histori, një masakër ku u vranë të paktën 20,000 ushtarë nga të dyja palët.
Informacionet për betejën që i dha fund luftërave të Napoleonit janë të pafundme. Gjenerata të tëra historianësh kanë studiuar dhe zbuluar taktikat, episodet, gabimet, fazat e alternuara të betejës, por pavarësisht çdo studimi, për më shumë se dy shekuj një mister kishte mbetur i pazgjidhshëm; çfarë ndodhi me kufomat e të rënëve, si dhe kufomat e mijëra kuajve të vrarë në betejë nga të cilët nuk u gjet asnjë gjurmë?.
Vetëm një muaj më parë, eshtrat e një ushtari anglez dhe eshtrat e një kali u zbuluan nga një ekip arkeologësh në vendin e betejës, por zbulimi nuk solli ndonjë informacion të bujshëm.
Në zgjidhje të kësaj enigme ka ardhur në ndihmë studimi i dy historianëve, belgut Bernard Wilkin dhe gjermanit Robin Schafer, të cilët së bashku me arkeologun britanik Tony Pollard kanë dokumentuar një të vërtetë të bujshme dhe rrëqethëse: eshtrat e të vdekurve të Vaterlosë u zhdukën sepse ato u përdorën gjerësisht nga prodhuesit e sheqerit në Belgjikë si filtra për rafinimin dhe zbardhjen e sheqerit. Masakra mendohet të ketë ndodhur rreth viteve 1834 dhe 1860. Sipas studiuesve, një pjesë e eshtrave janë shndërruar edhe në plehra.
Hulumtimi, i cili do të publikohet në shtator, por rezultatet e të cilit janë parashikuar nga Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe Daily Mail, mbështetet në dhjetëra dokumente të kohës deri më tani të paarritshme dhe të marra nga arkivat franceze, belge dhe gjermane, duke përfshirë artikuj nga gazeta, urdhra administrative, letra dhe dëshmi me shkrim.
“Kemi gjetur përgjigjen e një pyetjeje mbi dyqind vjeçare”, shpjegon Wilkin, sipas të cilit është zbulimi më interesant i bërë ndonjëherë në Vaterlo.
Kultivimi i panxharit në zonën e betejës u pasua menjëherë nga ndërtimi i dy fabrikave të mëdha të prodhimit të sheqerit. Një vit më pas në Belgjikë u liberalizua dhe shpërtheu tregtia e kockave të kafshëve, eshtrat e të cilëve të bluara dhe të djegura konsideroheshin shumë efektive si filtra për rafinimin dhe zbardhjen e produktit të papërpunuar.
Por fusha e betejës së Vaterlosë ishte një mundësi shumë e mirë për industrialistët që të kufizoheshin në mbetjet e kafshëve. Kështu, filloi përdhosja e varreve masive të gërmuara pas betejës.
Shumë gazeta nuk ngurruan të denonconin praktikën skandaloze: “Fshatarët e Vaterlosë skuqen nga turpi dhe neveria, kur shohin spekulatorë që shesin mbetje fisnike të shpërndara në fushën e betejës për t’i kthyer ato në qymyr kockash”, shkruante La Presse në një nga artikujt e cituar në studim.
Në 1835, gazeta The Independent shënonte: “Industrialistët kanë marrë leje për të hequr të vdekurit nga toka e nderit, për t’i kthyer eshtrat e heronjve në qymyr. Kjo është e mjaftueshme për të karakterizuar një epokë”.Duke shkruar në Prager Tagesblatt, një udhëtar gjerman që kishte vizituar vendet, tha me shaka: “Përdorimi i mjaltit si ëmbëltues do t’ju kursejë rrezikun e tretjes së mbetjeve të stërgjyshit tuaj në kafe”.
Një tjetër dëshmi e cituar nga hulumtimi është ajo e Karl von Leonhard, një arkeolog i famshëm gjerman, i cili tregon në një letër se në vitin 1840 ka parë gropa të hapura plot me skelete njerëzish dhe kafshësh që po boshatiseshin. Një nga gërmuesit u mburr me të për vlerën e parave të eshtrave të gjeneralëve, të cilat “peshonin sa ato të kuajve”.
As masat e buta për të ndaluar praktikën sakrilegjioze nuk vlejtën shumë. Në fakt, dekreti me të cilin në vitin 1834 kryetari i bashkisë Braine-l’Alleud, një nga komunat e zonës së betejës, shpalli gërmime të paligjshme për mbledhjen e eshtrave, me dënime deri në një vit burg dhe 200 franga gjobë. Kërcimi vazhdoi për një kohë të gjatë. Studimi flet për afro 2000 tonë kocka njerëzish dhe kafshësh të zbuluara fushëbetejën e Vaterlosë dhe të shitura në industrinë e sheqerit.
Fabrika u mbyll në vitin 1860. Industria e sheqerit në Belgjikë përfundoi kur nuk kishte më kocka për të djegur. Për shkak të kësaj, arkeologët nuk kanë gjetur kurrë asgjë nga mbetjet e betejës. “Dulce et decorum est pro patria mori”, është e ëmbël dhe dinjitoze të vdesësh për vendin tënd, ka thënë Horaci. Në rastin e betejës së Vaterlosë, mbiemri “i ëmbël” u mor i mirëqenë, ndërsa dinjiteti u përdhos.
-

210 vjet më parë, më 14 shtator 1812, një javë pas Betejës së Borodinos, Ushtria e Napoleon Bonapartit hyn në Moskë
Jahja Drancolli
210 vjet më parë, më 14 shtator 1812, një javë pas Betejës së Borodinos (7 shtator 1812), Ushtria e Napoleon Bonapartit (Grande Armée) hyn në Moskë. Aty qëndruan një muaj, vetëm një pjesë e vogël e ushtarëve u kthyen në shtëpi!
Moska! Moska! “Të gjithë shpejtuan hapin e tij; trupat nxituan të çrregullt; dhe e gjithë ushtria, duke duartrokitur, përsëriti me furi: ‘Moskë! Moskë!’ ashtu si marinarët thërrasin ‘Tokë! tokë!’ në përfundim të një udhëtimi të gjatë dhe të mundimshëm.”
Simbolikisht, ishte një humbje e madhe për Perandorinë Ruse, sepse Moska ishte kryeqyteti i saj i vjetër (para se të zhvendosej në Shën Petersburg). Natyra dramatike e ngjarjeve që lidhen me pushtimin francez të Moskës u përshkrua nga konti Leo Tolstoy në romanin e tij të famshëm “Lufta dhe Paqja”, si dhe historianët, Adam Zamoyski, Philippe-Paul de Segur, e ndonjë tjetër!
-

Si sot, më 16/19 tetor 1448, u zhvillua Beteja e Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në Europën mesjetare
Jahja Drancolli
Si sot, më 16/19 tetor 1448, u zhvillua Beteja e Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në Europën mesjetare. Vëmendje e veçantë tërheqin burimet që dolën pas betejës të cilat së bashku me epikën popullore ngatërruan personazhet tregimtarë të Betejës së Kosovës të vitit 1389 me ato historike të Betejës së Kosovës të vitit 1448!
Ndërsa, për Betejën e Kosovës në vitin 1389, historiografia e sotme ende nuk ka qenë në gjendje të dallojë Kosovën historike nga Kosova mitike, nga ana tjetër Beteja e Kosovës e vitit 1448 sipas burimeve historike të kohës konsiderohet si një nga më të famshmet betejat që ndodhën në Europën Mesjetare. Prandaj, nga mesi i shek. XV, Kosova kishte tërhequr vëmendjen e frymëzuesve të luftërave anti-osmane të udhëhequr nga Janosh Hunyadi dhe Gjergj Kastriot-Skënderbeu.
Fushë Kosova, më 16-19 tetor 1448, u bë arena midis aleancës së Europës Juglindore të udhëhequr nga Hunyadi dhe ushtrisë osmane të udhëhequr nga Sulltan Murati II. Në krah të aleancës europiane ishin arbërorët e drejtuar nga Skenderbeu.
Në verën e vitit 1448, pasi mblodhi njësitë hungareze, polake, rumune, çeke, etj., Hunyadi kishte kaluar Danubin dhe shkoi në Krushevac. Nga atje, ai mbërriti në Kosovë. Nga ana tjetër, Murati II, pasi u informua nga despoti Brankoviq, kishte ndërprerë ekspeditën e përgatitur kundër Arbërisë dhe, në Sofje, kishte mbledhur rreth tij të gjitha njësitë, të cilat numëronin 50,000-60,000 ushtarë; nga kronikat perëndimore numri i tyre trefishohet. Njësitë e aleancës së krishterë, sipas burimeve perëndimore numëronin 22-72.000 ushtarë, ndërsa sipas burimeve osmane 24.000. Lufta tre-ditore përfundoi me humbjen e ushtrisë së aleancës.
Premtimet e bëra nga Skënderbeu për t’u angazhuar në anën e aleancës së krishterë e kishin inkurajuar Hunyadin të nxitonte për t’u përballur me osmanët. Përgatitja e Skënderbeut për këtë përplasje dëshmohet sipas burimeve zyrtare dhe narrative. Përveç përgatitjeve të Skënderbeut, si dhe rrjedhës dhe pasojave të betejës, burimet kohore japin detaje për vonesën e shqiptarëve në bashkimin me trupat hungareze. Arsyeja kryesore për vonesën e Skënderbeut ishin pengesat e despotit Gjuragj Brankoviq, aleat i dhëndrit Murat II, i cili mbylli të gjitha rrugët dhe shtigjet në të cilat ai mund të kalonte. Shumica e burimeve, duke justifikuar vonesën e Skënderbeut, nxorrën në pah dhe pa aftësinë e Hunyadit, i cili nuk duhet ta kishte pranuar betejën para ardhjes së Skënderbeut në Kosovë. Përveç të dhënave të epilogut, janë ruajtur detaje për fatin e ushtrisë së mbetur pas luftës; një pjesë e trupave, pasi kishin marrë rrugën drejt jugut jo larg Fushë-Kosovës, takuan Skënderbeun, i cili kishte filluar të bëhej bashkëluftëtar i Hunyadit; pjesa tjetër në malet e Çiçavicës, afër Vushtrrisë, u përpoqën të gjejnë Bogdanin, një paraardhës të Pjetër Bogdanit. Burimet që dolën pas betejës tërheqin vëmendje të veçantë, të cilat së bashku me eposin popullor kanë ngatërruar personazhet e Betejës së Kosovës në vitin 1389 me ato të Betejës së Kosovës në vitin 1448. Si shembull, mes tjerash këtu, duhet parë librin e përmasave europiane të humanistit nga Raguza, Mauro Orbini (1601), dhe ndonjë tjetër pas tij.! /Trungu & InforCulture.info
-

Një histori shumë prekëse
Më 1915, u nisën për në Stamboll dhe më pas drejt Çanakkales edhe 110 burra nga fshati Dragash, në Kosovë ; 106 prej tyre do të bien heroikisht gjatë betejës së Dardaneleve, në vijën e parë të mbrojtjes së Stambollit.
Pas luftës, të katër të mbijetuarit ndalojnë në qytetin e Prizrenit para se të kthehen në fshat. Atje, në pamundësi për të duruar dhimbjen e njoftimit për vdekjen e vëllezërve të tyre të armëve, ata vendosin të kthehen një nga një, me distancë disa javë nga njëri-tjetri.
Kur pyteshin se ku janë të tjerët, secili përgjigjej: “ata do të vijnë”. Për vite, kjo fjali do të mbetet në gjuhët e të gjitha vejushave dhe jetimëve të fshatit, duke i dhënë atyre shpresë.
Por 106 të tjerët nuk do të kthehen kurrë… në këtë jetë të paktën. Sa i përket sakrificës dhe kujtesës së tyre, ajo kurrë nuk u shua !
Në foto, 4 veteranët e betejës me turban në kokë.
Enris Qinami
