Tag: autoriteteve

  • Veliaj kërkoi leje për t’u takuar me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KiE, SPAK ia refuzon

    Veliaj kërkoi leje për t’u takuar me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KiE, SPAK ia refuzon

    Prokuroria e Posaçme SPAK ka refuzuar kërkesën e misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës për t’u takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
    Më 18 Nëntor, Këshilli Bashkiak i Tiranës iu drejtua me një letër Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Burgjeve, ku i kërkonte të lejonin Erion Veliaj që të merrte pjesë në mbledhjen e radhës, ditën e premte. Por, SPAK nuk e ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak.
    NJOFTIMI:

    Në përgjigje të kërkesave tuaja- Në datën 11.11.2025, përmes një kërkesë dërguar Prokurorisë së Posaçme, i pandehuri Erion Veliaj ka kërkuar lejimin e një takimi zyrtar me përfaqësues të Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, pa specifikuar emrat e tyre.
    Prokuroria e Posaçme e ka refuzuar kërkesën e tij më datë 18.11.2025, duke e mbështetur në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” (nenet 49 pika 1 dhe 73 pika 1 dhe 2) dhe VKM nr. 209/2022.
    Sjellim në vëmendjen tuaj, përkundër raportimeve në media, se në Prokurorinë e Posaçme nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga përfaqësuesit e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

  • Veliaj kërkoi leje për t’u takuar me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KiE, SPAK: Nuk u specifikuan emrat e zyrtarëve

    Veliaj kërkoi leje për t’u takuar me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KiE, SPAK: Nuk u specifikuan emrat e zyrtarëve

    SPAK ka refuzuar kërkesën e Erion Veliajt për të zhvilluar një takim zyrtar në ambientet e burgut të Durrësit me përfaqësuesit e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, gjatë vizitës së tyre në Shqipëri në datat 17-19 nëntor.

    Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK sqaron se në kërkesën e tij kryebashkiaku Veliaj nuk ka specifikuar emrat e zyrtarëve që do të takonte, dhe kjo kërkesë i është refuzuar në mbështetje të ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
    Reagimi i SPAK:
    Në përgjigje të kërkesave tuaja- Në datën 11.11.2025, përmes një kërkesë dërguar Prokurorisë së Posaçme, i pandehuri Erion Veliaj ka kërkuar lejimin e një takimi zyrtar me përfaqësues të Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, pa specifikuar emrat e tyre.Prokuroria e Posaçme e ka refuzuar kërkesën e tij më datë 18.11.2025, duke e mbështetur në ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” (nenet 49 pika 1 dhe 73 pika 1 dhe 2) dhe VKM nr. 209/2022. Sjellim në vëmendjen tuaj, përkundër raportimeve në media, se në Prokurorinë e Posaçme nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga përfaqësuesit e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

    Top Channel

  • SPAK refuzon kërkesën e misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të KE, nuk do të takohen me Veliajn në burg

    SPAK refuzon kërkesën e misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të KE, nuk do të takohen me Veliajn në burg

    Prokuroria e Posaçme SPAK ka refuzuar kërkesën e misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës për t’u takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

    Misioni i KE vizitoi Shqipërinë në datat 17-19 nëntor dhe kishte kërkuar një takim me Veliajn në ambientet e IEVP Durrës, ku ai mbahet në paraburgim prej shkurtit 2025, për t’u njohur me situatën e tij.
    Nga ana tjetër, gjatë qëndrimit dyditor në Tiranë, misioni monitorues zhvilloi disa takime me institucionet shqiptare dhe u prit edhe nga Avokati i Popullit dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

    Top Channel

  • Veliaj kërkesë misionit të monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale të KE për ta takuar në burgun e Durrësit

    Veliaj kërkesë misionit të monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale të KE për ta takuar në burgun e Durrësit

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një letër misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, të cilët do të vizitojnë Shqipërinë në datat 17-19 nëntor, për të zhvilluar një takim në ambjentet e IEVP Durrës, ku mbahet në paraburgim prej datës 10 shkurt.

    Kjo kërkesë e Veliajt për monitoruesit e Këshillit të Europës vjen pasi këta të fundit e kanë njoftuar zyrtarisht kryebashkiakun për ardhjen e tyre për këtë mision monitorimi.

    Top Channel

  • Videoja që po bën xhiron e rrjetit, policia gjermane “arreston” në mes të autostradës një… mjellmë

    Videoja që po bën xhiron e rrjetit, policia gjermane “arreston” në mes të autostradës një… mjellmë

    Policia gjermane ka bërë bujë në mediat sociale me një video që tregon një oficer policie duke “kapur” një mjellmë të humbur.

    Ngjarja ndodhi në shtetin e Rheinland-Pfalz, kur shpendi u pa pranë një autostrade, duke paraqitur rrezik si për shoferët ashtu edhe për veten.
    Sipas autoriteteve, mjellma dukej se ishte humbur dhe ishte në rrezik të goditej nga automjetet që kalonin. Oficerët e larguan shpejt atë dhe e transportuan në një vend të sigurt.

    😁 German police win social media over with a funny video of “detaining” a rogue swan
    Police in Rhineland-Palatinate explained that the swan got lost and ended up near a highway.
    It could have been killed by a car, but officers quickly picked it up and released it in a safe… pic.twitter.com/OrxpVSMSq5
    — NEXTA (@nexta_tv) November 4, 2025

    Videoja humoristike e “arrestimit” u postua në mediat sociale dhe u bë virale. Ata që e panë komentuan pozitivisht për përpjekjet e autoriteteve për të mbrojtur kafshën, ndërsa policia shpjegoi se gjithçka u bë për sigurinë e mjellmës dhe të shoferëve.
    Policia gjermane kujton se në raste të tilla, informimi i menjëhershëm i autoriteteve është thelbësor, në mënyrë që kafshët të mund të largohen pa rrezik.

    Top Channel

  • Shkarkimi i Veliajt/ Kongresi i Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës sjell mision monitorimi në Shqipëri në 17-19 nëntor

    Shkarkimi i Veliajt/ Kongresi i Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës sjell mision monitorimi në Shqipëri në 17-19 nëntor

    Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori, i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një letër ku e informon lidhur me vizitën e afërt të Komitetit të Monitorimit, i cili ka vendosur të zhvillojë një mision monitorimi në Shqipëri në datat 17-19 Nëntor 2025.

    Në letër theksohet se qëllimi kryesor i vizitave të këtij lloji është përgatitja e një raporti të përditësuar mbi gjendjen e demokracisë vendore dhe/ose rajonale në një vend të caktuar.
    “Ato synojnë ta arrijnë këtë përmes një dialogu të hapur dhe konstruktiv me autoritetet e atij vendi, në nivelet shtetërore, rajonale dhe vendore. Dua t’ju informoj se Komiteti i Monitorimit i Kongresit e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve që do të monitorohen në vitin 2025. Për rrjedhojë, propozohet një vizitë monitoruese në vendin tuaj për datat 17–19 nëntor 2025”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Vendore.
    Vizita e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankimin e Veliajt lidhur me shkarkimin nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

    Top Channel

  • Mision monitorimi në Shqipëri/ Shkarkimi i Veliajt, Kongresi i Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës sjell…

    Mision monitorimi në Shqipëri/ Shkarkimi i Veliajt, Kongresi i Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës sjell…

    Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori, i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një letër ku e informon lidhur me vizitën e afërt të Komitetit të Monitorimit, i cili ka vendosur të zhvillojë një mision monitorimi në Shqipëri në datat 17-19 Nëntor 2025.
    Në letër theksohet se qëllimi kryesor i vizitave të këtij lloji është përgatitja e një raporti të përditësuar mbi gjendjen e demokracisë vendore dhe/ose rajonale në një vend të caktuar. “Ato synojnë ta arrijnë këtë përmes një dialogu të hapur dhe konstruktiv me autoritetet e atij vendi, në nivelet shtetërore, rajonale dhe vendore.
    Dua t’ju informoj se Komiteti i Monitorimit i Kongresit e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve që do të monitorohen në vitin 2025. Për rrjedhojë, propozohet një vizitë monitoruese në vendin tuaj për datat 17–19 nëntor 2025”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Vendore.
    Vizita e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankimin e Veliajt lidhur me shkarkimin nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

  • Shkarkimi i Veliajt / Kongresi i Autoriteteve Lokale në KE sjell mision monitorimi në Shqipëri

    Shkarkimi i Veliajt / Kongresi i Autoriteteve Lokale në KE sjell mision monitorimi në Shqipëri

    Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori, i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me një letër ku e informon lidhur me vizitën e afërt të Komitetit të Monitorimit, i cili ka vendosur të zhvillojë një mision monitorimi në Shqipëri në datat 17-19 Nëntor 2025.
    Në letër theksohet se qëllimi kryesor i vizitave të këtij lloji është përgatitja e një raporti të përditësuar mbi gjendjen e demokracisë vendore dhe/ose rajonale në një vend të caktuar.
    “Ato synojnë ta arrijnë këtë përmes një dialogu të hapur dhe konstruktiv me autoritetet e atij vendi, në nivelet shtetërore, rajonale dhe vendore. Dua t’ju informoj se Komiteti i Monitorimit i Kongresit e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve që do të monitorohen në vitin 2025. Për rrjedhojë, propozohet një vizitë monitoruese në vendin tuaj për datat 17–19 nëntor 2025”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Vendore.
    Vizita e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese po shqyrton ankimin e Veliajt lidhur me shkarkimin nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

  • Humbin jetën 22 fëmijë, OBSH ngre alarmin për këto tre shurupet

    Humbin jetën 22 fëmijë, OBSH ngre alarmin për këto tre shurupet

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me tre shurupe për kollën të prodhuara në Indi, pasi të paktën 22 fëmijë vdiqën në shtetin e Madhya Pradesh.
    Shurupet, të cilat përdoren për të trajtuar kollën, gripin dhe ftohjen e zakonshme, prodhohen nga Sresan Pharmaceutical, Rednex Pharmaceuticals dhe Shape Pharma.
    Substancat toksike të gjetura në shurupe, të tilla si dietilen glikoli, kanë ngritur shqetësime pasi ky përbërës kimik është lidhur me raste të mëparshme të kontaminimit të produkteve në Indi.
    Sipas autoriteteve shëndetësore indiane, kontaminimi u zbulua në grupe specifike të produkteve COLDRIF, Respifresh TR dhe ReLife.
    India, furnizuesi më i madh në botë i barnave të lira, ka pasur vështirësi në kontrollin e standardeve të prodhimit, veçanërisht midis prodhuesve më të vegjël. Në vitin 2022, më shumë se 60 fëmijë në Gambia vdiqën pasi konsumuan shurup kolle nga India, ndërsa në vitin 2023 u raportuan raste të verbërisë nga pikat e kontaminuara të syve në SHBA.
    OBSH -ja po u bën thirrje autoriteteve të shëndetit publik në të gjithë botën që të rrisin mbikëqyrjen e tregut, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zinxhirëve të furnizimit dhe produkteve të falsifikuara. Ajo gjithashtu u kërkon autoriteteve të monitorojnë nga afër barnat e prodhuara nga fabrikat e kompanive, veçanërisht ato të prodhuara pas dhjetorit 2023.
    Në përgjigje, autoritetet indiane kanë pezulluar tashmë prodhimin e shurupeve në fjalë, kanë revokuar autorizimet e marketingut dhe kanë nisur një arrestim dhe hetim penal ndaj pronarit të Sresan Pharmaceutical, S. Ranganathan. Qeveria e shtetit Tamil Nadu, ku ndodhet kompania, ka revokuar licencën e operimit të prodhuesit.
    Autoriteti Rregullator i Barnave Indiane ka forcuar gjithashtu kontrollet mbi përbërësit e barnave, duke kërkuar që autoritetet rajonale të sigurojnë sigurinë e lëndëve të para dhe produkteve të gatshme përpara se ato të hidhen në treg.
    OBSH-ja vazhdon të punojë ngushtë me autoritetet shëndetësore indiane për të monitoruar situatën, për të identifikuar burimin e kontaminimit dhe për të zbutur rreziqet për shëndetin publik.

  • Alarm global nga OBSH, ja tre shurupet që rrezikojnë seriozisht jetën e fëmijëve

    Alarm global nga OBSH, ja tre shurupet që rrezikojnë seriozisht jetën e fëmijëve

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me tre shurupe për kollën të prodhuara në Indi, pasi të paktën 22 fëmijë vdiqën në shtetin e Madhya Pradesh.
    Shurupet, të cilat përdoren për të trajtuar kollën, gripin dhe ftohjen e zakonshme, prodhohen nga Sresan Pharmaceutical, Rednex Pharmaceuticals dhe Shape Pharma. Substancat toksike të gjetura në shurupe, të tilla si dietilen glikoli, kanë ngritur shqetësime pasi ky përbërës kimik është lidhur me raste të mëparshme të kontaminimit të produkteve në Indi. Sipas autoriteteve shëndetësore indiane, kontaminimi u zbulua në grupe specifike të produkteve COLDRIF, Respifresh TR dhe ReLife.
    India, furnizuesi më i madh në botë i barnave të lira, ka pasur vështirësi në kontrollin e standardeve të prodhimit, veçanërisht midis prodhuesve më të vegjël. Në vitin 2022, më shumë se 60 fëmijë në Gambia vdiqën pasi konsumuan shurup kolle nga India, ndërsa në vitin 2023 u raportuan raste të verbërisë nga pikat e kontaminuara të syve në SHBA. OBSH -ja po u bën thirrje autoriteteve të shëndetit publik në të gjithë botën që të rrisin mbikëqyrjen e tregut, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zinxhirëve të furnizimit dhe produkteve të falsifikuara. Ajo gjithashtu u kërkon autoriteteve të monitorojnë nga afër barnat e prodhuara nga fabrikat e kompanive, veçanërisht ato të prodhuara pas dhjetorit 2023. Në përgjigje, autoritetet indiane kanë pezulluar tashmë prodhimin e shurupeve në fjalë, kanë revokuar autorizimet e marketingut dhe kanë nisur një arrestim dhe hetim penal ndaj pronarit të Sresan Pharmaceutical, S. Ranganathan. Qeveria e shtetit Tamil Nadu, ku ndodhet kompania, ka revokuar licencën e operimit të prodhuesit.