Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një të dyshuari për spiunazh për inteligjencën serbe
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të premten kundër një burri, të cilin e akuzon se kishte spiunuar për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë, e njohur si BIA, për kohë të papërcaktuar. Të dyshuarin, e identifikuar vetëm me inicialet A.V., prokurorët e ngarkojnë me dy vepra penale, spiunazh dhe armëmbajtje pa leje. […]
Ngrihet aktakuzë kundër një burri për grisjen e Kuranit në Prizren
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë të martën kundër një të dyshuari, i cili akuzohet për nxitje të përçarjes për shkak se kishte përdhosur librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, muaj më parë. Në një njoftim për media, prokuroria e identifikoi të dyshuarin vetëm me inicialet I.P. dhe tha se ai e kishte grisur […]
Hashim Thaçi deklaron pafajësinë për akuzat e reja të Speciales në Hagë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dorëzuar me shkrim deklarimin e tij të pafajësisë ndaj të gjitha akuzave të përfshira në aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar, përfshirë edhe formën shtesë të “nxitjes” në pikat 1 dhe 3 të saj. Lajmi u bë i ditur të premten nga Gjykata Speciale në Hagë.Deklarata e pafajësisë është paraqitur […]
Aktakuzë ndaj 11 të dyshuarve për krim të organizuar në Kosovë
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të enjten se ka ngritur aktakuzë kundër një shtetasi izraelit dhe ndaj 10 personave të tjerë, të cilët dyshohen për krim të organizuar, përfshirë mashtrim dhe shpëlarje parash. Prokuroria i identifikoi të dyshuarit vetëm me inicialet e tyre dhe tha se grupi i organizuar udhëhiqej nga shtetasi izraelit. Në një […]