Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku denoncoi në Kuvend përpjekjen e mazhorancës për të kaluar një ndryshim të fragmentuar e të pavlerë në ligjin për investimet e huaja. Për të amendamenti i propozuar nga deputeti socialist Shalsi, i cili shton thjesht një nen në ligjin e vitit 1993, nuk përfaqëson as reformë dhe as përmbush angazhimet që Shqipëria ka ndaj Bashkimit Europian apo ndaj partnerëve strategjikë si SHBA. ”Ajo që ofron mazhoranca nuk është reformë. Është një tallje me procesin e integrimit. Siç ndodhi me ligjin për koncesionet, për komisionet hetimore, për partneritetin publik-privat, për prokurimet publike, gjithçka mbyllet në sirtarë...