Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tabaku: ‘Paketa e Maleve’, skemë e vjedhjes së pronave në Theth, qeveria po shpërndan pasuritë natyrore për klientët…
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane në Kuvend, Jorida Tabaku, ka postuar dje në rrjetet sociale një tjetër reagim për hapjen e thirrjeve për “Paketë e Maleve”, duke e cilësuar atë si një tjetër formë të vjedhjes së pasurive natyrore dhe të pronave të ligjshme në zonat turistike si Thethi. “Nuk ka më dyshime. Paketa e Maleve është projekt i vjedhjes me ligj i pronave në zonat malore të Shqipërisë. Në emër të investimeve strategjike, qeveria po shpronëson bizneset e ndershme dhe pronarët që kanë sakrifikuar për ta kthyer Thethin në një nga destinacionet më të kërkuara të turizmit shqiptar,” deklaroi Tabaku. Sipas saj, në vend që t’u ofrojë lehtësira fiskale për 10 vite, apo të ndihmojë me legalizimin e...