Tabaku në Bllokun e Sigurisë: 17 të mitur mes të ndaluarve, i kanë rrahur në mënyrë çnjerëzore

Tabaku në Bllokun e Sigurisë: 17 të mitur mes të ndaluarve, i kanë rrahur në mënyrë çnjerëzore

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku denoncoi dhunë policore ndaj të rinjve të ndaluar pas protestës së djeshme, duke ngritur shqetësimin veçanërisht për trajtimin e 17 të miturve. Pas një vizite në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku takoi të ndaluarit dhe familjarët e tyre, Tabaku deklaroi se në total janë shoqëruar 150 persona, mes tyre 17 të mitur, të cilët, sipas saj, kanë pësuar keqtrajtime dhe kanë pasur shenja të dukshme dhune në trup. “Janë rrahur, janë tërhequr zvarrë, janë kapur vetëm duke ecur në rrugë”, u shpreh Tabaku. Gjithashtu sipas Tabakut në ambientet e Bllokut të Sigurisë, katër persona janë detyruar të kalojnë natën mbi një dërrasë. “Katër veta kanë kaluar gjithë natën me një dërrasë. Janë kushte çnjerëzore”, deklaroi ajo....