Tabaku kërkon largimin e Ramës: Qeveria po i çon shqiptarët drejt përplasjes
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kërkuar një zgjidhje politike për situatën e tensionuar në vend, duke e cilësuar largimin e kryeministrit Edi Rama si domosdoshmëri për rikthimin e paqes sociale. Në një qëndrim në rrjetet sociale, Tabaku akuzoi qeverinë se po nxit përplasjen mes qytetarëve, bizneseve dhe policisë, në vend që të adresojë shqetësimet e studentëve dhe krizën që po përjeton ekonomia dhe shoqëria shqiptare në tërësi. “ U bë dita e tretë që kryeministri, si lugat, del që në të gdhirë e më pas zhduket dhe flet për djegien e biznesit. Ata që e kanë djegur biznesin dhe kanë shkretuar Shqipërinë janë atje sot, duke e mbajtur pushtetin me zor. Shqipëria ka nevojë për një paqe sociale të re, ka nevojë për një zgjidhje...
Burimi:
gijotina.com