Tabaku dhe Alilolli nga Blloku i Sigurisë: Rama kërkon të kufizojë protestën dhe të ligjërojë dhunën me paketën e re!
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të kufizojë të drejtën e protestës përmes ndryshimeve të reja ligjore. Pas një vizite në Bllokun e Sigurisë në Tiranë, ku Tabaku, së bashku me deputeten Ledina Aliljolli, takuan mbi 25 persona të shoqëruar dhe të arrestuar gjatë protestës së të shtunës kundër qeverisë. Në dalje të takimit, Tabaku denoncoi keqtrajtimin e të rinjve dhe e cilësoi paketën e prezantuar nga kryeministri si një përpjekje për t’i dhënë mbështetje ligjore sjelljes represive të qeverisë ndaj protestuesve. “Rama del dhe prezanton një paketë të re masash, një paketë dhune, një paketë ndryshimesh ligjore për të kufizuar edhe të drejtën e protestës, për të ushtruar dhunë, për të vendosur gjoba dhe për të...
Burimi:
javanews.al