Burimi:
Telesport.al

Szczesny vazhdon të shkruajë histori, gati të barazojë rekordin e një miti të Barcelonës
👁6259
Wojciech Szczesny po shkëlqen si portier i Barcelonës dhe po bën histori vetëm në 4 muaj, që kur mori rolin si titullar në portën blaugrana. Që nga debutimi i tij më 4 janar kundër Barbastros në Kupën e Mbretit, polaku ka luajtur 22 ndeshje me Barcelonën, me një bilanc të jashtëzakonshëm: 19 fitore dhe vetëm 3 barazime (ndaj Atalantës në Champions, Atletico Madridit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit, dhe kundër Betisit në La Liga). Nëse këtë të mërkurë ai nuk pëson humbje në Dortmund, në sfidën e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, portieri polak do të...