Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Szczesny rinovon dhe për dy sezone me Barcelonën
Wojciech Szczesny do të qëndrojë te Barcelona edhe për dy sezone të tjera. Klubi katalanas zyrtarizoi pasditen e së hënës rinovimin e kontratës me portierin polak deri më 30 qershor 2027, duke përforcuar pozitat në portën ‘blaugrana’ për sezonet në vijim. 35-vjeçari e përfundoi kontratën e mëparshme më 30 qershor, por marrëveshja për vazhdimësinë ishte arritur në mënyrë verbale prej disa javësh. Firmosja u shty për shkak të agjendës së ngjeshur, por tashmë gjithçka është zyrtare me nënshkrimin e kontratës përballë presidentit Joan Laporta. Szczesny u bashkua me Barçën në mënyrë surprizë pas dëmtimit të rëndë të Marc-André ter Stegen...