SYRI TV/ Zjarret e shtatorit, djegin vendin, në gjirin e Lalzit digjet një banesë
Ditët e fundit të shtatorit kanë rikthyer në vend makthin nga zjarret. Në Gjirin e Lalzit mbrëmjen e të martës u shfaq një vatër e madhe zjarri, e cila dogji një banesë, ndërsa shkaktoi dëme në një kompleks turistik. Shumë banorë u evakuuan, ndërsa ende nuk janë zbardhur shkaqet. Zjarre janë raportuar dhe në Akërni, Himarë, Shijak e Fier, ku ka pasur dhe arrestime për zjarrvënie të qëllimshme. Të paktën një banesë është djegur, ndërsa janë regjistruar dëme të shumta në një kompleks turistik. Ky është bilanci i zjarrit të rënë gjatë pasdites së djeshme në zonën e Gjirit të Lalzit, i cili vijon edhe gjatë kësaj të mërkure, pavarësisht se është nën kontroll. Gjatë natës u evakuuan dhjetëra banorë dhe turistë që ndodheshin në...
Burimi:
syri.net