Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Protestë në ish-burgun e Spaçit – Kundërshtohen ndërhyrjet restauruese, rrezikohet autenticiteti dhe memoria kolektive
Ish-të përndjekurit politikë dhe qytetarë protestuan në Spaç kundër ndërhyrjeve restauruese që po kryhen për xhirimin e një filmi, duke i cilësuar ato si cenim i rëndë i autenticitetit historik të kampit. Ata kërkuan pezullimin e menjëhershëm të punimeve dhe një transparencë të plotë nga institucionet përgjegjëse. Syri TV Ndërhyrjet restauruese të nisura në godinat e ish-Burgut famëkeq të Spaçit në Mirditë kanë nxitur një protestë qytetare me pjesëmarrjen e ish-të përndjekurve politikë, familjarëve të tyre dhe përkrahësve të kujtesës historike. Të mbledhur pranë mureve gjysmë të rrënuara të këtij simboli të qëndresës antikomuniste, protestuesit denoncuan projektin e realizuar nën...