Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Lazarati thahet për ujë në mes të verës, banorët: Uji në çezma vjen me orar
Ndonëse u investua për ndërtimin e një ujësjellësi të ri, që do të siguronte ujë 24 orë për banorët, në Lazarat kjo gjë nuk ka ndodhur. Uji në çezmat e banesave në Lazarat shkon me orar të kufizuar, ndërsa banorët thonë se nuk plotësojnë dot as nevojat për konsum familjar. Investimi i madh, i cili u promovua si zgjidhje përfundimtare për mungesën e ujit, nuk ka arritur të përmbushë as nevojat minimale të përdorimit ditor. Banorët shprehen se sasia e ujit nuk mjafton as për konsum familjar, e jo më për aktivitetet bujqësore apo blegtorale me të cilat jeton shumica...