Burimi:
Syri.net

SYRI TV/ Kryebashkiaku Gëzim Topçiu harron fshatin Burimas, banorët: Nuk kemi rrugë, po braktiset nga të rinjtë
👁8559
Fshati Burimas, që dikur numëronte mbi 1000 banorë, sot po zbrazet dita-ditës. Aktualisht ka mbetur vetëm një pjesë e vogël e popullsisë, dhe rreziku i braktisjes totale është më i madh se kurrë më parë. Shkaku është mungesa e investimeve dhe premtimet e pambajtura nga Bashkia Maliq. Banorët përballen çdo ditë me mungesën e infrastrukturës bazë. Mungesa e ndërhyrjeve në toka po e bën të pamundur edhe përdorimin normal të mjeteve bujqësore. Të rinjtë e pakët që kanë mbetur ndihen të harruar dhe të pasigurt për të ardhmen pasi edhe bujqësia nuk ka shtysë nga qeveria.